Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë pret Banka Botërore nga ekonomia shqiptare këtë vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çfarë pret Banka Botërore nga ekonomia shqiptare këtë vit
EkonomiLajmi i fundit

Çfarë pret Banka Botërore nga ekonomia shqiptare këtë vit

Published: January 10, 2024
Shpërndaje

Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.2% këtë vit, në ngadalësim të ndjeshëm në krahasim me nivelin prej 3.6% që parashikohet të jetë mbyllur viti 2023.

Vlerësimi ka ardhur në raportin e sapopublikuar të Perspektivës Ekonomike Globale. Edhe për vitin 2025 pritshmëria mbetet e njëjtë, në 3.2%. Në krahasim me raportin e qershorit 2023, si për vitin 2024, ashtu dhe për 2025, vlerësimi është ulur me 0.1 pikë përqindje.

Rritjen më të lartë në 2024 pritet ta ketë Kosova, me 3.9%. Mali i Zi e ka në të njëjtin nivel me ne, në 3.2%. Serbia do të zgjerohet me 3%, Nivelin më të ulët parashikohet ta kenë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, me përkatësisht 2.8 dhe 2.5%.

- Publicitet -

Banka Botërore parashikon që ekonomia globale në 2024 do të ngadalësohet për të tretin vit radhazi. Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore.

Ekonomia pritet të rritet pak në 2025, me vetëm 2.7%, megjithëse përshpejtimi gjatë periudhës pesëvjeçare do të mbetet nën normën mesatare prej 3.1 për qind të viteve 2010.

Pavarësisht se perspektiva e një recesioni global është zvogëluar, kryesisht për shkak të fuqisë së ekonomisë amerikane, rritja e tensioneve gjeopolitike do të paraqesë sfida të reja afatshkurtra, tha BB, duke bërë që shumica e ekonomive të rriten më ngadalë në 2024 dhe 2025 sesa në dekadën e mëparshme.

Banka Botërore parashikon se eurozona me 20 vende do të rritet me 0.7% këtë vit, një përmirësim modest nga zgjerimi prej 0.4% i vitit të kaluar.

Institucioni financiar ndërkombëtar pret që rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara,  vendi që udhëhoqi rrugën në 2023, me një rritje prej 2.5% të ngadalësohet në 1.6% këtë vit pasi normat më të larta të interesit dobësojnë huamarrjen dhe shpenzimet.

Ekonomia e Kinës, e dyta më e madhe në botë, parashikohet të rritet 4.5% këtë vit dhe 4.3% në 2025, duke ulur ndjeshëm nga 5.2% vitin e kaluar. Rritja e ngadaltë e Kinës ka të ngjarë të dëmtojë vendet në zhvillim që furnizojnë tregun kinez me mallra. Këto përfshijnë Afrikën e Jugut që prodhon qymyr dhe Kilin eksportues të bakrit.

Ekonomia e Japonisë pritet të rritet vetëm 0.9%, sa gjysma e ritmit të zgjerimit të saj në vitin 2023.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?