Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Wagner i shpall luftë Moskës, Putin i kërcënon: Tradhtarët do ndëshkohen, Rusinë e mbroj me çdo kusht!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Wagner i shpall luftë Moskës, Putin i kërcënon: Tradhtarët do ndëshkohen, Rusinë e mbroj me çdo kusht!
BoteKryesore

Wagner i shpall luftë Moskës, Putin i kërcënon: Tradhtarët do ndëshkohen, Rusinë e mbroj me çdo kusht!

Published: June 24, 2023
Shpërndaje

Në kulmin e kundërofensivës së Ukrainës kundër trupave të Vladimir Putin, Rusia duket se po shkon drejt një lufte civile, pasi shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka nisur një aksion për të rrëzuar nga pushteti kreun e Kremlinit.

Pasi mbrëmjen e djeshme Prigozhin i bëri thirrje ushtrisë për t’u rebeluar kundër komandës kryesore dhe ministrit të Mbrojtjes, gjatë natës revolta e tij, e cilësuar si një tentativë për grusht shteti nga Moska zyrtare ka avancuar.

Në pamjet që po qarkullojnë në Telegram, shihen burra të armatosur që marrin kontrollin e plotë të shtabit të policisë së Rostovit.

- Publicitet -

Ata shihen duke u ngjitur në selinë e policisë rajonale të qytetit, që i përkasin ministrisë së brendshme.

Reuters raporton se nuk ishte menjëherë e qartë se cilët ishin personat e armatosur. Agjencia e lajmeve ishte në gjendje të verifikonte vendndodhjen si godina e selisë së policisë, por jo të përcaktonte se kur ishte xhiruar video.

Ndërkohë, autoritetet në rajonet jugore të Rusisë janë vënë në alarm duke ndërmarrë masa për të garantuar sigurinë publike pasi Yevgeny Prigozhin tregoi se planifikonte të dërgonte njerëz në Moskë për të rrëzuar kupolën ushtarake të Putinit.

Presidenti rus Vladimir Putin ne nje konference te jashtezakonshme u bëri thirrje forcave Wagner të ndalin kërcënimet ndryshe do të ndëshkohen.

Putin shtoi se në këtë kohë, “ne kërkojmë unitet, konsolidim dhe përgjegjësi”.

“Ata që shkojnë qëllimisht në rrugën e tradhtisë, duke përgatitur një rebelim të armatosur kur ju po përgatitnit sulme terroriste, do të ndëshkohen. Çdo trazirë e brendshme është një kërcënim vdekjeprurës për shtetin tonë për ne si komb; është një goditje për Rusinë për popullin tonë dhe veprimet tona për të mbrojtur atdheun tonë. Një kërcënim i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër.”- tha Putin

Vladimir Putin në fjalim drejtuar kombit pas avancimit të nisur nga lideri i grupit Wagner , Yevgeny Prigozhin tha se nuk do të lejojë një përçarje si në 1917.

“Kjo është një betejë në të cilën vendoset fati i popullit tonë dhe kërkon bashkimin e të gjitha forcave”, “të gjitha konfliktet e brendshme shfrytëzohen nga armiqtë tanë të jashtëm për të na dobësuar, prandaj të gjitha përpjekjet janë shumë serioze”.- tha ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri
  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?