Protesta gjithëkombëtare e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet këtë të premte në Tiranë, po merr gjithnjë e më shumë mbështetje publike.
Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në protestë.
“A jeni gati?”, shkruan ai në një postim në Instagram, teksa nxit qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare t’i bashkohen tubimit që kërkon drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
Një qëndrim të qartë dhe të vendosur kanë shprehur edhe “Dardanët”, grupi i tifozëve të përfaqësueses së Kosovës. Në një deklaratë publike, ata theksojnë se protesta e 17 tetorit është një thirrje për drejtësi, jo vetëm për ish-krerët e UÇK-së, por edhe për të gjithë ata që luftuan për liri.
“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, përçojmë një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq,” thuhet në reagimin e tyre.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në orën 17:00 të pasdites. Të pranishëm në tubim do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.
Organizatorët presin pjesëmarrje masive nga të gjitha trojet shqiptare, në një akt solidariteti për ata që konsiderohen figura kyçe të luftës për çlirim të Kosovës.
j.l./ dita

Protesta gjithekombetare e thirrur nga kategorite e dala nga lufta e UCK – me e paqarte se kaq nuk ka si behet!
Dhe kane te drejte ato qe e organizojne kete proteste qe te mbeten anonime – eshte protesta e pare anti – USA qe zhvillohet ne Tirane pasi kushdo mund ti beje nje pyetje vehtes : Me urdher te kujt i mba ajo Gjykate te burgos ne Hage ate krere te UCK valle : nga Vullneti i Serbise, nga nderhyrja e Rusise apo…nga urdheri i “Aleatit Strategjik” ?
E ben Rama vete. Ka kohe qe mendon ta fuse Kosoven dhe Shqiperine ne kaos. I duhet nje plan te mbaje Vucicin ne pushtet
Po Serbulena Haqiu, antishqiptarja me e eger e Ballkanit per te cilen u bene 49 seanca parlamentare per ta bere kryetare a do marre pjese ne kete proteste mbarekombetare?
Gabim dhe gafe politike.Te dalesh me flamurin e UCK’s ne Shqiperi ne nje kohe qe bota e ka dhene opinionin e vet eshte njilloj sikur te dalesh me flamurin e Hamas.
Problemi i Hashim Thacit zgjidhet ne Hage jo ne Tiranë . Kjo eshte perplasje politike . Kjo eshte t’ja fusesh Shqiperise sa krahu. Opinioni shqiptar duhet te ngrihet e ta bllokoje kete paftyresi.
Bëhuni bashkë me protestuesit e ” persona non grata”
Plotesisht dokord me emigrantin
Mendoj qe nuk ka pasur nevojë per nje organizim te tillë.
Gjyqi do te tregoje se a jane te fajshem apo te pafajshem te akuzuarit.
Je kujtuar vone o Kajo. treni ka kohe qe ka ikur ne Hage.
E nisi Thaci vete, me doren e tij. Ai e firmosi vete Gjykaten Speciale, me urdher dhe me bindje te plote ndaj Ramut Vucicit.
Te keqen nuk e ke nga shovinistet serbe, po nga kurvat shoviniste qiptare qe kendojne me Gore Kallashnikovin
Po po te protestojme per milioneret. Nuk po i gezon dot i ziu. Veriun deshi ta jepte por e rrasen brenda.
LAVDI UCKse
POR JO TRADHETISE
KOSOVARET KANE ALBININ
QE I DEL ZOT DARDANISE
Nuk me emtusiazmon.Protesten e organizon Edi Rama per karshillek te Albin Kurtit. Demek shih cfare nej Une per luftetaret e UCK.Pse nuk e ben Ti? Se kemi qene prapa Dajtit,Nuk e dijme se Ate HaPsane Spciale ku eshte mbyllur Thaci me shoke e mesoi Edi Rama ta firmose.
Albin Kurti nuk fal asnje cm toke Kosove.Albin Kurti ka ngritur SHTET dhe ka 500 halle mbi koke,.Nga gropa ku i fute Udheheqjen e UCK nxirri vete.
Firmose Ramush!Firmose Ramush! Atje do kishe perfunduar edhe ti Haradinaj po te kishe firmosur faljen e Mitrovices,si te shtynte ky miku!