Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Zgjidhje si për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”, SHBA përgatit planin për armëpushimin në Ukrainë: Vendi të ndahet në tri pjesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Zgjidhje si për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”, SHBA përgatit planin për armëpushimin në Ukrainë: Vendi të ndahet në tri pjesë
BoteLajmi i fundit

“Zgjidhje si për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”, SHBA përgatit planin për armëpushimin në Ukrainë: Vendi të ndahet në tri pjesë

Published: April 16, 2025
Shpërndaje

Plani i fundit zyrtar i SHBA-së për një armëpushim në Ukrainë, i përshkruar nga i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Keith Kellogg ndjek, ndër të tjera, linjën e një ndarje trepalëshe të Ukrainës dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar në pjesën lindore. Një plan i besueshëm nga pikëpamja ushtarake, por me shumë detaje të panjohura për palët e përfshira.

Komentet e Kellogg janë domethënëse sepse kjo është hera e parë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës që një zyrtar i lartë amerikan ka propozuar rrjedhën natyrore të lumit Dnieper si një vijë demarkacioni për një zgjidhje të pasluftës. Propozimi erdhi në të njëjtën ditë kur i dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff u takua me Vladimir Putin në Shën Petersburg për të diskutuar epokën e pasluftës.

Propozimi i SHBA-së përfaqëson vetëm bazën e negociatave për t’u vendosur në tryezën e bisedimeve duke shpresuar se do të çojë në një marrëveshje përfundimtare për armëpushimin. Pra, nuk është asgjë përfundimtare. Kjo gjë tregon edhe një herë se sa larg është ende në kohë edhe nga konsensusi i të ashtuquajturit “komunitet ndërkombëtar” për pajtimin e palëve në konflikt.

- Publicitet -

Ndarja e territorit ukrainas në “zona ndikimi”, sipas modelit gjerman gjatë Luftës së Ftohtë, është pikërisht ideja bazë nga e cila mund të nisin diskutimet për menaxhimin e periudhës ruso-ukrainase të pasluftës. Kellogg tha se propozimi ofron një nga pamjet më të qarta të “vizionit” të Presidentit Trump për të ardhmen e Ukrainës. Nuk është ende e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bëjnë presion Kievit që t’i lëshojë më shumë territor Rusisë përtej atij që aktualisht është i pushtuar nga trupat e Moskës.

“Ne mund të arrijmë në një zgjidhje që i ngjan asaj që u vendos për Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore, me një zonë ruse, një zonë franceze, një zonë britanike dhe një zonë amerikane”, tha Kellogg në prezantimin e planit amerikan, në një intervistë për “The Times”.

Krahasimi nënkupton një Ukrainë të mundur, sipas modelit të Gjermanisë naziste. Një ndihmë e madhe kjo për narrativën e Kremlinit se Kievi është nën kontrollin e elitave politike neo-naziste. Pas polemikave që pasuan, vetë Kellogg reagoi në “X” për të korrigjuar deklaratën.

“Unë doja të propozoja një forcë ndërhyrëse pas armëpushimit në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës. Në deklaratë, po u referohesha zonave të përgjegjësisë së një force aleate (pa trupat amerikane). Nuk e kisha fjalën fare për një ndarje të Ukrainës”, tha ai.

Plani “Kellogg” propozon ndarjen e Ukrainës në tri zona, secila e kontrolluar nga forca të ndryshme shtetërore ose ndërkombëtare. Në thelb ekzistojnë dy pika demarkacioni: lumi Dnieper dhe vija e frontit në Donbass.

Zona e parë – në perëndim të lumit Dnieper dhe duke përfshirë Kievin, Lvivin dhe Odesën do të viheshin nën mbrojtjen e armatosur të një “koalicioni të vullnetshëm” tashmë të famshëm të shteteve evropiane, të udhëhequr ushtarakisht nga Franca dhe Britania e Madhe.

Zona e dytë – e përcaktuar nga vija e frontit të Donbasit dhe duke përfshirë Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Krimenë (por jo Zaporizhzhian, të cilën Moska e ka aneksuar tashmë në mënyrë të njëanshme) do të përfundonte nën kontrollin e drejtpërdrejtë rus, si ushtarak ashtu edhe administrativ.

Zona e tretë – në verilindje të lumit Dnieper dhe duke përfshirë Kharkiv, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Sumy të shkatërruar nga lufta do të mbeteshin nën kontrollin e Ukrainës.

Midis zonës së dytë (ruse) dhe zonës së tretë (ukrainase), përgjatë kufirit të përfaqësuar nga fronti aktual i luftës, do të kishte një zonë të çmilitarizuar që varion nga një minimum nga 18 deri në maksimumi 30 kilometra gjerësi, në varësi të pikave të spikatura.

Pika më veriore do të ishte kufiri rus, në kryqëzimin e dy rajoneve ukrainase të Luganskut dhe Kharkiv, ndërsa pika më jugore do të vendosej në takimin me lumin Dnieper pak më poshtë qytetit të Zaporizhzhia. Funksioni i brezit pa ushtarë dhe armatime do të ishte ai i një tamponi klasik. Jo saktësisht një garanci, duke gjykuar nga precedenti historik.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Enver prej Shkupi says:
    April 16, 2025 at 8:30 pm

    Ndarja e Ukrainës “Naciste ” ! Po Naciste asht Rusia , e jo Ukraina ! E bardha asht e zezë ! E zeza asht e bardhë ! ????

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 16, 2025 at 8:41 pm

    Duket si nje bombe gjigante me sahat
    qe se cila pale mund ta interpretoje
    sipas interesit te saje ne te ardhshmen.

    Po te ndahet zona perendimore anglo franceze
    ne dy pjese dhe ne jug te jene Amerikanet ne
    rolin e nje buffer state, siguria do jete mjaft me
    madhe, sic e kuptoj un.
    Besoj gjithashtu, se Polonia etj duhet te marin ate qe i takon.

    Reply
  • chp says:
    April 16, 2025 at 8:52 pm

    Nje plan te tille kishin dhe anglo-amerikanet per Shqiperine ne vitet 1944-1946 per te cilin nuk diskutohej Vorio Epiri…Enveri shfrytezoi Titon qe ky i fundit e perkrahu Shqiperine se donte ta kollufiste te teren sic e porositi Stalini Titon…Kollufite Shqiperine …Kush mund te shtremberoje buzet eshte i lutur te gjeje ne gazeten Washington Post ne 1 dhjetor 1946 nje artikull me titull NDAL COPEZIMIT TE SHQIPERISE qe ish ambasadori amerikan ne Shqiperi NE 1926 -1930 C.H i kerkonte Shtepise Bardhe qe te mos bente pazare ne dem te Shqiperise..

    Reply
  • demo says:
    April 16, 2025 at 9:30 pm

    Po ke sulmoi Ukraina,qe doni ta ndani si Gjermania?Mjere i munduri-thane Galet kur pushtuan Romen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  • Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  • RaBexit!
  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Komentet e Fundit

  1. Nena on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. Luan on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. K R on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. ANA on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Keta jemi ky eshte niveli on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?