Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet parlamentare 2025: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe diaspora në Kosovë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Zgjedhjet parlamentare 2025: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe diaspora në Kosovë?
KosovëLajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe diaspora në Kosovë?

Published: September 22, 2024
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin ka pohuar se tashmë shumë nga aktivitetet zgjedhore kanë filluar. Ai ka pohuar se po vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së”, ka potencuar ai.

Elezi po ashtu bëri të ditur se më 1 shtator ka filluar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, e cila do të përfundojë më 11 dhjetor 2024. Gjithashtu, Elezi njoftoi se po vazhdon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit.

- Publicitet -

“Është duke vazhduar edhe periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe e e cila përfundon më 26 dhjetor 2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre. Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org. Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse”, pohoi Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, theksoi se po vazhdon edhe  periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, e cila do të përfundojë më 28 dhjetor 2024.

“Në kuadër të përgatitjeve të procesit zgjedhore, së fundmi, KQZ ka emëruar edhe anëtarët e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve si dhe ka caktuar Qendrat Komunale të Numërimit”, shtoi tutje ai.

Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. Ndërkaq, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme, duke qenë një moment i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shtetit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik
  • Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve
  • Tensione mes Argjentinës dhe Brazilit, përshkallëzohet kriza diplomatike pas deklaratave të Mileit ndaj Lulës
  • Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?