Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
InvestigimKryesoreLajmi i fundit

Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Shënim redaksional:

Një dokument konfidencial prej vetëm tri faqesh, i siguruar nga gazetari hulumtues Artan Rama, zbulon se përpjekja e parë e Ministrisë së Mjedisit për të rishikuar ligjin për Zonat e Mbrojtura është refuzuar nga Komisioni Evropian gjatë negociatave për Kapitullin 27.

Përkundër kërkesave të BE-së për shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që lejojnë ndërtimin e resorteve e hoteleve me pesë yje brenda parqeve kombëtare, drafti i paraqitur nga qeveria nuk adreson asnjë nga këto deformime.

- Publicitet -

Përkundrazi, Ministria ka përkthyer fjalë për fjalë nenin 6 të Direktivës së Habitateve, duke e keqpërdorur klauzolën e “interesit publik madhor” si një mekanizëm për të justifikuar dhe legalizuar projektet kontroverse, siç është resorti në Peizazhin e Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë (Zvërnec).

Ky qëndrim rigid dhe arrogant i kryeministrit ndaj kërkesave të Brukselit ka shkaktuar irritim te ekspertët e KE-së, të cilët i janë drejtuar përfaqësuesve të qeverisë me thirrjen e prerë: “Të jeni seriozë, korrektë dhe të sinqertë!”, duke urdhëruar hartimin e një drafti të ri.

​Gjithashtu, artikulli vë në dukje se nëse qeveria vazhdon me të njëjtën psikozë politike përballë integrimit evropian, edhe shoqëria civile e aktivistët duhet të rishikojnë strategjinë e tyre të protestave për të pasur një ndikim real në mbrojtjen e pasurive publike të vendit:

……..

Nga Artan Rama

Ministria e Mjedisit i ka përcjellë Komisionit Evropian draftin e parë për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Dokumenti nuk është publik, por unë munda të siguroj një kopje e cila, sidoqoftë, nuk është voluminoze (vetëm tre faqe).

Materiali i shumëpritur nga të gjithë, edhe nën presionin e protestuesve në Bulevard, u prezantua pak ditë më parë në tryezën e ngushtë të diskutimeve të Kapitullit 27, mes palëve negociatore: zyrtarëve të ministrisë dhe ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit të Komisionit Evropian.

Kjo është përpjekja e parë drejt shfuqizimit të ligjit, ndonëse e vonuar, qëkur shtatorin e shkuar u vendos caktimi i piketave mbyllëse (Closing Benchmarks) si kusht për anëtarësim e vendit në Bashkimin Evropian.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mjedisit më pohoi se adresimi i piketave parashikohet të përfundojë në dhjetor dhe krahas konsultimeve, të hyjë në fuqi brenda gjashtëmujorit të parë të 2027. Orët e ardhshme pritet që ministria t’i dorëzojë Komisionit planin e veprimit dhe afatet e shqyrtimit të çështjeve të përshkruara në udhërrëfyesin e gjelbër.

Por drafti është shqetësues. Ndryshimet janë, as më shumë e as më pak, përkthimi fjalë për fjalë i nenit 6, me fokus paragrafin 3 dhe 4, të Direktivës së Habitateve, duke hedhur hije dyshimi mbi seriozitetin dhe vullnetin e qeverisë në zhvillimin e negociatave mjedisore, ndërkohë që dy prej kërkesave kryesore të protestave janë anulimi i ligjit në fjalë, si dhe anulimi i resortit brenda Peizazhti të Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë; një zhgënjim i hidhur, jo vetëm për protestuesit, por edhe për aspiratën evropiane, e cila për qeverinë socialiste ka marrë prej kohësh ngjyrat e një manifestimi elektoral.

Ndryshe nga sa pritej dhe është denoncuar deri tani mbi ndryshimet dramatike ligjore të administrimit të zonave të mbrojtura, drafti i propozuar nuk adreson asgjë për ndërtimin e hoteleve me pesë yje dhe të strukturave akomoduese turistike brenda parqeve kombëtare; asgjë për heqjen e zonimeve të peizazheve, për heqjen e zonimeve të monumenteve të natyrës (buffer zone); asgjë për lejimin dhe shtimin e aktiviteteve ekonomike prej Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), duke shpërfillur, të vetmin udhëzues për lejimin e tyre: planet e menaxhimit. Të mos harrojmë se për shkak të këtyre deformimeve lindi nevoja dhe detyrimi për shfuqizimin e tyre dhe shpërtheu protesta në vend – më e madhja qysh nga rënia e komunizmit, në 1992.

Në të kundërt, ajo çka drafti paralajmëron është se adoptimi i nenit 6, mund të përdoret nga autoritetet për të justifikuar ndryshimet famëkeqe të ligjit të zonave të mbrojtura, sesa si një mekanizëm për mbrojtjen e tyre.

Dhe konkretisht, në nenin 2, pika 5 të draftit, që përkon me nenin 6, pika 4 të Direktivës së Habitateve, thuhet “Nëse, pavarësisht përfundimeve negative të vlerësimit të duhur të ndikimeve… një plan ose një projekt duhet të realizohet për arsye detyruese të interesit publik madhor… merren të gjitha masat kompensuese të nevojshme për të siguruar ruajtjen… e rrjetit të zonave të veçanta të ruajtjes.

Direktiva sugjeron se anulimi a priori i një aktiviteti ekonomik mund të jetë i vështirë dhe se duhet parë konkretisht, rast pas rasti. Por ndjesia ime është seky interpretim mund t’i joshë autoritetet. Në kushtet kur ky ndryshim thelbësor i propozuar mbetet i vetmi, nuk mund të mos shqetësohemi se resorti në Zvërnec, sikurse të tjerë në të ardhmen, mund të mos anulohet.

Rama ka treguar kokëfortësi në administrimin e zonave të mbrojtura, duke humbur prej kohësh kontaktin me realitetin. Është plotësisht e mundshme që ai të vijojë të justifikojë ndërtimet e resorteve brenda zonave të mbrojtura si interes i lartë publik. Ne e shohim sesi po e bën këtë, çdo ditë e më shumë: në ekran, rrjete, WhatsApp; kudo kundër kujtdo.

Qëndrimi prej harbuti ndaj çështjeve kaq të rëndësishme e ka lënë atë dhe administratën e tij pa një alternativë. Duket me shumë një psikozë sesa një përpjekje për vizion (siç ai po përpiqet ta paraqesë).

Por këtë radhë, shpërfillja dhe arroganca e tij është kthyer edhe nga Komisioni Evropian. Askush nuk mund të parashikojë me siguri sa mund të zgjasë. Qëndrimi i tij i përhershëm ndaj përpjekjeve për mbrojtjen e burimeve është përbuzës.

Dy vjet më parë, në kulm të troshitjes publike për shkak të ndryshimit dhunshëm të ligjit të zonave të mbrojtura, ai nxitoi të shfaqej, duke u imponuar me stilin e një mafiozi: ”na respektoni, nëse doni që t’ju respektojmë…”. Ai nxitoi të ndërhynte për ta korrigjuar drejtpërdrejtë Komisioneren Marta Kos, javën e shkuar në Bruksel, gjatë një konference të përbashkët, teksa pohoi se fjala ishte për rregullime përputhshmërie, jo për shfuqizim dispozitash.

Deri tani, Komisioni ka qenë i palëkundur në devizën e tij: “të shfuqizohen plotësisht të gjitha dispozitat e papajtueshme [me legjislacionin evropian]”, por Rama vijon të ruajë të njëjtën sjellje. Ajo çka pritet është diçka tjetër: si do sillet Komisioni Evropian? Në mbledhjen e së enjtes së shkuar, ekspertët ishin të shqetësuar, por të kthjellët, kur iu drejtuan përfaqësuesve të qeverisë me këto fjalë: “Të jeni seriozë, korrektë dhe të sinqertë!”. Drafti u refuzua.

Një i dytë u porosit në ditët në vijim. Me gjasë, nëse qëndrimi i autoriteteve do të vijojë të udhëhiqet nga fantazia e Kryeministrit, komunikimi mes palëve negociatore do të rëndohet. Por ndërkohë, një gjë nuk duhet harruar. Nëse autoritetet nuk sillen seriozisht, grupet e interesit dhe ekspertët mjedisorë duhet të jenë serioze.

Në rrethana kaq armiqësore ndaj zonave të mbrojtura, kaq kërcënuese, lë të hedhin edhe një herë vështrimin drejt karnavaleve me postera pink të aktivizmit politik dhe flamingove me bukë peshku që zhurmojnë në bulevardin me asfalt të kryeqytetit, e le të ngrenë një pyetje: a është kjo rruga efektive për të ndaluar resortin dhe për të mbrojtur burimet në zonat e mbrojtura?

…..

Artan Rama është gazetar dhe producent i pavarur që jeton në Tiranë. Ai fitoi çmimin e dytë të BE-së për gazetari hulumtuese në vitin 2016 dhe çmimin e tretë në vitin 2022.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Vlora 97 says:
    July 22, 2026 at 9:22 pm

    Dredharaku ka 30 vjet qe ben dredha

    Me ato dredha arriti deri ketu

    Por dinak dhe i lig sic eshte – heret a vone do dali

    Njeriu sado te vrapoje nuk shpeton dot nga vetja

    Reply
    • Llaf Dibre says:
      July 23, 2026 at 11:49 am

      @ Vlora 97, me shprehjen e fundit ke thene thelbin e nje esseje filozofike – produkt I gjithe kohes dhe hapsires njerzore. Eshte karma, eshte ligjesia filozofike shkak – pasoje, eshte shprehja popullore “ç’ te mbjellesh do te korresh” brenda shprehjes tende: “Sado te vrapoje njeriu nuk shpeton nga vetja”

      Reply
  • TT says:
    July 23, 2026 at 12:21 am

    Mister “Asgjë”-ja, duket që jeni një altoparlant i vajtojcave të bulevardit dhe aq interpretues dashakeq i infos, sa që , duke mos ditur si ta fundosni ER dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, ndillni vetëm zi dhe përpiqeni të këshilloni KE si e si ta godasë Atdheun tuaj.

    Reply
  • demo says:
    July 23, 2026 at 1:02 am

    Ti u befsh minister i gazetareve,o Artan Rama,qe e zbulove kete kopace te forte turinjve te Edi Xhambazit.Me kete Raport BE i bashkohet Atdhetareve pa Parti,Hajro Limaj,Midhat Havari,Tartar Baze,Demo e te tjere per pershkallezim te Protestes ne Perleshje fizike kunder Pushtuesit te Atdheut.
    Rrjeshti i Draftit te BE:Shoqeria civile dhe Aktivistet duhet te rishikojne Strategjine e Protestave per te pasur ndikim te drejtperdrejte ne Mbrojtjen e Pasurive Publike te Vendit,..nuk ka nevoje per perkthim tjeter.Rrembeni armet kunder Uzurpatorit,se ju la pa Atdhe! E shkruan Bashkimi Evropian.
    Ne Theth gjeti malesoret e rrahur nje vit me pare.Neser do te gjeje Rinine e Tiranes qe nuk ka dhune t`i beje balle..Do rrethohet Parlamenti nga trimat e protestes,te armatosur me veze dhe zarzavate.Trimat e Rrjollit,Trimat e trimereshet e Malesise Labe.
    SA TE KETE NIVICA DJEM
    NUK E MERRNI KAKOMENE.
    Provoje,provoje mor shurraq,te grabisesh Shqiperine.

    Reply
    • Dashi says:
      July 23, 2026 at 4:37 pm

      Demo shkruan komente , sikur jetojmë në vitet 70-të të shek. të kaluar , stil komunist . Po mjaft o plak i keq se le nam me idiotlliqet që shkruan . Na je bërë si morr i keq . Sa herë të të them , që Rama rrëzohet vetëm me votat e njerëzve në vitin 2029 ? Di ti ndonjë fjalë që kam thënë unë dhe nuk ka dalë ? Ndërsa ato që ke parashikuar ti , të gjitha kanë dalë të kundërta . Nuk jeton në këtë dynja ti , të ka mbetur ora nja 40 vjet mbrapa .

      Reply
      • Aldrin says:
        July 24, 2026 at 2:13 pm

        Shko moj kurve e Ramutit. Te vjedhin qenka filozofi antikomuniste per plerat e Ramutit.
        Putana te ndyra
        Te shkaterroni qenka qendrim antikomunist
        Plera antishqiptare

        Reply
  • Km says:
    July 23, 2026 at 5:29 am

    Dhe ja, serioziteti I BE, leshon dokumenta zyrtare ne menyre koefidenciale nje gazeraruci te shqiperise. Ose Ata nuk Jane serioze ne bisedimet, OSE koefidencialiteti I gazetarit Rama eshte zero. Le te beje publike keto tre faqe me fotokopje ne faqet e gazetes koefidenciale dita.

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 23, 2026 at 6:31 am

    TT ti ke hyre ne evrope pse ben sikur.
    Cmimet si atje. Sa rroga mer te qeveri bordello per te ngrene mut?

    Reply
  • Bruno says:
    July 23, 2026 at 6:47 am

    Qofshin te bekuar,te gjithe protesuesit,e tjerte qe luftojne te mbrojne,tokat,e trojet shqiptare,nga antishqiptari k/mafiozi edvin karapushti.Edhe nj here Zoti bekofte protesuesit,per qendresen durimin e vendosmerine,qe vazhdojne protesten deri ne largimin e tije,nga uzurpimi e nxjerrja ne ankande,e vendit tone te shejte.

    Reply
    • Një banor I Tiranës says:
      July 23, 2026 at 12:08 pm

      Ngordhshin një e nga një të gjithë rrugaçët që sillen vërdallë në rrugët e Tiranës dhe sulmojnë policinë e shtetit .

      Reply
    • komediani says:
      July 23, 2026 at 1:13 pm

      nga 5 mij e kan cuar 7 mij pagesen tani prej vapes?veshtiresi pune.ato qe kan qe nga dita e pare,vjetersi pune…hahaha halabake qesharake
      Zoti bekofte Shqiperine jo llumin e shqiperise

      Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    July 23, 2026 at 4:01 pm

    Shqiptari e ka ne gen peruljen dhe servilizmin ndaj diktatoreve qysh nga periudha 500 -vjecare osmane, prandaj iu perul diktatorit monarkist Ahmet bej Zogolli alias Ahmet Zogu; iu perul diktatorit komunist Enver Hoxha; iu perul bajraktarit diktator anarkist Salih Berisha, do t’i perulet edhe diktatorit skizofren Edwin Rama. Nuk ka SPAK qe e shpeton shpirtin servil te shqiptarit!

    Reply
  • Shkodrani says:
    July 23, 2026 at 6:56 pm

    Bekuar qofshin protestuesit, por kam frikë se Rama pa dhunë nuk ka për të marrë vesht.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 24, 2026 at 2:16 pm

    Keto kurvat e Rilindjes ankohen se Saliu nuk do qe te vemi ne BE
    Po ne fakt eshte Rama qe e mban larg BEne me politikat e tij antishqiptare..
    E thashe dhe dje,
    Rama i ka shpallur Lufte Popullit Shqiptar
    Jemi ne gjendje Lufte o njerez, nuk e kuptoni?
    Sot detyra e te gjitheve eshte ne shesh te heqim zvarre Ramut Kurvene Dule Vucicit qe po shkaterron kete cope te vogel vendi ne kete Toke te krijuar nga Zoti per miliona vjet
    E zhduken kete mrekulli per 30 vjet hajdutet dhe kriminelet
    Ne emer te Antikomunizmit
    Kjo eshte Cmenduri

    Reply
  • km says:
    July 31, 2026 at 9:37 am

    Degjon Haledrinin, o njerez. RREMBE I armet nen komandon e Haledrinin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?