Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DASH: Pastrimi i parave në Shqipëri, dhëndri i Berishës përfitoi miliona! Pse nuk ka të njëjtën shpejtësi SPAK-u me këto raportime që nuk janë letra anonime?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > DASH: Pastrimi i parave në Shqipëri, dhëndri i Berishës përfitoi miliona! Pse nuk ka të njëjtën shpejtësi SPAK-u me këto raportime që nuk janë letra anonime?
Uncategorized

DASH: Pastrimi i parave në Shqipëri, dhëndri i Berishës përfitoi miliona! Pse nuk ka të njëjtën shpejtësi SPAK-u me këto raportime që nuk janë letra anonime?

Published: February 16, 2025
Shpërndaje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar volumin e dytë të raportit për Pastrimin e Parave, ku mes shumë shteteve është dhe Shqipëria. Sipas raportit, për shkak të krimit të lartë dhe korrupsionit, ka prezencë të shtuar të pastrimit të parave:

 “Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para në dorë, kontrollet e dobëta kufitare dhe kontrolli i dobët doganor, lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, kriptomonedhave dhe projekteve të tjera në fushën e biznesit”, thekson raporti.

DASH ka marrë si shembull të pastrimit të parave Sali Berishën. Në raport përmendet fakti i nisjes së hetimeve ndaj tij, teksa sipas amerikanëve, dhëndri i ish-kryeministrit përfitoi 5 mln dollarë nga afera “Partizani”. Po ashtu, përmendet dhe rasti i Lefter Kokës me inceneratorët.

- Publicitet -

“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas parashikimeve të nenit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta 2021, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe sekuestroi pasuritë e tij. 

Në tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Koka po për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë. Gjykata sekuestroi gjithashtu asete me vlerë 4 milionë dollarë”, theksohet në raport.

Më tej DASH shprehet se Shqipëria duhet të shtojë hetimet dhe paditë për pastrim parash, si dhe të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. 

“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017”, thuhet më tej.

https://www.state.gov/wp-content/uploads/2025/01/2024-INCSR-Vol-2-Money-Laundering-Accessible-Version.pdf

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    February 17, 2025 at 1:13 am

    Aty ZOTI SPAK.Nje nga vija,nje nga dhia,qe te gjeje derman Shqiperia.Para SPAKUT policia,se nuk duam as zarbot e Edvin Rames,as zarbot e BerIshes te na shqetesojbe djemte e SPAKUT.
    Tek e tek se thyhen xhamat.

    Reply
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    February 17, 2025 at 7:13 am

    Nuk behemi…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. nona on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. tolo on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Ballkanik on Cinizëm me “5 yje”
  4. ema on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. nona on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?