Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja ndalon importin e mishit nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE-ja ndalon importin e mishit nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve
BoteLajmi i fundit

BE-ja ndalon importin e mishit nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve

Published: May 19, 2025
Shpërndaje

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian.

Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë shpendësh.

“Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

- Publicitet -

“Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian”, tha zëdhënësi.

Ministri i Bujqësisë i Brazilit, Carlos Favaro, tha të premten se, sipas protokolleve ekzistuese, vende si Kina, Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut do ta ndalojnë importin e shpendëve nga Brazili për 60 ditë.

Por, Komisioni nuk dha asnjë afat kohor.

Komisioni Evropian theksoi se, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve – i cili u zbulua në një fermë në shtetin Rio Grande do Sul – i gjithë territori i Brazilit ka pezulluar statusin zyrtar të të qenit “i paprekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë”.

Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues të mos jetë i prekur nga HPAI.

BE-ja është një treg i vogël për Brazilin, i cili mbizotërohet nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

Në vitin 2024, Brazili eksportoi më shumë se 5 milionë tonë mish shpendësh. Nga këto, afërsisht 4.4% shkuan drejt BE-së, sipas grupit kombëtar të mishit të derrit dhe shpendëve ABPA.

Nga totali i importeve të mishit të shpendëve në BE, Brazili është burimi kryesor, me rreth 32% vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të BE-së.

Megjithatë, vëllimi mbeti mjaft i ulët pasi pjesa më e madhe e konsumit të BE-së mbulohet nga prodhimi vendas., raporton Radio Evropa e Lirë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • dyshuesi says:
    May 19, 2025 at 7:12 pm

    Nuk kuptohet qartë nëse vetëm mishi I shpendëve apo edhe llojet e tjera kanë probleme të sigurisë ushqimore. Apo të bëjmë sa më shumë terrorizëm për të kapur sa më shumë klikime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Fundi i një monopoli 31-vjeçar: Fitorja e bujshme që rrëzoi një nga bastionet më të forta politike në Shtetet e Bashkuara
  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026 i Komisionit Europian kritikon Shqipërinë
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Humbje e rëndë e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?