Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aeroporti i ri i Shqipërisë në Gjirokastër, reagime nga vendorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Aeroporti i ri i Shqipërisë në Gjirokastër, reagime nga vendorët
EkonomiLajmi i fundit

Aeroporti i ri i Shqipërisë në Gjirokastër, reagime nga vendorët

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Qeveria shqiptare njoftoi se do të shpallë një garë brenda këtij viti për ndërtimin e një aeroporti të ri në Gjirokastër. Vendimi vjen pas mungesës së interesimit të investitorëve për ndërtimin e një aeroporti që ishte përcaktuar të ndërtohej në Sarandë.

Drejtuesit vendorë dhe përfaqësuesit e bizneseve në Gjirokastër e kanë vlerësuar vendimin si një hap të mëtejshëm për realizimin e përpjekjes së tyre për ndërtimin e një aeroporti në këtë qytet, i cili prej vitit 2005 është përfshirë në listën e pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se është dashur të rishikohen planet për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit.

- Publicitet -

“Është dashur që të rishikojmë të gjitha planet tona për sa i përket efikasitetit të aeroportit në jug të Shqipërisë. Duke pasur parasysh që ne e kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, duke pasur parasysh që infrastruktura, tashmë e ndërtuar që lidh Gjirokastrën me Sarandën, jep mundësinë e një kalimi për jo më shumë se 35 deri në 45 minuta dhe nga ana tjetër duke pasur paarsysh që në Shqipëri nuk po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, por po zhvillohet turizmi kudo, shikoni Tiranën që vazhdon të jetë plot vizitorë, apo numrin e vizitorëve që ka pasur Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Korça, aeroporti i jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe do t’i shërbejë gjithë zonës, edhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha zonja Balluku.

Aktorët vendorë në Gjirokastër e kanë vlerësuar vendimin e ri pasi prej vitesh Forumi për Ndërtimin e Aeroportit dhe qeveria vendore po bënte përpjekje për miratimin e ngritjes së aeroportit.

Llambi Margariti, përfaqësues i Forumit thotë se Gjirokastra fitoi atë që kishte kërkuar prej kohësh, ndërtimin e një aeroporti turistik.

“Gjatë gjithë kohës edhe bashkia, duke e pasur si pronë të vetën, nuk e la zonën e aeroportit për t’u tjetërsuar nga ndërtimet. Kjo zonë është ruajtur më së miri dhe vitin e shkuar ajo u licensua nga Shërbimi i Aviacionit Civil për fluturimet sportive. Përpjekjet tani do vijojnë më tej, për ta bërë këtë ëndërr realitet”, tha zoti Margariti.

Edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Gjirokastrës Maksi Hoxha thotë se lajmi është shumë i mirë, sidomos për sipërmarrjet turistike.

“Gjirokastra ka marrë një hov shumë të madh sidomos në fushën e turizmit. Vitet që kaluam e treguan këtë gjë dhe pritshmëritë edhe për këtë vit janë shumë ta larta. Ndërtimi i aeroportit do t`i jepte një shtysë shumë të madhe zhvillimit të turizmit dhe jo vetëm, pasi aeroporti si investim gërsheton një numër të madh biznesesh” , thotë zoti Hoxha.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi thotë për Zërin e Amerikës se ndërtimi i aeroportit do të ndihmojë gjithë rajonin turistik.

“Është një lajm pozitiv dhe i dëshiruar jo thjesht për qytetin e Gjirokastrës dhe Qarkun e Gjirokastrës. Këtu po flasim për një ofertë të përbashkët turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës. Me këtë numër të turistëve në rritje që ka pasur në 2023 dhe presim në 2024, aeroporti është një pikë e rëndësishme zhvillimi dhe do sjellë më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik të kësaj zone“, tha zoti Golemi.

Aeroporti i Gjirokastrës ka një traditë historike. Linja e parë ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë nisi më 11 gusht të vitit 1929 dhe ishte operative vetëm në kushte optimale të motit. Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore aeroporti i Gjirokastrës shërbeu për fluturime avionësh të vegjël me Tiranën, Korçën dhe me Brindizin në Itali.

Pak vite më parë në aerodromin e Gjirokastrës nisën të organizoheshin fluturime me avionë të vegjël sportivë. Vetëm vitin e shkuar pati rreth 100 fluturime të këtij lloji.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?