Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj kërkesë Kushtetueses: Rrëzoni kërkesën e Veliajt dhe urdhëroni KQZ-në të shpallë zgjedhjet në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Begaj kërkesë Kushtetueses: Rrëzoni kërkesën e Veliajt dhe urdhëroni KQZ-në të shpallë zgjedhjet në Tiranë
Uncategorized

Begaj kërkesë Kushtetueses: Rrëzoni kërkesën e Veliajt dhe urdhëroni KQZ-në të shpallë zgjedhjet në Tiranë

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, argumentet e tij lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ai caktoi datën 9 nëntor.

Begaj kërkon që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për dekretin e tij si dhe të heqë pezullimin për zgjedhjet në Tiranë.

Gjithashtu, kreu i shtetit argumenton se duhet rrëzuar ankimi i ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, si i pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës.

- Publicitet -

Letra e plotë:

Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese:

Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;

Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    October 15, 2025 at 4:35 pm

    Z.President,Me gjithë respektin,po gaboni:
    -Ne, si ish ushtarak të E.Hoxhës,zbatonin parimin “.Urdhi dytë e anulon të parin.”! Ju si President duhet të kishit anuluar VKM(urdhrin e parë) dhe ti drejtoheshit GJK për të kën në rregull me Ligjin & K.Ministrin që ju ka zgjedhur.
    -Tashmë GJK,nuk do ju pyes juve për një shkelje të dytë.
    -Mos e bëj si Presidenti B.Topi,më i miri në PD,që u etiketua “..HORR BULEVARDI..” dhe nuk dha dorheqjen por ju gëzua kolltukut.! BUREAT E SHTETIT NUK TUTEN
    -GJK,duhet të dëgjoi E.Veliaj në 31.10.25 për ti thyer hundët gjithë kundërshtarve të tij,Pasi arrestimi dhe shkarkimi tij është bër politikisht,pas 54 protestash provokative nga BANDA BERISHISTE.!
    -Ju dhe GjK duhet të dilni GARAND 100 % TË KUSHTETUTËS SË R.SHQIPËRISË.!
    EL newsalbania.al.

    Reply
  • demo says:
    October 15, 2025 at 4:54 pm

    shoku komandant!Une si ish ushtar punimesh,Detashmenti xhenjos,ta kujova ty para nje jave:Urdhti dyte anullonn te parin.
    Prandaj urdhri trete i Eprorit Bajram Begaj anullon edhe urdhtin tend edhe urdhrin e gjykates Kushtetuese.
    PER MOSKOMPETENCE.

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 15, 2025 at 5:36 pm

    Nuk e kuptoj, Begaj i kerkon Gjykates Kushtetuese te shpalle “Moskompetence”?
    Mire qe nuk keni nivelin minimal per te shprehur gjuhen e Ligjit, po kush i percakton Kompetencat, ose me sakte fuqine Ligjore te vendimeve te Gjykates Kushtetuese?
    Ajo “Moskompetenca” juaj, e idioteve te Elites Qiptare, eshte e drejte dhe pushtet ligjor i PERCAKTUAR dhe i Shprehur nga Kushtetuta, qe nuk e shkruan as ti, idioti kapterr i Ramutit, as Ramut Vucici dora vete.
    Prandaj, PDja ka te drejte te akuzoje dhe te kerkoje shkarkimin tend, sepse “kompetenca” dhe “Moskompetenca” jane akte dhe Fuqi Ligjore qe nuk ti jep dhe ti merr Rama si te doje,
    Copa plerash, veprojne si majmune, dhe kerkojne te kene fuqine e Ligjit Absolut,
    Ndyresira, vegla te diktatures Ramiste

    Reply
  • Patriot says:
    October 15, 2025 at 5:48 pm

    Per deri sa Presidentet I emeron partia gjoja nermjete te mendere parlamentit ky do te jete rezultati edhe per shume kohe. Presidendi komisare politik.

    Reply
  • fjala says:
    October 15, 2025 at 8:09 pm

    O Hetem Lala ! Po lexoj absurditete ketu si nga ti qe paske qene dhe ushtarak edhe ndonje tjeter. Presidenti eshte njeri i lire dhe flet nga dy poste qe ka dhe ligj nuk ka qe te mos flase. Flet si qyetar i lire duke drejtuar KERKESE gjykates kushtetuese dhe flet si president i Republikes mbi bazen e keshillimeve qe ka ne presidence dhe per te dy raste nuk shkruhet gjekundi ne ndonje ligj qe nuk duhet ta beje kete kerkese. Antaret e gjykates kushtetuese jane po dhe ata njerez, bile, ma merr mendja me nje nivel me te ulet qofte juridik nga juristet e presidences dhe intelktual e kulturor si qytetare te lirë, me sa i njohe une edhe ne marrdheni familjare me njerez qe tere diten i shikojme duke tallavitur politikisht. Me lejo mos ti theme emra qofte ne gazetari e qofte si ish politikane pa mbeshtetje sot. Pra, tek gjykata kushtetuese ka disa antare qe jane ne konflikt interesi dhe kjo te le qe do mungoje drejtesia. Prite dhe shikoje , pastaj shprehu!. Te gjithe ata qe mendojne ndryshe jane te drejten e tyre, por jo me fjale rrugaçerie dhe banale sepse jo vetem qe s’merren ne konsiderate nga te tjeret, por dhe perçemohen si njerez qe u mungon kultura, edukata dhe respekti. KJo qe ben presidenti eshte nje marrdhenie zyrtar, hapet dhe pa ekuivoke. Dhe s’ka pse te gjykohet nga moskompetentet publik si po ndodh.

    Reply
  • demo says:
    October 15, 2025 at 9:51 pm

    presidenti Begaj eshte ne te drejte te vet.Juristet le ta rrezojne me argumenta juridike.Presidenti tregohet bashkepunues me Opoziten,te cileve u thote:Eshte e drejta juaj te kerkoni Mocion mosbesimi,.Le ta votoje parlamenti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?