Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë efekti ka rrëmuja mbi trurin e njeriut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Çfarë efekti ka rrëmuja mbi trurin e njeriut?
Enciklopedi

Çfarë efekti ka rrëmuja mbi trurin e njeriut?

Published: January 13, 2023
Shpërndaje

Ka nga ata që punojnë të qetë vetëm mbi një tavolinë të pastër dhe në dhoma me një mobilim minimal. Por ka të tjerë që jetojnë të rrethuar nga një grumbull i madh letrash, librash dhe orendish. Por a mund të ndikojë mjedisi i jashtëm në performancën e trurit tonë?

A mundet që rrëmuja në shtëpi apo zyrë të jetë “kreative” apo t’i ngatërrojë idetë tona?

Kërkimet shkencore bien kryesisht dakord me Mari Kondo, gurunë japoneze të artit të rregullimit, e cila rregullon dollapët, qilarët dhe shtëpitë me një saktësi kirurgjikale.

- Publicitet -

Aq sa Elizabet Sander, psikologe në Universitetin Bond në Australi, ka treguar se rendi, bukuria dhe mungesa e kaosit në mjedisin ku punojmë, lidhet me përgjigjet më të mira njohëse dhe emocionale të sistemit tonë nervor.

“Trurit nuk i pëlqen çorganizimi, pasi i shteron burimet e tij dhe e zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar. Tufat e letrave, gotat e pista, objektet e hedhura me shumicë në tavolinë e shpërqendrojnë mendjen tonë, krijojnë një lloj mbingarkese informacioni vizual, e cila e komprometon kujtesën funksionale”- thotë ajo.

Ndikimin tek produktiviteti dhe qartësia e mendimit, e konfirmon edhe një studim i Institutit të Neuroshkencës të Universitetit Prinston, SHBA. Ai analizoi aktivitetin e trurit të disa vullnetarëve në mjedise pak a shumë të rrëmujshme në shtëpi dhe punë.

Një nga ekspertët, Stefani Mekmein, zbuloi se rregulli rreth e rrotull, e bën trurin tonë më të aftë për të qenë i përqendruar dhe në përpunimin e informacionit, me një përfitim të qartë mbi performancën e aftësive njohëse.

Si të mos mjaftonte kjo, një mjedis i çorganizuar dhe kaotik, shkakton shumë shtyrje të detyrave: ata që kanë një tavolinë të mbushur me letra dhe dosje të hedhura sa andej-këtej pa ndonjë një kriter të saktë, priren të zvarritin më shumë punët që kanë nëpër duar se sa ata që punojnë me skedarëve të radhitur sipas përparësisë.

“Çorganizimi dhe tendenca për të zvarritur punën kanë një origjinë  të përbashkët. Të vendosësh gjërat në rregull kërkon kohë, dhe është diçka që nuk e pëlqejnë shumë”- thotë Xhozef Ferrari, profesor i psikologjisë në Universitetin DePaul në Çikago. Sipas tij ata që janë më të çrregullt priren t’i shtyjnë punët e tyre, madje janë edhe më të pakënaqur me performancën e tyre.

Duket se efekti negativ në tru i rrëmujës së mjediseve, varet nga stresi i shkaktuar nga kaosi: na pëlqen apo jo, një dhomë e rrëmujshme na vë në alarm në mënyrë të pandërgjegjshme. Rritet niveli i hormonit të stresit, kortizolit, me një efekt edhe më të dukshëm tek femrat, diçka që varet ndoshta edhe nga trashëgimia kulturore.

“Gratë ndihen shpesh përgjegjëse për rendin e gjerave, dhe kur dështojnë përjetojnë shqetësim më të madh”- thotë Darbi Saksbi, psikologe në Universitetin e Kalifornisë Jugore, që ka studiuar efektet e rrëmujës tek norma e stresit.

E gjithë kjo ka pasoja jo vetëm në aktivitetin e aftësive njohëse, që përkeqësohet, por edhe tek mirëqenia në përgjithësi. Kështu disa studime tregojnë se gjumi në dhoma të rrëmujshme e lehtëson fillimin e çrregullimeve të gjumit, duke e bërë më të vështirë rënien në gjumë apo nxit ëndrrat e këqija.

Por një mjedis i rrëmujshëm, mund të vërë në provë edhe marrëdhëniet personale, sepse sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit Kornell të SHBA-së, kaosi e pengon interpretimin e saktë të shprehjeve dhe emocioneve të njëri-tjetrit, duke shkaktuar më shumë grindje dhe diskutime.

Për më tepër, të tjerët na gjykojnë pikërisht në bazë të organizimit të hapësirave tona. Një studim amerikan nga Universiteti i Miçiganit, ka treguar se hyrja në një zyrë të rregullt (librat në rafte, letrat e mirë-sistemuara, mbeturinat në kosh), nxit gjykimin e personit në fjalë si më të ndërgjegjshëm dhe më të besueshëm, sa se ata që punojnë në një hapësirë ​​të paorganizuar (me librat në dysheme, letra e shpërndara etj). Me pak fjalë, pamja ka rëndësinë e saj. Përshtypja, shpjegojnë autorët e hulumtimit, është se kemi të bëjmë me një person të pakujdesshëm, më nervoz dhe më të vështirë për t’u menaxhuar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?