Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kryenegociatori: Premtimi për anëtarësim në BE në 2030 më duket “iluzion”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ish-kryenegociatori: Premtimi për anëtarësim në BE në 2030 më duket “iluzion”
Lajmi i funditopinion

Ish-kryenegociatori: Premtimi për anëtarësim në BE në 2030 më duket “iluzion”

Published: 6 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është “iluzion”, i tha BIRN ish-kryenegociatori për anëtarësimin e vendit.

Duke synuar një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në qeveri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama ka zbuluar një program të titulluar “Shqipëria 2030”, duke u zotuar të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe të sigurojë anëtarësimin deri në fund të dekadës.

Qeveria e Ramës ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022, por ish-diplomati Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në në vitet 2020-2022, tha se hapja e kapitujve “nuk është e njëjta gjë” me mbylljen e tyre. Shqipëria, deri më tani, nuk ka mbyllur asnjë.

- Publicitet -

“Mali i Zi kishte hapur 32 kapituj në vitin 2012. 13 vjet më vonë, në vitin 2025, Mali i Zi ka qenë në gjendje të mbyllë vetëm pesë kapituj, nëse nuk gabohem”, tha Zef në një intervistë.

“Prandaj, nuk mund ta kuptoj se nga vjen entuziazmi retorik i mbylljes së negociatave në vitin 2027 ose i dhënies së pasaportave të BE-së. Sado që do të doja t’i shihja gjërat në një dritë tjetër, kjo më duket më shumë iluzion sesa realiste.”

“Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë, veçanërisht duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën brenda BE-së dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha Mazi, i cili është 69 vjeç dhe tani ka dalë në pension.

Integrimi në BE s’është çështje partie

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare më 11 maj, të cilat mund t’i japin Ramës edhe katër vjet në pushtet, përveç 12 viteve që ka pasur që nga viti 2013.

Gjatë kësaj kohe, Partia Socialiste e Ramës është goditur nga një sërë skandalesh krimi të organizuar dhe korrupsioni dhe është akuzuar për shkelje të lirive të medias, megjithatë ajo vazhdon të përballet me një opozitë në rrëmujë.

Kritikët thonë se, me pak gjëra për t’u mburrur në frontin e brendshëm, Rama po premton pranim të shpejtë në BE në një përpjekje për të siguruar mbështetje para zgjedhjeve. Ai, madje, shfaqi një maket të një pasaporte të BE-së për Shqipërinë.

Megjithatë, Mazi paralajmëroi se integrimi në BE duhet të shihet si një çështje kombëtare, jo si një futboll politik.

“Integrimi në BE nuk është çështje partie, por çështje vendi”, tha ai.

“Kur një vend bëhet shtet anëtar, në tabelën e emrit nuk shkruhet ‘Partia Socialiste’ ose ‘Partia Demokratike’, por emri i vendit. Pjesa tjetër është marrëdhënie publike dhe fushatë.”

“Ka shumë pompozitet politik kur hapet një Grup (kapitujsh). Edi Rama nuk ngurron ta përdorë atë”, tha Mazi. “Ai, madje, shkon personalisht në Bruksel për një ngjarje që nuk kërkon ceremoni, por është thjesht pjesë e një procesi normal. Reklamohet për PR dhe konsum politik të brendshëm dhe kapital më shumë sesa kuptohet se çfarë do të thotë në të vërtetë.”

Çdo reformë është e rëndësishme

Sfida më e madhe me të cilën përballet Shqipëria, tha ai, është krijimi i një “strukture plotësisht funksionale, të qëndrueshme dhe të fuqishme të dedikuar vetëm për integrimin në BE. Kjo strukturë duhet të përbëhet nga staf i përhershëm, jo-rrotacional, shumë i kualifikuar, profesional, diplomatik, politik dhe teknik, të gjitha nën një çati të veçantë në nivel ministror”.

“Integrimi në BE është dhe duhet të shihet si një paketë”, tha ai.

“Reformat nuk janë hierarkike në rëndësi; secila është e rëndësishme në vetvete. Sigurisht, disa artikulohen më shpesh, disa jo aq shumë.”

“Çdo gjë që ndodh në një vend kandidat ka ndikim në procesin e integrimit në BE: politika dhe partitë politike, parlamenti, reformat, lufta kundër korrupsionit, gjyqësori, drejtësia, siguria… biznesi, media, qeverisja lokale, akademia, bujqësia, industria, doganat, monopolet e kështu me radhë.”

Dhe pastaj është çështja e lodhjes nga zgjerimi brenda vetë BE-së.

Pavarësisht retorikës nga Brukseli në favor të zgjerimit të mëtejshëm në Ballkan, disa anëtarë mbeten skeptikë, tha Mazi: “Fatkeqësisht, nuk ka zëra mjaftueshëm të fortë dhe numerikë mbështetës për të nxitur integrimin e Shqipërisë, si dhe të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.”

Përtej një nervozizmi të përgjithshëm në lidhje me zgjerimin, integrimi mund të pengohet edhe nga shtete anëtare individuale me mosmarrëveshje specifike dypalëshe me një kandidat, siç ka qenë rasti midis Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë.

I pyetur nëse mund të ketë disa shtete anëtare që kundërshtojnë konkretisht pranimin e Shqipërisë, Mazi tha: “Mendoj se ka, megjithëse këto nuk e thonë hapur; ajo që disa thonë publikisht është e ndryshme ose edhe e kundërta me atë që thonë në takimet e mbyllura të BE-së.”

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Komente
  • Nuk është ashtu z. Mazi! thotë:
    6 Maj, 2025 te 12:30 pm

    Ok. E kuptuam mendimin tënd z. Mazi, por përgjigju pyetjes: sipas teorisë së probalitetit kush ka shance më shumë që Shqipëria të bëhet antare e BE-së nën drejtimin e PS-së apo të PD-së?! Po erdhi në fuqi për herë të tretë Berisha, Shqipëria nuk shkon në BE, por shkon në Afrikë dhe kjo është e sigurtë, për shkak se është provuar dy herë. Herën e parë shkatëroi gjithçka dhe çoi vëndin në Luftë Civile dhe herën e dytë shiti të gjitha asetet kombëtare. Po erdhi për herë të tretë do të « bëhet qameti » sikurse është shprehur në fillim të viteve 1990. Pra, shkurt nuk duhet të kihet iluzion me Berishën. Meqënëse Drejtësia nuk vepron duhet dënuar politikisht me votë dhe ky veprim është mision i çdo personi. Parashikimet e tua jepi pas votimit dhe mos «  dërgo ujë në mullirin » e kriminelit para votimit!

    Përgjigjiuni
  • Agron Zeqiri thotë:
    6 Maj, 2025 te 12:38 pm

    Shko pierdhu !! mos u kruj ke Edi Rama, fitore PS

    Përgjigjiuni
  • pilo Lala thotë:
    6 Maj, 2025 te 1:39 pm

    Ministrja e Jashtme e Europes eshte optimiste per ecurine e Shqiperise, ndersa ky kopani Shqiptar nuk beson.
    Kur shikon titullin qe ka e kupton kush eshte “Ish-kryenegociatori”.
    Sepse ky nuk e kishte idene, e hoqen.
    Nuk bashkpunon Edi Rama me njerez qe nuk kane besim tek suksesi, njeri prej tyre ishte Mazi, nje atavizme e Sali Berishes.
    Grupi i negocimit eshte nje grup profesionistesh, te afte, te shkathet, te disiplinuar, me horizont dhe eksperience ne ceshtjet Nderkombetare, jane zgjedhur me konkurs per te realizuar kete pune te madhe per Shqiperine.

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    6 Maj, 2025 te 2:00 pm

    Po zonja tyryfycke KOS qe do ta bente detin KOS me antarsimin e Shqypnise se Rilindjes ne BE, ku eshte zhdukur pa asnje gjurme?

    sepse:

    Iku dhe u zhduk pa pyetur Fredi Belerin se kush e rasi ne burg me urdher nga gangsteri Edi Rama me akuza te stisura putiniste nga SPAK-OTURAKU i hetuesve te Enverit, kjo ishte kriminelja kryetare e GJKKO Irena Gjoka Maneku Spata e denuar me burg ne Greqi, por qe gangsteri Edi Rama e hypi ne majat e Drejtesise sic edhe kriminelet e tjera te denuara po keshtu me burg ne Greqi qe trafikonin femije per organe, ato jane Natasha Xhacka dhe Pranvera Strakosha monstra kriminele ne kerkim nderkombetar qe gangsteri faqezi Edi Rama u ka dhene licence noteri dhe i ka emeruar ne pozita te larta shteterore duke u bere pjese e krimit te tyre me organe njerezore nga femije si nje kryeminister faqezi.

    PO PSE ME KRIMINELEN IRENA GJOKA MANEKU SPATA, KRYETARE E GJKKO DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Përgjigjiuni
  • edi rama - Fjale e Rrene thotë:
    6 Maj, 2025 te 2:48 pm

    Z. Mazi me miresjellje po e quan zbutur Iluzion ate mashtrimin “Shqiperia anetare e BE ne 2030” te Rames tani ne 2025,
    por qe ne fakt eshte vecse nje perseritje e atij mashtrimi “Shendetesia falas” te po ketij Rame ne 2013, vecse me BE ne vend te Shendetesise.

    Përgjigjiuni
  • Rezi thotë:
    6 Maj, 2025 te 4:26 pm

    I përkëdheluri Mazi ç’bëri si negociator? Asgjë e pretendon të japë mënd. Ky familje dëshmori që e drodhi pasi mori ç’deshi nga ai regjim dhe në demokraci. Pika gomarit, nëse s’ke gjë për të thënë hesht!

    Përgjigjiuni
  • ILIR thotë:
    6 Maj, 2025 te 8:05 pm

    Jam plotesisht dakort me zotin Mazi,nje dipllomat shume i afte dhe shume korrekt ne jete dhe pune. Fatkeqesi per disa komentues me siper,sigurisht patronazhiste dhe te imponuar per te bere komente qe edhe ata vete nuk i besojne.Europianet nuk jane aq sylesh sa mund te mendoje dikush.Me korrupsionin, hajduterine ,kontrabanden,pastrimin e parase,me nje administrate te paafte, te tejfryre dhe te korruptuar etj,etj nuk mund te pranohesh ne Europe.

    Përgjigjiuni
  • Berati thotë:
    6 Maj, 2025 te 9:11 pm

    Sikur ne ti kishim mbyllur te gjithe kapitujt e negociatave sot,veshtire te hyjme ne 2029. Por ja qe ende nuk i kemi hapur. Mali i zi ka hapur 16 kapituj qe nga 2013 por ka mbyllur vetem nje. Ky palla ka hapur tre,nuk ka mbyllur asnje si do ta fusin ne BE? Hajeni edhe kete o popull sic ke ngrene dete me genjeshtra.

    Përgjigjiuni
  • Arben Tashko thotë:
    6 Maj, 2025 te 10:55 pm

    _______________________________

    Besoj se Z. Mazi ka te drejte.
    _______________________________

    Shikoni tendencat polarizuse
    ne Bashkimin Europjan, ne se
    do bazohemi ne aleancat e
    mundeshme ushtarake qe
    permenden ne shtyp, qe mund
    te jenene fazen embrionale:

    1. Franca me Polonine.
    2. Gjermania me Italine.
    3. Hungaria me Sllovakine
    ku mund te futet edhe
    Serbia.
    4 E tjera.

    Ky polarizim mund te rise
    tendencen per krijimin e zonave
    te influences ne Europe.

    Ato nuk mund te jene pjese te NATOS,
    sepse nuk mund te kene nje komande
    te perbashket.

    Ne kete menyre organizimi Interesat e
    shteteve te vecanta dalin mbi intereasat
    e Bashkimit Europian si nje pjese e tere,
    e pa ndashme.

    Kush do jete aleati tone strategjik?
    Ai nuk eshte i inkluduar ne strukturat
    qe edhe mund te krijohen ne te ardhshmen.

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    6 Maj, 2025 te 10:59 pm

    Bej pjese te ata shqiptare qe kam ZERO interes nese Shqiperia do futet ne Be ne 2030 qe eshte teper larg per shkak te konfliktit te rrezikshem Rusi Ukraine dhe largimi de fakto i Trampit nga Nato…Nese BE do te ishte nje organizem i shendetshem duhet te pranonte ne gjirin e saj ( jo per ineres te Shqiperise,por te Europes vete) edhe pa plotsuar detyrat burokratike..Ndersa ky MAZI I ZI ne menyre te lexueshme eshte nje zorre e trashe e Berishes sepse te gjuash Ramen poshte rripit te mezit pak dite para votimeve edhe Bufi i Natyres e kupton se eshte ne interes te Bufit Viqidolit..
    Mallkuar Mazat e Zinj
    qe pasi hengren buken e lepurushit te Enverit ,
    po hane dhe simiten e helmuar te Sali Serbiber Belerit

    Përgjigjiuni
  • ¿? thotë:
    6 Maj, 2025 te 11:40 pm

    Dhe ky chp dmth Chess Player, dmth Lojtari i Shahut pretendon se nuk eshte Enverist, po buken e Enverit na e quajtka buke lepurushi, kur per 70% te popullsise buka e ENverit ishte misernike e mykur.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    7 Maj, 2025 te 12:00 am

    BE do shperbehet deri ne 2030.Lokomotiva Gjermane do shkepusi vagonat e tallashit.Greqia Bulgaria,Romania do mbesin si vagonat e Feldbahnes Austriake,kur mori Lokomotivat.Katundaret i terhiqnin me gomare,derikur vodhen shinat.Keshtu do psoje BE pa Gjermanine.Edi Rames i duhen Cfaqjet,Keto ja siguron vetem Premtimi i BE,.Pritje,Percjellje,loje krushkash.
    Do martojme Malon/Me tre pale saze.Njera merr Minushin/Dy tango dhe valse.

    Përgjigjiuni
  • Dhurata thotë:
    7 Maj, 2025 te 12:07 am

    Po pse Mazi duhet te flasesh ne kete menyre ?
    Shpresa vdes e fundit , motivation is key to move on.
    Ne reformat i bejme per vete te ecim ne gjyrmet e BE .
    E pabesueshme menyra qe flet nuk e di pse???
    Une dhe shume te tjere si une prisnim te na thoje qe ne do luftojme fort te plotesojme kriteret, kushtet , cfare kemi ne dore do ti kryejme me sukses .
    Pastaj le te shpresojme tek ndihma e zotit te madh dhe te behemi pjese e famoljes sone BE.
    Kot e harchove frymen se asnje gje nuk ndryshonnpor vetem na acaron duke te degjuar qe nxjerr nga goja vrere.

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    7 Maj, 2025 te 12:45 am

    zoti ¿?
    te falenderoj per vemendjen,por perpiqu te kuptosh thelbin e problemit ,ne kete rast te bukes lepurushit…per tu cliruar nga konvulsionet anti enveriste po te tregoj nje ngjarje pikante nga e kaluara…Dikur nga vitet 1962-1963 kur ndihmat rusovjetike ishin nderprere dhe vaporrat nga Kina nuk kishin ardhur akoma Shqiperia kaloi nje krize te forte per drithera pra per buken….Ne ate qytetin ku jetoja merrnin vetem buke misri (30 leke)dhe kishim te drejte te merrnin nje cerek buke gruri (10 leke) kur kishte.
    .Kishim nje person te semure ne shtepi dhe isha i ngarkuar ne fund jave te shkoja ne Tirane per buke gruri dhe i fusja rreth 5 cope buke ( tre per familjen time dhe 2 per kusheriririn dhe komshiun).. me thene te drejten ajo buka e grurit e Tiranes ishte tamam buke “lepurushi” qe ne pergjithsi ishte dhe privilegj dhe I mazave te zinj qe e shijonin ne ate kohe si familje deshmori apo heroi qe ndyresisht kaluan ne krahun e demon-krateve dhe gjasme hudhen kamunizmin e vdekur ne 1991-1992…Shenim: ju sugjeroj mos replikoni me mua se nuk do ju kthej pergjigje,..gjithesesi ju respektoj mendimin tuaj .tung !

    Përgjigjiuni
    • ¿? thotë:
      7 Maj, 2025 te 12:10 pm

      Le te sqarojme ca gjera paraprakisht, e para, se me ke replikoj une eshte puna ime, ti po deshe te mos pergjigjesh, mos u pergjigj. Une nuk mund te te urdheroj ty te me pergjigjesh apo jo, por edhe ti nuk mund te me urdherosh mua a te replikoj apo jo me ty. E dyta, gabimi logjik qe ben ti o Chess Player, me dashje, apo pa dashje, dmth lua rolin e budallait apo jo eshte, qe per te justifikuar kaken e Enverit, perdor bajgat e Saliut dhe te tjereve, per te justifikuar te keqen e djeshme, perdor te keqen e sotme. Jo or ti logjika nuk funksionon keshtu, sepse eshte me e mundshme qe e keqja e sotme eshte pasoje direkte e te keqes se djeshme. E kam fjalen qe neqoftese NUK JE ENVERIST, siç pretendon, shaji e kritikoi sa te mundesh keta te sotmit, po nuk ke perse qan per Enverin. Tashti po deshe pergjigju, po deshe mos u pergjigj. Kjo nnuk e ndrushon faktin qe deri tashti ke demostruar qe je Enverist i bindur.

      Përgjigjiuni
  • niko kalemi thotë:
    7 Maj, 2025 te 6:54 am

    Ore maskara,kater dite para zgjedhjeve e gjete te besh kete koment te ndyre,ndersa shume zyrtare shprehin optimizmin per arritjet e shqiperise ti si sahan lepires i S.Berishes shkruan gjera qe ti sherbejne politikes destruktive te S.Berishes apo e ke nga inati se sa ishte ti(po te drejtohem me ti se nuk e meriton me ju)jo vetem nuk bere gje per integrimin por tani sic duket e paske sabotuar dhe me te drejte te hodhen ne koshin e plehrave.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë
  • SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
  • “Jetesa e shëndetshme”, Franca, shumë më e shëndetshme se Amerika, por kujdesi i saj mjekësor me probleme
  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera

Komentet e Fundit

  1. vlonjati në Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit
  2. KCK Live ne Surrel në Mbyllet numërimi për Tiranën, Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota
  3. kavajsi në SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
  4. edi në Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera
  5. Shkodrani-Belgjike në SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?