Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet e së martës në SHBA, demokratët sigurojnë fitore të rëndësishme në disa shtete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet e së martës në SHBA, demokratët sigurojnë fitore të rëndësishme në disa shtete
AktualitetBote

Zgjedhjet e së martës në SHBA, demokratët sigurojnë fitore të rëndësishme në disa shtete

Published: November 8, 2023
Shpërndaje

Demokratët arritën të sigurojnë disa fitore të rëndësishme në zgjedhjet e së martës në nivel shtetëror. Në Ohajo një nga çështjet në fletët e votimit ishte dhe ajo e abortit kur zgjedhësit votuan në shumicë për të ndryshuar ligjin e shtetit, duke rivendosur të drejtën për abort. Duket se çështja e abortit ka ndikuar edhe për fitore të tjera të demokratëve, si në Virxhinia ashtu dhe në Kentaki. Zgjedhjet e së martës ofrojnë një pamje të asaj se si mund të dukej terreni politik amerikan përpara garës presidenciale të vitit 2024.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ndodhen vetëm një vit larg zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, demokratët dhe mbrojtësit e të drejtave të abortit siguruan një sërë fitoresh në zgjedhjet e së martës në disa shtete. Votuesit e Ohajos miratuan një amendament në ligjin themelor të shtetit që garanton qasjen tek aborti dhe tek forma të tjera të kujdesit shëndetësor riprodhues.

“Aborti është kujdes shëndetësor dhe qasja tek aborti është një e drejtë që garantohet nga ligji themelor i Ohajos. Sonte banorët e këtij shteti u bashkuan për të drejtat riprodhuese dhe vendosën veten e tyre sërish në krye të vendimeve për shtatzëninë dhe abortin”, tha Lauren Blauvelt, Drejtore Ekzekutive e Organizatës për Planifikim Familjar në Ohajo.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të vitit të kaluar të Gjykatës së Lartë të vendit, që rrëzoi një vendim të vitit 1972, njohur si çështja “Roe kundër Wade’, e cila kishte ofruar për dekada mbrojtje kushtetuese të së drejtës për abort. Me hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës së Lartë, Ohajo ishte një prej disa shteteve ku aborti u ndalua me ligj.

Të martën në shtetin e Kentakit, Guvernatori demokrat Andy Beshear u rizgjodh sërish në këtë detyrë falë një fushate përqendruar tek e drejta për abort, pas një ndalimi pothuajse total në nivel shtetëror të abortit. Votuesit në shtetin e Virxhinias u dhanë një goditje shpresave të Guvernatorit republikan Glen Youngkin për të vënë organin legjislativ shtetëror nën kontrollin e partisë së tij.

Demokratët ruajtën shumicën e brishtë në Senatin e shtetit ndërsa rimorën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Youngkin ka propozuar vendosjen e një ndalimi 15-javor të abortit në Virxhinia, përjashtuar rastet e përdhunimit, incestit ose kur jeta e nënës është në rrezik. Marrja e kontrollit të organit legjislativ nga demokratët u jep atyre mundësi që t’i bllokojnë këto përpjekje.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?