Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Franca ”mban” por jo gjatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Franca ”mban” por jo gjatë
AnalizaLajmi i funditopinion

Franca ”mban” por jo gjatë

Published: January 6, 2025
Shpërndaje

Dr.Jorgji Kote

Botuar në DITA

Siç dihet, me 4 dhjetor 2024, Kryeministri francez Michel Barnier humbi votëbesimin në Parlament, duke rënë bashkë me qeverinë e tij, më jetëshkurtëra në historinë e 80 viteve të fundit të këtij vendi!  

- Publicitet -

Kësisoj, “jelekshpëtimi“ i Presidentit Macron, siç konsiderohej koalicioni me Partinë Republikane, e cila në zgjedhjet e parakohshme të muajit korrik siguroi vetëm 6,5 për qind të votave ose 46 vende në Parlament nuk funksionoi as 100 ditë, ndonëse me një kryeministër të mirënjohur pro-europian, si Michel Barnier, ish Kryenegociator i BE-së për BREXIT.

Pa vonesë, më 13 Dhjetor 2024, Presidenti Macron emëroi Kryeministrin e ri, personalitet të mirënjohur të qendrës, François Bayrou, Kryetar i Lëvizjes Demokrate (Modem) i cili mbas takimeve me të gjithë krerët e partive politike, në prag të Krishtlindeve shpalli përbërjen e qeverisë së re franceze. Krahas disa ministrave të mëparshëm, aty janë dhe dy ish kryeministra të njohur. Synimi tani është që ajo të sigurojë mbështetjen e shumicës parlamentare, mision tejet i vështirë, për të mos thënë i pamundur kur sheh peisazhin parlamentar francez. Por dhe Bayrou ka hasur në shumë kundërshtime dhe pengesa; liderët e forcave të tjera politike akuzojnë Presidentin Macron, se duke emëruar njeriun që në 7 vitet e fundit « ka mbajtur timonin » nga ana e tij kërkon thjesht të fitojë kohë dhe të zvarritë agoninë politike dhe pa një bashkëpunim të sinqertë me ta.

Në fakt, Presidenti Macron po bën çmos për ta shtyrë sa më shumë problemin duke sfiduar kundërshtarët politikë, të cilët i kërkojnë dorëheqjen, derisa të vijë momenti i përshtatshëm përzgjedhjet e reja të parakohshme; këto të fundit, sipas ligjit zgjedhor francez nuk mund të zhvillohen përpara muajit korrik 2025.

Macron është me të drejtë i vendosur të mos e japë dorëheqjen;më  4 Janar dhe parardhësi i tij, ish Presidenti socialist François  Hollandë u shpreh kundër kësaj dorëheqjeje, mbasi ajo do ta zhyste vendin në një kaos dhe udhëkryq akoma më të madh, me pasoja të paparashikueshme dhe të pariparueshme.

Macron synon që deri atëhere sipas logos «  tërhiq e mos e këput » të forcojë pozitat e veta, të lodhë dhe të dobësojë kundërshtarët, me shpresë se kështu do të përmirësojë imazhin e tij të cënuar rëndë gjatë 6 muajve të fundit, për të patur një dinamikë të re politike premtuese deri në korrik 2025. Shqetësimi i madh këtu është se kjo mund të shkaktojë vonesa të tjera me pasoja në të gjithafushat, për Francën dhe BE-në.

Në këto kushte dhe rrethana politike, vështirësitë e jashtëzakonshme që po hasen për krijimin e një koalicioni tëqëndrueshëm me shumicë parlamentare kanë krijuar natyrshëm ndjenja frike dhe pasigurie në qarqet politike, ekonomike, financiare dhe mediatike  në Francë  dhe në metropolet e tjera europiane.

Kjo bëhet dhe më e dukshme nisur nga  gjendja  e tanishme plot rreziqe dhe kërcënime hibride në Europë dhe në botë, me përshkallëzimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, me dinamikat e reja në Lindjen e Mesme mbas rrëzimit të rregjimit gjakatar tëAssadit dhe me sfidat e mëdha në atë rajon shpërthyes gjeostrategjik; duke përfshirë Ballkanin Perendimor të trazuar me rreziqe dhe kërcënime serioze; në një kohë kur pritet me shumë interes hyrja në Shtëpinë e Bardhë të Administratës së re të Presidentit Trump dhe kur  sapo kanë hyrë në zyrat e tyre drejtuesit e rinj më të lartë të BE-së; dhe, jo më pak e rëndësishmja, kur Gjermania, aleatja më e ngushtë e Francës,  më 23 Shkurt 2025 do të shkojë dhe ajo në zgjedhjet e reja të parakohshme, me probleme dhe pikpyetje të mëdha me pasoja për boshtin/motorrin e funksionimit të gjithë BE-së, etj.

Droja, frika dhe pasiguritë e lart përmendura në Parisin zyrtar janë të kuptueshme dhe të ligjshme dhe për faktin se tani më asnjë nga partitë kryesorë franceze nuk ka shumicën parlamentare si para 4 viteve. Vërtet që këtë shumicë, madje bindëse e përbëjnë ekstremii majtë dhe i djathtë, por bashkimi i tyre është për fat të mirë mision i pamundur, për shkak të papajtueshmërive politike. Këtë shumicë mund ta krijojnë dhe Partia e Presidentit Macron me të majtët, por sërish deri tani ato janë të papajtueshme edhe pse mundësitë të paktën teorike për një aleancë të tillë shpëtimtare nuk mungojnë. Për fat të keq, as centristët e Macronit dhe republikanët, që dikur « bënin ligjin» në vend nuk e formojnë më dot këtë shumicë.

Ja pse, e vetmja mundësi për mbijetesën e koalicionit të tanishëm qeveritar mbetet arritja e konsensusit politik midis Makronistëve dhe të Majtës së Bashkuar, natyrisht me lëshimet përkatëse, sa për ta shtyrë deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik, për t’i ngushtuar hapësirën e veprimit « Tubimit Kombëtar «  të Le Penit.

Nisur nga shqetësimet e  lartpërmendura serioze, më poshtë pondalemi në pasojat për Francën dhe më gjerë në BE  lidhur me mundësinë e përfshirjes së saj në një krizë apo dhe faliment të madh financiar; e ngjashme për nga përmasat me krizat financiare që goditën Greqinë, Italianë dhe Portugalinë në vitet 2007 – 2010. Për shkak dhe të nivelit të lartë të huasë shtetërore në Europë, kriza e borxheve sipas shumë ekspertëve mund të jetë vetëm çështje kohe.

Le ta theksojmë fort se pa nënvleftësuar kursesi këto rreziqe, ekpertët në përgjithësi bien dakord se tani për tani atje nuk ka vend për frikë apo panik, sepse Franca « mban» për ca kohë; kjo sepse për shkaqet dhe faktorët e mëposhtëm, gjendja e sotme në Francë dhe në Europë nuk krahasohet me atë të viteve 2007 – 2015.

Së pari, gjendja ekonomike në Francë është shumë më e mirë se ajo në Europën Jugore në vitet 2010 kur kriza goditi disa vende,duke i çuar në recesion dhe rritje të nivelit të papunësisë. Gjendja u rëndua dhe më shumë në vitet 2018 – 2023 për shkak të COVID – 19, krizës energjitike dhe mbas agresionit rus kundër Ukrainës.Megjithatë, Franca i kapërceu ato relativisht më mirë dhe papasoja të mëdha.

Veç kësaj, vitet e fundit Franca ka patur sukses në tërheqjen e investitorëve të shumtë të huaj, ajo ka rritur novacionin dhe nivelin e punësimit. Sa për anën strukturore, sipas ekspertëve, Franca ia kalon dhe Gjermanisë pararojë;  kjo dhe për faktin se industria në Francë, ndryshe nga Gjermania luan  rol shumë më të vogël në ekonominë e vendit; po ashtu vartësia e saj nga lëndët djegëse fosile dhe energjia ruse  është shumë më e vogël se në Gjermani.

Dallimi tjetër i dukshëm është stabiliteti thelbësisht më i madh financiar i Francës dhe në gjithë Europën. Në 10 vitet e fundit, bankat europiane kanë siguruar mbrojtjen e tyre nga rreziqet dhe kanë shtuar ndjeshëm pjesën e vet të kapitalit. Gjithashtu aktualisht Europa ka krijuar dhe vënë në funksionim mekanizma mbrojës më të mirë financiarë nga kriza të mundshme borxhesh.

Shkaku tjetër i gjendjes së tanishme më të mirë të Francës është kuota e pranueshme e huasë shtetërore, si raport midis huave shtetërore dhe performancës ekonomike çka shmang dëmtimin afat-gjatë nga huamarrjet, edhe pse në disa vende europiane huatë shtetërore janë më të larta se para 10 viteve. Po ashtu, shlyerja e përqindjeve të interesit është në raport të drejtë me mbledhjen e tatimeve.

Dhe në këtë fushë, Franca bashkë me vende të tjera europiane sot është shumë më mirë se 10 vjet më parë; kur barra e interesit ishteshumë më e lartë dhe  përqindjet e tij janë ulur ndjeshëm. Po ashtu është zgjatur periudha e shlyerjes së huave shtetërore. Kjo do të thotë se pagesat e interesit për to, pavarësisht nga kuota e tyre nuk i kalojnë “tavanet“ e përcaktuar, madje ato janë në nivele tëzakonshme.

Shkaku i katërt dhe ndoshta më i rëndësishmi është se Franca ka institucione me performancë të shkëlqyer. Padyshim që institucionet shtetërore dhe të pavarura franceze janë në gjendje t’i zbatojnë me shpejtësi dhe cilësinë e duhur reformat e nevojshme, sidomos për sa kohë sa ajo do të ketë qeveri pa kriza afat – gjatë.

Shkaku i fundit por jo më pak i rëndësishmi është se Europa dhe Franca sot janë shumë më të përgatitura për të përballuar kriza të tilla borxhesh dhe financiare. Ato kanë mekanizma të sigurta përshmangien e spekulimeve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Veçanërisht Banka Qendrore Europiane ( BQE) mbas fjalimit të famshëm më 12 korrik 2012 të ish drejtorit të saj emblematik, Mario Draghi “Whatever It Takes“ ( Do bëjmë gjithçka) ka ndikuar ndjeshëm në shmangien e veprimeve spekulative dhe garantimin e stabilitetit financiar  në çdo rast. Mbas vitit 2012, edhe BQE- ja i ka përshtatur më mirë instrumentat e saj dhe sot tregjet financiare janë të bindura se ajo e mban fjalën.

Veç argumentave të lartpërmendura, investitorët dhe tregjet financiare janë të bindur se nuk do të kenë shqetësime lidhur me financimin e borxheve shtetërore në Europë. Ndryshe, nëse do të kishte dyshime në këtë drejtim, kjo do të ishte ndjerë në lëvizje dhe tronditjet në bursa dhe në tregje financiare.

Megjithatë, asgjë nuk mund të përjashtohet, sidomos nëse nuk merren masa për kapërcimin sa më shpejt të krizës së tanishmeqeveritare dhe politike. Për këtë qëllim, për Francën janë vendimtarë tre faktorë : zgjidhja sa më parë e krizës politike, krijimi i një koalicioni të qëndrueshëm qeveritar me shumicë bindëse parlamentare dhe miratimi i buxhetit të vendit për vitin 2025, në mënyrë që deficiti shtetëror të vijë duke u ulur. E dyta,duhet rifituar besimi publik se vendi do tregojë impulse zhvillimi, duke ofruar kësisoj shpresë dhe optimizëm.

Dhe e treta, duhet rritur bashkëpunimi me Europën, sidomos mes Francës dhe Gjermanisë, për të përballuar çdo efekt të mundshëmnga politikat e Presidentit Trump dhe Kina si dhe për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme gjeopolitike.

Ndaj, edhe pse ka plot sfida dhe probleme, mundësia e një krize tëre borxhi në Europë dhe në Francë nuk bën pjesë në hallet dhe telashet më urgjente.

Ndryshon puna nëse dhe mbas zgjedhjeve të parakohshme që ka shumë të ngjarë të zhvillohen në në verë, nuk do të arrihet tëkrijohet një koalicion qeveritar me shumicë bindëse, i aftë për të qeverisur Francën në mënyrë të qëndrueshme. Atëhere dhe Franca do të rrezikojë seriozisht të bëhet e paqeverisshme, çka do të provokonte reagime negative në gjithë zinxhirin e saj institucional, në ekonominë e vendit dhe në krizën e rëndë të borxheve.

Kjo krizë e re financiare do të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për Francën, por dhe për BE-në; sepse Franca është promotore e saj; bashkë me Gjermaninë, e cila gjithashtu po «lëngon nën ethet» e zgjedhjeve të parakohshme më 23 Shkurt përbëjnë« boshtin» e funksionimit të BE-së. Ato janë një « duet politik dhe institucional » që jeta e ka treguar se shmangin çdo « duel » dhe i pazëvendësueshëm me asnjë duo apo dhe trio tjetër Europiane. Ndikime negative politike, ekonomike dhe institucionale do të kishte dhe në Ballkanin Perendimor, ku Franca& Gjermania janë tejet të angazhuara me dosje madhore tematike, si Procesi iBerlinit, Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, Anëtarësimi nëBE, etj.

Gjithsesi, tani për tani le të presim votëbesimin e qeverisë së re franceze, me shpresë se ajo do të jetë më jetëgjatë, që të paktën të mbijetojë deri në verë.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • mali says:
    January 6, 2025 at 7:20 pm

    Dr.Jorgji Kote.
    Shume I zgjuar je por zonja nga qyteti thote qe foli e foli por une nuk kuptova asgje.
    Nuk mbeti Franca ne doren tende.
    Ne ke ndonje traume pasoje e COVID-19 eshte tjeter punen.
    Ne rast tjeter na jep mend si te bejme normale shqiperine si franca.

    Reply
  • demo says:
    January 6, 2025 at 11:48 pm

    Kapitalizmi,System i ngordhur ne degradim dhe kalbezim.

    Reply
  • mali says:
    January 7, 2025 at 12:09 am

    Demo ,me sa shoh je duke pare revistat e Jahovait.
    Atje ke qe luani ha bar krahas shqerkes qe ha bar.
    Kapitalizmi eshte gjithmone I fresket.
    Keta komunistet tane e kuptuan qe ne 1990 se c’fare ishte kapitalizmi dhe sot I shikon milardere.
    Ky eshte realitet ,prandaj demo qendro me kembe ne toke.

    Reply
  • illo Foto says:
    January 7, 2025 at 1:23 am

    Z. Jorgji ka realizuar nje analize politike , qe dhe vete francezet nuk mund ta kryenin . E mesova gjendjen e Frances dhe te Europes , ne pellembe te dores . E falnderoj autorin e ketij shkrimi shume komleks , sic eshte situata aktuale e Frances dhe e tere Europes . Jetojme ne Europe dhe na intereson ta njohim gjendjen e saj , kohe pas kohe . faleminderit , diplomantiu J. Kote ! Illo Foto

    Reply
  • demo says:
    January 7, 2025 at 4:27 am

    Mezi po merr fryme Kapitalizmi francez.E ardhmja i perket vllahodhiplomatevee Jorgji Kote,Fatos Tarifa,Shtetit patatinave te vllahovenecianit Edi Rama.

    Reply
  • Remo says:
    January 7, 2025 at 10:01 am

    ..demo profesori turkoshak, nese
    do te thuash
    dicka ne lidhje me artikullin qe
    ka bere z.Kote , beje,
    por mos shpif ne lidhje me origjinen
    e artikullshkruesit apo te Tos Tarifes
    (qe te ben “plagjiature” o i semure),
    e as me
    “vllaho-dhiplomacine” term i shpikur
    nga dhiplomatet neo-otomane te
    tipit, Shab Murati, Abdylaqim Mehmeti
    etj etj . Nga keta te fundit, ekzaltohesh
    ti, sepse,
    t’a mbajne koken te lidhur nga qenefi
    i babes, nga i cili, jo vetem qe s’u
    shkeputet kurre, por na e ringjallet
    ne formen me te shemtuar ….
    Politiken e jashtme te vilajetit,
    sulltan Etdoga e
    dirigjon, “vllaho-veneciani”, kete deshire
    u’a plotesoi per turpin e tij dhe te ardhmes
    te atij vendi, gjeografikisht ne Europe
    por me zemer nga Anadolu….

    Reply
  • demo says:
    January 7, 2025 at 11:53 am

    Dhiplomacia vllaho-greke nuk nisi sot,.I ka themelet ne koke te enver hoxhes,qe vetem tek ata shihte besniket e politikes antikombtare dhe posacerisht antikosovare qe nga 1941.Qendrimi ndaj Kosoves ka qene vije DEMARKACIONI per enver hoxhen,jo vetem ndaj Ballit Kombetar,por edhe ndaj Frontit komunist. pranaj politika e Jashtme e Shqiprise nga 1944 deri sot ka qene Prone e Vllaho-grekerve. Misto Treska,Nesti Nasse,Sofokli Lazri,Ksenofon Nushi,Mihal Prifti,Spiro Rusha,Vasil Nathanaili e dhjetra te tjere.Ne raport me popullsine perbejne 3-4%.Na Diplomaci jane 90%.Shef Kuadri kishin shokun Sofo.
    Prandaj e urrejne Shaban Muratin keta.Jo vetem eshte Atdhetar,.I ndershem,I pakorruptueshem,,por qe nga viti 1976 kur ishte gazetar i sektorit te jashtem e Deri sot eshte Dielli i Diplomacise Shqiptare.Shume me i pregatitur se keta per ceshtjet Diplomatike,Historike,Politike,Te Drejte Nderkombetare,etj.Ka 12 vjet qe mbron me argumenta ligjore Diplomatike dhe Historike,TE DREJTEN E DETIT, INTEGRITETIN TERRITORIAL TE KOSOVES,.
    I tremben si Djalli nga Temjani i tremben Shaban Muratit,e mbajne larg,sepse antikombetaret e kane Monopol Diplomacine dhe Ministrine e Jashtme.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    January 7, 2025 at 12:29 pm

    Ti demo na i bëre të gjithë ortodoksët vllaho-grekë , po unë si ortodoks, a nuk kam të drejtën t’ju quaj turq ju myslymanët ? E për këtë më ndihmojnë edhe emrat turq që mbani . Sa për ortodoksët dhe emrat që përmënd ti , janë po ata emra që mbanin shqiptarët edhe para pushtimit obskurantist të turko-otomanëve , që na lanë 5 shekuj mbrapa botës .

    Reply
  • Deda says:
    January 7, 2025 at 12:34 pm

    Epo turku turkun do mbrojë o demo .Ti turkokosovar , Shabani puro turk që nuk pushon kurrë së shari kristianët . Për fat të keq jini dhe shumicë e na prishni punë edhe neve kristianëve , sepse Evropa e bota na quan vënd myslyman .

    Reply
  • Mësues historie says:
    January 7, 2025 at 12:40 pm

    Demo , unë nuk e besoj që Enveri të ketë çarë bythën ndonjëherë për Kosovën . Shqipëria është më këtë anë të Drinit e deri në Konispol matanë Drinit jetojnë vetëm malokë e shpellarë që as shqip nuk dinë të flasin .

    Reply
  • Dashi says:
    January 7, 2025 at 12:52 pm

    I hodha një sy listës së diplomatëve dhe ambasadorëve të Shqipërisë nëpër botë . Janë 95% myslymanë . Asgjë të keqe nuk ka , feja nuk ka të bëjë fare tek neve . Po desha të pyes demokarin , ku na qënkan këta vllaho-grekë që paskan pushtuar diplomacinë shqiptare ?! Mos ndoshta kanë nderuar emrat dhe nga kristianë i kanë vënë myslymanë ? Demokari , hyr në sitin e Ministrisë së Jashtme dhe aty ke listën e ambasadorëve shqiptarë në botë . Nga disa dhjetra në atë listë , kristianët numërohen me gishtat e njërës dore .

    Reply
  • Dashi says:
    January 7, 2025 at 12:55 pm

    Si e ka emrin ministri i jashtëm o demo , mos është dhe ai vllaho-grek ?

    Reply
  • TRENI says:
    January 7, 2025 at 3:20 pm

    @ DEMO
    Patriot Shqiptar, n.q.s nga komuniteti vlleh ne Shqiperi qe perben sot me statistika 0.1% e popullsise se Shqiperise,
    n.q.s ka ndonje element te grekezuar ketu, siç ka ndodhur per fatin e tyre te keq grekezimi total i vlleheve te Epirit,
    Ne nuk duhet t’i pergjithesojme keta elemente, sepse roli i komunitetit vlleh ne vellazeri me Shqiptaret, per Flamurin
    tone, per pavaresine e Shqiptarise eshte i njohur. Sepse vellazeria jone e perbashket dhe autoktonia mijeravjeçare ne Gadishullin Ilirik eshte me rrenje me te thella; se ndarja, perçarja, e shteti artificial grek me histori me pak se 200 vjet.

    PATRIOT SHQIPTAR DEMO, JU JENI INTELEKTUAL, ndersa intelektuhaleja greke eshte intelektualesh copy paste internet.
    1- Dash-aqis dhe pseudonimet e tij … … … eshte nje dhjakonar grek ANTISHQIPTAR.
    2- (¿?) dhe pseudonimet e tij … … … eshte nje llapaqen dhjakonar grek ANTISHQIPTAR.
    MOS TE BIESH KURRE NE LOJEN/GRACKEN E ASNJE KACIDHJARI SHQIPFOLES ANTISHQIPTAR GREKO/SERBO MASKARA.

    Reply
  • TRENI says:
    January 7, 2025 at 3:22 pm

    SHQIPFOLESI GREK I PABESE ME 5 MASKA:

    -“vlonjati” ne thonjeza ose vlonjataqis,
    -“dashi” ne thonjeza ose dashaqis,
    -“psikiatri” ne thonjeza ose psikitraqis,
    – “despoti” ne thonjeza ose despot-aqis,
    – “deda” ne thonjeza ose ded-aqis.

    ESHTE, 1 LECKE BYTHE E PERVELUAR, GREKO MASKARA, KARTE E DJEGUR.

    Reply
  • Dashi says:
    January 7, 2025 at 5:29 pm

    Për malin . Unë as të përmënda e as të menderosa . Ke shkruar Dash-aqis dhjakonar grek . Unë nuk fshihem si miu prapa poçes , madje më shumë se një herë jam prezantuar se kush jam dhe nuk kam asnjë qeder të prezantohem përsëri . Dashi është shkurtimi i emrit tim dhe kështu më thërrasin të gjithë të njohurit . Nuk përdor asnjë pseudonim në komente , nuk kam se përse të fshihem prapa pseudonimeve . Jam nga Korça , aty kam lindur , kam bërë të mesmen aty , jemi transferuar në Tiranë tre vjet para ardhjes së demokracisë . Fillova shkollën e lartë në Tiranë një vit , pjesën tjetër dhe post universitarin si dhe masterin jashtë Shqipërie , ku jetoj edhe sot prej 32 vjetësh me gruan dhe dy fëmijët e mij . Në Greqi kam vajtur vetëm dy herë në jetën time , me pushime 10 ditore , kështuqë , nuk dua t’ja di nëse ekziston ndonjë Greqi në këtë botë , e jo më dhjakonar siç më quan ti , që nuk e di çdomethënë , se edhe pse gërmova fjalorët , nuk ekziston si fjalë . Kaq për veten time . Tani le të flasim pak për zotërinë tënde . Ti je një plak pensionist i bezdisshëm , pa ndonjë qëllim të caktuar në jetë (në atë pak jetë që ke në dispozicion) , që rron vetëm për të komentuar , që fut hundët kudo , që të duket vetja sikur je ndonjë plak i urtë , që mund t’i japësh mënd të gjithëve . Kaq të pëlqen vetja , sa pyet të tjerët “sa klasë shkollë ke” , a thua se kanë të bëjnë me ndonjë shkencëtar , kur nga komentet e tua duket qartë që ti je një njeri ordiner , i zakonshëm , i shkolluar jo më tepër se 8-10 vjet shkollë . Më pëlqen edhe mua të komentoj tek Dita , po jo si ti , o t’u mbylltë e mëndjes (po përdor një shprehje korçare) , që nuk le artikull e forrum pa komentuar , të është bërë psikozë në tru dhe jam i sigurt që , po t’i ndërprenë komentet , rrezik të pushon zemra . Ikë tani laj bythën , se mos të ka shpëtuar në brekë e nuk e ke ndjerë .

    Reply
  • TRENI says:
    January 7, 2025 at 6:41 pm

    SHQIPFOLESI GREK I PABESE ME 5 MASKA:
    -“vlonjati” ne thonjeza ose vlonjataqis,
    -“dashi” ne thonjeza ose dashaqis,
    -“psikiatri” ne thonjeza ose psikitraqis,
    – “despoti” ne thonjeza ose despot-aqis,
    – “deda” ne thonjeza ose ded-aqis.

    -“vlonjati” ne thonjeza ose vlonjataqis,=“dashi” ne thonjeza ose dashaqis,=
    = “psikiatri” ne thonjeza ose psikitraqis, =
    = “despoti” ne thonjeza ose despot-aqis, =“deda” ne thonjeza ose ded-aqis.

    ESHTE, 1 LECKE BYTHE E PERVELUAR, ANTISHQIPTAR, GREKO MASKARA, KARTE E DJEGUR.

    Qe thoni ju Lexues Shqiptare, ky maska e fundit dash-aqis grekofonaqis nga pidhi i manas tou, nga manastiraqis,
    ishte kundershtuesi numer 1 qe emigrantet shqiptare ne Athine, te zhvillonin nje tubim, edhe pse diten e djele,
    edhe pse ne nje rruge dytesore.
    Dash-aqis, te dhjefsha shkollen, te dhjefsha masterin, te dhjefsha edhe doktoraturen kur ta marresh, tutkun grek.

    S’E KUPTON AKOMA MOR GJYTYRYM GREK, ANALFABET I GJUHES SHQIPE, QE JE ZBULUAR, ME TE GJITHA MASKAT.

    Reply
  • TRENI says:
    January 7, 2025 at 6:55 pm

    Qellimi i shqipfolesve antishqiptare greko/serbo maskarenje eshte zbuluar prej kohesh:
    -Te Perçajne,
    -Te Ndajne,
    -Te Dobesojne,
    -Te Luftojne,
    me çdo forme dhe me çdo menyre, BASHKIMIN E SHQIPTAREVE NE TROJET SHQIPTARE.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    January 7, 2025 at 7:50 pm

    Dashi o dhjerracuk!

    Reply
  • mao says:
    January 8, 2025 at 10:55 pm

    MINISTRI I JASHTEM ESHTE NGA GOLLOBORDA DMTH PURO JO SHQIPTAR
    EDHE ISH PSja VAZHDON SI ENVERI QE GARDIANET TI MBAJ JO SHQIPETAR

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend
  • Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Kavaja on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  4. Trapajane hesapi on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. Tefta on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?