Në një intervistë për mediat e huaja, kryeministri përsëriti dje togfjalëshin e tij të preferuar sa herë që debati prek projektet e mëdha në ishullin e Sazanit apo Zvërnec: “Shqipëria nuk shitet”.
Nga pikëpamja juridike dhe retorike, pretendimi mbrohet lehtësisht. Kontratat bëhen me afate koncesionare ose qiraje afatgjatë, dhe titujt e pronësisë zyrtarisht nuk ndërrojnë flamur.
Por përtej letrës zyrtare dhe retorikës politike, ekziston një koncept tjetër shumë më i ndjeshëm për qytetarin. Që është shpronësimi praktik. Nëse një zonë me rëndësi të jashtëzakonshme natyrore dhe kombëtare shndërrohet në një enklavë ekskluzive të mbyllur, ku qasja kushtëzohet nga çmime të papërballueshme ose barrierat e rojeve private, për shqiptarin e zakonshëm efekti është i njëjtë.
Kur këmba e qytetarit të thjeshtë nuk mund të shkelë më në një hapësirë publike, pyetja se prapa cilit emër figuron certifikata e pronësisë merr një vlerë krejtësisht teorike.
Përvojat e deritanishme përgjatë vijës bregdetare nga Veriu në Jug tregojnë se ky shqetësim nuk është hipotetik. Në mjaft komplekse rezidenciale apo resorte “strategjike”, parimi kushtetues se “deti dhe bregu janë hapësira publike” ka mbetur thjesht një normë në letër.
Praktikisht, traret e sigurisë, plazhet e privatizuara me çmime stratosferike dhe mungesa e rrugëve dytësore kaluese e kanë kthyer vijën e ujit në një territor të qasshëm vetëm për rezidentët e pasur apo vizitorët me xhepa të thellë.

Rasti i Sazanit dhe Zvërnecit prek veç të tjerave edhe këtë bërthamë debati. Kryeministër Edi vazhdon të bëjë sikur nuk e kupton që nuk po i flitet vetëm për bilancet financiare apo thithjen e investimeve të huaja, por për kufirin mes zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe tjetërsimit të hapësirës publike.
Nëse zhvillimi nënkupton krijimin e ghetto-ve luksoze të shkëputura nga realiteti vendas, atëherë dallimi mes “shitjes së pronës” dhe “shitjes së të drejtës për ta gëzuar atë” bëhet thuajse i padukshëm për publikun.
Sovraniteti i vërtetë mbi territorin matet me të drejtën e çdo qytetari për të pasur qasje në pasuritë natyrore të vendit të tij, jo me ca letra që do mbeten në arkivat e KM.
DITA

Akoma mereni me genjeshtrat e kriminelit Rama?
Drejtesia ka vdekur, populli ka vdekur (protestues shetites, thua se jemi ne Suedi)
Kush e beson më këtë palaco me poture
Me kete person fjalet,argumentat,,ligjet,kushtetuta jane ezauruar.Vezet,domatet,,boja ne surrat nuk i bejne pershtypje.
Mussolini 1 dite para se ta pushkatonin partizanet ne Dongo,mbajti nje fjalim ne Milano,qe i entusiazmoi falangistet me FITOREN E SIGURTE.Arbitrazhi i ka bllokuar 100 miljone Albkontrollit,Ky thote- Nuk do marre kokerr leku.Bexheti dhe Arbitrazhi Londres i ka bllokuar Aeroportin e Vlores,ky thote-Nuk do marre kokerr leku.
Jeton Realitetin e vet. E vetmja here qe e kam pare vertet te trembur,ishte kur skifterat e Berishes ja sulmuan me bresheri zjarri,molotovesh vilen e kodosheve te Albanian Files.Aty mikpritesi u felliq para kodosheve.
Po tani që po i vjen fundi kushedi çfarë ka ndërmend të bëjë? Polarizim të tejskajshëm të shoqërisë shqiptare e ka realizuar dhe e quan ndofta arritje, me pronat po sillet si pronar i gjithë territorit të vendit, flet për meritokracinë bën të kundërtën, prandaj dhe thoshte se nuk keni parë gjë akoma se gjëma mund të shkojë dhe më tej.
Nëse një njeri e beson, kur ai të zhgënjen lind një ndjenjë përçmimi për të, që shkon drejt drejt urrejtjes kështu
po ndodh dhe në këtë rast, partia socialiste e humbi besimin në elektoratin e vet, u venit besimi në këtë forcë politike, tashmë ajo është pa të ardhme.
Për Zotin ka të drejtë Lideri! Shqipëria nuk shitet… thjesht jepet me qira 99 vjet, falas, pa taksa, me tra te trau e me roje te roja. Se gja e madhe, pas një shekulli aty e keni përsëri Sazanin, nuk e morën me vete në Amerikë!
E vërtetë, nuk shitet. Sepse po ta shesësh duhet të marrësh lekët e ta kalosh me faturë. Ndërsa po ta falësh me titull “Investitor Strategjik”, të mbetet edhe emri në histori si bamirës i oligarkëve të huaj
Edi nuk gënjen kurrë! Shqipëria nuk shitet… se s’ka kush e blen të gjithën me një dorë. Ndaj po e shesim me pjesë, me copa, me resorte e me pisha. Sot Sazani, nesër Zvërneci, pasnesër ndonje Liqen e nxjerrin me koncesion për “peshkim luksoz”
Deti është i publikut, por rruga për te deti është e privatit
Aman o burrë, ruajeni atë letrën e pronësisë në arkivë se do na duhet për të fshirë lotët kur të shohim jahtet në tv
Per ty xha Teme jam i sigurt që roja do përlottet, do e ngrejë traun e do thot: “Hyr xha Teme analisti, se e ke në letrën e kryeministrit që kjo toka është e jotja!”
….edhe boshnjaku, kshtu thoshte kur i iku treni. Le te shkoj treni, une biletën e kam ne xhep.(barcolet!!)
Ghetto luksoze” thotë artikulli… Pse o me ghetto do ia ulim nivelin resortit? Ato janë “rezervate ndërkombëtare” ku shqiptari do futet t vjedh Roleksa. kjo, miqtë e mi, quhet punësim i qëndrueshëm
Eshte bere nje mashtrues ordiner si SB. Nuk e kam per turp te genjeje vehten se te tjeret as nuk i besojne me.
Eshte private e shet pronari. Kesaj i thone pronari e shet po tellalli se jep
Dëngla! Kur dhe kush e intervistoi? FAZ as nuk ja fërshëllen tipave si ky. Pse jo? Se e njohin mire kush eshte dhe s’i shitet gazeta.