Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiç.
Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë vendosur në veri, për të mbikëqyrur situatën dhe për të siguruar qytetarët në atë pjesë. E situata në veri vazhdon të jetë e njëjte. Gjatë mbrëmjes nuk është raportuar për ndonjë incident e as për vendosje të ndonjë barrikade të re. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti. Hoti ka thënë shkurt se “situata vazhdon të jetë e njëjtë, ndërkaq nuk ka pasur vendosje të barrikadave të reja”.
Mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka darkuar me zyrtarët policorë në Bërnjak. Ministri i Brendshëm po ashtu bëri të ditur se Kosova “ka kapacitete për t’i larguar barrikadat”, pa harruar t’i përmendë partnerët ndërkombëtarë.
“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla.
Vizita e Sveçles dhe deklarata e tij nuk i ka pëlqyer Listës Serbe. Vizitën e Sveçlës në veri Lista Serbe e ka cilësuar si “provokim të radhës nga Albin Kurti dhe vartësit e tij me qëllim të përshkallëzimit të situatës në terren”. Ky subjekt politik ka kërcënuar institucionet e Kosovës se “do të marrin përgjigjen e popullit serb” nëse tentojnë t’i heqin barrikadat.
Policia e Kosovës, dje ka bërë të ditur se një barrikadë e re ishte vendosur në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan. Kurse tre ditë më parë një tjetër barrikadë ishte vendosur në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut. Më 10 dhjetor 2022 pasdite në veri janë dëgjuar alarmet. Pas këtyre alarmeve ka pasur grumbullim të qytetarëve serbë dhe bllokim të rrugëve me barrikada në Rudarë. Policia e Kosovës kishte njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve ka mbyllur për qarkullimin në pikën kufitare në Jarinjë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pika të tjera kufitare për të hyrë në Kosovë ose për të dalë nga Kosova.
Më 8 dhjetor 2022, rreth orës 23:00, një veturë e Policisë së Kosovës derisa po patrullonte në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit është sulmuar dhe nga ky sulm ka mbetur i plagosur një zyrtar policor. Më 10 dhjetor 2022, një patrullë e EULEX-it është sulmuar me shok-bombë në veri të Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, liderë kosovarë e ndërkombëtar e kanë dënuar sulmin. Më 15 dhjetor, Serbia i është drejtuar KFOR-it me kërkesën për dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
j.l./ dita

Patriotit Xhelal Sveçla. Policia e Kosoves Harroji trupat e NATO-s, se 1999 nje here vjen ne histori. Policia e Kosoves duhet te heqe “barrikaden” e kryeministrit Al Bin, qe kerkon te djege boten per te zjere vezen e vet!
Albini do ta japi veriun e Kosoves ashtu me demagogji si e ka zanat dhe asnje kerkes per luginen e Presheves.Komunat e Veriut kurre nuk do integrohen ne Kosove ,kjo eshte e ditur.Kjo politik eshte e pregaditur nga qendra te ndikimit serborus…me kapjen e institucioneve te Kosoves.Si ka mundesi V.Osmani,D.Schwarz,Albulena Haxhiu,H.Abazi..Ne krye te Kosoves-kupolla anti UCK…..Zien internet nga gezimi (udbashet dhe te afermit e tyre)per denimin e Kom.Calit.
Lexues, lexoni te verteten e madhe:
Shqiptarët numerikisht më shumë se sa serbët, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Kurse të gjithë serbët janë vetëm 5,2 milionë. Pra serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve edhe kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 1,8 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serbë edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2,5-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Kjo vërtetohet me të gjitha qytetet e Serbisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 2,8 milionë banorë rezidentë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Serbia pa Vojvodinën ka gjithsej me emigrantët vetëm 2,1 milionë shtetas serbë. Kurse Vojvodina ka gjithsej me emigrantët vetëm 1,1 milionë shtetas serbë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,2 milionë shtetas serbë me emigrantët.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë. Kurse Beogradi ka vetëm 500 mijë banorë edhe jo 1,4 milionë banorë si mashtron Serbia duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Por me emigrantët Tirana ka gjithsej 1.050.000 qytetarë kurse Beogradi ka me emigrantët gjithsej vetëm 550.000 qytetarë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,2 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 200 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Në vitet 1980-ta Akademia e shkencave e Serbisë në Beograd i paralajmëroi serbët se në 1997 shqiptarët e Kosovës e Luginës do bëheshin numerikisht më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Edhe në të vërtetë kjo prognozë e popullsisë u realizua sepse shqiptarët e Kosovës e Luginës u bënë më të shumtë në numër se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës.
Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 40 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 80 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2,5-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i serbëve. Pra serbët janë vetëm sa 40 % e shqiptarëve edhe kjo domethënë që serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Kurse të gjithë serbët e Serbisë (2,1 milionë serbë), Kosovës (40 mijë serbë), Vojvodinës (1,1 milionë serbë), Maqedonisë (40 mijë serbë), Rumanisë (20 mijë serbë), Kroacisë (200 mijë serbë) dhe Bosnjes (1,7 milionë serbë) bashkë janë vetëm 5,2 milionë. Malazezët nuk përfshihen në këtë shifër.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,2 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 200 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë edhe këta janë pra 120 mijë. Kurse 40 % e deklarojnë veten serbë edhe këta janë pra 80 mijë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.
Ore KFOR nje tank dhe disa fadroma dhe i merr perpara keto mbetje te jashteqitjes se Kosoves.