Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Finlandezët populli më i lumtur në botë, tri gjërat që mund të mësojmë nga ata
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Finlandezët populli më i lumtur në botë, tri gjërat që mund të mësojmë nga ata
AktualitetEnciklopedi

Finlandezët populli më i lumtur në botë, tri gjërat që mund të mësojmë nga ata

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

Nga Frank Martela

 

Për pesë vite me radhë, Finlanda është renditur në vendin e parë si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit të Lumturisë Botërore.

- Publicitet -

Në raportin e vitit 2022, njerëzve në 156 vende iu kërkua të vlerësonin jetën e tyre në një shkallë nga 0 deri në 10.

Si një filozof finlandez dhe studiues i psikologjisë që studion bazat e lumturisë, shpesh më pyesin: Çfarë i bën saktësisht njerëzit në Finlandë kaq jashtëzakonisht të kënaqur me jetën e tyre?

Për të mbajtur një cilësi të lartë të jetës, këtu janë tre gjëra që nuk i bëjmë kurrë:

  1. Ne nuk e krahasojmë veten me fqinjët tanë.

Ekziston një frazë e famshme nga një poet finlandez që thotë: “Kell’ onni on, se onnen kätkeköön”. Përkthyer përafërsisht, do të thotë: Mos e krahaso dhe mos u mburr për lumturinë tënde”.

Finlandezët e kanë shumë për zemër këtë frazë, sidomos kur bëhet fjalë për gjëra materiale dhe pasuri.

Një herë u ndesha me një nga njerëzit më të pasur në Finlandë. Ai po e shtynte të voglin e tij në një karrocë fëmijësh drejt stacionit të tramvajit. Ai mund të kishte blerë një makinë të shtrenjtë ose të punësonte një shofer, por ai zgjodhi transportin publik.

Kështu duket suksesi në Finlandë: ashtu si gjithë të tjerët.

Këshillë për lumturinë: Përqendrohuni më shumë në atë që ju bën të lumtur dhe hiqni dorë nga të treguarit se jeni të lumtur. Hapi i parë drejt lumturisë së vërtetë është të vendosni standardet tuaja, në vend që të krahasoni veten me të tjerët.

  1. Ne nuk i anashkalojmë përfitimet e natyrës.

Sipas një sondazhi të vitit 2021, 87% e finlandezëve mendojnë se natyra është e rëndësishme për ta, sepse u siguron atyre paqe mendore, energji dhe relaksim.

Në Finlandë, punonjësit kanë të drejtë për katër javë pushime verore. Shumë prej nesh e përdorin atë kohë për të shkuar në fshat dhe për të qëndruar në natyrë. Sa më pak pajisje, qoftë edhe pa energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm në shtëpi, aq më mirë.

Shumë qytete finlandeze janë gjithashtu të ndërtuara afër parqeve të mëdha, që do të thotë se shumë njerëz kanë qasje në natyrë, në pragun e tyre. Unë jetoj pranë Parkut Qendror të Helsinkit, ku bëj shëtitje të rregullta.

  1. Ne nuk e thyejmë rrethin e besimit të komunitetit.

Hulumtimet tregojnë se sa më të larta të jenë nivelet e besimit brenda një vendi, aq më të lumtur janë qytetarët e tij.

Një eksperiment i “portofolit të humbur” në vitin 2022 testoi ndershmërinë e qytetarëve duke hedhur 192 kuleta në 16 qytete në mbarë botën. Në Helsinki, 11 nga 12 kuletat iu kthyen pronarit.

Finlandezët priren t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Nëse harroni laptopin tuaj në një bibliotekë ose keni humbur telefonin në tren, mund të jeni mjaft të sigurt se do ta merrni atë.

Fëmijët gjithashtu shpesh marrin një autobus publik për shtëpi nga shkolla dhe luajnë jashtë pa qenë nevoja të ruhen nga prindërit apo kujdestarët.

Burimi: CNBC.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?