Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për infermierët: Vendet që lirohen për punësimet e reja në poliklinika e spitale 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara për infermierët: Vendet që lirohen për punësimet e reja në poliklinika e spitale 
AktualitetShoqëri

Gara për infermierët: Vendet që lirohen për punësimet e reja në poliklinika e spitale 

Published: December 26, 2022
Shpërndaje

Jo vetëm për infermierët, por edhe për profesionistët e tjerë të shkencave mjekësore teknike, strukturat shëndetësore publike në të gjithë vendin shpallin me qindra hapsira të lira punësimi. Pas raportimeve të bëra nga çdo strukturë e qendrave shëndetësore, poliklinikave dhe spitaleve të të gjitha niveleve në vend, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka konfirmuar dy ditë më parë, se janë në garë 478 vende të lira për punësimet e reja në radhët e profesionistëve të shkencave mjekësore teknike të profileve të ndryshme, si: infermierë, logopedistë, mami, fizioterapi, si dhe teknikë të laboratorit dhe imazherisë.

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës raporton të ketë më shumë hapësira të lira punësimi, përkatësisht me 130 vende. Pjesa dërrmuese e të cilave janë në qendrat shëndetësore, teksa të shumta janë edhe vendet e lira për  punësimet e reja në spitale, kryesisht në profilin e infermierit. Ndërsa për drejtorinë e Vlorës, bëhet e ditur se strukturat shëndetësore kanë konfirmuar 115 vende të lira për punësimin e infermierëve, dhe profesionistëve të tjerë të shkencave mjekësore teknike. Në Shkodër spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore kanë nevojë për 113 punonjës të këtyre specialiteteve. Me qindra janë edhe vendet vakante në strukturat shëndetësore publike që përfshin rajoni i Elbasanit. Ndarjen e plotë të vendeve të punës për infermierët, mamitë, fizioterapistët, apo teknikët e laboratorit dhe imazherisë në secilën strukturë mjekësore të rajonit të Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Edhe kësaj here, pjesa dërrmuese e të punësuarve që do të përzgjidhen nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë” do të mund të sigurojnë një kontratë definitive pune, ndërsa një pjesë tjetër, që po ashtu është e konsiderueshme do të punësohet provizorisht, sipas nevojave të shpallura për staf mjekësor nga strukturat publike shëndetësore të secilit rajon. Lidhur me punësimet provizore, ekspertët e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues në profilet përkatëse të shkencave mjekësore teknike, ai kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.

- Publicitet -

Gjatë muajve tetor dhe nëntor u zhvilluan konkurrimet e radhës nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë 2022”, çka çoi në zgjerimin e listës së pritjes për punësimet e reja në strukturat publike. Prej disa vitesh, punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore mund të bëhen vetëm nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermierë për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit). Çdo kandidat që bëhet pjesë e portalit vlerësohet me pikë për secilën fazë konkurrimi. Sipas skemës së përcaktuar në fazën e parë të aplikimit me dosje kandidati vlerësohet rreth arsimimit të kryer, përvojës dhe trajnimeve tëlidhura me fushën. Për fazën e parë të aplikimit sigurohen deri në 30 pikë. Ndërsa në fazën e dytë që është “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, dhe nëpërmjet testimit çdo kandidat mund të sigurojë deri në 70 pikë. Testi përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri, si dhe pjesa e dytë që përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitete.

Tabelat

Ja sa vende të lira ka në spitalet dhe qendrat shëndetësore në Rajonin e Tiranës.

KLIKO: Lista në Tirane

Ja sa vende të lira ka në spitalet dhe qendrat shëndetësore në Rajonin e Vlorës.

KLIKO: Lista në Vlore

Ja sa vende të lira ka në spitalet dhe qendrat shëndetësore në Rajonin e Shkodrës.

KLIKO: Lista në Shkoder

Ja sa vende të lira ka në spitalet dhe qendrat shëndetësore në Rajonin e Elbasanit.

KLIKO: Lista në Elbasan

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 26, 2022 at 5:05 pm

    Nuk ka gare te ndershem jo.Si gjithmone ne Shqiperi duhet te paguash te marresh nje vend pune.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?