Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çohu Serbi! Sa jetë duhet të humbasim?” Studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete serbe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Çohu Serbi! Sa jetë duhet të humbasim?” Studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete serbe
BoteLajmi i fundit

“Çohu Serbi! Sa jetë duhet të humbasim?” Studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete serbe

Published: May 31, 2025
Shpërndaje

Ditën e nesërme, më 1 qershor, në 32 qytete të Serbisë do të mbahen protesta me emrin “Çohu Serbi” dhe siç zbuluan studentët, “Brankov Most” dhe “Gazela” do të bllokohen. Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:16, të paktën për kaq kohë është marrë leje nga autoritetet policore në Serbi.

Protesta “Çohu Serbi”, e cila mbahet me sloganin “Duam zgjedhje”, fillimisht ishte paralajmëruar për Pozharevc dhe tani në listë janë gjithsej 32 qytete: Aleksinac, Beograd, Bela Palanka, Bor, Čačak, Jagodina, Kikinda, Kosovska Mitrovica, Kragujevc, Kraljevo, Krushevc, Leskovac, Loznica, Novi Pazar, Novi Sad, Pançevo, Pirot, Priboj, Prokuplje, Ruma, Senta, Sombor,  Sremska Mitrovica, Subotica, Surdulica, Shabac, Uzhice, Valjevo, Vlasotince, Vršac, Zrenjanin dhe Niš.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

- Publicitet -

“Ne duam zgjedhje”, bërtitën mijëra studentë që demonstruan dje në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë.

Ditën e djeshme në kryeqytet, studentët zhvilluan një marshim nëpër rrugët kryesore të qytetit, i cili përfundoi përpara ndërtesës së qeverisë.

“Sa jetë duhet të rrezikohen ose të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?” ishte mesazhi i protestës në Beograd.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024, 16 persona humbën jetën kur u shemb muri mbrojtës në stacionin e trenit.

Në fillim të majit, studentët kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se korrupsioni i rrënjosur thellë nuk i lejon institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe demokratik”.

Ata njoftuan gjithashtu se me shpalljen e zgjedhjeve do të dorëzojnë fletëvotimin e tyre, i cili do të përbëhet nga ekspertë, personalitete jashtë skenës aktuale politike.

Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, deklaroi se ato do të mbahen brenda një viti e gjysmë dhe do të shpallen kur të vendosin institucionet kompetente.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dursakja says:
    June 1, 2025 at 2:06 am

    Ky është popull që mbron jetën e vet, jetën e bijëve të tij dhe jo si ne shqiptarët që në 97na grabitën dhe na vranë dhe sërish i votuam për të na shtypur dhe vrarë përsëri e përsëri.
    Kjo do të thotë se një diçka shumë serioze nuk shkon tek ne si popull, prandaj dhe më parë, sot e mbas këtaj
    Amerika tallet dhe luan me ne Shqipëtarët se ne Shqipëtarët presim të vendosin të tjerët se kush të qeverisë, se ne nuk “i njohim”, ata që drejtojnë, ata që na shtypën na vranë dhe ne “harrojmë” duke i vënë në krye.
    Mendoni sikur ngjarja e vitit 1997 të ndodhte në Serbi çfarë do të bënin Serbët do të votonin përsëri atë parti?
    Çfarë do të bënin Serbët sikur të ndodhte ngjarja e Gërdecit po nga kjo bandë me emrin PD,
    nuk kishte shanc se ai është popull me dinjitet dhe mbron interesat shoqërore e kombëtare.
    Prandaj faji qëndron tek ne, ne që jemi përçarë dhe nuk po kuptojmë, që të qënit njeri jo çdo frymor që ekziston e meriton, jo çdo dykëmbësh shqipëtar, ky emër NjERI justifikohet me faktin që jeton lufton me dinjitet, si qënie më përgjegjshme dhe më e ndërgjegjshme e planetit.
    Në rast se jemi të tillë jemi të zot të vet qeverisemi në të kundërt jemi qenie shoqërore të shpërfyryruara.
    Zoti na mënçuroftë, se jemi në rrugë të gabuar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?