Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blinken: Do të rifillojmë bisedimet për armëpushim në Gaza e lirim të pengjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Blinken: Do të rifillojmë bisedimet për armëpushim në Gaza e lirim të pengjeve
AktualitetBote

Blinken: Do të rifillojmë bisedimet për armëpushim në Gaza e lirim të pengjeve

Published: October 24, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi të enjten se Izraeli e ka përmbushur synimin për “shkatërrimin e suksesshëm të Hamasit” dhe se bisedimet për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë do të rifillojnë në ditët në vijim.

Komentet e Blinkën erdhën pas një sulmi izraelit në një shkollë në Gazën qendrore, ku qëndronin të zhvendosur, duke shkaktuar vdekjen e së paku 17 personave, përfshirë 13 fëmijë dhe tri gra, sipas zyrtarëve mjekësorë palestinezë. Ushtria izraelite tha se sulmi ishte në shënjestër të militantëve të Hamasit brenda shkollës, por nuk ofroi prova për këtë.

Blinken, i cili po zhvillon një turne në Lindjen e Mesme, theksoi se është e rëndësishme të përcaktohet nëse Hamasi është i gatshëm për t’u angazhuar në bisedime. Ai gjithashtu njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë palestinezët me 135 milionë dollarë dhe kërkoi nga Izraeli që të lejojë më shumë ndihma për territorin palestinez.

- Publicitet -

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 42,000 palestinezë janë vrarë që nga sulmi i 7 tetorit të vitit të kaluar nga Hamasi, i cili ka shkaktuar një situatë humanitare të rëndë në rajon. Rreth 90 për qind e banorëve të Gazës, që numërojnë 2.3 milionë, janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
  • Identifikohet mekanizmi se si tumori i prostatës çarmatos mbrojtjen imunitare
  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. Lin Biao on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë
  3. Georgina on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Kushtetuesja, vendim për Vetingun dhe ONM-në
  5. Anonymous on Një ndërtim që cënon identitetin e Klubit historik të Vlorës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?