Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nënpresidenti Vance dhe evropianët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nënpresidenti Vance dhe evropianët
Kryesoreopinion

Nënpresidenti Vance dhe evropianët

Published: February 18, 2025
Shpërndaje

Nga Zef Mazi*

Nuk është synimi të theksohen të meta, as të nxirren në pah vlerat e një Evrope të idealizuar, por të përpiqem të them se ka fenomene shqetësuese, je i sëmurë, por jo i pashërueshëm“. Kanë kaluar katër ditë nga fjalimi 20 minutësh i Zëvendës-Presidentit amerikan, J.D Vance.

Politikanët në pushtet në Evorpë i ka mbërthyer paniku dhe duket nuk dijnë nga dhe si të orientohen.
Presidenti Makron thirri urgjent në Paris një takim të nivelit të lartë për sigurinë, por vetëm disa shtete (me peshë) të BE-së – Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja dhe Danimarka, që përfaqëson shtetet balltike dhe vendet nordike, si dhe Presidenti i Këshillit Evropan dhe Sek. Pergj i NATO-s.

- Publicitet -

Njihet se do flitet për rritjen e buxheteve të mbrojtjes dhe kontributet e secilit, por nuk dihet a do bihet dakord, do flitet për forcën ushtarake te tyre, sa mund të kontribuojnë, do flitet për prezencën e mundëshme ushtarake të tyre (të sigurisë por jo paqeruajtëse) në Ukrainë, dhe a mund të çojnë dhe sa trupa mund të çojnë në Ukrainë që, në vetvete, është mendim shumë kontradiktor.

Informacionet thonë se shtete të tjera do kenë takime pasuese më vonë. Kësaj i thonë, “Më ka çuar halla me la gojën”. Ditët në vijim do kuptohet se cfarë do të arrijë ai samit i sigurisë! Për të evituar spekulimet e politikanëve dhe të mediave, po rreshtoj telegrafisht disa pika që ngriti J.D, Vance në fjalën e tij që nuk i pëlqyen udhëheqësve evropianë në pushtet:

Kërcënimet e brendëshme: Evropës kërcënimi parësor i vjen “nga brenda”, jo nga aktorët e jashtëm si Rusia ose Kina;

Liria e fjalës: qeveritë evropiane censurojnë fjalën e lirë dhe po tërhiqen nga vlerat themelore demokratike;

Emigracioni: është sfida më “urgjente” me të cilën përballen kombet evropiane;

Mbrojtja evropiane: Evropia duhet të rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj të mbrojtjes;

Konflikti në Ukrainë: shprehu shpresën për “një zgjidhje të arsyeshme” pas njoftimit të Presidentit Trump për nisjen e bisedimeve për paqe me Putinin.
J.D. Vance kritikoi hipokrizinë evropiane për fjalën e lirë duke thënë, “fatkeqësisht, kur shoh Evorpën sot, herë herë nuk është e qartë se cfarë ka ndodhur me disa nga fituesit e Luftës të Ftohte”. Dhe solli disa shembuj: kërcënimin e zyrtarëve të BE për të mbyllur mediat sociale “në momentin që spikasin atë që ata kanë gjykuar se ka përmbajtje ‘urrejtje’”, sulmet në Gjermani ndaj njerëzve që postojnë në rrjete fjalë misogjeniste (kundër grave), ndjekja në Suedi e një aktivisti që dogji kuranin në publik, “zonat e hapura të sigurta” rreth klinikave të abortit në Angli. J.D. Vance qe më shumë kritik kur iu referua disa herë ndërhyrjes evropiane në zgjedhjet në Rumani. Ai citoi gëzimin e një ish-komisioneri evropian për vendimin e gjykatës që anulloj zgjedhjet atje për shkak të ndërhyrjes të supozuar ruse që qënkesh zbuluar nga shërbimet sekrete rumune, prandaj zgjedhjet duhet të përsëriten. J.D. Vance tha në vijim,

“… Por, nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet me disa qindra mijëra dollarë për reklama dixhitale nga një vend i huaj, atëhere, në radhë të parë, ajo (demokracia) nuk ka qenë e fortë”.

Asgjë nga cfarë that Jl.D. Vamcë tha nuk është e pavërtetë. Prandaj, reagimet e të pranishmëve ishin edhe komike, edhe tërë mllef. Si jashtë realitetit ishin komentet e kancelarit në ikje Sholc dhe zëvendësit e tij, Habek. Ndërsa Minisitri i Mbrojtjes gjerman, Pistoius, tha, “Kjo demokraci sapo u vu në pikëpyejte nga Zv/Presidenti amerikan, jo vetëm demokracia gjermane, por ajo e gjithë Evropës”, dhe shtoi, “Nëse e kuptova drejtë, ai krahason gjendjen e Evropës me atë që sundon në disa regjime autoritare… kjo është e papranueshme”.
E papranueshme është fakti se evropianët pretendojne se janë totalisht për demokraci ndërsa kufizojnë lirinë e fjalës dhe sulmojnë oponentet politikë për cka, në BE dhe në vende të vogla jashtë saj, me zell dënohen ata që kanë mendime politike opozitare.

* * *Kthehem te thirrja e samitit për sigurinë në Paris. Evropianët janë zemëruar se nuk janë përfshirë në negociatat me Putinin. Pyetje: a konsiderohen evropianët interlokutorë relevantë, që “nuk duhet të luajnë
rol sekondar“, kur njihen qëndrimet e tyre deri dje?! E harruan evropianët se ish-kancelarja e Gjermanisë Merkel dhe ish-presidenti i Francës Holande pohuan publikisht se ata, në fakt, si garantorë, nuk kishin qëllim të zbatohej Marrëveshja e Minskut, pavarësisht sigurimeve që patën dhënë më parë, dhe thanë se pozicioni tani është që
marrëveshjet e Minskut ishin vetëm përpjekje për të riarmatosur Kievin dhe “për të fituar kohë“. Pretendonin se punonin në mirëbesim për cështjen e Ukrainës, ndërsa, në realitet, ishin të përfshirë në një zullumhane të dëmshme. Del se gënjyen dhe, në fakt, tradhëtuan interesat e Evropës.

Duhet të dihet se Marrëveshja Minsk II u bë pjesë e të drejtës ndërkombëtare përmes miratimit të saj nga Këshilli i Sigurimit i OKB me 15 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kjo do të thotë se ajo marrëveshje ishte ligjërisht e detyrueshme. Drejtuesit evropianë u bënë bashkëpjesëmarrës në katastrofën që shpërtheu në Ukrainë.
Rezultati: Evropa ka konnflikti të armatosur në territorin e saj. Po të ishin zbatuar Marrëveshjet e Minskut, Ukraina do kishte shpëtuar, nuk do ishin humbur qindra mijëra jetë njerëzish, territori do ishte kompakt, ekonomia dhe infrastruktura do ishte e paprekur, etj. Do ishte përmirësuar edhe situata jo e mirë e qytetarëve evropianë, mirëqënia e të cilëve është ulur ndjeshëm për shkak të veprimeve të dëmshme të drejtuesve evropianë.

Ata nuk janë mësuar të dëgjojnë këto fjalë, sepse edhe mediat qeveritare nuk i japin, prandaj u duken herezi. Tingëllojnë disi qesharake edhe komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Rute kur, si kalimthi, si nën zë, gjojë në formën e një pyetje, tha mos biseda telefonike Trump-Putin ishte “tradhti e Ukrainës” ose jo nga ana e Perëndimit. Të dyja janë të pakuptimta. Kujtoj se ajo tradhëti, nëse do karakterizohet kështu, filloi kur perëndimi pengoi zhvillimet demokratikë dhe pavarësinë e vendimarrjes të Ukrainës, kur u përzie në punët e brendëshme të saj, kur hodhi në luffë kundër njeri-tjetrit ukrainasit dhe rusët, nxiti sllavët kundër sllavëve, kur inicioi një grusht antikushtetues, kur gënjeu për marrëveshjet e Minskut dhe, në fund, provokoi duke cuar në gjakderdhje në rajon, me qindra mijëra ukrainas të vrarë dhe miliona të tjerë larguar nga vendi.

Sot, kur dy presidentë të dy superfuqive bërthamore flasin me njeri-tjetrin për paqe, për një numër cështjesh të tjera madhore me ndikim botëror, kur ata mirren vesh të fillojnë mënjeherë bisedimet për paqe, si dhe të “takohen shumë shpejt“ me njeri-tjetrin, evropianet turfullojnë dhe ngrihen kundër! Përse? Sepse nuk janë ftuar në tryezë! Për paqe nervozohen dhe duan të konsiderohen të jenë në bisedime, ndërsa për luftë gëzohen! Kjo është e padëgjuar, por jo e papritur.

Në një interviste para pak ditësh, Viktor Orban tha, drejtuesit e fortë, të mëdhenj, bëjnë paqe, të dobëtit bëjnë luftë. Ajo që, me largpamësi strategjike, bëri dhe po bëjnë Presidentët Trump dhe Putin, duke biseduar me njeri-tjetrin për paqe, duke rënë dakord të takohen, më kujton vizionin e madh strategjik që patën manifestuar Presidenti Kenedi dhe Krushovi kur biseduan dhe zgjidhën Krizën e Rakeve në Kubë më 1963 dhe shpëtuan njerëzimin dhe botën nga një luftë bërthamore.

—

Ish-ambasador dhe ish kryenegociator i Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • mos qeshni po mundet says:
    February 18, 2025 at 8:07 am

    Pushtetaret e Europes aq ne panik e te stresuar nga fjalimi 20 minutesh i Zevendes presidentit Amerikan J.D Vance do kene rastin te relaksohen e qetesohen plotesisht nese do munden ti lexojne kete shkrim ish Ambasadorit kohes pordhes Maz maloku d.v.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 18, 2025 at 8:22 am

    Klasiku Orban paska thënë: të fortët bëjnë paqe, të dobëtit bëjnë luftë. Ku futet Putini që prej tre vjetësh po bën luftë, ky që tani dk bëka paqe?! Të citosh Orbanin!!! Atë që e ka kthyer demokracinë në vegël për interesa vetjake për të zhbërê opozitën (me siguri Vans-i nuk e ka fjalën për Orbanin kur kritikon Europën për goditjen e lirisë së fjalës). U trampzua e vansizua dhe zoti Mazi, ka marrë komandën djathtas ktheu.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 18, 2025 at 8:23 am

    Klasiku Orban paska thënë: të fortët bëjnë paqe, të dobëtit bëjnë luftë. Ku futet Putini që prej tre vjetësh po bën luftë, ky që tani dk bëka paqe?! Të citosh Orbanin!!! Atë që e ka kthyer demokracinë në vegël për interesa vetjake për të zhbërê opozitën (me siguri Vans-i nuk e ka fjalën për Orbanin kur kritikon Europën për goditjen e lirisë së fjalës). U trampizua e vansizua dhe zoti Mazi, ka marrë komandën djathtas ktheu.

    Reply
  • S.O.S. sOrOs says:
    February 18, 2025 at 8:41 am

    N/Presidenti Vance i shkundi pushtetaret qytyke europiane qe ishin mesuar me fjalime koti e fjale shabllone me “rreziku rus”. Soros doli nga Shtepia e Bardhe tok me Biden. Kjo jep garanci se lufta ne Ukraine do perfundoje shpejt.

    Reply
  • Artan says:
    February 18, 2025 at 9:29 am

    Kjo jep garanci qe Trapi, si putane e Putanes, do t’i jape fund luftes duke ia plotesuar deshirat Putanes.

    Reply
  • Ylli says:
    February 18, 2025 at 9:33 am

    Artikull i lig dhe manipulues .Artikull qe nuk shkruan as edhe nje fjale se kush eshte Putin ,Rusia ,cfare perfaqesojne dhe endrrat ruse per Perandori qe nuk shuhen kurre.
    Artikulli flet per liri te munguar ne Europe por vete Zef Malovski te pyesi veten….do guxonte te bente nje artikull te tille ne Rusi dhe te kritikonte luften kunder Ukraines dhe politiken e jashtme ruse ???
    A do guxonte te kritikonte politiken e Putin qe ne 2007 e tha hapur dhe qarte qe Ukraina nuk eshte shtet ,nuk duhej te ekzistoje …kupton zanafillen e çeshtjes o Zefiiiii .
    Po pse nuk flet per mijera ruse te vrare ppr vetem per ukrainas te vrare ??? Kush dhemb me shume ne llogjiken e qenies njerezore ,i vrari qe mbron atdheun apo jeta e pushtuesit ??
    Kush idiot mendon qe Putin do ndalet aty ??
    Se je dhe diplomat o i mjere….lexo si e nisi Hitleri dhe shiko ngjashmerine e frikshme te ngjarjeve provokuar nga Putin.
    Kujto Chamberlain – Hitler dhe krahaso Trump – Putin .
    E te mendosh qe Hitler para cdo sulmi fliste gjithe pasion per paqe ,paqe e vetem paqe .
    Evropa ka probleme ,pikerisht pse gjejne terren pislleqe si shkrimi i Zefit….ne Rusi e dini sw cfare i prer.

    Reply
  • xyz says:
    February 18, 2025 at 10:29 am

    Zef Mazi ka thënë disa të vërteta të pamohueshme. Dhe ai ka treguar guxim politik kur i ka thënë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë. Perëndimi ka përgjegjësinë e vet për luftën në Ukrainë. Por idiotët nuk e kuptojnë këtë.. Me Merkel, Sarkozi dhe Trump nuk do kishte ngjarë lufta në Ukrainë.

    Reply
  • ppa says:
    February 18, 2025 at 10:32 am

    Shkrim krejtesisht ordiner, ne te gjitha planet- nga menyra e shtrimit te problemeve; gjuha e varfer e aq me pak diplomatike; vleresimet personale, sikur autori jetoka ne Zanzibar jo ne Europe…..e fundit: nje nga perzgjedhjet e gabuara te Rames:
    KRYENEGOCIATOR DHE DIPLOMAT PER TURP!

    Reply
  • demo says:
    February 18, 2025 at 1:05 pm

    Te shohim rezultatet. Trump po zbythet para rusit,.megjithese shitet si karderr me Evropen e dobet.

    Reply
  • Katiu says:
    February 19, 2025 at 8:21 am

    Po të isha k/ministër Zef Mazin do ta bëja ministër të jashtëm .

    Zefi jo se ka thënë ndonjë gjë të veçantë , por në ambjentin tonë injorant , ai shkëlqen .
    Amerikani kritikon politikën evropiane , Shqipęria këtu s’ka asnjë rrol, ju ç’kini që hidheni përpjetë dhe amerikani ka plotësisht të drejtë !

    Ky qëndrim buron nga injoranca jonë që s’na u nda dhe s’po na ndahet .
    Sa injorantë paskemi qënë , të mjerët ne !

    Reply
  • Nik says:
    February 19, 2025 at 9:33 pm

    Ore “guxim” leshi ka treguar ai Vance me fjalimin e tij pa lere Mazin, Mazi s’ka mendim, përsërit si papagall ato të Vance. Thjeshtë shkon pas berihajit, pas “modës së re”, “Trampizmit”!!!

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 20, 2025 at 7:22 pm

    Te gjitha konkluzionet e Zevendes Presidenti VANCE
    jane te drejta dhe eshte ne interesin e BE te meren ne
    konsiderate.

    E verteta duhet te thuhet ashtu sic eshte.
    Ne se e kamuflon me fjale te bukura AJO
    cvleresohet 90%.

    Ne se Elites nuk I pelqehen idete e VANCE
    ATO jane ne Interesin e popujve Europjane
    qe duan te rrojne ne nje paqe te sigurte.

    Reply
  • Berlin says:
    February 21, 2025 at 8:24 am

    Ketu po luhet dicka shume e madhe, ku njerzit e thejesht e per me teper zefat nuk jane ne gjendje ta kuptojn dot. Te gjith kesaj situate tani do ja degjojm muziken me vone. Pa Evropen tregu amerikan zbrazet komplet. Kjo ka qene marrveshja e luftes se Ftohte une USA kujdesem per ushtrine dhe mbrojtjne ushtarake ju Evropa me mbani tregun plot. Keto qe po ben Tramp tani nuk i ben nga koka e vet, kjo eshte mese e qarte, jane grupime te fuqishme dhe vendime te marra me kohe e me vakt. Sidoqoft ketu do jemi dhe do e shohim. Per dicka me vjen shume keq se Zefat Albanesi akoma nuk e kane idene se cfare po ndodh vetem perserinin gjera abstrake e pa kuptim, me nje fjale budalleqe.

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 21, 2025 at 5:49 pm

    Mos e ka fjalen per “rreke” ne Kube? Po irrelevantet interlokutore ca jane.
    Ceshtjet madhore jane aq madhore sa njerezia nuk i kapin dot me mendjen e tyre te thjeshte.
    Mjafton tjua shkurtosh pagat e pensionit, tju shkurtosh ndihmen mjekesore, tju shkurtosh rrogat dhe ditet e pushimit, dhe bota arrin ne Paqe. Mbreterit mbreterojne dhe mjerimi te punoje deri ne vdekje.
    Kjo eshte ceshtja madhore qe diskutohet sot kaq gjate, dhe tuafer si Mazi na thone qe jane gjera qe truri jone nuk i kap.
    Po te japim dhe ne ca toka nga Jugu, e ca nga Veriu, po te ikin dhe gjithe shqiptaret nga Kosova, dhe te vine vetem serbet, e greket, me siguri nuk do kete fare lufte. Paqe per kriminelet qe kane vrare qindra mijera vete..
    Fajin e kane Ukrainasit qe nuk i dhane vete tokat e tyre

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 21, 2025 at 8:37 pm

    ______________________________________

    ___________________________________

    Duhet te kerkosh aqe sa te takon.
    Po kerkove me teper mund edhe
    te demtosh veten, por edhe te tjeret.
    ____________________________________

    Njeriu e njeh mire punen dhe veshtiresite
    qe ka kaluar dhe ben kalkulimet e t’ia
    se sa i takon. Por nuk arrin te kuptoje sa
    ka punuar e eshte stermunduar nje person
    tjeter.

    Pra shpesh individet:

    E mbivlereson kontributin e tyre.
    dhe nenvleresojne kontributin e
    nje personi tjeter.

    Kjo forme perceptimi krijon
    pakenaqesi qe mund te
    akumulohet me kalimin
    kohesdhe I komlikon
    maredheniet ndermjet e
    individeve.

    Por te marash falas ndihma te
    medha me dekada dhe te mos
    jesh mirenjohes kur pala tjeter
    nuk ka me mundesi eshte nje
    ngjarje tragjike.

    Reply
  • Zimmerman says:
    March 11, 2025 at 7:34 pm

    Zef, ju shqipot katolike te mbas luftes se ll boterore, jeni tere te tredhur nga pandemia Komuniste e shpikur nga Laboratoret Anglo-Hebre e me pas e mirmbajtur ne zyrat moderne te CIA. Europa nuk e ka kollaj te ngrihet sepse luften nuk e humbi Nazi-Fashizmi, por tere Europa, me ne krye Vatikanin, qe sot eshte departament sekret i Mosadd. Lufta ne Ukrahine eshte e stisur per te frenuar nje Europe te re te pamvarur, ku “Belle Epoke II” do popullonte dhe planetin Mars si domosdoshmeri suksesi.

    Reply
  • Europian antitramp says:
    April 5, 2025 at 8:46 am

    Zef je nje bajge pa asnje vlere intelekruale.Shijo pensionin me rragat qe nuk i meriton.I ke fituar me manipylime.Mos po hedh grepat per ambasadot ne Amerike ? E meriton se ne moshe je plak si Trapi.E genjeve Ramen e more pension si kryenegociator megjithese nuk negociove asgje.Tani kerkon te genjesh prap? Vetem neveri ndjell me kete shkrim te pavlere qe tregon karakterin tend te ndyre o palo negociator qe nuk ke asgje europuane e na shet teampizem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?