Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohen shkaqet që çuan në divorc çiftin Meta-Kryemadhi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbulohen shkaqet që çuan në divorc çiftin Meta-Kryemadhi
Lajmi i funditPolitike

Zbulohen shkaqet që çuan në divorc çiftin Meta-Kryemadhi

Published: June 21, 2024
Shpërndaje

Pak orë pasi Ilir Meta ka dorëzuar divorc me Monika Kryemadhin, Top Channel mëson detaje për shkaqet e ndarjes mes çiftit.

Duke ju referuar padisë, Tch shkruan se Meta i ka treguar gjykatës se shkaktare është politika dhe këndvështrimet e ndryshme qe ata kanë për politikën.

Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26-vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin.

- Publicitet -

Padia për zgjidhje martese e firmosur prej tij dhe e dorëzuar në krye sekretarinë e Gjykatës civile, Meta shprehet se ka patur marrëdhënie normale dhe me problematika si çdo martesë. Por Meta nuk e lë jashtë martesës edhe bashkëjetesën politike që patën të dy, pasi ata u njohën gjatë aktivizimit të forumit eurosocialist.

“Me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktive ne jetën politike të vendit shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shtetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike”.

Ilir Meta aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë i thotë gjykatës se vitet e fundit ka konstatuar fillimisht mosdmosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës.

Me kalimin e kohës kjo ndarje këndvështrimesh sipas Ilir Metës i cili në padi ka vendosur adresën e Partisë së Lirisë u bënë prezente edhe në raportin bashkëshortor deri sa kohet e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njëri-tjetrit kane sjelle si pasojë ‘grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore’.

Aktualisht prej disa muajsh marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet.

Ne këto kushte i kërkoj gjykatës caktimin e një dite gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën, thotë Ilir Meta i cili ka shtuar si prova certifikatën familjare dhe atë të martesës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Km says:
    June 21, 2024 at 8:52 am

    Rastit i pare ne historine e njerezimit qe ndodh politizimi Edhe i divorsit familiare.Manover per te shpetuar cfare te mundin nga pasurite e vena me grabitje.

    Reply
  • terrorizem mediatik says:
    June 21, 2024 at 9:40 am

    Shume te njeanshem po tregoheni – Edi Rama eshte divorcu nja 5-6 here e ju kurre nuk keni zbulu gje se si kane qene ato divorce…te pakten te tregonit ate me Delina Ficon qe aktualisht Timonieri ja ka bo peshqesh Bled Cucit!

    Reply
  • Na myten says:
    June 21, 2024 at 10:03 am

    Falimentim biznesi familjar apo marifet per evazion?!

    Reply
  • Jimi says:
    June 21, 2024 at 11:53 am

    Cfare idealisti !? Te rroje partia, te rroje shoku Sali ! Per partine jap edhe jeten. Po ka ideale kjo fare mostre ? Ideali i vetem i tij eshte vetem pasuria e vjedhur. Laku eshte shtrenguar deri atje sa qe per te shpetuar koken po sakrifikon familjen. Mire qe vodhe por te pakten tregohu burre dhe shko ne burge me dinjitetin e hajdutit.

    Reply
  • Ethem Lala says:
    June 21, 2024 at 12:56 pm

    Ky është fundi i një politikani HAJDUT NR.2 NË SHQIPËRI(NR.1 SB) E VRASËS NË 34 VITE.
    – Është manovër për të shpëtuar PASURINË MARRAMËNDËSE & burgut,duke marr përgjegjësinë MONA SI FËMËR.
    -SPAK+GJKKO duhet të shpejtojnë për SEKUESTRO & në BURG bashkë me non gratën Sali të lidhur si VËLLEZRIT SIAMEZ KUNDËR SPAK,GJKKOI,SHBA..Ku përbindshi Tropojës që ka kapur e përdhosur PD,SHQIPËRINË,BALLKANIN e më gjërë SI SPIUN I SHUMFISHT që nga 1968 AMTAR I PPSH,8 NËNTOR.. PRO SËRB,RUS,GREK,ISLAMIK,..i 101 krimeve kundër Shqipërisë që nga 1990..!

    Reply
  • demo says:
    June 21, 2024 at 1:24 pm

    Hormonet agresive te Monikes,nuk i ftoh dot gjithe akulli Antarktikes.
    U mundua zavallja ti ftohe,duke hedhur kova akulli ne koke ,,Therriste Pejgamberin e saj Sali Berisha,por Sali Berisha ishte ne tatepjetat.Nuk ishte me Ay Sali Berisha qe i tundeshin qimet e balukes si tela elektriku.
    Ilir Meta ishte teper prudent per Moniken,.
    Nqs.ka nje politikan ne Shqiperi,qe ka ngritur nje Parti nga Hici,E ka mbajtur kete Parti ne p-ushtet me Forcat e Veta,duke IMPONUAR dy Forcat Agresive te Politikes,,t`i puthnin bythen,,Ky ka qene Ilir Meta.
    Kjo ja nxorri Partine me 19 deputete nga Parlamenti dhe ja hodhi ne rruge.
    Ne,si spektatore kemi 20 vjet qe e degjojme kete te therrase neper tripuna,ne rruge,ne Parlament:-Nuk jam Ilir Meta Uneee!Jeni mesuar me Ilir Meten ,juve,.!Une nuk jam dakord me Ilir Meten.!Ne kete kohe kur kjo gerthiste rrugeve,,Ilir Meta ishte Bashkieshorti,Babai i femijeve,Zv.Kryeministri,Kryeparlamentari,Presidenti Republikes. Kur keto i therriste te rradha vajgurit,,po ne shtepi,CFARE ULURINTE?
    Ko,Monika nuK po duronte dot 19 deputete te Partise Ilir Metes,qe i jepnin kesaj vetem gjysem pushteti.
    Donte Pushtet Absolut,,Ndaj i hodhi fare.
    Gjemat ndodhin o nga e mira,,o nga e keqja.
    Kjo i ra TE MIRES ME SHQELM.
    Z.Meta,nuk njihemi,,as kam votuar,as kam per te votuar partine tende,,por,,pooor,si nje Familjar po te them qe kete ish gruan duhet ta kishe perzene 20 vjet me pare.

    Reply
  • PO , PO says:
    June 21, 2024 at 5:39 pm

    Ti Demo e ze gomarin pas bishti dhe jo pas kapistre ! Si nuk na the asnje fjale te vetme per Ilir Meten e Lesh e Line e tij , parti e krijuar vetem per spekullim , vjedhje marramendese dhe etje per pushtet te perjetshem ?!

    Reply
  • Niku says:
    June 21, 2024 at 7:05 pm

    Mos na cani trapin duke treguar budallallekun tuaj ne cdo rast. Me Delina Ficon s’ka qene asnjehere martuar. As me Rudina Magjistarin s’ka qene martuar. Nje here eshte ndare, nga Matilda Makoci dhe nuk u nda qe te shpetoje pasurine. Nuk i plas shume askujt me kete eshte martuar apo ndare dikush, por ne rastin e ketij kokelopes dhe asaj turishtrembres, dihet se cfare divorci eshte ky.

    Reply
  • Dursakja says:
    June 22, 2024 at 3:35 am

    Kështu ndodh kur të marrët vendosen në krye të punëve,çdo gjë e merr lumi. Shteti nuk funksionoi, familja humbi sensin e saj, degradim total. Mallkimi i popullit ra mbi të. Ku shkoi shprehja e famshme “me qetësi dhe dashuri” Kështu pësofshin të gjithë ata që grabitën çdo gjë dhe i penguan mundësinë e zhvillimit këtij vendi.

    Reply
  • Mirësia says:
    June 22, 2024 at 4:03 am

    E kishin marrë me shumë të përpjetë dhe sigurisht do të thyenin qafën.

    Reply
  • return of the saint says:
    June 22, 2024 at 6:04 am

    Nuk shpetoni dot nga amerikanet lerini lojrat feminore ai qe vjedh merr parasysh pasojat nuk do shpetoj njeri nga ndershkimi ju me gjithe bashkepuntoret do tu kontrollohen xhepat

    Reply
  • mos qeshni po mundet says:
    June 22, 2024 at 6:26 am

    Tani qe u divorcua Meta nga Kryemadhi e per me teper qe u zbuluan dhe shkaqet e ketij divorci sigurisht qe as vjedhje as korrupsion nuk do kete.
    Vetem Boom Ekonomik duket ne horizontet e Shqiperise se viteve 2030 qe i sheh vetem Rama ngaqe ka dhe ca shalgjatesi me shume.

    Reply
  • Era says:
    June 22, 2024 at 8:44 am

    HORRAVE JU LUMTE
    ME NE KOQET TALLIN
    LLUMI NE FRON ULUR
    VENDIN PO E KALLIN

    Reply
  • Era says:
    June 22, 2024 at 8:45 am

    HORRAVE JU LUMTE
    ME NE KOQET TALLIN
    SE LESHOJNE FRONIN
    KOMBIN PO E KALLIN

    Reply
  • uskania says:
    June 22, 2024 at 11:33 am

    Njëlloj si Haxhaj Lleshi, që e ndau gruan dhe e internoi në Elbasan me gjithë djalë.Veçse Likja mendon se do shkojë në burg Monika në vend të tij.Por nuk e din kokëqypi i Skraparit se sekush do marrë copën, që i përket.Para KOKËQYP, e din ku e ke vendin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?