Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet amaneti i Rexhep Qosjes: Vetëm familja, nuk dua asnjë zyrtar në varrimin tim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbulohet amaneti i Rexhep Qosjes: Vetëm familja, nuk dua asnjë zyrtar në varrimin tim
Lajmi i fundit

Zbulohet amaneti i Rexhep Qosjes: Vetëm familja, nuk dua asnjë zyrtar në varrimin tim

Published: April 23, 2026
Shpërndaje

Akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja kishte shkruar se meqënëse kishte jetuar një jetë të thjeshtë, ashtu edhe dëshironte që të varrosej, pa fjalime, pa media dhe pa lule. Në ceremoninë mortore të organizuar për vdekjen e tij, Qosja kishte lënë porosi që të merrnin pjesë vetëm familjarët.

Është bërë publik amaneti i shkrimtarit dhe akademikut të njohur Rexhep Qosja, i cili ishte shkruar nga vetë ai 10 vite më parë dhe i ishte besuar nipit të tij, Vilajet Rexhepit.

Në letrën e publikuar, Qosja i kërkonte nipit që kur të ndërronte jetë, varrimi i tij të bëhej vetëm në praninë e familjarëve të afët.

- Publicitet -

Në letër Qosja kishte shkruar se meqënëse kishte jetuar një jetë të thjeshtë, ashtu edhe dëshironte që të varrosej, pa fjalime, pa media dhe pa lule. Shkrimtari ka theksuar se, duke qenë se gjithë jetën e tij kishte qenë kundër sundimtarëve, nuk donte që asnjë zyrtar të ishte i pranishëm në ceremoninë e tij mortore.

Në kërkesën e tij drejtuar nipit, shkrimtari Qosja kishte lënë po ashtu porosi që të varrosej pranë varrit të gruas së tij, Shpresës. Rexhep Qosja ndërroi jetë ditën e sotme, dy muaj para se të mbushte 90 vjeç.

Letra e plotë:

NIPIT TIM VALJETIT

I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME

Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar.

Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare.

Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi.

Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.

Vdes i qetë.

Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar.

Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat.

Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun.

Këto mendime i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë.

Gjyshi yt, Valjet

Rexhep Qosja

(nënshkrimi)

Prishtinë, 30.4.2016

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Jimi says:
    April 23, 2026 at 7:07 pm

    Figure e shquar poliedrike, qe meriton respektin dhe nderimin nga kombi shqiptar.

    Reply
  • demo says:
    April 23, 2026 at 7:44 pm

    Vetenm Bjeshket e Namuna te Vuthajt ku linde jane te denja per te mbajtur TY,Ato Vise te Eposit Kreshnik,te Epopese Dardane,te Lahutes Malcise.
    Shpirraqerit!Te quajten edhe fondamentalist Islamik.
    Po ka kishe e xhami,te denje per Madheshtine Tende?

    Reply
  • demo says:
    April 23, 2026 at 8:01 pm

    Deka nga Gjergj Fishta.

    Kjani,kjani oj Zana kjani,
    n`ato maje ku ju hani,
    n`ato kroje ku ju pini,
    n`ato hije ku ju rrini,
    n`ato mrize ku vallzoni
    Kjani e lott mos i pushoni!

    Reply
  • Buda says:
    April 23, 2026 at 8:27 pm

    Shkencetar dhe njeri dinjitoz. I lehte i qofte dheu!

    Reply
  • Hysni Lekaj says:
    April 24, 2026 at 5:40 am

    Mesazh qe mbi te gjitha na tregon se c’far do te thote te jesh INTELEKTUAL,ku qendron ndryshimi midis nje QENJEJE,QENJEJE HUMANE dhe nje PERSONALITETI HUMAN!
    NDER DHE RESPEKT ne perjetesi per vepren e tij!

    Reply
  • Asgjëja says:
    April 24, 2026 at 6:12 am

    Dy fjalë për Rexhep Qosjen: Ne, studentët e dikurshëm dhe të mëvonshëm të letërsisë dhe gjuhës shqipe, por qoftë dhe studentët e tjerë që kanë pasur rastin të lexojnë ndonjërën prej veprave të Rexhep Qosje – sidomos në fushën e kritikës dhe historisë letrare – me asnjë studiues tjetër nuk jemi ndierë aq mirë të përmbushur sa me këtë personalitet.
    Për shumë kënd ai u bë model i kritikës dhe historisë së letërsisë, një shkollë kombëtare më vete, me tiparet e saj të veçanta.
    Kështu, Rexhep Qosja është ngritur në figurë monumentale të letërsisë shqipe në përgjithësi dhe të kritikës dhe historisë letrare në veçanti.

    Lavdi e përjetshme figurës së Rexhep Qosjes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  • Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari
  • SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  • SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  2. Mutdhënësi on Ushtria amerikane sulmon Iranin, Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit
  3. Tellalli on SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  4. Une on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  5. K R on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?