Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A e ka hetuar prokurori Olsi Dado në konflikt të pastër interesi Erion Veliajn?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A e ka hetuar prokurori Olsi Dado në konflikt të pastër interesi Erion Veliajn?
KronikeLajmi i fundit

A e ka hetuar prokurori Olsi Dado në konflikt të pastër interesi Erion Veliajn?

Published: February 12, 2025
Shpërndaje

Prokurori Olsi Dado duket se e ka hetuar kryebashkiakun Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi, që nga dita e parë e fillimit të çështjes.

Olsi Dado është përfitues direkt i një leje ndërtimi në Tiranë për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, m’u në zemër të kryeqytetit, aty ku sipas çmimit të referencës vlera e një prone shkon në mbi 1.5 milion euro.

Në lejen e ndërtimit e miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thuhet se: “Godinë banimi dhe shërbim 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim nëntokë në pronë të Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Roshi, Xhuljana Karruku”, me sipërfarë trualli që zhvillohet 712 m2.

- Publicitet -

Një tjetër detaj që vihet re nga kjo leje është edhe fakti i përfituesve të tjerë të lejes, ku shumica mbajnë mbiemrin Berisha dhe Shkreli.

Në dritën e këtij fakti lind pyetja: A ka kërkuar prokurori Ols Dado, si përfitues i lejes së ndërtimit, ndonjë favor në tejkalim të planit vendor të bashkisë së Tiranës dhe nëse nuk e ka marrë këtë favor, a ka një ndjenjë hakmarrjeje të tij në të gjithë çështjen e ngritur kundër Veliajt?

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • soza says:
    February 12, 2025 at 11:40 am

    Kerko Tare, kerko. Aty kam varrosur qenin e ngordhur- tha Kadri Roshi.

    Reply
  • Lomi says:
    February 12, 2025 at 11:44 am

    Ketij noterit te Berishes
    tani do ti nxjerrin edhe sa breke ka ne sirtar.

    Reply
  • Luca says:
    February 12, 2025 at 11:45 am

    Ore nje gje nuk kuptum
    se ky gjemonte grun e vet..
    Au qi gruja e ktit a jo…

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 12, 2025 at 12:49 pm

    Ky prokuror palaço, i ardhur aty nga viçidoli. Të ndiqet penalisht e ti sekuestrohen milionat ne pasuri.

    Reply
    • pilo Lala says:
      February 12, 2025 at 1:37 pm

      Prokurori biznesin e ka bere me Berishet dhe Shkrelet, ndersa vete eshte lindur e rritur ne Shijak.
      Shok i ngusgte i Olldashit, te dy eksponente te larte te PD, eshte rritur ne nje familje pothuaj te persekutuar, kane zaptuar prona mbas vitit 1991 ne zonen e Durresit, dhe tani ne Tirane.
      Njeri teper i veshtire, i dhunshem ndaj familjes, te cilet e kane braktisur, dhe i vetmi pasion i tij eshte te persekutoj njerezit me familje te rregullta, njerezit me karriere.
      Ka pasur nje perplasje te vogel midis tij dhe Dumanit, por Dumani nuk do te krijoj precedente per anarshi ne SPAK. Urdheri Prokurorit Dodi nuk diskutohet nga Dumani, ai vetem vendos nje forme per procedure, pa e pare ne detaje fare dosjen e Prokurorit Dodi.
      Keshtu e ka ligjin SPAK, Prokurori eshte i pavarur ne hetim, Kryeprokurori i tij nuk eshte i perfshire ne hetim.

      Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 12, 2025 at 1:23 pm

    Nuk ka zhapi që të vrasë mendjen për të drejtat e liritë e gjallesave që i hapin oreksin.

    Reply
  • info analitike says:
    February 12, 2025 at 1:43 pm

    Shoke te Dites mos shkoni pas perpjekjeve te deshperuara te Mjeros! Nuk mbrohen dot zullumet e Lali Lekut duke hedhur shashka mbi prokurorin. Vendimin per arrestimin e Lalit e ka marre gjykata dhe jo prokurori, ai e ka kerkuar duke paraqitur provat dhe gjykata e ka pranuar. Pra i bie qe keni gabuar dhe objekt qitje. E dyta Olsi nuk eshte pronar i kompanise se ndertimit te pallatit qe citon Mero, ja ku e keni linkun qe ta verifikoni vete: https://opencorporates.al/sq/nipt/k81513046p. Olsi Dado ne ate leje rezulton bashkepronar nga ana e nenes qe vjen nga Familja Berisha e cila nuk ka asnje lidhje me Sali Berishen. Sa per dijeni kjo Familje eshte e hershme ne Tirane. Nga e nxoret kete 1,5 milione euro vlere more aman! 2000 euro eshte m2 aty e duke pare sa shume bashkepronare jane nuk besoj se i ka takur shume. Po silleni njesoj si Berisha me SPAK! Nuk keni cfare ti beni gomarit dhe i bini samarit. Nuk e ka fajin prokurori se lali eshte hajdut me cizme. Sa turp kur pashe se kish dale dhe Helena e Ises ne mbrojtje te lalit, ndoshta per arsye te miqesise se hershme familjare me Xoxet. Pale Martin Leka, ish drejtori hajdut i RTSH sherbetori i cdo padroni. Cfare neverie!

    Reply
  • labi says:
    February 12, 2025 at 1:57 pm

    Ca faji ka prokurori ketu,Valiun e Tiranes e kane spiunuar jo nga nje njeri ashtu kot,ate si del nga provat e ka spiunuar nje njeri i afert,ky perfundim del se spiuni ka ditur dhe sa breke ka blere hanemja ketij.Nese prokurori i linte keto prova te kalonin pa reaguar shkonte vete ne burg.Ku eshte e keqja ketu,burgu per burra eshte.

    Reply
  • leo says:
    February 12, 2025 at 3:03 pm

    Kjo është rruga Bogdani apo rruga Berisha….kanë pushtuar Tironën

    Reply
  • Big Fish says:
    February 12, 2025 at 3:13 pm

    Sa njerez ka ne Shqiperi dhe Kosove me mbiemer Berisha nuk do te thote qe jane kusherinj te Saliut o gazetare koti. Keshtu i bie qe edhe Lul Berisha eshte kusheri i Sales. Filluan me hapjen e dosjeve keta zgjebaraket qe nuk do sulmonin SPAK-un gjasme, dhe i kishin “kolege” .

    Reply
  • intelektuali says:
    February 12, 2025 at 3:33 pm

    ERION VELIAJ KA VESHUR FUSTANIN LGBTQ DHE HOP! E BERI PROKURORIN E SPAK TE FLAKE PAGEN E MAJME DHE TE TRANSFORMOHET NE INXHINIER NDERTIMI SI BOS BIZNESMEN QE KERKON LEJE NDERTIMI NE KONFLIKT INTERESI ME HAJDUTIN E BASHKISE QE LEJET E NDERTIMIT I LESHON SI “KARAMELE” TE RILINDJES VETEM PER FAMILJE TE MIRA NE BIOGRAFI.

    Cfare Gjykate si estrade enveriste eshte kjo?

    prandaj:

    O gazeta DITA mos e lejoni gazeten tuaj te rreshqase ne gropen septike te propagandes enveriste te Edi Rames me Karlo Bollanot bedele te tij ne gazetari,

    sepse:

    CUNAMI I TRUMPIT NE SHQYPNI SAPO KA FILLUAR

    Reply
  • Dashi says:
    February 12, 2025 at 3:39 pm

    Po ti që je me një këmbë në varr , do t’a arrish vallë vazhdimin dhe fundin e tcunamit , o haleja e intelektualëve ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?