Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Shpërthime dhe të shtëna në Mynih, Gjermania mbyll festivalin e “Oktoberfest”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Shpërthime dhe të shtëna në Mynih, Gjermania mbyll festivalin e “Oktoberfest”
BoteLajmi i fundit

FOTO: Shpërthime dhe të shtëna në Mynih, Gjermania mbyll festivalin e “Oktoberfest”

Published: October 1, 2025
Shpërndaje

Një alarm është ngritur që nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës në Mynihun verior në Gjermani, ku është duke u zhvilluar një operacion i madh policor dhe me zjarrfikës.

Forcat speciale dhe piroteknikët janë vendosur gjithashtu në zonë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë një lidhje të mundshme me Oktoberfestin. Si masë paraprake, festivali i birrës mbeti i mbyllur në mëngjes.

Policia është shumë e shqetësuar se ka një lidhje me Oktoberfestin, pra mund të jetë edhe një sulm terrorist. Raportohet për një person të vdekur, ndërsa ka dëme materiale dhe panik.

- Publicitet -

Një deklaratë policia tha:

“Aktualisht po hetojmë të gjitha drejtimet e mundshme. Po shqyrtojmë lidhjet e mundshme me vende të tjera në Mynih, përfshirë Theresienwiese-n.”

gjermani sulmi2

Oktoberfest është festivali më i madh folklorik në botë që zhvillohet në Mynih çdo vit në sheshin Terezinwiese, në lagjen Ludwigsvorstadt-Isarvorstadt. Ai zgjat dy javë dhe përfundon në fundjavën e parë të tetorit.

Sipas informacionit nga gazeta “Bild”, në qytet ndodhën shpërthime dhe të shtëna. Rreth orës 04:40, zjarrfikësit morën një telefonatë për një zjarr në një shtëpi, ndërsa pak më vonë u regjistruan raportime për shpërthime të forta.

Pak kohë më vonë, trupi i një burri me plagë nga arma e zjarrit u gjet i pajetë pranë Liqenit Lerchenauer. Policia beson se i ndjeri më parë kishte vendosur një kurth në shtëpinë – e cila sipas informacioneve u përkiste prindërve të tij – dhe më pas i kishte vënë flakën, përpara se të kryente vetëvrasje.

gjermani sulmi 3

Ai u gjet me një çantë shpine në shpinë, gjë që po shkakton shqetësim tek autoritetet se mund të përmbajë eksplozivë. Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, ndërsa fillimisht qasja e policisë ishte e mundur vetëm me helikopter për arsye sigurie.

Autoritetet po kërkojnë gjithashtu një person tjetër që konsiderohet i zhdukur. Sipas policisë, prania e tij nuk përbën rrezik. Liqeni Lerchenauer është rreth pesë minuta larg me makinë nga shtëpia që u përfshi nga flakët.

Policia ka rrethuar një zonë të madhe në Lerchenauer Straße në Mynihun verior dhe po këshillon banorët dhe shoferët të shmangin ose të devijojnë zonën përreth.

Shkollat ​​fillore dhe të mesme aty pranë në Toni-Pfülf-Straße do të mbeten të mbyllura derisa të përfundojë hetimi, tha policia.

oktoberfest gjermani

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia
  • Miratohet në tërësi projektbuxheti 2027 në Komisionin e Ligjeve, votohen edhe ndryshimet
  • Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve
  • Spiropali i drejtohet Ramës: Divorcohu nga Balluku!
  • 16 milionë euro pasuri me një vendim gjyqësor të falsifikuar

Komentet e Fundit

  1. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  2. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  3. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  4. Aurora Vpn on Dy botë në një shesh
  5. Jazmine Marquez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?