Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ka parasysh presidenti kur thotë që “NATO duhet të kërkojë falje” (!?)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Çfarë ka parasysh presidenti kur thotë që “NATO duhet të kërkojë falje” (!?)
KryesoreRajoni

Çfarë ka parasysh presidenti kur thotë që “NATO duhet të kërkojë falje” (!?)

Published: July 2, 2023
Shpërndaje

Nga Ljubomir Filipoviç

I pyetur nga Petar Komneniç nëse do kërkonte nga Vuçiç ekstradimin e Maroviç, presidenti Milatoviç u përgjigj se ai gjithmonë përdorte mundësitë me zyrtarë të huaj për të bërë ‘pyetje të sikletshme’, madje, shtoi se ‘për këtë u zgjodh nga qytetarët’.

Në bazë të kësaj, tha Milatoviç, së fundmi, i paskësh thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, që të shkonte në Mal të Zi dhe “të bënte homazhe në nderim të viktimave të pafajshme të vitit 1999”.

- Publicitet -

Po pyes me këmbëngulje, pasi ndoshta nuk e kam kuptuar mirë: Milatoviç po thotë se qytetarët e zgjodhën që t’i kërkojë NATO-s të rishqyrtojë vendimin për bombardimin e Jugosllavisë? Sepse unë kështu e shoh.

Në pamje të parë, nuk ka asgjë të kundërshtueshme në pretendimin e mësipërm. Nderimi i viktimave të pafajshme është detyrim moral.

Por pastaj të bie ndër mend fotografia e takimit të Milatovic dhe peshkopit serb Metodije, këtë vit në Murino. Dhe e kupton se kjo që thotë është pjesë e një fushate të tërë relativizimi dhe riinterpretimi të asaj që ndodhi në vitet 1990.

Mendoni pak hipokrizinë e nderimit të viktimave me një figurë të lartë të Kishës, që sponsorizon marshime në mbështetje të ofensivës ruse në Ukrainë.

E gjitha kjo më duket mirëfilltazi si krijimi i kushteve për llogaritë e botës serbe me NATO-n: Duhet të na kërkosh falje – sepse këtë nënkuptojnë “homazhet dbe nderimi” – për atë që keni bërë në 1999.

Në vitin 1999, Mali i Zi bëri gjithë ç’duhet të kishte bërë në vitin 1991. Ai kundërshtoi politikën e spastrimit etnik në Kosovë, nuk i dha mbështetje logjistike krimit, i bëri thirrje NATO-s të mos bombardonte dhe, në fund, pranoi refugjatë shqiptarë e serbë, duke iu shpëtuar jetën.

Gjithsesi, ne nuk mundëm të shpëtonim jetën e atyre fatkeqëve që ushtria e dashur e Milatoviçit po i priste në Kallugjerski Llaz. Dhe nuk është së krijuam emër të mire as për sa i përket ndëshkimit të krimeve.

E gjitha kjo dëshmon se sa selektive është historia e fituesve të zgjedhjeve për lënien pas të së kaluarës dhe përballjen e thelluar me krimin.

Ndërsa mundohet të mos diskutojë fort mbi temat e Dubrovnikut, Srebrenicës, krimet e forcave serbe në Kosovë, Milatoviç ndalet në pikën e bombardimeve të NATO-s dhe mbështet mitologjinë e re të Kishës Ortodokse Serbe për krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër personave që simpatizonin lëvizjen partizane dhe përndiqeshin nga çetnikët.

Prandaj le të përsërisim disa fakte historike, sepse fëmijët tanë po rriten dhe nuk kanë më ku të lexojnë e të dëgjojnë ato që ndodhën në vitet 1990: Në vitet 1980, elita intelektuale serbe vendosi se Jugosllavia e kohës nuk i përmbushte më interesat kombëtare të serbëve dhe se ajo duhet të riorganizohej.

Më pas, në përputhje me urdhërin, filluan trazirat në Kosovë, pas së cilave Millosheviçi, i shoqëruar nga procesionet madhështore të kohës, ndërmori grusht shteti ndaj kryesive të partive në Vojvodinë, Kosovë dhe Mal të Zi.

Pas kësaj, të tjerët (kombësitë) vendosën se nuk donin të jetonin në një Jugosllavi të tillë. Në vijim, Millosheviçi nxiti rebelim të armatosur në Bosnje dhe Kosovë, dhe sponsorizoi një politikë të spastrimit etnik dhe gjenocidit për të krijuar Serbinë.

Pas vitit 1995, ai u qetësua disi dhe njëjtë si Vuçiçi sot, për një fare kohë ishte  “garantues i paqes dhe stabilitetit”. Por pas rebelimit të armatosur të shqiptarëve për shkak të politikës së aparteidit në vitin 1998, u nis për të spastruar edhe Kosovën nga shqiptarët.

Opinioni publik perëndimor kishte parë mjaft dhe nën presionin e moslejimit të një Srebrenice të re, filloi bombardimet, çfarë ndaloi gjakderdhjen në Ballkan, që, ndërkohë, kishte marrë 140,000 jetë dhe kishte trazuar miliona vetë.

Prandaj, z. Milatoviç duhet të ndjekë këtë linjë dhe të vizitojë të gjitha vendndodhjet e ekzekutimeve të vendet fqinje, ku qytetarët malazezë kanë marrë pjesë në rolin e agresorëve.

Këtë duhet ta bëjë, më shumë, edhe sepse është trashëgimtari i vetëshpallur i politikës së asaj pjese të DPS-së që vendosi të qëndrojë me Millosheviçin deri në fund.

Vetëm pas kësaj, mundet presidenti ynë të flasë për viktimat e luftës së vitit 1999, por jo si viktima të NATO-s, por si viktima të politikës katastrofike të udhëheqjes serbe në vitet 1990.

—-

Autori është analist dhe kolumnist për CdM të Malit të Zi. Botuar në DITA, përktheu Edona Llukaçaj

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    July 2, 2023 at 4:17 pm

    Ty te lumte goja moj keshilltarja Evropes Shneerberger,qe kerkove perjashtimin e Borrelit dhe Lajcakut nga negociatat si maskarenj serbofyle qe po terrorizojne Kosoven per te krijuar nje Serbi brenda Kosoves,Po ndihmojne agresorin te mbyte viktimen..Degjoje dhe ti I BUKRI SHEJTAN edvin rama me corrape te kuqe,Kumbarii Serbise,,degjoje mire Keshilltaren Evropiane Shneerberger,.Kosova do behet shtet i lire dhe sovran ne GJITHE TERRITORIN E VET,ME USHTRI KOMBETARE,po ti ku do shkosh o i zi!?

    Reply
  • CENSURA says:
    July 2, 2023 at 5:15 pm

    HAP DRITARET DITE
    TY TU HAPSHIN TRUTE
    NE KETO DITE TE VESHTIRA
    NDAHET MJALTI NGA SHELLIRA

    I KANE VENE KOSOVES
    LITARIN NE FYT
    PO GATUAN EUROPA
    BERLNIN E DYTE

    E KA PER DETYRE
    SHTYPI YNE KELLIRE
    TE NDIHMOJE SOVRANIN
    TE GJEMOJ I LIRE

    POPULL SHQIPETAR
    ZGJOHU E GJEMO
    JONA ESHTE KOSOVA
    ALBINI HERO

    Reply
  • Llesh says:
    July 2, 2023 at 7:32 pm

    O demo o idjot e para Rames i rufsh pallen se e ka zgjedhur populli shqiptare dhe Jo ju bozhibozuket shqipfoles, kosovaret e Kane treguar me vepra qe Jane Kundera USA edhe PSE ishte ajo qe jua DHA lirine, me Pak fiale popull bukshkeles dhe bese thyes. Hajt Tung idjot

    Reply
  • RADIKA says:
    July 2, 2023 at 8:49 pm

    ZJEN KAZANI ZJEN
    EUROPE E NGORDHUR
    QE SI MBAJNE KEMBET
    INTRIGASH E LODHUR

    MASKEN SEC E HOQI
    ME GJITHE BATERITE
    GODET ACIK KOSOVEN
    SÌ FSHEH LIGESITE

    VERIUN E KOSOVES
    ME DHUNE TE PUSHTOJ
    NJE POPULL MARTIR
    SERISH TA DHUNOJ

    DEL NJE FAR BORELI
    ALIAS KISHOTI
    QE FLET KUTURU
    ME GJUHE IDIOTI

    ME USHTARIN SHVEJK
    KELYSH I PUTINIT
    SI ZAGAR I LEHIN
    HIJES SE ALBINIT

    BASHKE ME NJE TJETER
    MIK I SERBISE
    TE TRE MIQ TE SERBIT
    TURP I DIPLOMACISE

    QENDRO FORT ALBIN
    TRAPIN MOS E CAJ
    JE NE RRUGE TE DREJTE
    QENI QEPEN TA HAJ

    NE JEMI ME TY
    SHQIPTARIA MBARE
    SERBI REHAT S`GJEN
    SA KA SHQIPTARI GJALL

    SA NA DO E DUAM
    GJAKUN NA KA PIRE
    POR KUPA U MBUSH
    TANI S`KA MESHIRE

    MENDJA PO JU MBUSH
    BUJRUM TA PROVOJ
    GATI PLUMBIN BALLIT
    ATE MIKUN NE GOJE

    INJORO PIKTORIN
    E ZAGARET E TIJ
    NJESHI ESHTE NJE HIC
    SOVRANI PERENDI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?