Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet ngjarja: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet ngjarja: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën
KronikeLajmi i fundit

Zbardhet ngjarja: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Published: April 12, 2025
Shpërndaje

Një kthesë dramatike është regjistruar në procesin gjyqësor për vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, në Greqi.

33-vjeçari u ekzekutua nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pas pretendimeve të mbesës se ishte përdhunuar prej tij.

Një dëshmi e re e dhënë nga vajza e të pandehurit ka hedhur dritë mbi falsifikimin e mesazheve që çuan në tragjedinë. Në një seancë të zhvilluar të premten në Gjykatën e Larisës, 19-vjeçarja pranoi se kishte falsifikuar mesazhet tekstuale për të bindur të atin, se daja kishte abuzuar me të.

- Publicitet -

Ngjarja tragjike ndodhi më 9 janar 2024, kur Fatmir Tarellari, pasi pa mesazhet e vajzës, vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, afër një fabrike çimentoje, pak jashtë Volosit. Tarellari e qëlloi për vdekje, duke përdorur një pushkë gjuetie, pasi ishte bindur nga vajza e tij se 33-vjeçari kishte shantazhuar dhe abuzuar me të.

Sipas hetimeve të policisë greke, ngjarja e ka zanafillën kur Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e banesës ku jetonte vajza e tij studente.

Qiradhënësia e informoi Tarellarin se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndonëse ai ia kishte dërguar në mënyrë të rregullt paratë. Pas kësaj, vajza e tij 19-vjeçare i shpjegoi se kishte qenë e detyruar t’i jepte para dajës së saj, pasi ai po e shantazhonte me fotografi intime.

Ajo i tregoi babait të saj disa mesazhe SMS, të cilat ishin të montuara për të krijuar përshtypjen se 33-vjeçari ishte shantazhuesi dhe abuzuesi. Tarellari, duke i besuar verbërisht të bijës ra në kurth dhe vrau kunatin e tij.

Një hetim i mëpasshëm i Drejtorisë së Hetimeve Penale të Policisë greke  vërtetoi se mesazhet e dërguara nga vajza ishin të montuara, duke çuar në përmbysjen e gjithë hetimit. Gjatë dëshmisë së saj në gjykatë, 19-vjeçarja pranoi se kishte falsifikuar mesazhet për të bindur të atin se Erjon Pelivani ishte abuzuesi dhe shantazhuesi.

Në seancën e zhvilluar, i pandehuri Fatmir Tarellari tha se ndihej keq për ngjarjen.

Gjyqi vazhdon dhe priten detaje të tjera gjatë seancave të ardhshme, ndërsa hetimet po zhvillohen për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat
  • Hyseni nuk është rasti i parë, Dumani ngriti akuzë në 2003 ndaj ish-shefit të SHISH, Klosi
  • GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Skypion on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  2. Xha Temja on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  3. Kokpalari 21 janarit on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  4. Xha Teme Analisti on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  5. K R on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?