Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha në një intervistë më Zërin e Amerikës se pajtimi me marrëveshjen e Ohrit, e cila e siguron njohjen ‘de facto’ dhe jo “de jure” është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova. Por thekson ajo, nuk është parë ndonjë vlerësim i këtij kompromisi. Ministrja Gërvalla tha se institucionet e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë në rrugë interne rreth mënyrës se si i dërguari evropian Miroslav Lajçak udhëheqë bisedimet me Serbinë, por javën e kaluar sipas saj, “është mbushur kupa”.
Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, Bashkimi Evropian i bëri thirrje të qartë dhe pa mëdyshje Kosovës që të fillojë punën për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pa parakushte. Cilat janë planet e qeverisë suaj?
Donika Gërvalla-Schwartz: Qeveria e Republikës së Kosovës, në fakt institucionet në përgjithësi, janë zotuar dhe kanë pranuar një propozim, fillimisht të quajtur franko-gjerman, i cili parasheh njohjen de facto të Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo marrëveshje për të cilën kemi rënë dakorduar, jemi pajtuar në Bruksel dhe më vonë edhe në Ohër, të dyja palët, edhe Serbia dhe Kosova, ky është udhërrëfyesi ynë drejt një marrëveshjeje për normalizim. Tani, nëse Kosova mbetet e vetmja palë e cila ngul këmbë në implementimin e kësaj marrëveshje, për të cilën në vazhdimësi, para se të jepnim miratimin tonë, të cilin e kemi dhënë me gjithë hezitimin që kemi pasur rreth përmbajtjes së asaj marrëveshjeje, atëherë mbetemi pala e vetme, e cila e mbron këtë marrëveshje, pyesim veten ku janë ata që na e propozuan dhe ku ndërroi strategjia në mes të rrugës?. Pse tani dalin kërkesa dhe plane të tjera dhe nuk merremi seriozisht me implementimin e kësaj marrëveshje, e cila u quajt pastaj nga disa komentues edhe si marrëveshje historike.
Zëri i Amerikës: Megjithatë zonja Gërvalla në marrëveshjen e Ohrit, për të cilën qeveria juaj ra dakord, nuk parashikohet njohja e Kosovës nga Serbia. A është ky një ndryshim qëndrimi nga ana juaj?.
Donika Gërvalla-Schwartz: Po pikërisht fakti që ne si hap të ndërmjetëm pranuam, që fillimisht të shkojmë me një marrëveshje, e cila e bën njohjen de facto dhe jo de jure të Republikës së Kosovës, është kompromisi më i madh që kemi bërë. Mirëpo ndërkohë, nuk është që kemi parë ndonjë vlerësim të këtij kompromisi që kemi bërë, gjë që na përforcon në qëndrimin tonë që duhet të jemi tejet të kujdesshëm me premtimet që japim dhe me marrëveshjet, me përmbajtjen e tyre dhe me garancitë e ndryshme që jepen rreth këtyre marrëveshjeve.
Zëri i Amerikës: Zonja Ministre, pas dështimit të bisedimeve javën e kaluar, Bashkimi Evropian paralajmëroi thellim të masave ndëshkuese që do të vendosë ndaj Prishtinës. A jeni të shqetësuar ju nga një gjë e tillë?
Donika Gërvalla-Schwartz: Shikoni, nuk është java e kaluar apo hera e parë që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak, është treguar tërësisht i njëanshëm në një proces dialogu, në të cilin Bashkimi Evropian do të duhej të ishte i paanshëm për të siguruar që të dyja palët të shohin se përfaqësimi i tyre merret në konsideratë. Ne disa herë e kemi shprehur pakënaqësinë tonë në mënyrë interne rreth faktit se si Miroslav Lajçak e udhëheqë këtë dialog. Javën e kaluar është mbushur kupa. Pra, ka qenë tepër i hapur qëndrimi i Lajçakut në favor të Serbisë. Janë prezantuar sikur të BE-së dokumente të cilat kanë qenë të Serbisë. Prandaj, për ne është bërë e pamundur që ta vazhdojmë këtë proces, në këtë formë. Ne i kemi bërë thirrje Bashkimit Evropian disa herë në kanalet tona të brendshme që të kihet më shumë kujdes në mënyrë që ky dialog të ketë një shans për të pasur sukses. Deri tani, nuk po e shohim kujdesin e nevojshëm.
Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, kur thatë se tashmë është mbushur kupa, çfarë nënkuptoni, që zoti Lajçak nuk mund të jetë më një ndërmjetës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë? Pra, nuk ka një palë të tretë, një palë ndërmjetëse, ka vetëm dy pale në tryezë? Dhe si e shikoni tani të ardhmen e bisedimeve pas gjuhës së ashpër dhe kritikave që ka përdorur kryeministri i Kosovës ndaj zotit Lajçak?
Donika Gërvalla-Schwartz: Kryeministri i Kosovës nuk ka përdorur gjuhë të ashpër; ai ka treguar realitetin e zhvillimeve në dialog. Ne mendojmë që ky proces i dialogut në Bruksel, i cili nuk ka asnjë strategji ose që ka strategji vetëm nga takimi në takim, dhe në takimin e ardhshëm ndryshojmë përsëri, është i destinuar të dështojë. Dy vitet e fundit kanë dëshmuar që ajo çfarë Miroslav Lajçak ka dëshiruar të realizojë, ose të paktën ka deklaruar që dëshiron të realizojë në kuadër të procesit të dialogut, ka dështuar. Ne kemi nevojë për një proces, i cili është më i drejtë ndaj të dyja palëve. Nuk jam unë ajo që kam nevojë t’i japë mësime Bashkimit Evropian se çfarë duhet të bëjë. Por, ne kemi kërkesën tonë që procesi të jetë i drejtë ndaj të dyja palëve, gjë që nuk e kemi parë deri tani.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, ka pasur reagime si nga Brukseli ashtu edhe nga Uashingtoni lidhur me pozicionin që mban në bisedime zoti Lajçak. Si i konsideroni qëndrimet e tyre?
Donika Gërvalla- Schwartz: Qëndrimet nuk mund ta shtrembërojnë realitetin, i cili është dështimi i një procesi të dialogut pa strategji, pa plan, të njëanshëm dhe pa asnjë shans për të realizuar marrëveshjen për të cilën jemi marrë vesh si në Bruksel ashtu edhe në Ohër. Ne bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë të na përkrahin në përpjekjet tona për ta implementuar sa më shpejt që të ketë mundësi. Fjalët, kur kemi pranuar marrëveshjen, kanë qenë për korrikun e këtij viti. Korriku ka muaj që ka kaluar. Nuk kemi kohë për të humbur. I ftojmë të gjithë të na ndihmojnë që ta implemetojmë sa më shpejt marrëveshjen për të cilën na është thënë që është një marrëveshje e cila shkon në favor të Kosovës, një marrëveshje e cila duhet lidhur dhe duhet implementuar sa më parë. Fakti që Serbia ka ndërruar mendje rreth pranimit të kësaj marrëveshjeje nuk duhet të çojë në hezitimin e partnerëve tanë për të kërkuar edhe më me ngulm implementimin e saj.
Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, qeveria juaj ka hedhur disa hapa për shtensionimin e situatës në veri, siç është ulja e pranisë së njësive të posaçme të policisë, ka shprehur gadishmëri për mbajtjen e zgjedhjeve, por Bashkimi Evropian i ka cilësuar ato të pamjaftueshme. Çfarë pritet më tej nga ju dhe a jeni të gatshëm për një gjë të tillë?
Donika Gërvalla-Schwartz: Po edhe kjo është pjesë e problemeve që kemi me Lajçakun, sepse nëse merret zotimi nga ana jonë për realizimin e disa kërkesave dhe thuhet se ajo janë të mjaftueshme për shtensionim të situatës edhe pastaj përgjatë rrugës ndryshon mendje, atëherë ne nuk dimë se cila është strategjia e Bashkimit Evropian. Në fakt, ne deri tani nuk kemi marrë asnjëherë kërkesa të qarta, të sakta, se çfarë nënkupton shtensionimi i situatës në veri të vendit tonë. Po të shkoni sot në komunat veriore do të shihni që situata është e qetë, nuk është aspak e tensionuar, njerëzit janë larguar nga rruga, institucionet vazhdojnë punën e tyre dhe ne në ndërkohë kemi hapur rrugën për zgjedhje të reja. Tani i mbetet Serbisë, i mbetet përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, i mbetet Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë që të realizojnë atë që është kërkuar, pra të realizojnë peticionin me 20 për qind të nënshkrimeve me qëllim që zgjedhjet në atë katër komuna të mund të mbahen. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme. Nga këndvështrimi ynë, ne jo vetëm që i kemi përmbushur, por i kemi stërpërmbushur kërkesat që na janë dhënë. Nëse jo, atëherë nuk kemi më nevojë për deklarata të përgjithshme se duhet shtensionimi, por kemi nevojë për pika të sakta se çfarë nënkupton shtensionimi, sepse nga kanale të ndryshme na vinë ide dhe vizione të ndryshme dhe kjo vetëm sa na komplikon situatën.
Zëri i Amerikës: Po i kthehem edhe një herë pyetjes time lidhur me zotin Lajçak. A do të ulej Prishtina, a do të ulej Kryeministri në bisedime me Serbinë nëse ndërmjetës do të ishte zoti Lajçak? A po kërkoni largimin e tij nga bisedimet me Serbinë?
Donika Gërvalla-Schwartz: Ne asnjëherë nuk kemi vënë ultimatume askujt dhe aq më pak partnerëve dhe aleatëve tanë. Ne kërkojmë një strategji në dialog, e cila premton sukses, sepse vajtja në Bruksel për të mos realizuar asgjë, nuk është hap i duhur. Institucionet e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e vitit 2021 janë zotuar që do të ofrojnë një klimë tjetër për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, do të luftojmë korrupsionin, do të përpiqemi të zhvillojmë ekonominë. Këto janë synimet tona kryesore. Natyrisht që do të ishte ideale sikur të mund të normalizonim edhe marrëdhëniet me Serbinë, sepse ne nuk jemi naivë të mos të shohim situatën gjithnjë e më të tensionuar gjeopolitike në Evropë. Mirëpo, normalizimi nënkupton që të dyja palët të jenë të interesuara për normalizim. Dhe këtë interes për normalizim nuk e shohim aspak te Serbia. Përkundrazi, shohim interesimin që të shfrytëzohet tema e Kosovës për të mbajtur pushtetin në Serbi dhe në anën tjetër tek ndërmjetësi i Bashkimit Evropian nuk e shohim vendosmërinë e duhur për të gjetur një zgjidhje, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët.
Zëri i Amerikës: Zonja Ministre, opozita e ka kritikuar ashpër qeverinë tuaj për dëmtim të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Si i përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Donika Gërvalla-Schwartz: Po opozita, në fakt, atë punë ka, që të kritikojë qeverinë, përndryshe nuk do të ishte opozitë. Megjithatë, është thënë në mënyrë shumë të përgjithësuar dhe këtë e shihni edhe në shifrat e përkrahjes që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë për strategjinë e institucioneve lidhur me bisedimet me Serbinë. Përkrahja është, varësisht se ku shikoni, mes 70 dhe 96 për qind. Prandaj, nuk mund të qeveriset kundër vullnetit të qytetarëve, edhe nuk mund të qeveriset me ide të kaluara, të cilat nuk premtojnë sukses. Unë ftoj opozitën edhe nga kjo studio, të jetë më konstruktive në gjetjen e mënyrave të përbashkëta për t’u përballur me sfidat që kemi me fqiun tonë dhe mendoj që një qasje e tillë konstruktive do t’i shërbente edhe opozitës për të luajtur rolin e saj.
p.c/dita

Ministrja flet drejt.
Kosova ka te drejte.
Por as Shqiperia, as Kosiva nuk kane ushtri, as mjete te tjera mbrojtese tek te cilat vjen puna kur fjalet nuk mjaftojne.
Populli thote: E drejta pa grushtin, nuk fiton
Do kete lufte heret a vone. Si do mbrohemi? Djali Kristaqit u kujtu per te bere ushtrine prape me rezervim.
Si ka mundesi paska patur te drejte ai Enveri qe i mori nga malet dhe i beri njerez keta udhheqsit e sotem?
Te thuash qe, Kurti ka te drejte eshte tjesht pa pjekuri! Flasim per Albinin dhe jo per Kosoven! Kosova sic u krijua mund edhe te c’behet, ne se nuk e njeh Perendimi! Mendoj qe Kosova duhet te degjoje Ameriken ,nuk ka rruge tjeter,per mire apo per keq,por eshte e vetmja rruge! Nuk eshte politike kjo e Albinit! E pranon por nuk e pranon! Pune Shqiptari si Saliu dhe Albini,jane prodhim i UDBse!Ndersa kjo Gervalla,cfare mbiemri fisnik,eshte si Albana Vokshi! Disa injoranteve primitive u ka ngelur mendja tek djali i Kristaqit dhe nuk shikojme qe Albini dhe Saliu punojne per Serbine!
Vo:
1.Kjo..MJ Gërvalla i bie FYELLIT NË NJË VRIMË SI ALBINI.
-SHBA+BE e thot TROÇ-UJKU..dhe këta thonë..Ja gjurmët..!
2.A.Kurti ose të zbatoi menjëherë direktivat e SHBA+BE..ose të dorhiqet pa vonesë.Amrika nuk ka kohë të merret me ADOLESHENTËT POLITIKË NË PRISHTINË DHE (TIRANË- NONGRATA..!
3.Në Kosovë opozita është e paaftë të vlerësoi situatën e të marri pushtetin në zbatim të kërkesave të Perëndimit..!
4.Nuk mundet Kosova të mbrohet nga NATO(KFOR) që nga 1999-përjetsish..dhe A.Kurti e quan SEKRETARIN e Shtetit Amerikan-BLINKEN-IDIOT.Kjo është marrzi e A.Kurtit.Vetëm për këtë shprehje marrzie me pasoja për SAKSIONE TË TJERA.. Populli Kosovar duhet ta rrëzonte A.Kurtin menjëherë.
Vetem qorrat a naivet nuk mund te shohin e kuptojne se Perendimi kerkon qe te terheqe Serbine drejt vehtes duke i dhene dore te lire te orekseve te tyre mbi Kosove.
Po kerkohet qe Kosova te jete Kurbani per te joshur Serbine ne BE. (kot e kane : Serbia koken e ka patur dhe ka te Rusia ne jete te jeteve)
Ai Asociacioni nuk duhet pranuar kurre ne Kosove se eshte vecse ‘Republika Srpska’ brenda saj.
Albin Kurti eshte votuar per Vetvendosje dhe asaj po i mbahet. Nese kosovaret do donin Asociacion do votonin ata qe ne opozite ulerijne pro tij vetem e vetem me shprese qe ne pushtet ti sjelle Asociacioni (kupto : Perendimi) e jo vota e kosovareve per vetvendosje brenda Kosoves.
Eshte Serbia e Vuçiç qe nuk duan paqe ne Ballkan. Ata duan me çdo kusht te krijojne nje Minishtet te financuar nga Rusia brenda territorit te Republikes te Kosove. I tere projekti i Associacionit te Komunave serbe eshte hartuar ne Beograd pa asnje konsultim me Qeverine e Republikes te Kosoves dhe aspak ne perputhje me Kushtetuten kosovare. Komunat serbe , qe jane vetem 4 perqind e popullesise te shtetit Kosovar, gezojne shume privilegje ne Kosove dhe tani duan te jene nje mikroshtet me financa te pavarura pasi do te financohen nga Rusia apo Serbia. Nje copetim i tille i Kosoves vetem do te ishte vater zjarri ne Ballkan. Dihet se copetimi i Kosoves eshte projektuar nga Millosheviçi sipas parimit “kudo ku flitet serbisht duhet ti perkase Serbise”. Sipas ketij parimi edhe Putini nisi agresionin gjakatar ne Ukraine pasi “pasi kudo ku flitet rusisht duhet ti perkase Rusise”. Ne Shqiperi, ne qarkun e Shkodres kemi 4 komuna me origjine sllave qe jetojne ne paqe me shetin shqiptar e flasin gjuhen e tyre qe prej qindra vitesh pa krijuar associacione apo mikroshtete.
Jo populli Kosoves,por edhe populli shqiprise eshte pro rezistences se qeverrise Kurti,per te mos Copetuar Territorin e Kosoves me Zajednica.
Zajednicat i kerkon vetem Edi Rama.
Kete politike Evropiane dhe Amerikane ndaj Kosoves e kemi vuajtur qe 200 vjet me pare kur Fati i tokave shqiptare varej nga Stambolli.Ne te njejten menyre Vojniket serbe,banditet malazes i versuleshin tokave shqiptare dhe ne UNISON Rusia,,Fuqite e Medha mesonin Turqine te godiste me ushtri shqiptaret,qe mbronin familjet,mallin Atdhene.Derisa u katandis kaposhi nje thele.
Ne te njejten menyre sot Evropianet po detyrojne Ameriken te shese Kosoven.
Po si thote ay KR lart,e drejta pa fuqine nuk vlen.
Kete e di mire edvini qe kapardiset sot me cekic ne OKB.
Armatosu Albin!
Zajednica nuk ka.
Populli Kosoves duhet ti behet e qarte, se Qeveria e Kosoves sot eshte kunder Amerikes.
Populli te zgjedhi midis Amerikes dhe Qeverise se deshtuar.
Kjo Qeveri po tregon ne cdo moment te veprimtarise armiqesine ndaj UCK, Gervalla ka cuar akuza ne Hage, qeveritare kane dale deshmitar kunder 4 heronjve te UCK.
Populli Kosoves duhet te pozicionohet me UCK, edhe pse ata bene shume gabime mbas lufte, por ata ngelen legjenda e Kosoves.
Albini po i humbet idenititetin Kosoves, po e ben Palestine, pa pashaporta, pa investime, e izoluar nga Amerika.
PiloLala!Kam nje pyetje per ju.Kjo UCK-ja pse e la luften pergjysem duke ia lene keto 4 komuna as serbit as kosoves ?Albin Kurti lufton qe komunat t’i bashkohen Kosoves pa kushte.Pilo je shqiptar apo serb.Vetem kurvat perdridhen. Vetem faktori shqiptar vendos per teritorin qe na kane lene te paret.
PROFILI PSIKOLOGJIK I DEMO DEMONIT
demo ka qene ushtar ne xhenjo,
pra nuk ka nje shkolle te larte,
i ngjan nje molle gjysem te krimbur,
e gjysmen tjeter e ka te tharte.
ka qene i lidhur me komunizmin,
kuptohet nga shume reagime,
merret me mend, dhe s’ka se si,
te mos kete bere shume spiunime.
i ka qejf lidhjet me njerezit me post,
por vete me pozite s’ka qene kurre,
ka bere perpjekje te jete dikushi,
duke fshehur doren kur gjuan me gure.
ka qejf disi dhe letersine,
lexuar ka dhjetra romane,
tashi ne moshe te thyer rri,
me teper ne kafe e ne mejhane.
Fjale me vend
Bytha qe fend
Truri kaput
Goja nxjerr mut
Komunist denbabaden
Shkruan komente kot me kot
Psiqiken si legen
Koken me kake plot
A ka qene spiun
Me sigurikjo nuk dihet
Po qe eshte surrat majmun
Kjo per dite shihet.
Fjale me vend! Edhe ti je nje kurve me licence.Sot shtrohet problemi shqiptar.Te mbrojme trojet tona apo tu a japin grekut,serbit sepse keshtu duan BE qe na coptoi me 1913.Serbet dhe greket po iu deridhet toka nen kembe nga faktori shqiptar ndonese me qellim te keq e carmatosen keto vite.Shiko serbin si po e armatos europa .Me faktorin amerikan agjentet serbe e greke abuzojne per te mashtruar shqiptare si puna jote dhe e Pilos.
“Mali” kishte Enveri nje nga pseudonimet,
“Tarasi” kishte nje tjeter pseudonim,
Enveri armet ne dore i mbante per foto,
Por vete me arme kurre nuk beri nje krim.
Edhe per gjah kur doli njehere me Mehmetin,
Ciften ne sup e mbante kot si aktor qe ishte,
U bene ca foto e filmime aty me cifte ne sup,
Dhe derrat e eger ia la Mehmetit t’i vriste.
Vuçiç dhe Daçiç thonë vazhdimisht dhe hapur se ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën.Për çfar duhen bisedimet atëherë?
Ta provojë Serbia të sulmojë një bazë amerikane si Kosova!
Po futu or tartakut ne kolibe,,,Te ka skaduar liridalja!
Une ne kafe,,ti e paske mbush ketu,,gjithe mut e paske mbush.
Hik mer kacul jevgu,se na je njit si muti pas kpuce.
Kemi gjera te rendesishme per te diskutuar,,nuk do merremi me Halabaker,,
Mor te dhjefsha fjalen tate!
“Fjale me vend”.Ke pasaktesi ne gjykim e drejtshkrim.”Mali”dhe “mali” kane diference. “M”eshte e madhe dhe “m”eshte e vogel.Sa per dijeni kreret e partise si Petriti,Beqiri,Mehmeti etj. nuk kane vrare derra te eger sepse kete e benin gjuetaret me pervoje vendas qe I mernin me vete . Pike e dyte eshte qe ti e pranove qe je kurve me licences duke devijuar thelbin e patriotizmit shqiptar qe theret qe trojet shqiptare jane ne rrezik.Pervec shqiptareve kush pret t’i mbroje keto troje?Serbi,greku, apo Europa e 1913-tes.Mos kujto se Kosova dhe Shqiperia eshte e braktisur e nuk ka miq te forte pas shpine.Prandaj Albini lufton per trojet shqiptare.Me Albinin serbit I ka hasur shara ne gozhde dhe ndersen Lajcike e Borele ,edhe miqte e serbit ne opozite dhe ne shqiperi si puna jote dhe shokeve te tu antishqiptare.
Dicka z.”Dita” jashte temes.Pashe nje foto te zyres se keshillit te larte te drejtesise dhe me terhoqi vemendjen simboli “shqiponje”.Eshte nje deformim I simbolit shqiptar.Ne asnje zyre shteterore dhe private nuk duhet te lejohet deformimi I shqiponjes sone,simbol ne flamur.E kam vene re edhe ne disa zyra dhe uniforma shteterore.Shqiponja Jone eshte e bukur dhe e fuqishme me ato kthetrat kuptimplote.
Edhe dicka per simbolin shqiptar.Eshte “shqiponja e flamurit te kuq”,pra shqiponja sic eshte ne flamur ne nje fushe te kuqe,dac rrethore ,katrore nuk ka rendesi.
Administrata Biden-Blinken eshte ajo me pro-Serbe e te gjithe administratave amerikane der sot. Presioni qe i ben Kosoves kjo administrate qe te pranoje ate Asociacion fiks si e do Serbia eshte mjaft per ta vertetuar kete.
Zj.”Dita” e ke degjuar shprehjen e popullit:kush pordhi dhe kush mori groshin.Kete po ben Rama ne OKB kur Erdogani dhe Putin bejne marveshje per grurin. O zot na ruaj mendjen ne se mbeti bota dhe Ukraina ne doren e Rames.
Donika Gërdalla. E bija e gjigantit shqiptar Jusuf Gërvalla dhe e spiunes sllavo-maqedonase, Suzana.
Babanë nuk e njohu, kështu që është rritur dhe mëkuar me tamlin sllav të s’ëmës, që erdhi me 4 klasë shkollë në Tiranë, por komunizmi e edukoi dhe e bëri profesoreshë, sado që ajo s’ia kishte haberin. Por vetëm që të ndihmohej familja e Jusufit, se ngelën pa bukë në Gjermani pas vrasjes së tij.
Dhe tani, Donika që kishte makinë te b¥tha kur shqiptarët e zakonshëm zgjoheshin në 5 të mëngjesit për të zënë rradhën e qumështit, kjo Donika bën politikanen, diplomaten, te sertën, të egrën, etj. Por spiune e serbo-rusëve është, ashtu si gjithë klika e 10-rë e Albin Kurtoviçit.
mali o mut i vockel i zi i thate, me ca krimba pa sy brenda mutit qe vetequhet mali. Po cfare proshqiptari je ti o qen i zgjebosur, kur sulmon Ramen o ziliqar, qe perfaqeson dhe nderon Shqiperine duke drejtuar Keshillin e Sigurimit ne OKB? Edhe me quan mua antishqiptar ti mut i zi i thate, gjoja-patriot leshi.
Idea e asosacjoneve mund te jete e drejte vetem ne nje “Europe te Qetesuar”.
Por tani qe “Kazani Europjan” po vlon, pasojat e formimit te nje asosacioni
para se te njihet shteti i Kosoves nga Serbia mund te jete i pa pershtatshem,
sepse ne dinamiken e ardheshme mund te dalin kerkesa te reja per ta ndryshuar
konceptimin dhe formen e asociacionit ne disfavor te interesave te Kosovos.
Pra perseri, Serbia e fuqizuar ndofta nga forca madhore jashte Ballkanit,
mund te mos e njohe pavaresin e Kosoves.
Keshtu idea fillestare e assosacionit mud te shndrohet
nga nje faktor paqeje, ne nje faktor minuse,
qe justifikon rishikimin dhe ndryshimin e kufijve me
perfitime territorjale me te medha nga pala tjeter,
duke na marre territore te banuara me shqiptare.
Kjo situate, ne nje forme tjeter, po behet e pranishme
edhe ne jug te Shqiperise. Keto ngjarje simetrike tregojne,
se Greqia dhe Serbia po i ndjejne lekundjet sizmike,
ne kontinentin Europjan dhe po perpiqen te gjejne zgjidhje
te leverdiseshme per interesat e tyre kur mjegullnaja qe po
erreson Europen te jete favorizuse.
Pra ato mund ti arrijne qellimet e tyre vetem kur te ndjehen
te sigurte se fuqive e medha do “i bllokohen syte dhe veshet”
ne nje situate te nje “konfuzioni total” dhe do te shfrytezojne
kontradiktat tona te brendeshne, dhe luften per pushtet qe
ka eklipsuar mendjen e atyre qe propozuan Belerin pert te
perfaqesuar interesat e tyre dhe siguruar nje mbeshtetje
nga grupimet ne Greqi qe besojne se mund te na penetrojne
territorin tone si clirimtare te pakicave te “shume vuajtra”
greke.
Nga ky kend veshtrimi Zonja Gervalla ka te drejte.
E vetmja shprese qe kemi bazohet te aleati yne strategjik,
qe duhet ta degjojme plotesisht te fokususar dhe mos krijojme
keqekuptime qe e kane origjinen ne faktin se ne nuk e njohim realitetin
global, por jemi te fokusuar ne ato qe shikojme ne vendin ku ndodhemi.
Mali,
Ti shikon endrra me sy hapur per ato 4 komunat Serbe.
Qe ta dish ti, Albini e ka firmosur marrveshjen per ato 4 komuna, dhe marrveshja qe ka firmosur zevendesi Albinit ne Oher, eshte disa here me keqe se ajo marrveshje qe ishte pregatitur ne 2015.
Kete fakt e permendi edhe Konjufca, kur tha qe Marrveshja qe na eshte servirur, eshte me e keqe se ajo ne 2015 qe i eshte ofruar Hashim Thacit.
Nqse populli Kosoves nuk largon Albin Kurtin, Kosova do shnderrohet ne Palestine, pa asnje lloj forme shteti, pa viza, pa kufij, pa projekte….
Po tani qe po I mbron si pjese e Kosoves eshte duke gabuar,z.Pilo?Nuk te takon edhe ty te mbrosh territory shqiptare nga grabitqaret serb dhe greke?Mjaft luajtet me kartat e serbit e te grekut.Ne se nuk fuqi t’i mbrosh mbulo koken me jorgan dhe mos bej lojen e serbit e te grekut.
O Fjale …..!Rama e ka te shkruar ne balle si kryeminister I nje shteti qe vjedh fondet e BE-se.Tani me mafjozin Clinton duan te vjedhin fonde neper bote.Kolopuc I lales kur te ritesh do te mesosh shume gjera.
O “Pilo” dhe pilare e debila te tjere, fosile te Enverizmit! Serbet ne kosove kane nje mal me te drejta, me nje minoritet 4%, ne baze te Kushtetutes se Kosoves, kane te drejte te emerojne (jo te zgjidhen ne menyre te barabarte si deputetet Shqiptare ne Kosove) plot 10 deputete, qe eshte nje maskarallek i pa degjuar me pare. Kane kishat serbe gjithandej ne Kosove dhe gjuha sebe (edhe pse jane 4%) eshte gjuhe zyrtare! etj, etj. Te gjitha keto i ka sjelle me imponime kjo Evropa e “mire” per Shqiptaret! Pa shihni ç’ndodh ne Bujanovc dhe Medvegje, Vuçiçi, nje Milosheviç gjoja i moderuar ne syte e perendimit, po ben nje spastrim te bute etnik te ketyre rajoneve Shqiptare me shume artifica Cubrilloviciane, si ç’aktivizimi i adresave te qytetareve Shqiptare ne ato zona qe perkohesisht jane jashe venditet etj, etj. Shqiptaret e vertete qe kane sy, veshe e mendje normale kutojne qarte qe Serbia dhe Vuçiç vazhdojne lojen shkaterruese te Shtetit te Kosoves, me te gjitha menyrat. Ky perendimi ne vend qe ta kapte demin nga briret, qe si mundet Kosova te bisedoje normalisht me nje vend si Serbia qe me kushtetuten e saj Kosoven e ligjeron pjese te shtetit serb, e kap demin nga bishti dhe fajson Kosoven qe gjoja nuk po e mban dot Vuçiçin prej bishti! Eshte e vajtueshme per keta lehaqenet kokeboshe dhe te liq, fanatike te udheheqesve partiake, qe nuk shohin te verteten ne sy por flasin si serbe apo greke.
Nik.Keta te verteten e dine me mire se ti dhe une por marin page nga serbi e greku ashtu sic paguhen Lashaleshet dhe Bordellet qe I kane vene mblese te martojne Kosoven me Serbine.
Fjale…pa vend! Degjo me kujdes o kolopuc .Edi Rama na del atje sikur do te mbroje teritorin e Kosoves nga (Rusi ?)kur Albini po lufton me armiq te jashtme e te brendshem per mbrojtjen e teresise tokesore te Kosoves dhe ky Rama(agent serb)nuk po le gure pa levizur kunder Albinit.Ti fjale…kenaqesh me kete hipokrizi te Rames ,por diplomacia boterore te njeh dhembe e dhempalle dhe nuk ka interes te harxhoje energji per ceshtje qe jane jashte bythes se tyre.Te tilla probleme ka kudo ne bote.Kur behen te nxehta atehere flasin. Ti kenaqu me pallavrat e Rames.
Si ka mundesi qe te gjithe ata qe deri djekane bere thirrje dhe propogande kunder BE dhe SHBA (Pilo,Ethemi,Spaku etj) sot ngrihen e akuzojne e akuzojne te tjeret si antiamerikan !