Bashkimi Evropian thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë dialogut të Brukselit. Sipas tyre, çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë, ndërmjetësuesin e BE-së si dhe të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015. Përkitazi me këtë, në unionin evropian kërkojnë nga ekzekutivi kosovar që pa vonesa ta dërgojnë draft-statutin e Asociacionit, të hartuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese.
Një ditë pasi kryeministri Albin Kurti tha se nuk mund të bëjë asociacione të komunave në cilësinë e shefit të qeverisë dhe se iu takon komunave të bëjnë asociacionin, në BE thonë se Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe.
KosovaPress ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës në lidhje me këtë qëndrim të Bashkimit Evropian, mirëpo deri në momentin e publikimit të tekstit nuk kanë kthyer përgjigje.
Në anën tjetër, njohësit e procesit të dialogut thonë se pavarësisht presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh. Sipas tyre, kryeministri Albin Kurti nuk do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese pa përfunduar zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi një gjë e tillë do të ndikonte në humbjen e votave në zgjedhje.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë për KosovaPress se kryeministri Albin Kurti duhet të ecë përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023, rrjedhimisht edhe të nisë hapat për themelimin e Asociacionit.
“Sipas Marrëveshjeve përkatëse të Dialogut të 2013 dhe 2015, Statuti për themelimin e AKS-së duhet të hartohet dhe të diskutohet në dialog.
Çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së, dhe të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Kjo gjithashtu do të thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë Statutin jashtë dialogut. Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tij.
Më tej, Stano shton se draft-statuti evropian për Asociacionin bazohet në modelet dhe praktikat e mira evropiane si dhe në kornizën ligjore të Kosovës.
Sipas tij, Kurti e ka pranuar në parim draft-statutin, në prani të liderëve evropianë dhe se i njëjti është mbështetur nga 27 vendet e BE-së. Andaj, siç thotë ai kualifikimi i këtij dokumenti si një “non-paper” shpërfill ftesën e Këshillit të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbi këtë bazë dialogun e Brukselit.
“Ky Draft Statut Evropian bazohet në modelet dhe praktikat e mira evropiane, si dhe në kornizën ligjore të Kosovës. Drafti iu prezantua kryeministrit Kurti personalisht nga ndërmjetësuesi i BE-së së bashku me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së. Në një takim të nivelit të lartë në mbështetje të dialogut në prani të presidentit Macron, kryeministrit Meloni dhe kancelarit Scholz, të dyja palët pranuan në parim Draft Statutin Evropian. Në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023, Këshilli Evropian përshëndeti ‘gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve nga ndërmjetësuesi i BE-së’. Ky është një njohje formale e dokumentit nga të 27 shtetet anëtare të BE-së.
Etiketimi i projektstatutit Evropian si “thjesht një non-paper” shpërfill ftesën e Këshillit të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbi këtë bazë dhe vonon më tej perspektivën e krijimit të tij”, përfundon ai.
Në anën tjetër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian e ka bërë obligim për Kosovën draft-statutin e Asociacionit të hartuar nga ata. Sipas tij, një gjë e tillë po shihet në bazë të qëndrimeve të institucioneve të BE-së dhe liderëve evropianë.
Megjithatë, ai thekson se nuk pret që kryeministri Kurti të dërgojë draftin në Gjykatë Kushtetuese para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pas përfundimit zgjedhor, sipas tij, kushdo që do të jetë kryeministër “me një buzëqeshje të butë do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese”.
“Nëse tash i shohim të gjitha komponentët, ato që po kërkon Bashkimi Evropian është zyrtare dhe tani ai është bërë dokument ndërkombëtarë dhe obligim i Kosovës. Për fat të keq aty Bashkimi Evropian ka të drejtë. Në një mënyrë edhe Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe të gjithë krerët e BE-së po e thonë se Kosova e ka obligim. Tash është vetëm çështje e kohës që pas zgjedhjeve me 10 shkurt kushdo që të jetë kryeministër me një buzëqeshje të butë të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese. Ky është rezultati më i mundshëm me u arrit në atë periudhë kohore. Bashkimi Evropian po kërkon diçka për momentin që të bëjë presion te palët, por nuk besoj se para zgjedhjeve do të ketë diçka serioze në këtë drejtim”, deklaron Arifi.
Ndërkaq, analistja politike, Magbule Shkodra, deklaron se kryeministri Albin Kurti po heziton të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në kushtetuese për shkak të së kaluarës së tij dhe kundërshtimit të madh që i ka bërë kësaj teme.
Sipas saj, Kurti nuk do të dërgojë draftin në Kushtetuese edhe për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rrezikut që kjo temë t’i humbë vota.
“Zotëri Kurti nuk do të dërgojë draft-statutin pa përfunduar zgjedhjet e 9 shkurtit. Porsa të përfundojnë zgjedhjet dhe të shohim rezultatin zgjedhor, qeveria e ardhshme kushdo që të jenë në krye të saj do të ketë obligim të dërgojë këtë draft-statut në Gjykatën Kushtetuese. Disa herë e kam cekur se është plotësisht e papranueshme që zotëri Kurti të mos ketë besim në Gjykatën Kushtetuese. Unë besoj në Gjykatën Kushtetuese dhe jam e bindur se nëse do të ketë diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, gjykata sikurse ka bërë në të kaluarën do të bëjë përsëri”, thotë ajo.
Kryeministri Albin Kurti dje deklaroi se nuk mund të bëjë asociacione të komunave në cilësinë e shefit të qeverisë, pasi një gjë e tillë, siç tha ai, iu takon komunave ta bëjnë.
“Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe si kryetar i partisë politike më të madhe në vend e kuvend, i lëvizjes më të jashtëzakonshme që kanë shqiptarët në shekullin 21, mund të bëj asociacion të argumenteve në diskurs, ose asociacion të projekteve në program, por nuk mund të bëj asociacion të komunave në republikë, i takon komunave ta bëjnë asociacionin”, ka thënë Kurti.
Në vitin 2013, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, e cila u ratifikua edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë prej dy të tretave. Mes tjerash, aty parashihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përkitazi me këtë temë, Kosova u dakordua edhe për marrëveshjen e parimeve për Asociacionin në vitin 2015, derisa në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur në vitin 2023, parashihet zbatimi i marrëveshjeve të kaluara dhe krijimi i një vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë./Kosovapress
Albini eshte nje dredharak, lepur, qe kujton se do fshihet mbas ferrave, nuk do e gjej BE.
Mashtruesi nuk i del dot perballe atyre qe ka firmosur vete, kerkon te dredhoje tani para zgjedhjeve.
Duan nje Bosnje-Hercegovine qe neser te dale nje Dodic me referendum dhe t’i a fute pilo lales ne bythe.
Bosnje-Hercegovina e ka shtetin te njohur nga OKB, ndersa Kosoven e ka lene Albini si Palestina.
Ti nuk e kupton ndryshimin e statusit.
Si puna e Dodicit, eshte ketu Dule Dhjaku, por sapo e tepron, ja presin kembet.
Albini nuk po punon te njihet Kosova nga OKB, po e minon procesin, bashke me Donika Gervallen.
Pile lala.
E di kujt I thone shtet?
Kosoves po I sulet serbi dhe ti bashkepuntor I serbit qe te mos konfigurojne kufijte midis Kosoves e Serbise.
Konfigurimi i kufinjeve percakton shtetin.
Tjeter gje eshte qeverisja qe ndryshon sipas zgjedhjeve.
Albin Kurti per kete po lufton ,konfigurimi i kufinjeve Kosove-Serbi te njohur boteresht.
Pa kete ,kuptohet nuk te njeh askush.
Ky qëndrim që shfaq Z. Kurti tani së fundi në fakt është më i drejti që duhej mbajtur që në bisedimet e para në Bruksel nga qeverria e athershme e Kosovës. Asocimi I komunave në çdo vënd, edhe në Shqipëri kështu ndodh, kërkohet nga komunat dhe aprovohet sipas ligjeve të shtetit përkatës. Por Z. Kurti dikur e pranoi në parim atë draft “Evropian” për asociacionin dhe së fundi ka ndryshuar qëndrim, kjo përbën problem për të, për qeverrine e tij dhe Kosovën. Nga ana tjetër qeverrine e një vëndi normal nuk mund ta detyrojë askush që jashtë vullnetit të saj të çojë një draft statut në Gjykatën Kushtetuese! Qeverria nuk mund të bënte votim formal për draftin, pa qënë të bindur për cilësinë e objektit në shqyrtim, kjo do të ishte shumë kompromentuese për qeverrinë! Po të ishte kështu athere nuk do të kishte nevojë fare për qeverrine por dokumenti i dërgohej direkt Gjykatës Kushtetuese të Kosovës! Por problemi është cili organ legjislativ do ta bënte punën e “ndermjetësit” që kërkojnë ndërkombëtarët për Kushtetuesen!? Këta “ndërkombëtarët” nga njëra anë na çajnë dërrasat për “rendin demokratik dhe ligjor” nga ana tjetër e trajtojnë qeverrinë legjitime të Kosovës si postier të tyre duke e urdhëruar “mere këtë letër dhe çoje në Gjykatën Kushtetuese!!!
Komunat nuk kane as keshill komune, as drejtues.
Prandaj i kerkohet qeverise te jete ne komande, derisa te krijoje institucionet e komunave te reja.
Albini kujton se mund te tregohet kopil me Europen.
Sa ka pare Europa si puna e Albinit.
Michigan, me ke je ?
Me shqiptaret qe duan te mbrojne c’do pellembe nga trojet tona apo me kurven europe qe perkrah serbin?
Si u krijuan shtet europiane Michigan?
Me lufte ,dhe kombet jane ato qe shikon sot ne kufijte e tyre.
Pra c’do komb duhet t’i dale zot vendit te vet.
Nuk e kuptoj kete histerizem ndaj Albin Kurtit.
Ju agjente te serbit pilo ,michigan e te tjere nuk gjeni argumenta te besueshem qe Kurti punon ne dem te Kosoves.
Ju I bini fyellit ne nje vrime me ” nderkombetare” dhe ketu e mbyllni filmin pa argumenta bindese.
Sa klase keni?
Sa per klaset, besoj qe kam dyfishin tend.
Kerkohet fakt me i madh se izolimi qe i ka bere Albini Kosoves nga Amerika dhe Europa?
E vetmja gje ka ngelur te bejne Albinin Non-Gratta, se dyert te gjithe ja kane perplasur ne fytyre.,
Assosacionin ALbini e ka pranuar, e ka firmosur, por nuk do ta zbatoje tani, sepse humbet zgjedhjet.
Kosova mbahet peng nga Albini.
Michigan e di qe ke bere shkolle nate dhe te binin qyret mbi bango I lodhur nga puna kur une te spiegonja matematiken.
HANI QYPA HANI
AQ TRU JU DHA ZOTI
DIKUSH TRADHETAR
TJETRI SOJ IDIOTI
QE FAT PER KOSOVEN
QE DOLI ALBINI
VINI GISHTIN KOKES
MBAJENI SA E KINI
PO IKU ALBINI
KOSOVA MBAROI
NJE PER NJE NE SATER
SERBI DO TJU SHKOJ
Nuk desha të ndërhyj , po nuk m’u durua , kur lexoj që , mali , ky kokëbosh që nuk i shqitet komenteve dhe jep mëndje për çdo gjë , na paska sipas tij , shumë klasë shkollë !! Komentet e tua mali , janë me përmbajtje dhe shkarje të theksuara psiko-maniakale . Shto këtu edhe fiksimin maniako-depresiv për të shkruar e komentuar çdo ditë e për çdo problem ; të gjitha këto tregojnë një ezauriment të dukshëm mental . Mendoj që ti , pa dashjen tënde , je i detyruar me siguri , të jetosh jashtë Shqipërie . Edhe kjo është një arsye e destabilitetit tënd psiqik . Këtheu në Shqipëri dhe duku këtej nga klinika ime , se kam mjekuar plot si puna jote dhe me sa shoh nga komentet e tua , sëmundjen e ke të re 2-3 vjeçare dhe premisat për shërim , janë të mundëshme .
Me fal se nuk te kuptova, ti je psikiater apo psikopat ?
Europa dhe disa figura politike te saj (tipat si lajcak,borel) po e zvarrisin po i bejne presion Qeverise te sotme ,per ta genjyer ,ashtu sic ka vepruar edhe me pare me demarkacionin qe iken 8500 hektare toke me pasuri te cmuara,apo ashtu si ndodhi edhe me gjykaten rusoserbe ,ne hage.Kryeministri Albin Kurti ,Presidentja Vjosa Osmani,po bejne nje rezistence te shkelqyer,ketyre u nevoitet te grinden me hienat e europes plake ,me putinet,vucicet,dhemb per dhemb.Sikur nuk mjaftojne keta armiq shekullor,dalin disa kamikaz shqip foles te cilet jo vetem vjellin vrer por jane gati edhe te bejne likuidime,nxitje,percarje..Keto nuk jane vetit e kombit tone,por fatkeqesisht armiqet tane rusoserb,po aktivizojne kolaboracionalist te cmendur.Zeri i tyre duket si nje ulurime ujqerish,besnik te armikut dhe armiq te vervehtes.Pamvaresisht ne qe shkruajm ate qe e ndiem,nuk e realizojme deshiren e kombit,por duket se sa shume naiv njerez nihilist per te miren e kombit,anojne nga armiku.Si mundet te viret ne pikepyetje ,te dyshohet te mohohet e tere rezistenca e Legjislativit,Ekzekutivit te Republikes se Kosoves?.Armiku i ka metodat e veta,ai shkon sipas elaborateve keshillave te akademikeve,psikologeve,ushtarakeve…vetem e vetem te realizojne wellimin e tyre te aneksimit.Na nevoitet te ndergjegjesohemi,te shohim masakrat e armikut gjate luftes clirimtare ne Republiken e Kosoves gjate 1998-99.perpjekjet e tyre te pa ndaluara ne dem te popullit tone.Ne kemi nevoj qe,brenda cdo dite te mendojme per te gjitha ato te keqija,per vrasjet pedhunimet,mbase atehere do pregatitemi te jemi ata qe e kerkon interesi i kombit,i trojeve tona te ujitura cdo pellembe e saj ,ne shekuj me gjak..Per te gjithe eshte nje vdekje,e mira e se mires te nderrojme jete,per interesat lirine dhe mbrojtjen e cdo pellembe te tokes tone.Sot ,jemi te bindur se sukseset e kesaj Qeverie jane te lakmuara,keto kane bere aq sa kane mundur,jo se nuk kane deshiruar por qe ja armiqet nuk na lene..Te ndergjegjesohemi te jemi per interesat e Atdheut,percarja vetem na demton…