Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Gjermania ka hequr dorë nga çdo aspiratë për rolin e udhëheqësit në Europë. Përgjigjia e saj joadekuate kundrejt sulmit të Rusisë në Ukrainë e shfaqi Berlinin si pengesë të sigurisë europiane më fort sesa si mbrojtësin kryesor të saj.
Politika gjermane është gjithashtu hipokrite; ndërsa shteteve të Ballkanit që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian i flet kundër korrupsionit, i mundëson Rusisë të depërtojë masivisht të në ekonominë dhe sistemin e vet politik.
Gjermania u bë fuqia kyç ekonomike e Europës prej Planit Marshall të SHBA-së, i cili nisi një rindërtim masiv në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Ombrella ushtarake e Amerikës i dha Gjermanisë mundësinë të fokusohej në zhvillimin e vet ekonomik dhe të mos merrte ndonjë përgjegjësi për sigurinë e Europës.
Fundi i Luftës së Ftohtë, u kuptua në Berlin në mënyrë naïve, si të ishte fundi i ndarjes dhe konfliktit Lindje-Perëndim. Kështu përfitimet mund të kërkoheshin edhe nga biznesi me Rusinë, që kinse po demokratizohej, pavarësisht interesave apo vlerave europiane.
Qeveritë gjermane njëra pas tjetrës e hapën vendin ndaj ndikimit të shtetit rus, i cili depërtoi në të gjitha partitë kryesore politike, institucionet kombëtare, bankat, bizneset dhe korporatat energjetike. Rezultatet e këtij korrupsioni masiv rus ishin të dukshme në projektet energjetike si gazsjellësi Nord Stream dhe pastrimi i miliarda parash të pista ruse përmes bankave gjermane.
Pasojat e depërtimit të Moskës në politikën e jashtme gjermane u bënë më të dukshme gjatë luftës së zgjatur të Rusisë kundër Ukrainës. Berlini hezitoi të dërgonte armë në Kiev, gjoja nga frika se kjo mund të “provokonte” Moskën dhe të “përshkallëzonte” konfliktin. E vetmja parti që ka nxjerrë mësime praktike nga historia e nazizmit perandorak të Gjermanisë janë të Gjelbërit që deklarojnë se çdo regjim gjenocidal duhet të ndalet me forcë ushtarake sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pas disa muajsh presioni nga populli dhe partnerët e NATO-s, Berlini, më në fund, ka filluar të furnizojë Kievin me sistemet shumë të nevojshme të mbrojtjes ajrore, raketahedhës të shumtë dhe hauicër (artileri) vetëlëvizës.
Në vend që të merrte pozicionim strategjik, Berlini, gjithashtu, pati hezitime në vendosjen e sanksione të ashpra ekonomike kundër Moskës, duke pasur frikë nga ndikimi i tyre në sektorin e biznesit dhe ekonomisë së vet. Gjermania gjithashtu po shfaqet shumë e ngadaltë në ofrimin e mbështetjes ekonomike për Ukrainën.
Në një konferencë e G-7-ës në Berlin, mbajtur së fundmi për Ukrainën, nuk u shpreh asnjë premtim konkret për rindërtimin e pasluftës dhe, po ashtu, plan i ri Marshall që u propozua duket një perspektivë e largët, kryesisht për shkak të hezitimit gjerman. Uashingtoni beson se BE-ja duhet të marrë drejtimin ekonomik në ndihmë të Kievit, ashtu si ShBA ka marrë drejtimin ushtarak.
Ndihma e Gjermanisë ndaj Ukrainës, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), është e ulët në krahasim me atë të fqinjëve të saj lindorë dhe më të varfër. Polonia dhe Lituania i kanë premtuar Ukrainës gati gjysmën e një pikë përqindjeje të PBB-së së tyre, ndërsa Estonia dhe Letonia janë zotuar të japin thuajse një pikë përqindje. Krahasimisht, angazhimet e Berlinit kapin një 0.085 % mjerane të PBB-së.
Dështimet e Gjermanisë në Ukrainë pasqyrohen edhe në pamjaftueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar i Berlinit në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt, miratoi, së fundmi, reforma të diskutueshme në lidhje me vendet në Dhomën e Lartë të parlamentit të entitetit boshnjako-kroat, çfarë do të forcojë partitë nacionaliste, do të thellojë ndasitë etnike, do të inkurajojë separatizmin dhe ka të ngjarë të çojë në konflikte të armatosura.
Berlini është gjithashtu në ballë të përpjekjeve të BE-së për të përmbyllur një marrëveshje të njohjes reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por në praktikë, ai nuk ka arritur ta bindë Beogradin se perspektivat e Serbisë në BE janë të rrezikuara, në rast se ai nuk e njeh Kosovën. Në vend të kësaj, Berlini vijon të tolerojë politikat destabilizuese të qeverisë serbe pro-Kremlin të Aleksandër Vuçiçit, e cila synon të zhbëjë integritetin e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Berlini gjithashtu nuk ka arritur të implementojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, i cili promovon hegjemoninë rajonale të Serbisë.
Plani aktual gjermano-francez për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është gjithashtu i paqartë dhe mbetet aspiratë, e pa mekanizmat zbatuese, ai ka pak shpresa për sukses.
Vuçiç pretendon se plani i hartuar nga këshilltarët e kancelarit Scholz dhe presidentit Macron është i papranueshëm dhe bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë, sepse rekomandon që Kosova të anëtarësohet në OKB me miratimin e Beogradit. Ai nuk u ndikua as nga premtimet se Serbia do të përfitonte ndihmë financiare dhe një rrugëtim të përshpejtuar drejt anëtarësimit në BE.
Megjithatë, sipas Berlinit, edhe ky plan është një tjetër “bazë për tu diskutuar” dhe jo një recetë për marrëveshje përfundimtare.
Por nëse Berlini së bashku me partnerët e tij europianë nuk vendos afate dhe nuk ka pasoja për refuzimin e një zgjidhjeje dypalëshe, plani do të kulmojë në një tjetër humbje strategjike të Gjermanisë.

Kur nuk zgjidh dot hallet Brenda shtepise si do I zgjidhesh hallet jashte asaj.
Franca me GJermanin
E duan.Ballkanin
Per tja bere kurban
Serbit mor aman
Vertete mendoni
Se na do Europa
Kurre nuk heqin dore
Te na bejne copa copa
Prisni edhe pak
Sa te xhvishen maskash
Mbi Ballkan do sulen
Si kope laraskash
Gjermanise ia hoqen breket me 1945 sa i ndane dhe më dysh dhe bashke me to i hoqen cdo te drejte vendimarrje per ceshtje ushtarake dhe gjeostrategjike. Ka 80 vjet qe e ka gardhin te percaktuar. Bugajski ben fajtor per c’po ndodh Gjermanine (!?).
Kjo harta problematike mbi Evropën dhe në veçanti mbi Gjermaninë është marrë parasysh.Federata Ruse ka mbi 20 vjet që ka shtruar gishtat në çdo vend që është pjesë e BE.
Mos harrojmë që në kufirin Poloni-Bjellorusi, mijëra refugjatë presin të kalojnë kufirin, dhe kriza Energjitike është për ekonominë gjermano-evropiane themelore.
Zoti Bugajcki per te gjitha keto qe shkruan nuk jan te verteta se cili shtet sheh interesat e veta,pra lojrat djallezore te shba nuk luften ne ukrain jan pasojat qe po kalon europa dhe gjermania,pra pikerisht kete synoj shba qe te mos kishin mundesi qe gjermanet te siguronin energjin nga ruset dhe futen ne luft putinin me ukrainen qe gjermania ti hiqej e drejata nga burimet energjitike ruse dhe per tubacjoni qe ishte gati te vihej ne shfrytezim u bombardua nga aleatet e natos dhe kushtu behen punet kur interesat ekonomik preken dhe sidomos shba pra problemet qe u bene me ukraine ishte investim i drejperdret i shba per te destabilizuar europen e ne vecanti gjermani bashke me britanin dhe disa vende te lindjes ne be prandaj edhe situata ne kosove esht per fajin e amerikanve qe kan investuar ne serbi dhe e perkrahin agresorin dhe jo viktimen qe eshte ne trojet e saj dhe jo gjermania.
Janusz analisti
Pse s’flet per SALINË
Neroni qe dogji
ish SHQIPNINË!?
Anal isti Bugajski Jonusz
pse sflet per A mer IQINË
E BBB-Biberaj,Beograd,Berishes
p o perrallis per GJERMANINE!?
O gazeta Dita
te paçim per JETË
O na jep informacion
o me mire mbylle VETË!
Kjo analizë duhet ti kthjell shipecat qe të zgjohen e t’i shtërnggojnë radhët dhe të mos presin se të tjerët do të vdesin për ta.
Analize e qarte dhe bindese ,ata qe kuptonr nxjerrin mesime edhe per kombin tone.Qendrimi amerikan eshte pro kombit shqiptar.Ata qe shajne Shqiperine tek te huajte jane armiq te vendit tone. Per interesat e tyre per koorrupsionin qe kane bere ne interes te pushtetit ato jane gati te bejne cdo poshtersi e te shiten tek cdo i huaj.
Hipokritet dhe te deshperuarit si ky komentuesi Arben vec deme i bejne vendit,Ai nuk ka kuptuar asgje ne ato qe lexon eshte pa tru..
Prisni-prisni, se s’keni pare gje akoma. Sot, me 6 nentor, sipas disa mediave europiane dhe USA, zera te qeverise amerikane po presin nga Zhelenski te hyje ne bisedime me Putinin, por ai e ka hedhur poshte kete propozim. Te shohim sa do zgjase kjo loje!
Por ne nuk presim nga gjermania por nga amerika sepse ate kemi aleat
E gjitha cfar ndodhi ne Gjermani me ruset ka nje emer Gerhard Schröder ai e beri rremujen me gazin dhe me investimet ne Serbi !
Analize e sakte
Shkrimi i Z.Bugajski eshte nje ushqim per ta vene trurin ne levizje.
Ai thote se Gjermania ka hequr dore mga çdo aspirate per rolin e udheheqesit te Europes.
Per ta kuptuar kete deklarate dhe per te dhene nje opinion ne lidhje me te, kerkohet ti referohemi
ngjarjeve qe ka perjetuar nga “Populli Gjerman” gjate shekullit te 20të.
I.
1. Si ne luften e pare borterore, ashtu edhe ne te dyten, Gjermania u konsiderua pergjegjes per pasojat e jashtzakoneshme, katastrofale te ketyre luftrave.
2. Mos besimi tek Gjermania arriti deri ne ate nivel, sa shume shtete Europjani donin qe “AJO” te shndrohej, nga një “Fuqi e Madhe Indiustriale ne nje Vend Bujqesor.
3. Pas renies se murit te Berlinit, kishte mendime se ishte me mire te ishte e “ndare ne dy shtete”
se sa te bashkohej perseri ne një “shtet te vetem”.
4. Roli i Amerikes ka qene venditar qe Gjermani te ishte perseri nje shtet industrial dhe
te dy gjermanite te bashkohen.
Edhe Rusia e mbeshteti bashkimin e Gjermanis Lindore me Ate Perendimore.
5. Plani Marshall ishte vendimtar për “Populli Gjerman”. Me nje pune te jashtezakoneshme
ATO arriten ta rindertojne Gjermanine dhe te behet shteti me i zhvilluar ne Europe.
6. Gjermania humbi territore te medha, “U Tkurr”, per shkak te demeve qe i krijoj popujve te tjerë.
7. Polonia qe humbi mbi pese miljon nenshtetsave te saj edhe sot e kesaj dite nuk i ka dale frika.
Personalitete te larta ne Poloni, ndjehen sikur Gjermania po krijojne “Rajhun e Katert”.
Un mendoj, se ky eshte nje egzagjerim ne kushtet e tanishme ne Bote.
8. Me sa kuptohet, Vendeve Europjane” i nevoitet nje “kohe shume e gjate”
te integrohen e të besojne, se janë ne radhe te pare Europjane dhe pastaj …..
9. Ne kete moment gjendja ekonomike ne Europe eshte shume e veshtite,
sidomos po te bazohemi tek “kerkesat e popullit” per te rritur standardet
e jeteses dhe kur kjo nuk ka mundesi, te ruajne standardet e me pareshme.
10. Shtetet e egzistuse te BE-se dhe akome me teper “pretendusit” e rij
nuk jane te integruar persa i perket “Botekuptimit per nje Egzistence”
ne nje “Familje te Perbashket Europjane”.
11. Ka shtete te veçanta, qe e konsiderojne veten te varfer, qe mund te shpresojne,
per ndihma te medha qe nuk mund te realizohen ne nje kohe te shkurtet.
12. Amerika e mbrojti Europen per “tre çerek shekulli” por ka vende qe e marin kete si
“nje gje te natyreshem”, se keshtu “duhet te ndodhte”. Ato nuk perqendrohen tek
fakti, se Amerika ka shpenzuar, “qindra miliarrd, apo trilione dollare” per te realizuar
kete stabilitet e mireqenie, nga i cili perfituan te gjithe.
13. Por, kur i permenden keto shifra, ka peronalitete te larta Europjane,
qe thone dhe “nenkuptojne” se edhe ATO kane harxhuar shume te tilla
per perhapjen e “Demokracise ne Bote”
14. Eshte ne “DNA-në” e nje individi qe te kuptoje shume me mire
perpjekjet, sakrificat personale, qe i ka perjetuar “sekond pas sekonde,
minut pas minute, ore pas ore” e keshtu me radhe dhe e ka te veshtire
te kuptojne kontributin e te tjereve.
II.
1. Ne perputhje me perceptimet e me siperme mendoj se Gjermanise i duhet
nje interval kohe per te vendosur te mare nje rol te tille drejtuse ne Europe,
duke ju referuar eksperiences historike te shekullit te 20të.
2. Edhe po te desheroje Gjermania ta mare kete rol me “pergjegjesi të jashtzakonëshme”,
A do ta perkrahin, shtetet e tjera Europjane?
3. Tendencat e tanishme ne kontinent, ku shume shtete i japin prioritet “sovranitetit”
per marjen e vendimeve “siç i kuptojne ato interesat e tyre” e veshtiresojne kete rol.
4. Si mund te drejtosh kur eshte shume e veshtire te gjesh nje “emeruse te perbashket”
me shtetet e tjera.
5. Ne kushtet reale, duket si me e pershtateshme te gjendet nje Riorganizim Struktural i BE-së,
ne perputhje me nivelet “ekonomike, ushtarake, bokuptimore, historike, rajonale”, etj.
6. Ne nje Europe, me shum kontradikta, prezenca e Amerikes ne kontinent,
duhet te jete e mirepritur, e nevojshme, e domsdoshme.
7. Besoj se nje integrim, hap pas hapi, ne “Zonen Euro_Atlantike”
ku ne perputhje me kontributin e antareve percaktohen edhe
marjet e vendimeve te perbashketa, eshte nje priorite, qe orkestra
te “Prodhoje Muzik, Jo Kakofini”.
8. Kushdo “mund dhe duhet” te shprehi idete e tija persa kohe qe
qe nuk eshte mare nje vendim perfundimtar ne nje situate tranzicionale.
Pas kesaj, rregullat e hiarkis duhet te funsjonoje normalisht dhe kur
“mekanizmat e marjes se vendimeve” duan “feedback” te themi
ate qe mendojme, qe te jemi aktive ne jeten e vendit. Nje nga ato
qe i ndjekin nga afer ngjarjet, eshte Z. Bugajskij.