Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç thotë se një një vend i rëndësishëm ndërhyri në zgjedhjet në Serbi 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç thotë se një një vend i rëndësishëm ndërhyri në zgjedhjet në Serbi 
AktualitetRajoni

Vuçiç thotë se një një vend i rëndësishëm ndërhyri në zgjedhjet në Serbi 

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se autoritetet shtetërore të Serbisë po hartojnë “një letër të rëndësishme për ndikimin dhe ndërhyrjen e një vendi të rëndësishëm në procesin zgjedhor të Serbisë në mënyrën më brutale”. Ai nuk specifikoi se cilit shtet po i referohej, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Do të kryhet deri në Vitin e Ri dhe më pas do ta dërgojmë në mbarë botën që të shihet se si bëhet një ndërhyrje e tillë në procese që i përkasin një vendi të pavarur sovran”, tha Vuçiç të enjten.

Vuçiç tha, po ashtu, se zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor “ishin më të pastrat dhe më të drejtat deri më tani”.

- Publicitet -

Fundjavën e kaluar Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, provinciale dhe lokale.

Koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës” nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke pretenduar se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) është rezultat i vjedhjes së votave.

Një ekip vëzhgues ndërkombëtar i përbërë nga anëtarë të Misionit të OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, vuri në dukje “parregullsi serioze” gjatë zgjedhjeve në Serbi.

Më 18 dhjetor, ata deklaruan se ato zgjedhje u shënuan, ndër të tjera, nga keqpërdorimi i fondeve publike, dominimi mediatik i presidentit Aleksandar Vuçiç, një fushatë negative dhe përhapja e frikës.
Pas këtyre vlerësimeve kanë reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi. Më 19 dhjetor, ata i bënë thirrje Serbisë që të “përmirësojë ndjeshëm” procesin zgjedhor.

Më 19 dhjetor, Serbisë i bënë thirrje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i hetuar pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore.

SNS-ja në disa raste ka hedhur poshtë akuzat për ndryshim të vullnetit zgjedhor dhe parregullsi.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrenjtë pritet të hapet në Shqipëri
  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet
  • Kushner dhe Witkoff në Moskë, çfarë pretendon Zelensky?
  • Luftë e re në Lindjen e Mesme? Netanyahu luan “kartën e fundit”, Irani paralajmëron SHBA-në
  • Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. demo on “O hajdut”! Rama pritet me protesta edhe në Dublin
  3. demo on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  4. aqif kapertoni on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  5. nje qytetar shqiptar on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?