Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasada e Katarit organizon pritje me rastin e Festës Kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ambasada e Katarit organizon pritje me rastin e Festës Kombëtare
Uncategorized

Ambasada e Katarit organizon pritje me rastin e Festës Kombëtare

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Ambasada e Katarit në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e sotme, një pritje festive në kryeqytetin shqiptar, me rastin e Festës Kombëtare të Shtetit të Katarit.

Në ceremoni morën pjesë krerë dhe drejtues të lartë të Shqipërisë, si Presidenti i Republikës, Kryebashkiaku i Tiranës, krerët e përfaqësive diplomatike të akredituar në vend, si dhe shumë figura zyrtare e politike dhe përfaqësues të biznesit, medias artit etj.

Gjatë fjalës së tij me këtë rast, Ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri z. Ali bin Hamad Al Marri, tha se kremtimi i festës kombëtare nën moton “*Uniteti Ynë Është Burimi i Forcës Sonë*” vjen në përkujtim të themeluesit Sheikh Jassim bin Mohammed bin Thani, i cili krijoi themelet e shtetit modern të Katarit.

- Publicitet -

Kjo ditë pasqyron kohezionin e popullit të Katarit dhe rrënjos “sensin e krenarisë për identitetin dhe përkatësinë tonë kombëtare dhe mishëron unitetin, solidaritetin e besnikërinë nën udhëheqjen e mençur të Lartësisë së Tij Emirit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, që udhëheq marshimin e arritjeve dhe zhvillimit të gjithanshëm të vendit – vijoi ai.

Ambasadori vuri në dukje se festimi i Ditës Kombëtare këtë vit është i një rëndësie të veçantë pasi Shteti i Katarit po organizon Kupën e Botës FIFA Qatar 2022, duke u bërë në këtë periudhë kryeqyteti i botës dhe mirëpritet miliona vizitorë nga të gjitha anët e globit. Organizimi i suksesshëm këtij Botërori i tregoi botës aftësitë organizative, ekonomike dhe të sigurisë së Katarit dhe arritjet e tij të shumta e të prekshme në të gjitha fushat – shtoi ai.

Gjithashtu, Ali bin Hamad Al Marri theksoi slogani i sivjetshëm “*Uniteti Ynë Është Burimi i Forcës Sonë*” mishërohet praktikisht nga fakti se Botërori i Katarit 2022 bashkoi njerëzit dhe ndjenjat dhe konfirmoi se bota mund të unifikohet për të përballuar sfidat e mëdha aktuale dhe të ardhshme që na kanosen të gjithëve.

Ai tha se Katari është partner ndërkombëtar i besueshëm dhe se “beson në mbështetjen e nismave kolektive dhe veprimeve shumëpalëshe dhe është gjithmonë proaktiv në përgjigjen e krizave globale si siguria ushqimore, energjia, siguria, pandemia Covid-19 etj”, duke nënvizuar edhe vullnetin e Katarit për të mbështetur përpjekjet që synojnë promovimin e hapjes civilizuese dhe kulturore midis gjithë popujve.
Nga ana tjetër, Ambasadori nuk la pa përmendur edhe mbështetjen e vazhdueshme të Katarit dhe qëndrimin e tij të kahershëm pranë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, veçanërisht gjatë kohëve të vështira, si fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia Covid – 19.

Në mbyllje të fjalës së tij me këtë rast, Ambasadori theksoi se marrëdhëniet dhe lidhjet e miqësisë ndërmjet Shtetit të Katarit dhe Republikës së Shqipërisë janë të shkëlqyera e solide, si dhe kondirmoi vullnetin e përbashkët për të çuar përpara marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë miq.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?