Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve “Tirana Gate 2022”, Veliaj: Takimet për librin, eksperienca për t’u ndarë me bashkëmoshatarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve “Tirana Gate 2022”, Veliaj: Takimet për librin, eksperienca për t’u ndarë me bashkëmoshatarët
Kulture

Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve “Tirana Gate 2022”, Veliaj: Takimet për librin, eksperienca për t’u ndarë me bashkëmoshatarët

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

“Tirana Gate 2022”, edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të të Rinjve, po zhvillohet për tre ditë me radhë, 5, 6 dhe 7 Tetor në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet. Tema e edicionit të këtij viti është “Fqinjët”. Pjesëmarrës në këtë festival ishin autorë e shkrimtarë të rinj, dhe jo vetëm, nga Ballkani dhe Evropa.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në fjalën e tij tha se fqinjësia e mirë ka rëndësi të veçantë gjatë gjithë formimit të njeriut.

“Fqinjësia e mirë ka shumë rëndësi, por ajo nuk duhet marrë si e mirëqenë. Në Tiranë jemi me fat sepse gjendemi mes Athinës së demokracisë dhe Europës së lashtë të shtetformimit; pra, nuk mendojmë kurrë se të qenit mes Romës dhe Athinës është rrezik për ne. Nuk e mendojmë këtë as për Maqedoninë e Veriut, ku 30% janë shqiptarë, as për Malin e Zi, për Kosovën jo e jo. Por ajo që ne mund ta marrim për të mirëqenë është luks për disa të tjerë, siç është rasti i Ukrainës, e cila nuk e ka luksin ta marrë për të mirëqenë fqinjin e saj, se fqinji i tyre ka shpallur mobilizim për t’i pushtuar. Fqinjësia nuk duhet marrë si e mirëqenë sepse kemi disa shembuj shumë afër nesh që na tregojnë se fqinjësia mund të jetë një aset i madh, thesar, mundësi, por mund të jetë edhe shkatërrim i madh. Kush nuk e kuron fqinjësinë, kush nuk e mjekon fqinjësinë, kush nuk i shëron ato plagët, mund t’i përsërisë këto gabime. Shpresoj shumë që edhe takimet për librin të shërbejnë për të krijuar fqinjësi e miqësi të tilla për të rinjtë”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku i porosity letrarët e rinj se miqësitë dhe fqinjësitë e mira duhen ruajtur si të tilla.

Koordinatorja e titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, Aspasjana Kongo, tha se ky festival është ndryshe nga herët e tjera, për faktin se ka më shumë përfshirje të shkrimtarëve të rinj.

“Ky është një panel ku të rinjtë kanë mundësi të diskutojnë, bashkëbisedojnë dhe shkëmbejnë eksperienca dhe për të arritur në një gjuhë të përbashkët. Ju falenderoj për organizimin dhe lehtësimin që na keni mundësuar për të sjellë një festival të tillë, në përfshirjen e më shumë se 15 shkrimtarëve, autorëve të rinj. Sigurisht, vitin tjetër me synimin që të kemi edhe më shumë, por edhe për të punuar edhe më shumë”, u shpreh Kongo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…
  • “Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses
  • Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Buda on PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  3. Valbona on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Buda on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?