BE e SHBA prej vitesh nxisin Kosovën të arrijë marrëveshje me fqinjen e saj Serbinë, që nuk e dëshiron Kosovën shtet. Kjo minon stabilitetin e zhvillimin demokratik në shtetin më të ri të Evropës.
Kosova është një vend i vogël me një popullsi rezidente prej vetëm 1.6 milionë banorësh. Megjithatë, zgjedhjet parlamentare atje më 9 shkurt 2025 kanë potencialin të kenë pasoja të mëdha në të gjithë Ballkanin, madje edhe ndërkombëtare. Prandaj më mirë të mos injorohen shenjat paralajmëruese veçanërisht jo në Bruksel, Berlin dhe kryeqytetet e tjera perëndimore. Ato ofrojnë informacione rreth shkallës në të cilën projekti i shtetit të Kosovës mund të vazhdojë të kontrollohet nga jashtë – apo jo. Fushata zgjedhore ofron gjithashtu imazhe të qarta, edhe në lidhje me atë, se cila është mbështetja brenda shoqërisë për dialogun bilateral të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për shkak të trazirave aktuale ndërkombëtare, kjo ka të bëjë edhe me Evropën në tërësi.
Si orientim shërbejnë flamujt e ndryshëm dhe simbolet kombëtare që partitë e Kosovës ua paraqesin votuesve. Vendin kryesor për shfaqjen e flamurit e zë Lëvizja Vetëvendosje, kjo edhe falë forcës së saj! (Lëvizja për Vetëvendosje!, LVV). Partia drejton qeverinë aktuale me kryeministrin, Albin Kurti. Sondazhet thonë se partia dhe lista e saj do të jenë përsëri sërish kryesuese në votime (në 2021, në zgjedhjet e fundit, ajo arriti 50.3 për qind).
Paraqitjet e fushatës zgjedhore të LVV-së janë tërësisht të përshtatura për Kurtin. Premiera zgjedhore u zhvillua në mesin e janarit në qytetin e Gjakovës: në një sallë të mbushur plot, pjesëmarrësit valëvitën flamujt shqiptarë në tribuna dhe një tjetër në skenë nën sloganin gjigant zgjedhor. Por asnjë gjurmë e flamurit shtetëror të dizajnuar sipas modelit të BE-së.
Menjëherë pas hyrjes së kryeministrit këndohet së bashku himni kombëtar shqiptar. Pa dyshim, himni i Kosovës do të ishte pak i dobishëm për këtë sepse, ashtu si flamuri dhe stema, synohet të pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit të përcaktuar me kushtetutë e në përputhje me kushtetutën e vitit 2008 (dhe në pajtim me udhëzimet nga jashtë).
Sovranitet në të gjithë territorin
Konkretisht kjo do të thotë, se himnin ka melodi, por jo tekst. Kjo e bën më të lehtë të heqësh dorë. Mitingjet zgjedhor të LVV-së shfaqin “elementin kosovar” vetëm përmes hiteve të njohura. Mirëpo përmbajtja e këtyre këngëve patriotike menjëherë kthehet në “elementin gjithëshqiptar”.
Kurse shumica e pasazheve në fjalimet e Albin Kurtit kanë referenca të tjera: ato lëvdojnë luftën kundër korrupsionit nga qeveria dhe ofrojnë një lloj narrative socialdemokratike të progresit dhe drejtësisë. Kuadri politik kombëtar, nga ana tjetër, vjen aty përmes inskenimit të vlefshmërisë së territorit, qartë kjo në sloganin zgjedhor të sipërpërmendur, ku shkruhet “Cep më cep” (përafërsisht: “Deri në cepin e fundit”).
Të gjithë në terren e kuptojnë se çfarë nënkuptohet me këtë: Si në vitet e kaluara, qëllimi i LVV-së është dhe mbetet vendosja e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e vendit. Qnëdrimi obstruktiv i kotë i Serbisë, e cila vazhdon ta pretendojë Kosovën si të sajën, është frenuar, si dhe dëshirat pafuqi të SHBA-së dhe BE-së që Kosova dhe Serbia të komunikojnë përmes dialogut për gjithçka.
Falënderim për SHBA
Paraqitjet e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë nga ana ikonografike më komplekse se ato të LVV-së, që janë “thjesht shqiptare”. Mitingjet ashtu si edhe (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, më rajonale) e kanë traditën tek lëvizja guerile e viteve 1990, pra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Flamuri shqiptar ka hapësirën e vet këtu, por afërsisht në të njëjtën masë si e ka edhe flamuri i UÇK-së (në simbolikën e tij po ashtu “shqiptar” ), si dhe flamuri i SHBA-së e ai zyrtar. Po ta interpretosh shumën ikonografike: Shteti ka ndikimin shqiptar, “ne” luftuam për të dhe çliruam vendin. Dhe: Nga ana perëndimore, BE-ja nuk llogaritet, por SHBA, asaj i detyrohemi me falënderime për mbështetjen e luftës në 1999 dhe me të cilët ne (ndryshe nga Albin Kurti) definitivisht nuk duam të shkaktojmë telashe.
Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e portretizon veten dominuese në mbështetjen e shtetit. Kjo parti paraqitet si vazhdimësi e ish-partisë kolektive kosovaro-shqiptare të shtetit paralel të viteve 90-të kundër shtypjes serbe e drejtuar asokohe nga Ibrahim Rugova. Tek mitingjet e saj afishohet gjerësisht flamuri shtetëror, ai i partisë dhe ai i viteve 1990-të, që përmban modifikimin e dikurshëm të shqiponjës dykrenore shqiptare. Falë përdorimit në vulën heraldike të zyrës presidenciale të Kosovës, kjo emblemë është edhe e vetmja pikë simbolike në të cilën madje edhe shteti i sotëm i referohet hapur popullatës mbi 90 për qind shqiptare.
Jo mbështetje në rast të një “detyrimi për ujdinë”
Ndërkohë në mesin e partive të minoritetit serb nuk përmendet Kosova si shtet. Kjo pakicë përbën më pak se pesë për qind të popullsisë, kështu që edhe partia më e madhe, Lista Serbe (lista Srpska), e cila është e lidhur ngushtë me Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi, është shumë e vogël për mitingje më të mëdha. Por ka spote zgjedhore, pankarta dhe postera. Ikonografikisht, ato tregojnë vetëm gjëra që mund të kuptohen si “thjesht serbe”.
Por cili është mesazhi për aktorët perëndimorë që de facto e kanë mbështetur shtetbërjen e Kosovës që nga viti 1999? Ndoshta mbi të gjitha ky: Kosova shihet si nga shumica ashtu edhe nga pakicat si një projekt-shtet-komb, si pothuajse të gjitha shtetet e tjera në Evropë. Përpjekja perëndimore për ta formësuar vendin si multietnik dhe për të kufizuar lidhjen e tij simbolike me shumicën e popullsisë si një lloj populli de facto shtetëror nuk ka fuqi bindëse në vend.
Dhe se kushdo që dëshiron të promovojë stabilitetin shtetëror të Kosovës nuk duhet të minojë mbështetjen demokratike për të duke detyruar një marrëveshje me një shtet fqinj që e kategorizon heqjen e Kosovës shtet si qëllim kushtetues. Përndryshe, vështirë se mund të shmanget konsolidimi i mëtejshëm i populizmit politik kombëtar në pushtet duke përfshirë një qëndrim të ngurtësuar konfrontues jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj rekomandimeve dhe udhëzimeve të BE-së, e me të gjithë potencialin destabilizues që lidhet me këtë./DW
Fat i madh do te ishte nese kete here Albini do te humbte. Kosova do te merrte fryme lirisht dhe do te kthehej ne rrjedhat normale.
Ti Mollosi flet ne emer te Rames apo te Vuçiçit?! Cfar tolerimi paska bere Serbia qe jeta ne Kosove pa Altinin do ecka Val! Kurpaska qene normale jeta ne Kosove Qe jeta te shkoje normale Kosova duhet te pranoje Asosiacionin dhe pastaj jeta shkon normale si ne Bosnje.
Pse nuk lejoni komentet per mitingun e PD? Nxirrni me dron cfare ju do qejfi?
Durrsak!
Asociacioni ishte kushti per krijimin e shtetit te Kosoves. Nese doni shtet duhet te keni asociacionin, u thane shqiptareve te Kosoves. Tani asociacioni eshte shume me i demshem se sa ai i vitit 2013 dhe 2015. Dhe eshte shume e sigurte qe ai do te jete edhe me i demshem nese nuk pranohet ky i tashmi. Si po shkojne punet, Albini ( apo Altini si e quan ti) po e rrezikon shtetesine e Kosoves. Nuk do te jete me ne rrezik vetem ardhmeria e Veriut por do te rrezikohet e tere Kosova. Dhe e gjithe kjo per shkak te kryeneqesise se Albinit.
Prandaj cdo shqiptar atdhetar duhet ta votojë opoziten!
Associacioni eshte kusht per vorio epirotin e varreszave te ushtareve greke,JO PER SHQYPTARIN E KOSOVES,QE ESHTE ZOT NE TOKE TE TIJ.
Jo u rrezikofte,por u tym e flake te behet,po qe se rrezikohet e ter Kosova. Associacione S`ka.
Do te jete shume me i rende nqs,nuk pranohet Associacioni i Tanishem,-thote Mollosi,bre Mollosi!Me ke po flet,me Edi Ramen?Tym e flake Mollosi!Si Shaban Polluzha,si Adem Jashari..Nuk ka friksues me te rrezikshem se Frikacaku,,Nuk ka shantazhues me te rrezikshem se i shantazhuari.
Do te jete shume me e rende per Ju ne te Ardhmen,nqs nuk dergohet Deti i Sarandes ne Hage,sot,,-i tha Micotaqi rame jevgut ne Athine,.Rama firmosi menjehere Marreveshjen sekrete,.Vetem mos i marrin vesh keta shqiptaret,qe kane mbetur,se TE TERA DO TI FIRMOS!
Keshtu e do Albin Kurtin,o Mollos?
Parpara Albin Kurti drejt Fitores Zgjedhore ne krejt Kosoven,,Perpara drejt Shtet te Kosoves te qeverrisur cep me cep,nga Mitrovica ne Rrozhaje,ne Morine,se nuk do lejme Cep te Kosoves pa qeverrisur Banoret shqiptare te Mitrovices do ti kthejme ne shtepite e tyre stergjyshore,.
Rame jevgu,,Shko bej nje POZE me Suel Celen,se me Capjat ke mbushur nje Album.
Qe te vije zemra ne vend,se frikacaku vdes perdite.
JO ALBIN KOSOVA.
Kacaniku rafti pika
Nuk po ditka cfar asht Frika
7 sahat jane there me thika.
Përpara PDK dhe LDK!
Përpara demokraci!
Po fitoi LDK -PDK, fitojnë edhe Demokratët Euroatlantike!
Shqiptaret e Kosoves qe prej vitit 1912 e kendej gjithmone kane luftuar. Luftoi edhe Shaban Polluzha me Mehmet Gradicen, luftoi edhe Adem Gllavica e Adem Jashari. Te gjithe keta ishin trima te cartur qe nuk e dinin se cka eshte frika. Por edhe pse ishin trima, lirine Kosova nuk e fitoi. Lirinë e fitoi me ndihmen e Amerikes dhe NATO-s. Po te mos ishte Amerika, edhe perkunder trimerise se shqiptareve te Kosoves liria nuk do te fitohej.
Prandaj duhet degjuar AMERIKA o zoteri Demo!
Mire qe nuk the qe e fitoi nga “gandizmi” i Rugoves e nga LDK o Mollos.Te qe per LDK-ne,serbet sot e nje mije vjet aty do t’i kishe.Me duket se keta te LDK ndihen pak.ne siklet qe nuk luftuan dhe tani trumbetojne qe lirine na e sollen te huajt.
Artan, nese lexon pak me shume do ta kuptosh se organizimet e grupeve te para ne Shqiperi jane bere nga LDK-ja. Keto organizime beheshin nga LDK-isti Sali çekaj. Po ta perkujtoj se Adem Jashari ishte ne grupin e dyte, pra pas grupit te pare.
Merita e LDK-se ishte se ajo ne krye me dr. Rugoven me politiken e mencur i beri te gjitha shtetet demokratike per vehte. Ishte shume veshtire sepse Serbia, si trashegimtare e Jugosllavise kishte miq te shumte ne bote. Por te gjitha keto nuk do te kishin sukses pa AMERIKEN o zoteri Artan.
Deri sa partitë e reja opozitare në Jugosllavi kishin program rritjen e sovranitetit ndaj federatës ato të Kosovës dhe sidomos LDK ishin për rikëthim të autonomisë të abroguar në programin politik të tyre nuk parshifej ngritja e statutit politik të Kosovës ata që ishin pë statutit në nivel republike ishin deputetët e kuvëndit të Kosovës
Kerkesa e panderprere e LDK (sa ishte jugosllavia bashke) ishte qe Kosova te fitonte statusin e republikes. Kur filloi ndarja e republikes se Sllovenise dhe Kroacise LDK doli me kerkese te re qe ishte shteti i pavarur i Kosoves.
Prandaj ti i “Lidhjes se Komunisteve te Jugosllavise” mos manipulo me realitetin.
O mollos ndrroje nickname ne “Martallos”! Iku shul e erdhi kos!
Si more te pranoje asocacionin Kosova?! A mer ere nga politika ti apo te jan bllokuar ventillat ne kok? Do me e perdhos nje komb ae ka luftu me gjak ..ME GJAK, per te jetjar i lkre ne token e vet? Serbia le te kerkoje falje, demshperblim e te ule koken qe jo vetem qe nuk e ben por ata nuk e konsiderojne fare shtet Kosoven. Epo ti lerfaqeson ata bythecët pa shtylle kurrizore qe i frigohen kujtdo qe eshte me i madh.
Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frigohet, por vdes, por vdes si një dëshmor!
Perse fyen ore zoteri Kanina. Do jem gjalle e do te shohesh se asociacioni, duam ne apo nuk duam nuk ka qajre pa u zbatuar. Eshte nje e keqe e domosdoshme qe nuk mund t’i ikim. Nese nuk zbatohet asociacioni atehere jo Veriu, por e tere Kosova do te jete ne rrezik.
Rama bashke me Vucic ,po deshi mund ti bashkohet dhe mollosi me Ramush Aradinajn mund te flejne me enhrren e asociacionit por Kosova e ka fituar ate duel. Kosova i takon kosovareve dhe serbet te rrine urte e ti sherbejne shtetit ne baze te ligjeve te Kosoves.
Martallos te thash aderbardh, nuk eshte sharje. Me kete llogjike qe ke ti, Shqiperia do ishte nga lezha der ne lushnje! Jo or jo, nuk mund te behet siç duan te huajt, a eshte shtet i oavarur Kosova?? Nqs jo atehere le tja heqin pavaresine e ta marrin neperkembe se kshu e kemi zakon ne te leshojme litar deri sa te na mbysin.