Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diplomati trim austro-hungarez Oskar Prohaska (1876 -1945)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Metropol > Diplomati trim austro-hungarez Oskar Prohaska (1876 -1945)
Metropol

Diplomati trim austro-hungarez Oskar Prohaska (1876 -1945)

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

(Në 110 vjetorin e qëndrimit të tij dhe të Betejës së Lumës)

 Nga Sali ONUZI

 

- Publicitet -

Oskar Prochaska, diplomat i Perandorisë Austro-hungareze,  ishte konsull me rezidencë në Prizren nga viti 1906-1912. Me origjinë ishte çek, kishte lindur më 12 korrik 1876 në Brno, qendër e Moravisë, qyteti i dytë në Çeki, pas Pragës. Kishte filluar karrierën diplomatike në Ballkan, ne fillimn si atashe -konsull,nënkonsull në Shkup, Prizren e Manastir. Lufta e parë ballkanike( në tetor-nëntor ) e zuri Prochaskën aty ku shërbente si konsull i perandorisë Austro-Hungareze  në Prizren. Ai e njihte shumë mirë gjendjen e ketyre viseve dhe kishte marrëdhënie shembullore me banorët vendas. Ndofta Prochaska është  diplomati që ka vepruar  më gjatë në Prizren se çdo diplomat tjetër. Por atë e nderon qëndrimi i tij. Do të duheshin  edhe 87 vjet të tjera që një diplomat tjetër perëndimor, si Wiliam Wollker, të ngrinte zërin dhe të drejtonte gishtin mbi forcat pushtuese serbe për masakrën  që bënë me 15 janar 1999 në   Reçak të Kosovës. Bota u trondit. Agresorët morën atë që meritonin dhe populli shqiptar i Kosovës do të fitonte lirinë e pavarësinë  e Republikës së tij.

Prochaska, ishte një nga pionierët e këtij zëri dhe qëndrimi perëndimor, si Edith Durham, Leo Freundlich etj. Konsulli Prochaska i dënoi  siç e meritonin, masakrat e trupave pushtuese serbe mbi popullsinë shqiptare. Për këtë arsye Beogradi e kishte paditur konsullin Prohaska te Ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë  dhe kish kërkuar shkarkimin e tij pse gjoja kishte nxitur popullsinë  shqiptare që të rezistonte dhe  sikur nga  ndërtesa e konsullatës ishte qëlluar me armë kundër forcave serbe. Ndërkohë  që armët e konfiskuara qytetarëve të Prizrenit( 4700 pushkë) forcat ushtarake sërbe ua shpërndanë  serbëve lokal.

“Barbarizmat po vazhdojnë ende në Prizren. Çdo ditë burgosen shumë njerëz dhe pa iu bërë gjyqi po vriten natën, në rrëzë të qytetit, ku gjenden qindra kufoma të pavarrosura ende. Komitët bëjnë pallë nëpër fshatra si ujku në stan pa bari…grabitjet e plaçkitjet janë në rend të ditë,… myslimanët dhe katolikët nuk guxojnë të dalin nga shtëpia. Prizreni është si i vdekur. E vetmja shpresë e tyre është ndërhyrja e  Austro-Hungarisë”, shkruante Prochaska për Vjenën. Komitët serbë kishin bastisur kishën katolike dhe arrestuar priftin e saj. Prohaska kishte  protestuar te komandanti i Armatës së tretë serbe, gjenerali gjakatar Jankoviç,po ky nuk e përfilli dhe i kërkoi të largohej nga qyteti.Serbët e futur nga oficerët e pëcollën konsullin me domate  të kalbura , gurë e fjalë të ndyra.  Siç i shkruante Vjenës ambasadori austro-hungarez në Beograd, Ugron, serbët i gjetën rojës së konsullit Prochaska një letër private të këtij të fundit, në të cilën ai përshkruante fill e për pe barbarizmat serbe.

Për këtë serbët e arrestuan( ose e mbanin të rrethuar  në ambasadë) diplomatin trim Oskar Prochaskën “për nxitje të popullsisë shqiptare për qëndresë”. “Shefi i policisë serbe po më kërcënon zyrtarisht me demonstrata e sulme zuzarësh dhe me 10 të këtij muaji ma rrethuan konsullatën me ushtarë”, informonte eprorët konsulli nga Prizreni.

Ky incident i rëndë çoi në një krizë diplomatike mes Perandorisë Austro-hungareze dhe Mbretërisë së Serbisë. Në fakt ky konflikt ishte shumë më i gjërë, ai lidhej  edhe me përpjekjet e perandorise Austro-Hungareze për të ndaluar më çdo kusht  daljen e Serbisë ( dhe të Rusisë) ne Adriatik.  Por  emëri dhe bëmat e konsullit Prochaska u morën në mbrojtje me të drejtë  nga shtypi austro-hungarez dhe u bënë të njohura e popullore anekënd perandorisë shumkombëshe, madje dhe ne Europë. Siç dihet, Austro-Hungaria i verifikoi akuzat serbe  dhe Beogradi u detyrua të kërkonte falje dhe të lironte konsullin Prochaska ( vetë kryeministri Pashiç shkoi ne ambasadën austro-hungareze ne Beograd për të paraqitur pendësën e qeverisë së tij).  Po edhe Prochaska  u largua nga Ballkani, ai e  vazhdoi karrierën diplomatike si konsull i Perandorisë në Rio-De Zhaneiro të Brazilit.

 

***

Sjelljen barbare të sërbëve kundër konsullit Prochaska e dënoi Ismail bej Qemali në një intervistë dhënë gazetës “Neu Freie Presse”, në nëntor 1912, ku mes të tjerash, thuhej: “Serbët e kanë izoluar nga bota konsullin Oscar Prohaska në mënyrë që bota të mos kuptojë përmes tij se çfarë mizorie ata u kanë sjellë shqiptarëve. Unë apeloj  në tërë botën e civilizuar, që sa më parë  të jetë e mundur, të ndërmerret gjithçka për mbrojtjen e shqiptarëve. Serbët nuk kanë as më të voglën të drejtë që në dëm tonin të qëndrojnë/pushtonin Adriatikun. Populli ynë ka vuajtur shumë gjatë kohërave të kaluara. Evropa nuk guxon që tani të shikoj duar kryq se si ata do të shkatërrohen sistematikisht nga serbët.” (Sipas Sylë Ukshinit. “Një apel i Ismal Qemalit për fatin e konsullit Oscar Prohaska”. (“Neue Freie Presse”, nëntor 1912.)

Ato ditë të fillimit të nëntorit 1912, Oscar Prochaska ndiqte me vëmendje situtatën ushtarake .Ai i ka shkruar  më 13 dhe 27 nëntor 1912  dhe dërguar dy telegrame  gjithsej 112 rreshta për lëvizjet e ushtrisë sërbe në Kosovë e Shqipëri, në të cilat informohet Vjena për ngjarjet Prizren e  në Lumë. Prochaska informonte  se më datë 9 nëntor kishin dalë nga Prizreni  12 batalione të divizonit Shumadija 1. .Vetë serbët kanë pranuar se  gjysma iu drejtuan bregdetit shqiptar .Kjo ka rëndësi të veçantë për të përcaktuar numrin e forcave serbe  që u shkëputën nga ky grupim dhe  sulmuan për të pushtuar  Lumën ( 4,5 batalione e çeta komitësh rreth 5000 veta ), 4 kompani  Hasin  dhe 2 kompani  Opojën.

Prochaska e jep  aty edhe datën e fillimit të betejës,  më 15 nëntor , kur “lumjanët kishin ngritur krye papritur e pakujtuar“ (raport i datës 27 nëntor). Kjo vërteton tërheqjen mjeshtërore në kurth të reparteve sërbe nga lumjanët dhe goditjen e tyre në befasi. ”Lufta, – vijon konsulli, – u bë tek Kulla e Shën Gjonit (për Gjomc në Bicaj, shënim im), Kulla e Lumës dhe në Zhur e Curr afër Prizrenit”

Ne telegramin e tij të dërguar Vjenës më 27 nëntor 1912 nga  konsulli Prochaska
tërheqin vëmendjen  cilësimet që i bën  kësaj Beteje.. Nuk ka luftë pa gjakderdhje. Por Prochaska shënon në telegram, që shkon me shifër në Vjenë (ku çdo fjalë matej shumë): “luftë e ashpër dhe e përgjakshme”. Nuk ka luftë pa humbje, pa vrasje e plagosje. Por Prohacka shënon “humbje të mëdha të serbëve”. Pra, jo humbje të zakonshme.
Informacioni i konsullit është veçanërisht i rëndësishëm për objektivitetin e tij, ai përfaqëson një palë të tretë, Austro-Hungarinë dhe jo forcat pjesëmarrëse në betejë. Prochaska i shkruan këto nga Prizreni, nga shumë afër vendit të ngjarjes, në Lumë.

Dhe i ka shkruar këto të dhëna ato ditë që zhvillohej kjo Betejë. Kështu  konsulli Prochaska ka dokumentuar  të dhëna që  e kanë  vendosur  Betejën e Lumës në një taban të fortë në pikëpamje historiografike ,per 1. “ luftë e ashpër , e humbje të mëdha të serbëve”,2.numrin e forcave serbe që kanë marrë pjesë në këtë Betejë ( 5000 veta),3.datën e fillimit të Betejës së Lumës  , 15 nëntor 1912.

Konsulli austro-hungarez sjell edhe një fakt tjetër: shkallën ekstreme të urrejtjes shoviniste sërbe ndaj lumjanëve, që në mënyrën e vet, flet për shkallën e humbjeve në Lumë. Ai i raporton Vjenës: ”Në vizitën që kleri katolik bëri tek gjenerali serb (është fjala për komandantin e Armatës së tretë Bozhidar Jankovic. – shënim im) me 21 të këtij muaji (3 ditë pasi kish marrë fund Beteja (shënim im), ai deklaroi se sa u përket lumjanëve, ai ka marrë urdhër që “fisi Lumës do të shfaroset krejt, me gra e fëmijë”. Tanimë dihet se forcat serbe bënë krime të llahtarshme më 1912 -13 për të zbatuar këtë urdhër famëkeq. Në tetor 1913 masakruan më shumë se 1817 veta në Topojan, Përbreg, Brekijë, Kalis, Palush, Lojme etj.Por Luma nuk u shua.Ajo qëndroi dhe me 13 dhjetor 1913 ngriti flamurin  shqiptar në Bicaj dhe krijoi administratën e lidhur me qeverine shqiptare.

Por bëmat e konsullit Oscar Prochaska flinin në Arkivin e Institutit të Historisë të Akademisë së shkencave. Vetëm më  2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Instituti i Historisë botoi “Shqipëria në dokumentet austro-hungareze” (1912), vëllimi VI (nëntor – dhjetor), Tiranë 2012. Qendra e studimeve albanologjike. Instituti i Historisë-Tiranë përgatitur dhe redaktuar nga akademik i asocuar Maranglen Verli dhe Dr. Ledia Dushku. Në këtë vëllim janë përfshirë dy informacionet (telegrame) që konsulli i Perandorisë Austro-hungareze, Oskar Prochaska i dërgonte Vjenës ato ditë nëntori 1912 dhe  të cilave iu referuam në këtë shkrim.

Po emri i konsullit Prochaska, për informacionet e tij tanimë historike dhe publike në Shqipëri, meriton të vlerësohet, të ketë, për shembull, një zë në Fjalorin Enciklopedik shqiptar dhe të përmendet në botimin akademik të “Historisë së popullit shqiptar”. Mendoj se Oskar Prochaska meriton ta ketë fotografinë e tij në Muzetë tona, në Kukës e Prizren, po edhe në Muzeun Historik Kombëtar. Madje ai meriton te shpallet qytetar nderi i  Kukësit  dhe i komunës së Prizrenit. Figura e tij në përkrahje të popullit shqiptar, në një moment të vështirë të historisë së tij kombëtare, është shembulli i një diplomati për çdo kohë, është nder për vendin e tij, Çekinë. Dhe me siguri Oskar Prochaska do të nderohet sa herë të flitet e të përkujtohet Beteja e Lumës (15-18 nëntor 1912) dhe lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesve serbë më 1912.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Prostituta Kombetare Sali says:
    November 8, 2022 at 11:37 am

    Po mire, shqiptaret pak a shume i dime keto histori.
    Ka te pakten 200 vjet qe jemi nen terrorin, serb, grek e rus.
    Çfare e pengon saliun, edin e liken ti bejne te njohura keto botes kur sot rrezikojme dhe Mitrovicen?!
    Pse saliu i ven flaken Shqiperise sot e 30 vjet?!
    Pse Saliu vepron sidomos kur ka ngjarje ne Dardani?!
    Besoj se eshte rastesi?!
    Xikja, Sudja, Gjallica, Çiljeta, Karmina, Gita, Stresi, Tritan Shehu, Xhelal Mziu, motrat Vokshi, Kejvina, Edi Paloka, Çun Lajçi, Berat Bzhala, thone për saliun eshte burre shteti dhe une e besoj!
    Padyshim!
    S

    Reply
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 12:40 am

    Sa shume te huaj kane emrat e tyre ne historine Shqiptare por ka edhe shqiptare ne historine e huaj boterore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?