Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 17 vjet shtet, Osmani dhe Kurti: Asgjë nuk mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > 17 vjet shtet, Osmani dhe Kurti: Asgjë nuk mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane
KosovëLajmi i fundit

17 vjet shtet, Osmani dhe Kurti: Asgjë nuk mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane

Published: February 17, 2025
Shpërndaje

Krerët e shtetit në Kosovë kanë përkujtuar të hënën sakrificën shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e shpalljes së shtetit.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit, ku theksuan rëndësinë historike të kësaj dite dhe përparimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.

Osmani: Kosova e lirë dhe sovrane nuk mund të ndalet

- Publicitet -

Presidentja Osmani tha se kjo është një ditë për të shprehur mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Nuk ka asgjë që mund ta ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane. Kjo është një ditë kur u shprehim mirënjohje të përhershme të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë – nga arkitekti i pavarësisë, presidenti historik, e deri te komandanti legjendar Adem Jashari dhe çdo qytetar i Kosovës që ka sakrifikuar për këtë ditë historike. Do të ecim përpara, sepse Kosova është dhe do të mbetet një republikë e lirë, e pavarur dhe e përjetshme. Urime!”, u shpreh Osmani.

Kurti: Ekonomia është trefishuar, Kosova është shembull për siguri

Ndërkohë, kryeministri Kurti vlerësoi arritjet e Kosovës në aspektin ekonomik dhe atë të sigurisë, duke theksuar përparimin e bërë në këto 17 vite.

“Dimër i ftohtë, por zemrat e ngrohta teksa festojmë 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës – një shtet sovran, demokratik, me integritet territorial, progres social dhe rritje shembullore ekonomike. Ekonomia jonë është trefishuar krahasuar me 17 vite më parë, ndërsa Kosova sot është shembull për siguri, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, duke garantuar të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Kurti.

Festimet për 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës po shoqërohen me aktivitete të shumta në të gjithë vendin, ndërsa krerët shtetërorë përsëritën angazhimin e tyre për një Kosovë të qëndrueshme dhe të zhvilluar.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Humoristi says:
    February 17, 2025 at 10:48 am

    Let fillon festa!?I nderuarari Idriz Ajeti,sa qe gjalle nuk e ka thene kete perkthim te sllavishtes nuk e ka uruarGezuar festen,me fund,pa fund, sioas krahinave!

    Reply
  • Flamur Struga says:
    February 17, 2025 at 10:58 am

    Gezuar Kosove kreshnike Pamvaresia jote ,fryti i shume sakrificave ,burgosjeve,debime masive,syrgjynosje nga syte kembet,gjakderdhje dhe shkaterrime per cdo 3-5 vjet.Eshte per tu gezuar cdo shqiptar kudo ku jeton dhe punon,eshte per te festuar dhe deshiruar qe kjo kala te mbesi gjithmone ashtu si e kane dashur shqiptaret ne shekuj.Sot Republika e Kosoves,duket si nje Shkemb ,si nje ishull gjigand qe nuk e demtojne as valet e deterave dhe oqeaneve te terbuar.E kemi te trasheguar nga gjaku i te gjithe atyre burrave,grave vajzave ,femive per ta ruajtur edhe ne sot ,neser me kokat tona..E kemi amanet nga Isa Boletini,Bajram Curri,Idriz Seferi,Hasan Prishtina,nga Komandanti legjendar Adem Jashari,nga trimat dhe trimereshat e UCK- ese te lavdishme,qe jane roje nderi neper buste,lapidare dhe thone: ne akoma jemi roje nderi neshi ne debore dhe ne te nxehte…I perjeteshem qofte kujtimi i te gjithe atyre qe kurr nuk kursyen per Lirine dhe Pavaresine e kesaj Keshtjelle,pac jete te gjate sa vete Toka dhe Qielli o Nena jone e madhe…

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    February 17, 2025 at 12:36 pm

    GEZUAR KOSOVA. POR PA FLAMURIN DHE HIMNIN KOMBETAR.NJE FAJ I RENDE I DEPUTETEVE TE KOSOVES PER PER NJE FLAMUR DHE HIMN QE SKA LIDHJE FARE ME ATO TE KOMBIT SHQIPTAR.

    Reply
  • Erdogan says:
    February 17, 2025 at 1:21 pm

    Flamuri (fllug) zoti Hajro i Konbit “Skiptare” eshte Greke nga Kostantinopolis.
    Per fat (fate angl) te keq Ata qe perfaqesojne ate Flamur jane Minoritet ne Pashallekun turk te vetequajture Albania.
    Ata jane te Anastasit jo te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve etj qe ishin Administrata Osmane.
    Kjo Eshte e Verteta vellezer.
    Turqia eshte N.R# 1 i investimeve ne Vorio Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis!
    You jini bere per Rahmet o Genitcere Hajrou por nuk e kuptoni (kapito ital).
    “Pavaresia e Kosovos”?
    Ketu Germania dhe Italia rri gatitu perpara Afendikoit ty me flet per “Pavaresi”!

    Reply
  • Dashi says:
    February 17, 2025 at 2:42 pm

    Kosova vërtet nuk është antare apo kandidate për në Bashkimin Evropian , as në Këshillin e Evropës e as antare e OKB-së , organizata këto të dorës së dytë . Po ama’ është antare e federatës evropiane të futbollit , federatës ndërkombëtare të basketbollit , të hendbollit , të shahut , të volejbollit e të mundjes . Pak ju duken gjithë këto ? Ka bërë përparime të mëdha , sidomos këto vitet e fundit nën qeverisjen e Albin Kurtit . Ka dhe pak sanksione nga Evropa e Amerika , pak fare , por edhe këto të pa rëndësishme .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?