Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.
Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave. Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.
Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare.
Nga hetimi në këtë shtet ka rezultuar se të pandehurit fitimin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal e kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme, të cilat janë themeluar nga vetë të pandehurit dhe persona të tjerë. Po ashtu, një pjesë të pasurisë rezulton të jetë konvertuar në prona të luajtshme dhe të paluajtshme si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj., me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.
Referuar hetimit në Kosovë, rezulton se të pandehurit i kanë investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu dhe në vende të tjera përfshirë këtu dhe Republikën e Shqipërisë.
Për këtë arsye, pala kosovare kërkon të kalohet në filtër jo vetëm pasuritë e tyre, por edhe të 58personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme. Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri. /A2

Pas rënjes të socializmit në Shqipëri të parët shqiptarë nga Jugosllavija që vajtën në Tiranë ishin trafikantë të drogës dhe ata kurrë nuk u burgosen në Shqipëri njeni ka vilën aty ku e ka Ilir Meta te Durrësi njifen si financues dhe mbështetës të PD
Eshte Aksioni i pare i SPAK i drejtuar nga Klodjan Braho.Eshte indicje e Keqe. Nuk jane bisnesmenet nga Kosova e keqja emergjente e kesaj teneqeje gjithe cpofka,qe i rrjedh uji nga te kater anet.
Policia Edi Rames gjeti nje dy turiste nga Kosova ne mitingun e Berishes.
Populloi Kosoves e urren Berishen po aq sa Edi Ramen.
Mjaftë i turbulluat ujrat në gjithë anët.Lërëni njerëzit le të investojnë ,ajo rritë mirëqenien shoqërore.Larje prash ka në gjithë botën ,por ato heshte se u bien të ardhura.Skapi Berishës dhe ai vetë e quan Shqipërinë narko shtet si mbrenda ashtu edhe jashtë vendit.Të njejtën rrugë është duke ndjekur Skapi.Qëllimi i vetëm shkatërrimi dhe përmbysja e qeveris.
Spaku Shqiptar ka plot pune te tijat per te bere. Keta persona ti ndjek vete kosova deri ne shqiperi.
Sigurishte mund te jap informacion por perkushtimi i Spak te jete tek kriminelet e hajduteria shqiptare me dosje te pafundme.