Myroslava Petsa dhe Daniel Wittenberg – BBC
Dita filloi me të njëjtën rutinë të përzemërt që Shtëpia e Bardhë rezervon për vizitat e personaliteteve të huaja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit nga presidenti amerikan Donald Trump në derën e krahut perëndimor me një roje nderi dhe liderët shtrënguan duart me mirësjellje.
Ne ishim në Zyrën Ovale si pjesë e grupit mediatik ukrainas ku fillimisht pamë formalitetet e përgatitura mirë dhe për rreth gjysmë ore pati një bisedë me fjalë të sjellshme.
Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e kampionit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk.
Trump komplimentoi veshjen e Zelenskit.
Deri këtu, gjërat ishin kaq diplomatike.
Por minuta më vonë, ajo që shpërtheu ishte e paprecedentë për të mos thënë më shumë.
Toni normal u shndërrua në ashpërsi dhe kaos. Zërat u ngritën, sytë u rrotulluan, u hodhën akuza, dhe mbi të gjitha para kamerave televizive të të gjithë botës.
Presidenti dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së e qortuan udhëheqësin që u kishte ardhur për vizitë, duke akuzuar Zelensky se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së që ka mbështetur përpjekjet në luftës e Ukrainës.
Tensionet u rritën kur zëvendëspresidenti JD Vance i tha Zelenskyt se lufta duhej të përfundonte përmes diplomacisë.
Çfarë lloj diplomacie, u përgjigj Zelensky.
Duke folur për presidentin ukrainas, Vance i tha mikut se nuk tregonte respekt për të, që të vinte në Zyrën Ovale dhe të parashtronte çështjen e tij para mediave amerikane dhe kërkoi që ai të falënderonte Trump për udhëheqjen e tij.
Gazetarët në dhomë ndoqën më pas me gojë hapur se si pasoi një shkëmbim fjalësh i jashtëzakonshëm.
“Ke folur mjaftueshëm. Nuk e fiton dot këtë debat” i tha Trump në një moment. “Duhet të jesh mirënjohës. Nuk i ke letrat.”
“Unë nuk jam duke luajtur letra,” u përgjigj Zelensky. “Unë jam shumë serioz, zoti President. Unë jam presidenti në një luftë.”
“Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore,” u përgjigj Trump. “Dhe kjo që po bëni është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend, që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz thanë se duhet të kishin.”
Vance iu përgjigj: “A keni thënë “faleminderit” një herë në këtë takim? Jo.”
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA e shikonte me duart në kokë.
Atmosfera kishte ndryshuar tërësisht – dhe gjithçka kishte shpërthyer.
Kolegët tanë amerikanë thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë. “Një skenë si kjo ishte thjesht e paimagjinueshme në Shtëpinë e Bardhë” – më tha njëri.
Ndërsa gazetarët dolën nga Zyra Ovale, shumë prej tyre qëndruan në një gjendje shoku. Në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, ku debati rishikua pak më pas, pjesa tjetër e mediave që nuk kishin qenë në dhomë e shihnin me mosbesim.
U krijua konfuzion. Kishte pyetje të menjëhershme nëse konferenca e planifikuar për shtyp do të vazhdonte ose nëse marrëveshja e shumëpritur midis SHBA dhe Ukrainës mbi burimet minerale do të nënshkruhej.
Disa minuta më vonë, Trump shkroi në Truth Social se Zelensky mund të “kthehet kur të jetë gati për paqe”.
Konferenca e shtypit dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes që do të mbaheshin në pjesën lindore të Shtëpisë së Bardhë u anuluan zyrtarisht.
Menjëherë pasi Zelensky doli jashtë dhe hipi në një SUV që e priste, ndërsa ambasadorja e tij e ndiqte pas tij.
Ata u larguan pasi bota sapo kishte filluar të treste një moment të jashtëzakonshëm.
Pavarësisht nga sherri, mund të ketë ende një marrëveshje për mineralet herët a vonë.
Por një gjë është e sigurt: kjo vizitë e Zelensky do të mbahet mend për arsye krejtësisht të ndryshme.
Bota e pa me sytë e tyre se si po zhvillohen negociatat mes SHBA-së dhe Ukrainës: ato janë të vështira, emocionale dhe të tensionuara.
Ishte e qartë se ky ishte një negocim i vështirë për të dyja palët.
Dhurata e rripit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk sigurisht që nuk e shpëtoi situatën.
Dhe pas kësaj përballjeje në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e vërtetë tani është se çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e vetë Zelensky.
JA CFARE DO TE THOTE PER LUFTEN NE UKRAINE KJO SITUATE E PAPARE NE SHTEPINE E BARDHE:
Zelenski qe si LOLO injorant pozoi ne fushaten e Qamilese se Bidenit ne Pensilvani, tani pas ketij skandali te qarte ne maredheniet bilaterale SHBA-Ukraine duhet te jape menjehere doreheqjen nga posti qe mban, ne menyre qe te shpetoje nga kthetrat e Putinit popullin e tij 40 milionesh qe e ka kapluar kjo fatkeqesi e LIGE.
@intelektuali
Zelenski mundohet te ndihmoje popullin e ti dhe ska asgje te keqe te kerkoi ndihme nga presidenti aktual (ath Biden).
Me vertet nuk e shikoni qe trampi eshte i shitur te putini?
gjithe kabineti ti ishte anti tramp para nje muaji tani u bene pro tramp dhe aktrojne si kalamanje, amerika eshte bere turpi botes me keq se albanistoni.
Eshte per te admiruar kurajoja e presidentit ukrainas
Ne lufte Eshte populli i tij jo ai amerikan
TRAMP O-1 ZELENSKI.
Do te ishte gje e mire qe debate te tilla te ishin me te shpeshta, se sic thote edhe dialektika jone (e bazuar tek ajo hegeliane): te kundertat sjellin produkt te ri; teza + antiteza = sintezw. Do ti uroja Zheles ta vazhdonte debatin e pakez-nisur, jo se i ka letrat ne dore, por per te patur te pakten mbeshtetjen morale te shumices ne bote, dhe kjo mund te ndryshonte dicka ne planin e paqes se kerkuar.
@Detari:
Historite me spiune dhe poliagjente intelektuali i ka degjuar papushim edhe ne Kohen e Qepes te Enverit, edhe ne Kohen e Preshit te Saliut, edhe ne Kohen e Rilindjes te Edvinit si nje LETERSI propagande komuniste “FIJET QE PRITEN” qe shqyptaret kane shume qef ta lexojne dhe shikojne vazhdimisht.
PRESIDENTI TRUMP U ZGJODH ME VOTE TOTALE PLEBISHITARE JO NGA SHQYPTARET E ENVERIT DHE EDVINIT, POR NGA AMERIKANET ME PREMTIME SE DO TA BENTE SHBA ME STRATEGJINE E TIJ FITUESE: “USA GREAT AGAIN”
qe:
Me fjale te tjera do te thote qe do te nderpriste RRJEDHET ne kanalin e Bidese dhe Qamiles e $ qindra milarda dollareve edhe ne luften vrastare absurde ne Gaza edhe ne Ukraine, por edhe te $ qindra milione dollareve qe grabiteshin nga USAID dhe ambasadat amerikane ne Bote, perfshire ketu edhe grabitjet jo te vogla te grave te Edi Rames dhe Erion Veliajt nga taksapaguesit amerikane qe votuan Trump pikerisht me kete kete detyre fare pragmatike qe kishte te bente me frigoriferin e shtepise.
BESOJ ME KETO QE PO SHOHIM PRESIDENTI TRUMP PO BEN PIKERISHT KETE PREMTIM ELEKTORAL QE U KA BERE AMERIKANEVE DHE ASPAK ZELENSKIT TE UKRAINES QE NGA $ 350 MILIARDE DOLLAROT E SHBA ME SHUME SE GJYSMEN JA KA KTHYER HUNTER BIDENIT NE LAPTOPIN E TIJ DHE NE VEND TE KERKOJE FALJE PER KETE MEGA-VEPRIM KORRUPTIV TE PAPARE NE HISTORI, KY LOLO KARAGJOZ KERKON TE HIQET “PATRIOT”, SI GJELI MAJE PLEHUT DUKE FOLUR NE ANGLISH SI GABEL NGA BRRAKA E TIRANES DHE JO SI NJE PRESIDENT QE FLET ME DIPLLOMACI PA GABIM NE GJUHEN E TIJ.
Ne kete situate te LIGE per Ukrainen intelektuali thote vetem: “Zoti meshirofte kete popull fatkeq qe Hollodomori sovjetik i Stalinit vrau me shume se 30 milione njerez, qe Cernobili IDIOT i inxhiniereve injorante sovjetike te BRSS po keshtu asgjesoi nje pjese te madhe te territorit me rrezatimin vdjekjeprures qindra km katrore rreth e rrotull tij, qe Kulcedra Komuniste e Putinit po kerkon ta kollofise me nje kafshate, njashtu si Stalini i rekomandonte Titos per Shqypnine dhe le te presim se cfare do te thone kreret e BE-se me 6 mars, por gjasat se nuk do te thone kurgje se armet dhe predhat blihen me $ dollare USA dhe jo me llafe simpoziumesh apo samitesh budallaqe te llafoqylit te bedeleve te Ursula von der Leyen ne Bruksel qe te presin dhe te percjellin me gisht ne bythe pa te dhene asgje, sepse kallashet dhe pushket “Simonov” kineze te Gramshit apo Policanit jane legjenda urbane qe mund te mallengjejne vetem komentuesin @demo ne kete forum te nerum, por Zelenskit i kane mbetur predha altilerie per te mbojtur frontin e luftes me Putinin 1500 km te gjate deri ne fillim te veres dhe pas kesaj duhet te zbathe breket dhe te urdheroje ushtrine e tij te dorezohet pa kushte nese Trump nuk ndyshon qendrim.
Po e hedh edhe nje here kete koment nga nje lajm qe kaloi tani shpejt prapa skene.
@intelektualisimo: te kesh nje mendim te kundert me mendimin tim, per kete te nderoj sic nderoj kedo qe s’mendon si mua! Por kur ne kunderfletrrufene tende ndaj nje komentuesi gjen me shume genjeshtra se te verteta, atehere une te ndihmoj ta korrigjosh qendrimin e genjeshtarit! Le te nisim!
Ti i quan palestinezwt e Gazes ardhacake nga Giza e Egjyptit! Ata nuk jane egjyptiane, por jane palestinezet e ndare nga shteti i ri izraelit, i cili pas formimit (1948) spastroi me dhjetra fshatra palestineze permes luftimeve.
Shqiperia nuk ka luftuar me izraelitet ‘e ligj’, por Shq. nuk pati asaj kohe marrdhenie dipllomatike me Izraelin dhe denoi sa here politiken e saj ne rajon.
Dritat, ujin, ushqimin, plehrat, etj., Gazes nuk ia paguante Izraeli, por UNO dhe shtete te ndryshme.
Hamasin e votuan vertet palestinezet, por populli i Gazes nuk u identifikua ndonjehere 100% me Hamasin, kete organizate te ngritur me ndihmen e MOSAD-it izraelit.
Persa i perket raketave te formes se fiksheziareve, nuk e di nwse i muaren nga Rusia, apo nga Irani, por -sipas mediave- kishin nisur ti prodhonin ato lloj fiksheziaresh edhe aty ne Gaza, biles mendoj: nen drejtimin e Izraelit.
Persa i perket ndihmes amerikane dhene Ukrahines, (shtojme aty edhe ndihmen e Europes, biles edhe ‘i gjati’ dha para dy-tre vjetesh 1 milione dollare, apo euro, -nuk e di ku i gjeti, shko pyete), e gjithe kjo ndihme i eshte dhene Ukrahines pa afat, nje pjese e madhe eshte falas; nuk i ka thene kush se duhet ta ktheje me 2025-en, por eshte ndihme per ti qendruar agresorit te huaj, gje qe ka ndodhur, sa e ka dobesuar ushtrine ruse, ne te kunderten nuk do shkonte Putua tek Kimi per te marre mijra ushtare koreano-veriore!
Se fundi, (edhe per komentuesit e tjere kjo), Trumpi jo vetem po i sherben Putinit, por ai nuk duket thjesht agjent, ai dallon si nje rus i vertete dhe patriot, po si Putini, (te njejtat fjale i tha Putos Bush-juniori para shume vjetesh); se si ky tip rrjedh nga nje baba skocez dhe mama gjermane, ky (nuk) eshte mister, -pas L2B agjenturat ishin ne kulmin e tyre, tash ato japin rezultatet! S.d.q. komentuesi phonix me lart ka nja 30 % te drejte. Edhe une kam thene qysh ne fillim ketu, se plani per ndarjen e Ukrahines eshte bere vite me pare, ndonse jo plan i detajuar.
Te kthesh shpinen problemeve edhe se nuk jane te tuat nuk dmth ti zgjidhesh ose jane te te tjereve
Sepse
Po te shitet paqja ne kurriz te popullit ukrainas dmth legjimitet i Putin granitqarit
Me vone e kane rradhen popujt balltike
Te shkosh ne fushaten elektorale te demokrateve dmth mirenjohje per ate qe administrata biden beri per ukrainen
Nqs i mbetet qejfi trumpit dhe vansit problem i tyre
Por tregojne mbare botes cilet jane
@intelektuali
Amerika nuk ka dhene qindra miliarda te Ukraina, si intelektual qe paraqitesh duhet ta dije kete fakt.
Shumica e ndihmes amerikane jane municione te skaduara dhe ndihma per trajtime.
Me pak fjale Amerika ka fituar leke duke lejuar Ukrainen ti asgjesoje ato municione qe ndryshe to kushtonin shume ne amerike. Ti re ne propaganden e trampit ku genjen se zelenski mori zarfe me miliarda dollare…
Z Ethem.Pas 12 vjetesh komente jam dakord me komentin tuaj.
@Detari:
Mos e trash gjuhen se ti thua qe intelektuali GENJEN edhe une them qe ti GENJEN dhe se llogjet e tua konspirative jane letersi per katunare dru me pre, sepse burimet e besueshme ne internet tregoje tjeter gje dhe deklarata e Presiodentit Trump eshte bere viralene te gjitha rrjetet sociale:
“I KEMI DHURUAR $ 35 MILIARE DOLLARE UKRAINES DHE ZELENSKIT SEPSE KEMI PASUR NJE PRESIDENT BUDALLA”
Keshtu ka deklaruar Presidenti amerikan, Donald Trump, lajm qe ka mbushur median dhe rrjetet sociale dhe ti trash gjuhen dhe thua genjen intelektuali me llogje prej budalli qe te fyejne intelektin ku i lexon.
Ne kembim te mineraleve me vlere Zelenski kerkoi garanci ne mbrojtje
Dhe kjo eshte me se normale o intelektual kapsollja!
I Votet for Trump,but isn’t normal only to taking!
Ajo qe u pa qarte nga ato gazetaret e BBC ishte thjeshte se atij karagjoz-presidentit i hoqen nga bytha ate spine Sorosiane qe ka pasur thelle saj nga administrata e shkuar e shuraqit Biden.
Z.Intelektuali,,Ju jeni i pasur pikerisht nga fondet e USAIDIT dhe organizatave Humanitare te financuara nga SHBAdhe BE si perkthyes per te bere agresore,,Vampire,kanibale horror qe transplantojne organe,pikerisht viktimat e Racakut dhe blloqet me konvejera plot me kosovare qe gjinden ne balten e Danubit.Je paguar me fondet e USAIDIT per te kriminalizuar djemte e Kosoves qe i dolen zot Kosoves,UCK,Hashim ThacinJakub Krasniqin etj.Ju jetoni si sheik Hollywoodi ne brigjet e Paqesorit pikerisht me fondet e Emigracionit qe do ti nderprese Trapi,kurse demo pushket simonov dhe Ak 47Kallashnikov,nuk i gjykon te vlefshme per ju Amerikanet e Pasur,por per Vendin tone te vockel dhe te pambrojtur.Laj,thaj,Ato kemi,ose nuk i kemi me fare.Larg qofte do luftojme me gure.Demos se varfer me pension modest i vlen edhe bicikleta tribotiste,maoiste,revizioniste,se ate ka per te bere pazaret.