Ilmi S. Qazimi
Jemi në një atmosferë me mjegull të cilën e shpërndajnë disa kolaboracionistë të rinj,vegla të armiqve të Shqipërisë, ndonjëri syresh edhe me karton deputeti të dikurshëm. Helmi hidhet në debatin e stisur lidhur me partizanët dhe kriminelët e luftës. Ta themi që në fillim: Ti, z. A. Alimadhi, si dhe mjaft të tjerë para dhe anash teje, shqiptar bir ballisti, të ngrihesh pas tetëdhjetë vjetësh dhe të deklarosh se “partizanët shqiptarë kanë qenë kriminelë lufte”, je duke kryer një lloj krimi të ri me veçanti forme por me përmbajtje të njëjtë si para tetë dekadash: tradhti kombëtare dhe antishqiptarizëm. Në asnjë vend të Europës kolaboracionistët nuk janë pranuar nëpër parlamente, vetëm tek ne ndodhin këto çudira.
Duke folur me logjikën njerëzore, jashtë mllefeve politike, tej përbuzjes klasore, larg arsyeve idioteske individuale të njerëzve trukashtë, tutje parullave të të shiturve vendas tek të huajt pushtues, larg edhe pseudohistorianëve që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, është koha të rikujtojmë edhe njëherë me gjakftohtësi e paanshmëri objektive përmbajtjen që përcakton gjuha shqipe për dy emërtimet, partizanë dhe kriminelë.
Përkufizimi “Partizan” është përdorur e përdoret në të gjithë planetin. Jetëgjatësia kohore e kësaj fjale lidhet më gjendjen konkrete të luftës që ata bëjnë, shkallën e fitoreve të arritura dhe transformime të tjera të strukturës klasore shoqërore. Kjo sepse, në tërë globin popujt kanë luftuar e luftojnë kundër zaptuesve, pushtuesve, shfrytëzuesve. Diku përdoret fjala e mirëfilltë “partizan”; në disa vende e gjejmë në formën”guerile”; diku “revolucionar” ; gjetkë “rebelë antiqeveritarë”, etj. Partizani nuk është kurrë një i vetëm. Ata janë shumë e do të bëhen edhe më shumë me kalimin e kohës. Partizanët janë vullnetarë popullorë që rrëmbejnë armët për të luftuar kundër pushtuesve për çlirimin e atdheut të tyre . Partizanët janë bij e bija të popullit, punëtorë, fshatarë, intelektualë atdhetarë, të rinj, të reja,burra e gra, që u dhimbset atdheu që nuk durojnë shtypjen e shfrytëzimin nga shtetet e huaja. Asnjë bir pasaniku, bir fashisti,nazisti, krimineli,apo, siç qe rasti shqiptar bir kolaboracionisti, profashisti,kuislingu,ballisti, monarkisti, legalisti, etj. nuk mund të gjesh që të ketë hyrë vullnetarisht në radhët e partizanëve tanë. Partizanët luftojnë të organizuar në mënyra, kohë e vende të ndryshme. Format e luftës janë kryesisht ato në prapavijë të armikut. Lufta partizane, në çdo vend të rruzullit , e udhëhequr nga një parti përparimtare siç kanë qenë partitë komuniste, është shprehje e vendosmërisë popullore kundër shtypjes, shfrytëzimit, përndjekjeve e padrejtësive që ushtrojnë pushtuesit e huaj.
Në Shqipëri fjala ‘partizan’ ka hyrë rreth viteve 1940-1941. Ajo u përdor gjerësisht deri në vitet 1945.Njësitë e organizuara partizane u kthyen në forcë kryesore që lëvizi rrotën e historisë sonë drejt krahut më të drejtë: në koalicionin e madh botëror antifashist Bashkimi Sovjetik- Angli-ShBA. Gjatë një periudhe pesë vjeçare të lavdishme e të papërsëritshme historike, 1940-1945, fjala ‘partizan’ në Shqipërinë tonë të hedhur në zjarr e flakë kundër pushtuesve fashistë e nazistë si dhe kundër tradhtarëve vendas, krejt natyrshëm,mori përdorime të shumta dhe të thella shpirtërore, shoqërore,ekonomike demografike, kombëtare. Kështu mund të numërojmë deri 16 emërtime të tjera të në të shkruar e në të folur, gjatë viteve të luftës shumica e të cilave kanë hyrë tashmë në psikologjinë e shqiptarit dhe përbejnë një traditë jetëgjatë e të shkëlqyer luftarake dhe psikoshoqërore, të cilat lidhen me fjalën “partizan”. Le të kujtojmë disa syresh: Lëvizje partizane, luftë partizane, çeta partizane, kënga partizane, batalioni partizan, jetë partizane, heroizëm partizan, ylli partizan, miqësia partizane, nderimi partizan, ideali partizan etj. Kësisoj fjala ‘partizan’ u bë fjalë flamur për fitore kundër nazifashizmit. Me kalimin në qeverisjen shtetërore socialiste, ajo fjalë mbeti si pjesë e fjalorit dhe e historisë që përfaqësonte 70.000 partizanët heroikë të cilët zhvilluan Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar, ku 6000 ishin gra e vajza. Dhe fituan duke i sjellë popullit lirinë e vërtetë. Ata që u vranë, 28 mijë, u flijuan dhe janë në panteonin e lavdisë kombëtare si dëshmorë të asaj lufte; rreth katër mijë mbetën invalidë dhe të tjerët merituan titullin e lartë të veteranit të asaj lufte, njëlloj si në çdo vend pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore. Deri këtu, ju i respektuar lexues, a gjetët ndonjë vend ku mund të mendoni se partizanët paskan qenë kriminelë?
2.
Krim është veprimi që kryhet në kundërshtim me ligjet e shtetit në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shoqërinë, individin e shtetin. Vrasja, djegia, shkatërrimi dhe tërë veprimet e tjera çnjerëzore e në kundërshtim me arsyen e shëndoshë njerëzore janë krime që ndëshkohen me ligj me përshkallëzimet përkatëse. Individi apo çdo grup personash që kryejnë vepra të tilla quhen kriminelë. Të tillë ka pasur, ka dhe do të ketë kurdoherë por shoqëria synon që të pakësojë sa të jetë e mundur numrin e tyre. Në situatë lufte, pra, të ndeshjes së armatosur midis dy forcave apo grupimeve e aq më tepër midis një populli që kërkon liri dhe një pushtuesi që sulmon vret, djeg e shkatërron për të të sunduar e shfrytëzuar, emërtimit i shtohen edhe kriminelët e luftës. Kriminelët e luftës janë ata shtetas shqiptarë ose të huaj të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte nxitës, organizator, urdhërdhënës dhe ndihmës i tyre ose ekzekutuesit e drejtpërdrejtë të vrasjeve në masë, të torturave, të shpërnguljeve të detyrueshme, të dërgimit të popullsisë në kampe përqendrimi dhe në punë të detyruar, të djegieve, të shkatërrimeve e të plaçkitjeve të pasurisë kombëtare, shtetërore e private. Hidhini një sy periudhës kohore të historisë sonë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe do të gjeni jo pak emra njerëzish shqiptarë puthadorës të të huajve,por e të huaj që kanë kryer këto veprime kriminale.
Kriminel lufte u konsideruan edhe të gjithë pronarët dhe sipërmarrësit që kanë shfrytëzuar në mënyrë çnjerëzore si krahë pune njerëzit e dënuar e me punë të detyrueshme; të gjithë funksionarët e shoqërive grabitëse shfrytëzuese fashiste në Shqipëri; funksionarët e aparatit terrorist të pushtuesit dhe atij kuisling si dhe ata që kanë bërë mobilizim të popullit për të shërbyer në ushtritë armike. Tani kujtojmë se ligjet e luftës konvergojnë në një pikë: O do të vras o do të më vrasësh. Unë që mbroj vendin, familjen , lirinë time po të luftoj ty që më ke sulmuar dhe do të vras, djeg e shporr nga vendi im se më takon të jetoj i lirë nën diellin tim. Ose , po të rri duarkryq apo ca më keq të të servilosem dhe të të mbaj ison duke u bërë bashkëpunëtor me ty, ti përsëri do të më vrasësh, djegësh,sundosh rehat rehat!Po deri këtu a patë ndonjë argument për të quajtur partizanin kriminel?!
Tani le rrimë shtrembër e të flasim drejt: a nuk ishin krerët ballistë, legalistë , monarkistë shqiptarë ata që kryen këto lloj veprimesh në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke u vetëshitur tek të huajtë pushtues fashistë italianë, nazistë gjermanë, etj.? A nuk ishin ata që dhanë urdhër të qëllohen partizanët dhe të bashkëpunohej me gjermanët pushtues,dhe këto veprime u kryen praktikisht?! Nuk ka asnjë që ta kundërshtojë dot sepse faktet bëjnë muuu! Është koha për unitet kombëtar e jo për shkërmoqje. Ndaj, mbylleni gojën, shihni punën, po mundët respektoni atdheun dhe traditën shqiptare sepse po shkatërroni të ardhmen e fëmijëve dhe mëmëdheut tonë.
Alimadhi shikon ëndrra me sy hapur
Gjikë Kurtiqi
Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, pak ditë më parë, kryetari i Ballit Adriatik Alimadhi i cilësoi partizanët dhe komunistët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare: “kriminelë që i kanë duart e lyera me gjak dhe se këto krime,- sipas tij,- duhet të ndëshkohen me ligj, si e vetmja mënyrë që të vendoset drejtësia e munguar në vend, transparencë kjo që nuk është bërë në shumë dekada”.
Në fakt nuk është hera e parë që një palo ballist, si Alimadhi, shikon ëndrra me sy hapur dhe flet përçart për atë luftë heroike të popullit shqiptar. Kanë dalë edhe të tjerë pinjollë të ballit, si një farë Çelo Hoxha që për heronjtë e popullit, komandantët dhe komisarët e njësiteve partizane ka botuar një libër dhe i ka cilësuar kriminelë dhe terroristë.
A ia vlen të merresh me Alimadhin e ca pinjollë ballistësh? Mendoj se po. Pavarësisht se ndyjnë kompjuterat me postimet e tyre në internet dhe që nuk ua var njeri teneqenë. Ndaj tyre nuk duhet heshtur, pasi u janë rritur veshët dhe janë bërë të padurueshëm. Ata ndotin ambientin dhe rreken të kthejnë përmbys historinë, më saktë një nga faqet më të ndritura të historisë sonë.
Ja se çfarë shkruan ky Alimadhi në një nga postimet e tij në 1 gusht për të përkujtuar konferencën e Mukjes:
“Sot kanë dalë në dritë idetë e nacionalizmit të kulluar shqiptarë, ideali kombëtar i Ballit Kombëtar i cili lidhi kontratën më të madhe me të gjithë shqiptarët dhe doli me idetë se pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri, kjo ishte arsyeja që u tradhëtua Mukja, Kuvendi i Bashkimit të Shqiptarëve prej nacional-çlirimtares dhe partisë kriminale komuniste të drejtuar prej partisë komuniste jugosllave.
Prandaj duhet shkruar, festuar, përkujtuar kjo ditë e madhe e bashkimit të të gjithë shqiptarëve. Duhet përkujtuar ky kuvend i madh i patriotëve shqiptarë. Nga ana tjetër duhet të dënojmë së bashku tradhëtinë dhe tradhëtarët e kësaj marrëveshje prej sllavo – komunisteve dhe komunistëve shqiptarë.
Personalisht e quaj veten me shumë fat që të shkruajnë emër të Ballit Kombëtar, në emer të atyre burrave që i falën atdheut gjithçka që kishin më të shenjtë si:
Mid’hat Frashëri, Vasil Andoni, Hysni Lepenica, Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Safet Butka, Skënder Muco, Tofik Sfiri, Jup Kazazi, Dhimiter Fallo, Nezir Muzhaqi, Kadri Cakranit, Isa Manastirliu, Abdulla Allarupi e dhjetra e mijra nacionalistëve të tjerë, të cilët vunë në themelet e kombit tonë jo vetëm vuajtjet dhe sakrificat, por edhe gjakun e tyre për bashkimin dhe vllazërimin kombëtar.
Edhe në ditet e para të Prillit 1939, populli shqiptarë rrëmbeu armët dhe luftoi kundër okupatorit italian, duke treguar në këtë mënyrë se ai nuk mund të duronte robërinë e zezë.
Edhe në këto momente të vështira i biri i Abdyl Frasherit , Mid’hat Frasheri e patriotë të tjerë ideojnë Nacionalizmën e Parë Shqiptare të përbërë me tetë pika që u quajt organizata e Ballit Kombëtar në të cilën i bënë thirrje kombit shqiptarë që të bashkohej në luftë kundër okupatorit për një Shqipëri të Lirë e Demokratike, të Bashkuar dhe të Vllazëruar.”
I gjori Alimadh! E quan për nder të jetë pasardhës i këtyre kriminelëve ballistë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve gjatë luftës së Dytë Botërore. Padashje aëpo me qëllim Alimadhi ka dhënë listën e emrave me kriminelë të luftës, një pinjoll i të cilëve është vetë kryetari aktual i Ballit fantazëm që vetëm emrin ka sot dhe i renditur gjithnjë në krah të banditëve dhe kriminelëve aktualë me Sali Berishën në krye. I ka ngelur sahati 80 vjet këtij palo ballisti prapa dhe pandeh se e beson kush! Kur e kupton se sa qesharak është, i turret partizanëve dhe heronjve që e çliruan Shqipërinë dhe na dhanë nder e lavdi të gjithëve.
Partizanët dhe komandantët e tyre ishin luftëtarë antifashistë që luftuan në male, në fusha, në fshatra e në qytete kundër një bishe të egër, siç ishte nazifashizmi, po edhe kundër ballistëve që u bashkuan me ta. Në ato beteja ranë mbi 28 mijë dëshmorë. Të mohosh atë luftë legjendare dhe të flasësh broçkulla të tilla nuk mund që të jesh njeri normal. Nuk mund të mohohet, ndryshohet dhe të njolloset ajo luftë që solli çlirimin e Shqipërisë dhe garantoi paprekshmërinë e territoreve tona. Ata njerëz që janë munduar ta tjetërsojnë luftën çlirimtare vetëm normalë nuk mund ti quash. Historia e luftës çlirimtare është bërë nga heroizmi partizan dhe është shkruar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve që ranë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë, që si tradhtarë të popullit, u paguan, u armatosën dhe u rreshtuan në të njëjtën llogore me ta në luftë kundër njësiteve partizane, lyen duart me gjak dhe në ballë ballistët morën vulën e turpit.
Vetëm tradhtia është ajo që duhet të ndëshkohet me ligj dhe që të vendoset drejtësia e munguar duhet që pinjollët e ballistëve të kërkojnë falje për tradhtinë e etërve.
Tradhtia e Ballit Kombëtar është e vërtetuar plotësisht. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ballistët u bashkua me pushtuesit nazifashist, në operacionet famëkeqe të dimrit 43 – 44 dhe të beharit të ’44-ës. Ishin ballistët ata që u tregonin nazistëve se ku ishin bazat partizane të luftës dhe bashkë shkonin për ti asgjësuar. Ato që thotë Alimadhi janë përralla dhe ëndrra me të cilat kërkon që të mbulojë tradhtinë e madhe të etërve, tradhti që vërtetohet edhe nga arkivat e aleatëve tanë antifashiste dhe arkivat e kundërshtarëve tanë nazifashistë. Kjo që mundohen të bëjnë pinjollët e ballit është një tradhti e dytë.

Italia nuk e pushtoi vendin tonë për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”, por për të na kolonizuar. Musolini kishte në plan të sillte kêtu 3 milionë italianë. Eshtê fakt i njohur se “elita ” e asaj kohe nxitoi t’i dhuronte mbretit Viktor Emanuel kurorën e Skênderbeut. Pra deri këtu jemi kokë e kêmbë brenda në kolaboracionizëm. Po ashtu po të mos kishte qënê Lufta Nacional-çlirimtare Shqipëria rrezikonte të humbiste jugun e Shqipërisë të lakmuar nga grekët. Dhe Serbia mund të dilte në Shkodër. Në ish – Jugosllavi numri i partizanëve tê Titos arriti deri në 1 milion veta. Kêto dy shtete do e kishin shqyer vendin tonê, nëqoftëse ai nuk do të kishte marrê pjesë në luftê nê anên e fitimtarëve. Edhe sot, 80 vjet pas mbarimit të L2B, Greqia nuk e ka anulluar akoma gjendjen e luftës me Shqipërinë! Të gjithë emisarët e huaj që gjatë luftës gjendeshin në vend, britanikë apo amerikanë, kanë pohuar me fakte, data dhe emra bashkëpunimin e Ballit me okupatorin gjerman kundër Nacionalçlirimtares! A ështê ky heroizëm dhe patriotizëm?! – unë nuk e di.
Ali Madhi , more Ali Madhi , e kush pjerdh se ç’thotë Ali Madhi , Aliu është një laraskë dhe ju qëlloni laraskat me top !
Enverin e Luftës unë nuk e shajë dot , ai u bashkua me mua për të çliruar Shqiperinë , unë partizani nuk e njihja kush ishte Enver Hoxha dhe as më duhej ta njihja , unë kisha shok e mik këdo që dilte malit kundër pushtuesit , keta ishin partizanët me parrullën- të gjithë në luftë , pa dallim feje, krahine e ideje . Një nga keta ishte edhe Enveri !
Po të isha magjistar e të dija bëmat e Enverit pas Luftës , do ta kisha vrarë me dorë time . Po le ti lëmë përrallat .
Ballisti Alimadh është një ballist i vogël , ballistin e madh , sot , e kemi KRYEMINISTER !
Kjo dëshmon se e majta shqipetare është një pleh , PS- një organizatë politike e degjeneruar , e kanë mbërthyer për fyti maskarenjtë . Kemi një çoroditje totale , nuk merret vesh ku mbaron e majta dhe ku fillon e djathta , ekstremisti i majtë , brënda natës , si me magji, del në krye të së djathtës , kurse ai që shante e pështynte të majtën me një fjalor alabakësh , ai që donte ti varte ne shtylla , me dredhi, me gënjeshtra , duke lëpirë atë që kishte pështirë , doli në krye të së majtës .
More , nuk di kë të pyes , ky kryetari socialist , bëri autokritikë për Refleksionet e tij fashiste të vitit 90-të , para se të qasej në PS ?
Me siguri jo !
Prandajë PS është sot një pleh .
Edhe unë , pse shkoj aq larg , ai edhe sot vazhdon të jetë po ai , një qelbësire e degjeneruar e djathtë . … Kockat e kolaboracionistit Mit’hat Frashëri , i pruri nga ana e anes me paratë e shtetit dhe i vendosi me nderime të larta shteterore ,në piedestal mbi varret e heronjve antifashiste.
Jo vetëm kaq , por , si provokator maskara që është , iu thotë veteranëve me fjale te tjera , mos më çani bythën .
Kështu bëri edhe me Qemal Stafën . Ka bërë shume pisllëqe ky pervers !
Strategjia e tij është të ngrerë të djathtën dhe të poshtrojë të majtën , brënda vëndit dhe në shkallë nderkombetare . Ai mendon per egon e tij , për të sunduar . Votat e së majtës i ka të siguruara sepse kopeja e majtë bën ç’thotë udhëheqja , të djathten e perkedhel dhe kështu mendon se do sundojë gjatë ….
Por nuk është e largët dita që , edhe të majtet edhe të djathtët do ta përzenë me shkelma . Shqiperia po zbret poshtë e me poshtë .
Me frazeologji boshe, me gënjeshtra , me demagogji, me bojra të bukura nga jashtë nuk shtyhet pafund . Për keto është i zoti kryeministri ynë sharlatan, Edvin Kristaq Rama .
Bollë më me të , na duhet një njeri tjeter , por , jo nga ata që i kemi perzënë më parë .
Mos o zot , o popull mendohu mirë !
Te gjithe flisni pallavra. Lexoni Refleksionet e Edi Rames dhe do jeni te qarte. Ajo eshte radiografia e Luftes. Edhe sot jeni gati te jepni jeten per luften e I jepni vote qorrazi E. R. Ju jeni hipokrite e te pabesushem. E cfare eshte Lufta para E. R. per ju????
Ne fakt edhe XHAFER Deva nuk do te shkruante per Luften ashtu si ka fole Edi Rama.
Kolaboracionistet jane te denuar nga historia! Nuk ka alimadh e alivogel ta zhbeje tradhetine e tyre! Revanshizmi i pinjolleve te sotem te kolaboracionisteve eshte vecse nje perpjekje mjerane per te rregulluar biografine e gjysherve. Donkishotizem!
Kolaboracionistet e luftes se dyte boterore i denoi gjithe bota! Antifashizmi nuk vdes kurre!
Balli kombetar,,gjalle qenka?o si nuk u ngritet kurre ne nivekin e gjysherve dhe baballareve tuaj?
Ku Abaz Ermenji,ku enver hosha?Abaz Ermenji profesor me diplome Sorbone,enveri rufjan pa diplome.
Kolanoracioniste jane ata qe kolaboruan me serbet per vrasjen e shqiptareve dhe pushtimin e Kosoves se lire.Ti Alimadhi thua qe partizanet jane kriminimele lufte.Jo ore Alimadhi.Partizanet jane banda terroriste,ne sherbim te pushtuesve serbe qe ushtruan terror dhe genocid antishqiptar kunder popullit shqiptar ne trojet e veta,.Asgje nuk i ndan nga bandat e ZZerves dhe Mihajllovicit.Partizanet e enver hoxhes organizuan masakren e tivarit dhe masakren e Drenices,roberuan Kosoven dhe ja dorzuan Serbise.Edhe sot zemra i qan per Serbine.Ate qe ushtria gjermane u beri pushtuesve serbe ne Kragujevac,Bandat partizane te enverit dhe Miladin-Dushanit ja ben shqiptareve ne Tivar.Ne luften e pare boterore populli shqiptar i malsise e griy ushtrine serbe te car Alexandrit qe u strehua ne Durres prej tradhtarit esad toptani,,Serbet arriten te formojne nje parti komuniste ne luften e dyte boterore dhe ta marrin kalane nga brenda,.Rekrutuan bedelat shqiptare per te luftuar armiqte e Serbise, Austro-gjermanet dhe Nacionalizmen shqiptare..Pushtues te Shqiperise jane serbet dhe greket.I dalin dhe i teprojne kombit te zvogluar shqptar keta dy armiq te medhenj.Ju ballistet ashtu si i toqet gjume gjate luftes dhe perzute ne Kosove Skenderbeun e vertete te Trojeve shqiptare ,Xhaferr Deven me batalionin Skenderbej,,ashtu jeni dhe sot ,qolet e nje komunisti te paftyre,si Sali Berisha,.,qe grabiti tokat dhe pronat e Pronareve qe i dolen zot ketij vendi dhe e bene Shqiperine te Pavarur,,per tja ndare llumit te fshatarsise,qe zbriten nga shpellat,,rrugaceve proletare,.Duke i sherbyer Sali hajdutit,ju ballistet keputet rrenjet me TRADITEN SHQIPTARE.Tradita shqiptare jane te gjithe ata qe u shpallen kulake nga regjimi terrorist serbosllab i enver hoshes,bejleret,agallaret,borgjezet,rreaksionaret,intelektualet,te shkolluarit ne Perendim..Kush do votojne per ju,komunistet e llumit te proletariatit? Hani mut nashi!
Krimi mbrohet dhe Justifikohet me me DERRNI,se sa E DREJTA.
Qe komunistet mbrojne dhe justifikojne krimet e tyre ndaj shqiptareve,kjo nuk me habit.
Me habit nje turme derrash injorante,te pashkolle,qole pa rybe,qe ju ngjiten prapa Sali Berishes dhe per turp quhen edhe Drejtues te Ballit Kombetar.Kush jane keta?Keta jane Hysen Selfo,Uran Butka,nje Rroqi,ky Alimadhi,qe nuk kane formimin intelektual ,jo te Abaz Ermenjit,por as te Muslim Murrizit.
Qekur Sali Berisha zbatoi ligjin 7501 per grabitjen e tokave dhe pronave,Balli Kombetar duhet ta shpallte PD dhe Sali Berishen,Armik n-1 te kombit shqiptar dhe ta luftonin si komunist te pandreqshem ne sherbim te hajduteve te proletariatit. dhe Trdhetar i Atdheut ne sherbim te armiqve te pakicave grekafone qe okupuan tokat e pronareve shqiptare. Ne kete menyre Balli Kombetar i pas 90,preu degen ku qendronte.Preu Lidhjen me shtresat e Pronareve me toke qe u goditen nga reformat komuniste,u denuam,pushkatuan,perndoqen gjithe jeten. Prandaj Balli Kombetar nuk merr kurre me shume se 1% te votave dhe nuk nxjerr dot nje deputet.Balli Kombetar po te ishte Parti e Tradites shqiptare,qe ne 91,duhet te mblidhte gjithe Tapite e Pronareve shqiptare,te paguante Avokat dhe te Hapte Ceshtjen e Pronave te shqiptareve ne Strasburg.
Gjithe Ato dollare qe dhuroi Diaspora Balliste per partine e Selfos shkuan ne xhepat e ca vulehumburve per kongrese boshe ne mbeshtetje te Sali Berishes.Kesaj i thone te mbeshtetesh Hasmin qe te ka luftuar 50 vjet dhe po te grabit pronat sy per sy.Une me mire votoj Ramiz Aline,qe nuk donte te jepej toka ne Pronesi te perdoruesve ,se sa te votoj kete lloj Balli me komunist se sekretari organizates baze,SSali Berisha.