Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 40 mijë lekë ndihmë financiare për studentët që diplomohen për Bujqësi, zbardhet vendimi i qeverisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 40 mijë lekë ndihmë financiare për studentët që diplomohen për Bujqësi, zbardhet vendimi i qeverisë
AktualitetEkonomiShoqëri

40 mijë lekë ndihmë financiare për studentët që diplomohen për Bujqësi, zbardhet vendimi i qeverisë

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca ka deklaruar se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka ofruar një mbështetje financiare mujore prej 40 mijë lekësh për të gjithë ata student që zgjedhin të diplomohen në disa nga degët e këtij universiteti.

Mbështetja financiare e dhënë për të tërhequr interesin e studentëve në degët e akuakulturës, peshkimit dhe mjekësisë veterinare, mesa duket bëhet për të penguar mbylljen e këtyre degëve të cilat megjithëse janë tepër të kërkuara nga tregu, kohët e fundit po përballen me gjithnjë e më pak student, pasi këta të fundit priren më tepër drejt Teknologjisë së Informacionit, Mjekësisë, Farmaci, Informatikë Elektronike, Arkitekturë ose studimeve profesionale 1-vjeçare.
“Universiteti Bujqësor i Tiranës për disa nga sektorët prioritar siç është akuakultura, peshkimi, mjekësia veterinare dhe sektorë të tjerë kanë ofruar një mbështetje financiare mujore prej 40 mijë lekësh për të gjithë ata student që zgjedhin të diplomohen në këtë universitet”- tha Krifca.

Ndërkohë, sa iu përket vendimeve të qeverisë, Krifca tha se sot është miratuar një tjetër mbështetje prej 65 milion eurosh për sektorin e bujqësisë, që pritet të investohet në 3 sektor kryesor.
“Sot kemi miratuar një tjetër mbështetje për sektorin e bujqësisë, një shumë prej 65 milion eurosh. Është një marrëveshje e miratuar me Bankën Botërore, një instrument shumë i rëndësishëm financimi me të cilin kemi punuar shumë gjatë.

- Publicitet -

Me këto fonde, do të ndërhyjmë përmes financimit në 3 sektore kryesore.

Së pari, zgjerimin e skemave të ujitjes dhe të kullimit. Planifikohet të zgjerohen deri më 28 mijë hektarë skemat e ujitjes në zonën e Lushnjes dhe të Diviakës, duke implementuar teknologji mjaft inovative dhe çuar ujin me presion në parcelë përreth 500 hektarë në zonën e Divjakës posaçërisht dhe zonën e Konispolit, zona këto intensive bujqësore dhe shumë të rëndësishme për prodhimin bujqësor.

Ndërkohë do të kryehet një implementim shumë i rëndësishëm i rinovimit të teknologjive të pompave që janë në hidrovoret e Semait dhe të Darëzezës, që praktikisht përmirësojnë sistemin e kullimit në të gjithë fushën e Hoxharës, ku përfitojnë një mori fermerësh në një sipërfaqe toke prej 10 mijë hektarësh. Do të rinovojmë burimet e energjisë në të 27 hidrovorët që ne kemi, ku aktualisht sasi të madhe të energjisë elektrike. Do t’i pajisim të gjithë këta hidrovorë me panele diellore, duke përgjysmuar kostot e Ministrisë së Bujqësisë sa iu përket faturave të energjisë elektrike, për modernizuar infrastrukturën dhe siguruar energji të pandërprerë.

Së dyti, siguria ushqimore. Pikat kufitare ku AKU operon, sa i takon kryerjes dhe mostrimit të analizave laboratorike, planifikohet rinovimi i infrastrukturës për 6 pikat kuftare të Shqipërisë: Bllata, Kakavija, Kapshtica, Qafë Botën dhe Qafë Thanën, të cilat kanë një fluks hyrjeje qoftë të produkteve ushqimore të importit, por edhe të eksportit. Të gjitha këto ndërhyrje të kësaj infrastrukture do të kryen në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve të Bashkimit Evropian.

Dhe së treti, zgjerimin e hapsirave të fermerëve në tregje përmes 5 platformave që ne I quajmë mikorhaps. Objektivi I tyre është shkurtimi i zinxhirëve ushqimor nga prodhimi tek kërkesa e qytetarëve me qëllim që i gjithë fitimi të mbetet tek fermerët”- tha Krifca.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?