Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frank Caprio, “gjyqtari më i mirë në botë” ndërron jetë në moshën 88-vjeçare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Frank Caprio, “gjyqtari më i mirë në botë” ndërron jetë në moshën 88-vjeçare
BoteLajmi i funditUncategorized

Frank Caprio, “gjyqtari më i mirë në botë” ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Published: August 21, 2025
Shpërndaje

Gjyqtari amerikan dhe ylli i mediave sociale, Frank Caprio, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, kanë bërë të ditur familjarët e tij, raporton BBC.

Vdekja e tij, pas një diagnoze me kancer në pankreas, u njoftua në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ai u përkujtua për “ngrohtësinë” dhe “besimin e palëkundur në mirësinë e njerëzve”.

David Caprio, djali i tij, falënderoi fansat për dashurinë dhe përkrahjen dhe i nxiti njerëzit të “përhapin pak mirësi” në kujtim të babait të tij.

- Publicitet -

I dashur për dhembshurinë dhe humorin në sallën e gjyqit, videot e gjyqtarit Caprio duke kryesuar rastet në emisionin e tij të suksesshëm Caught in Providence kanë pasur miliarda shikime në rrjete sociale, duke i fituar atij titullin “gjyqtari më i mirë në botë”.

Në një deklaratë në Instagram për 3.4 milionë ndjekësit e tij, gjyqtari Caprio u përkujtua për “veprat pafund të mirësisë që ai frymëzoi”.

“Ngrohtësia, humori dhe mirësia e tij lanë një gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që e njohën”- thuhej në deklaratë.

Gjyqtari Caprio kishte kryesuar mijëra raste në qytetin e tij të lindjes, Providence, Rhode Island, përpara se të niste një karrierë televizive.

Kompania pas Caught in Providence, Debmar-Mercury, i bëri homazh gjyqtarit Caprio për “markën e tij unike të dhembshurisë dhe qasjes me sens të shëndoshë”.

“Do të na mungojë shumë”- thanë në një deklaratë bashkë-presidentët Mort Marcus dhe Ira Bernstein.

Gjatë transmetimit të tij, Caught in Providence u nominua për tre çmime Daytime Emmy, me gjyqtarin Caprio që fitoi dy nominime personale vitin e kaluar.

Stili i tij karakteristik në gjykatë prodhoi klipe virale që varionin nga ftesat e fëmijëve për të qëndruar me të pas bankës së gjykatës, deri te shpallja e një lodre “mini-gjyqtar” në formën e tij.

Një video në TikTok që tregonte rutinën e tij të mëngjesit, larja e dhëmbëve, nënshkrimi i librit të tij dhe shikimi i videove të emisionit të tij, ka pasur mbi 5 milionë shikime.

Në një intervistë të vitit 2019, gjyqtari Caprio tha se seancat e tij gjyqësore “tregojnë një copëz të jetës në Rhode Island që është shumë interesante dhe pasqyron të njëjtat çështje që njerëzit po përjetojnë në mbarë vendin”.

Pas diagnostikimit me kancer në pankreas në vitin 2023, gjyqtari Caprio tha se ishte “plotësisht i përgatitur të luftojë sa më shumë që mundet” dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen.

Në njërin nga postimet e tij të fundit në rrjete sociale, gjyqtari Caprio njoftoi se ishte rikthyer në spital pas një “pengese” në trajtimin e tij dhe kërkoi lutjet e ndjekësve.

Gjyqtari Caprio lë pas bashkëshorten, Joyce Caprio, me të cilën ishte i martuar për gati 60 vjet, pesë fëmijët e tyre, shtatë nipër e mbesa dhe dy stërnipër.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Dursakja says:
    August 21, 2025 at 3:01 pm

    Dëgjofshim lajme për njërëz të mirë në veprimtarinë e tyre kur janë në jetë! U prehtë në paqe!

    Reply
  • Baba nga Durrsi says:
    August 21, 2025 at 4:02 pm

    RIP Mr. Caprio! Keni qene gjithmone i ndershem dhe i drejte, i keni sherbyer Drejtesise me devotshmeri sinqeritet dhe pasion! ZOTI ju’a shperblefte ne qiell, gjithe miresine qe ju treguat ne toke.
    E kam njohur kte gjykates ne rastin e gjykimit te nje babai 96 vjecar i cili akuzohej per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor ne afersi te nje shkolle (school zone) ku ky baba 96 vjecar, dergonte ne spital per analizat e gjakut djalin e tij 63 vjec me sindromen “down”.
    Mr. Caprio e shpalli kte baba 96 vjecar “Not Guilty” dhe e lavderoi per punen e mire qe bente akoma si prind edhe pse vete ai ishte ne moshe te thyer!
    Kjo ngjarje qarkullon ende ne YT, (mjafton ta kerkoni me fjalet kyce – judgment Caprio and old Father etj te ngjashme )

    Reply
  • Zgjohuni says:
    August 21, 2025 at 5:09 pm

    Ngushullime families dhe miqëve. Gjykatës të till, pushofshin në parajs.Amen🙏

    Reply
  • SPAK says:
    August 21, 2025 at 6:28 pm

    A po na thoni se saliu do te ndroje jete ne moshen88 vjecare! ruana o Zot!

    Reply
  • loni says:
    August 21, 2025 at 8:17 pm

    Kjo ska lidhje me Saliun, por Saliu do ti kaperceje te 100-tat. Sa me shume te roje aq me teper do ti dale boja, aq me teper do tju neveritet njerezve.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    August 21, 2025 at 9:34 pm

    Saliu paste jete te gjate marrte perpara Ramen me shoke.

    Reply
  • demo says:
    August 21, 2025 at 10:58 pm

    Saliu per moshen,eshte lojtari me energjik ne politike dhe do ta haje Ramen me Jete.Koleget e bllohut i hengri te gjithe,nga Sabit Brrokaj te Isuf Kalo.Edhe ata qe i hapen rrugen e pushtetit absolut ne PD,nga Gramoz Pashko Zhulali,Arbnori,Poni,Gazidede,,qe ju ka dale bari me kohe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?