Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U pakësuan vdekjet, kjo njihej si paradoksi shqiptar”, mjeku ish-ministër rrëfen shëndetësinë para ’90 dhe strategjinë e asaj kohe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “U pakësuan vdekjet, kjo njihej si paradoksi shqiptar”, mjeku ish-ministër rrëfen shëndetësinë para ’90 dhe strategjinë e asaj kohe
KryesoreShendetesi

“U pakësuan vdekjet, kjo njihej si paradoksi shqiptar”, mjeku ish-ministër rrëfen shëndetësinë para ’90 dhe strategjinë e asaj kohe

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

 

Prof. dr. Ahmet Kamberi, FESC

 

- Publicitet -

Pa ditur nga kemi ardhur e si kemi ardhur, çfarë bëmë e çfarë nuk bëmë, çfarë bëmë mirë e çfarë bëmë keq, si e pse e bëmë dhe si e pse nuk e bëmë ose nuk e bëmë më mirë. Por nuk do të mund ta gjejmë kurrë rrugën më të mirë për të ecur sot, dhe atë drejt një të ardhmeje më të mirë e të dëshirueshme, duke arsyetuar se po ta kishim bërë kështu a, po ta kishim bërë ashtu do të kishte qenë më mirë.

Eksperimentet kimike dhe fizike mund të përsëriten. Eksperimentet shoqërore, me të njëjtat kushte, nuk mund të përsëriten kurrë. Por prej tyre mësohet. Zhvillimi i sotëm i njerëzimit është rrjedhojë e eksperimenteve të panumërta që nga krijimi i tij.

Asnjëri prej tyre nuk është zhvilluar në boshllëk. Idetë më të reja janë pjellë e ideve më të vjetra. Ato janë pikënisje për forma të reja të zhvillimit, i cili jo gjithmonë ecën në rrugën më të shpejtë e më të sigurt.

Ky shkrim merret me gjendjen e shëndetit në Shqipëri deri në vitin 1990, me përcaktimin e strategjisë shëndetësore me anë të një akti ligjor të atij viti dhe disa nga rrjedhojat imediate të saj, të cilat mbetën rrugës…

Nga 22 shkurti i vitit 1987 deri më 31 janar 1990 unë isha Ministër i Shëndetësisë i RPS të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe lufta e ftohtë dhe izolimi i vendit po shoqëroheshin gjithnjë në rritje me vështirësi të ndryshme në të gjithë sektorët ekonomiko-shoqëror të vendit, përfshirë edhe sektorin e shëndetësisë. Rritja e arritur e shkallës së arsimimit të popullit të Shqipërisë, e diturisë dhe aftësisë për të bërë më shumë e më mirë, pengohej nga mundësitë e kufizuara që lejonte rritja me ritme të ulëta e ekonomisë. Por kjo nuk mund të kufizonte rritjen e natyrshme të kërkesave dhe pretendimeve.

Arritjet në zhvillimin e shëndetit të përgjithshëm, në pikën ku ishim, nuk kishin të krahasuar me paraçlirimin, ose me vitet e para të pasçlirimit të vendit. Ato kishin ardhur duke u rritur vit pas viti. Krahasimet bëheshin tashmë me vitet 1970 ose me vitin 1980. Megjithatë, ishte e natyrshme që qytetarët shqiptarë të pretendonin për më shumë e më mirë. Ministria e Shëndetësisë ishte para detyrimit të kërkonte zgjidhjet e nevojshme. Kishte ardhur koha për të bërë ndryshime thelbësore në konceptimin e profilaksisë dhe drejtimin e zhvillimit të shëndetit të përgjithshëm dhe atij vetjak.

Orientimi profilaktik i përgjithshëm i shëndetësisë sonë, thënë ndryshe i shëndetit publik, kishte qenë parimi udhëheqës në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe në zgjerimin e shtrirjen e rrjetit të institucioneve shëndetësore profilaktike e mjekuese në të gjithë vendin. Por orientimi profilaktik i shëndetësisë sipas modelit sovjetik të Semashkos, kishte parasysh vetëm anën mjekësore të profilaksisë, do me thënë parandalimin mjekësor. Në këtë drejtim profilaksia e bënte punën e vet. Por profilaksia në kuptimin e parandalimit mjekësor është vetëm ana e dukshme e shëndetit publik, përbërësi specifik i tij.

Kurse përbërësi tjetër i rëndësishëm, i padukshëm në pamje të parë, pa u thelluar, është mbështetja multisektoriale, pa të cilën nuk mund të ketë entitet “shëndeti publi”. Sektori i shëndetësisë nuk mund të barazohej e as mund të barazohet me shëndetin publik. Kushtet ishin pjekur që kuptimi i profilaksisë të zgjerohej dhe të specifikohej.

Në këto rrethana, Ministria këmbënguli pranë Presidiumit të Kuvendit Popullor që në sesionin e Qershorit të viti 1989, Kuvendi Popullor (KP) të merrte në shqyrtim shëndetësinë. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Pikësynimi ishte që nëpërmjet ballafaqimit të arritjeve dhe mangësive, problemeve dhe mundësive të argumentohej se ruajtja, mbrojtja dhe zhvillimi i shëndetit vetjak dhe i atij të përgjithshëm, përveç profilaksisë, në kuptimin e parandalimit mjekësor, kërkonte domosdoshmërisht edhe mbështetjen multisektoriale të garantuar nga një sistem i tërë ligjesh e rregullash.

Pa harmonizimin e këtyre dy përbërësve të shëndetit publik dhe pa vendosjen mbi një bazë ligjore të këtij konceptimi nuk do të mund të kishte një zhvillim të mëtejshëm, të dëshirueshëm të shëndetit në Shqipëri.

Në Mbledhjen e Kuvendit Popullor më 20 qershor 1989 u dëgjua Raporti i Këshillit të Ministrave: Rezultatet e arritura në mbrojtjen e shëndetit të popullit dhe masat për ngritjen në një nivel më të lartë të profilaksisë e të shërbimit shëndetësor; që u mbajt nga Ministri i Shëndetësisë. Raporti argumentonte se arritjet në zhvillimin e shëndetit në një hark kohor prej rreth 45 vjetësh kishin shkuar paralelisht me zhvillimin e sektorit të shëndetësisë, gjë që i jepte të drejtën atij të krenohej për pjesën e vet të meritës. Por orientimi profilaktik që atij i ishte dhënë që në pikënisjen e vet, më së shumti kuptohej si masa që i përkisnin sektorit të shëndetësisë, duke nënkuptuar kështu që shëndetësia dhe shëndeti publik të ishin pak a shumë e njëjta gjë, por që nuk ishte ashtu. Pa tharjen e kënetave e moçaleve, pa bonifikimin e tokës dhe krijimin e sistemit modern të ujitjes së tokave bujqësore, malaria në Shqipëri dhe trakoma (sëmundje syshë verbuese) nuk do të ishin zhdukur aq shpejt.

Sifilizi nuk do të ishte zhdukur dhe tuberkulozi nuk do të ishte ulur në nivelin e vendeve të zhvilluara pa ndryshimin e kulturës primitive të jetesës dhe përmirësimin e kushteve materiale të saj, të cilat nuk kishin me të bënin me shëndetësinë.

Endemitë dhe epidemitë hidrike nuk do të eleminoheshin pa sistemimin e ujrave të zeza dhe furniziimin me ujë të pijshëm të sigurt. Zhvillimi i mirë fizik i fëmijëve dhe të rinjve nuk do të kishte qenë e mundur të arrinte standardin e kërkuar pa zhvillimin masiv të veprimtarive sportive, etj. Raporti, duke vënë theksin në një numër problemesh, të cilat dëmtonin ose pengonin zhvillimin e mëtejshëm të shëndetit, tentonte të bënte të qartë se kishte një numër faktorësh përcaktues të shëndetit, jashtë sferës së shëndetësisë, të cilët lidheshin me sfera të tjera të qeverisjes, të prodhimit, të kulturës, zhvillimit ekonomik, social, urban e industrial të vendit.

Në frymën të këtij kuptimi raporti përmbante, gjithashtu, detyra të shtruara për zhvillimin e mëtejshëm të shëndetit në Shqipëri, në formën e një strategjie shëndetësore me pikësynime të caktuara për t’u arritur.

Disa nga arritjet madhore në zhvillimin e shëndetit në Shqipëri

Në raportin e Këshillit të Ministrave vihej në dukje se në sajë të vëmendjes së veçantë të shtetit për shëndetin e njeriut, sistemit shëndetësor i ishte dhënë një orientim profilaktik që në krye të herës. Për t’i mundësuar çdo qytetari shqiptar një akses sa më të lehtë në përfitimin e kujdesit mjekësor dhe atij shëndetësor ishte krijuar një rrjet shumë i gjerë dhe i shtrirë i institucioneve mjekësore e shëndetësore, të cilat mbulonin çdo cep të vendit. Nga 9702 institucione të tilla, 85% i përkisnin fshatit, ku gjendej dhe pjesa më e madhe e popullsisë. Nga 730 shtëpi e reparte lindjeje, 654 (90%) ishin në fshat; nga 5571 këshillimore të nënës e fëmijës 5287 (95%) ishin gjithashtu në fshat.

Numri i mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve ishte 8 herë më i madh se në vitin 1962. Nga 1 mjek për 2800 banorë në vitin 1962, në vitin 1989 kishte 1 mjek për 727 banorë. Krahas shtimit numerik të mjekëve e personelit shëndetësor kujdes ishte bërë edhe për kualifikimin e tyre profesional e shkencor. Në 1989 kishte 105 kandidatë shkencash (më shumë se numri i gjithë mjekëve në vitin 1945), prej të cilëve 30 në rrethe; kishte gjithashtu 55 docentë e bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë dhe 23 doktorë shkencash e profesorë. Një numër në rritje mjekësh ishin dërguar për specializim në Perëndim. Kjo kishte mundësuar krijimin dhe funksionimin e 49 specialiteteve mjekësorë, nga 5 që kishte pasur në 1945-n. Në çdo kooperativë bujqësore kishte qendër shëndetësore me të paktën 1 mjek dhe personel të mesëm shëndetësor dhe në çdo fshat kishte të paktën 1 mami-infermiere.

Për të favorizuar mirërritjen e fëmijëve shteti kishte ndërtuar 2716 çerdhe me një kapacitet të përgjithshëm prej 52.699 vendesh. Në fshat kishte 2238 çerdhe (82%) me 27697 vende (53%). Për të siguruar kujdesin e nevojshëm mjekësor në dispozicion të fëmijëve ishin vënë 4537 shtretër spitalorë, që përbënin 26% të fondit të përgjithshëm të shtretërve. Në të gjitha repartet e spitalet pediatrike të vendit kishte njësi të mjekimit intensiv. Pranë institucioneve mjekësore në fshat e qytet ishin ngritur dhe funksiononin reparte ditore për mjekimin e fëmijëve. Pranë spitaleve obstetrike-gjinekologjike kishte reparte të neonatologjisë dhe të prematurancës. Në klinikat pediatrike dhe obstetrike ishin futur metoda të reja diagnozimi e mjekimi si ato hemodinamike, imunologjike e gjenetike.

Zhdukja e sëmundjeve ngjitëse epidemike ishte arritur, midis tjerash, edhe nëpërmjet vaksinimit të përgjithshëm të popullsisë. Një rol të jashtëzakonshëm për këtë kishte luajtur Instituti Kërkimor i Higjienës dhe Epidemiologjisë. Personeli i tij me një kualifikim të lartë shkencor e profesional kishte mundësuar prodhimin e 20 lloje vaksinash e serumesh profilaktike e të mbi 200 antigenesh e serumesh, dhe punonte njëkohësisht për zgjerimin e gamës së vaksinave. Shpenzimet mjekësore brenda 20 vjetësh, nga 261 milionë lekë në 1970, kishin shkuar në 533 milionë lekë në vitin 1989. Shpenzimet për sigurimet shoqërore, ku përfshiheshin paaftësia e përkohshme, leja barrë-lindje, invaliditeti dhe pensioni i pleqërisë nga 301.1 milionë lekë në 1970, kishin shkuar në 1 miliard e 330 milionë lekë në vitin 1989.

Një nga asetet më të çmuara të sistemit shëndetësor shqiptar ishte personeli i tij. Mjekët, stomatologët, farmacistët dhe personeli tjetër infermierë, mami e laborantë ishin brumosur me një dashuri të pakufishme për njeriun, me një ndërgjegje profesionale e disiplinë pune të admirueshme. Shumë prej tyre punuan në kushte mjaft të vështira, për shumë vjet, larg familjeve të tyre, në zonat e thella malore në jug e në veri të vendit, por sidomos në zonën veri-lindore. Ata nuk bënë vetëm detyrën e tyre si profesionistë të shëndetësisë, por kontribuuan edhe në emancipimin kulturor të banorëve të viseve ku punuan, duke gëzuar kështu dashurinë dhe respektin e gjithë qytetarëve.

Sistemi shëndetësor kishte, padyshim, pjesën e vet të meritës në zhvillimin e shëndetit të popullit të Shqipërisë, i cili karakterizohej nga ndryshime dinamike të jashtëzakonshme.

Kështu, në vitin 1989 jetëgjatësia e pritshme kishte arritur në 72 vjeç, nga 68 vjeç në vitin 1971 dhe nga 38 vjeç në vitin 1938. Niveli i lindjeve ishte 25.3 për 1000 banorë. Të lindurit me ndihmë mjekësore nga 75% në vitin 1970, kishin arritur në 99.7% në vitin 1988.

Vdekshmëria foshnjore nga 50 për 1000 lindje gjallë në vitin 1980, ishte ulur në 25.3 për 1000 lindje gjallë në vitin 1988. Të gjitha vdekjet ishin pakësuar dukshëm: nga 9.2 për 1000 banorë në vitin 1970, në 5.4 për 1000 banorë në vitin 1988, krejt e ngjashme me shumë vende të zhvilluara (kjo është quajtur edhe paradoksi shqiptar).

Shtesa natyrore e popullsisë në vitin 1988 ishte 20 për 1000 banorë. Numri i popullsisë ishte rritur përpjesëtimisht me zhvillimin ekonomik e kulturor nga 1 milion në vitin 1945, në 1.2 milion në vitin 1950, në 1.6 milion në vitin 1960, në 2.6 milionë në vitin 1970 dhe në 3.1 milionë në vitin 1988. Në qytet, në vitin 1950 banonte 20.5% e popullsisë dhe në vitin 1988, 35.4% e saj.

Këta ishin disa nga treguesit sintetikë të zhvillimit të shëndetit, të cilët flisnin për kujdesin e veçantë të shtetit shqiptar për njeriun, por edhe për një pasqyrim të zhvillimit dinamik ekonomiko-kulturor të vendit që ishte arritur në një hark kohor prej rreth 45 vitesh.

 

*****

Ky shënim është pjesë e një artikulli të gjatë historik që Prof. dr. Ahmet Kamberi ka dërguar në DITA. Punimi i plotë mund të lexohet online në www.gazetadita.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Korrupsioni po ha popullin! says:
    April 3, 2023 at 9:56 pm

    Te gjitha jane te berteta!
    Sot shendetesia eshte vene nr fore te te korruptuareve,!
    POP jane ksnceri ku qeveria ben korrupsion legal poras KLSHeas SPAK-u nuk reagon!
    U shtrova ne QSUT,por para shtrimit errkuan te beja shume analiza tek privatet se ne lagje duhej kohe e gjate per radhe keshtu shpenzova 550 mije leke!
    Me dhane edhe nje recete per mjekime paraprake prej 80 mije leke!
    Me shtruan ne spital dhe me kerkuan te beja tek privatet nje vegel se spitali nuk e kishte!
    Shkurt ne spital nuk me dhane asnje mjekim,nuk me bene asnje analize dhe shpenzova deri ne fund 2 milion leke!
    Kjo eshte shedetesia falas!

    Reply
  • Kështu ka qenë says:
    April 3, 2023 at 11:13 pm

    Këto shkrime janë pjesë të historisë. Sa veta e dinë sot se në fund të viteve 1980, Shqipëria bënte pjesë në 50 vëndet e para të OKB-së, ku vlerësohej edhe arsimi dhe shëndetsia. Ata që nuk besojnë, mund t’a verifikojnë lehtësisht.

    Reply
  • hamdi tobli says:
    April 4, 2023 at 1:02 am

    Nje shkrim sa nje milion shkrime !

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    April 4, 2023 at 3:05 am

    Nuk i paska vrarë Enveri mo?
    Mua më thotë “demokracia,, që AI vriste e priste, ENVERI mori në dorzim 1 (një) shqipëtar dhe dorëzoi 3,5 (tre e gjysëm). Dhe me shumë gurë nën rrota.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    April 4, 2023 at 3:12 am

    Se harrova RROFSHI Profesor e shëndet të plot se i duheni vëndit.
    Jeni lodhur shumë se ju ndiqnin Salillerët spiun nga mbrapa.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    April 4, 2023 at 5:27 am

    Me sa duket partia dhe udheheqesit e saj paskan ndihmuar shume ne rritjen e popullsise! Me vjen keq per fshesaxhiet e nates sepse paskan punuar shume per partine per rritjen e popullsise,(jane shtresa qe kane bere deri ne 10-13 femije) me ndihmen e partise.

    Reply
  • demo says:
    April 4, 2023 at 7:40 am

    Enveri nuk vriste ata qe pillshin,,vriste ata qe nuk pillshin.Profesore,inxhinjere,prifta,keta vriste enveri.
    xhemali me xhevrien pollen 12 kalamaj,qe i rriti Partia neper kazana,.7 kurva,5 hajdute shtuan rracen dhe kur Sali maloku beri revolucion u bene bisnesmenat e Demokracise.Ja,sternip i Xhevries eshte ay bisnesmeni qe ka kaluar Oqeanin,ka korruptuar edhe Presidentin e Ekuadorit dhe can perpara me Floten e tij duke furnizuar Europen me LENDE TE PARE. sE KETA I RRITI pARTIA QEN KAZANASH.

    Reply
  • Drita says:
    April 4, 2023 at 7:48 am

    O Demo mavria sot kjo demokracia vrau ata qe pillnin shume ne shyqyr qe u beme mbi 3milion e ca se tani do ishim zhdukur,pa na thuaj si eshte rritur popullsia ne perendim apo dhe andej pillnin te varferit .

    Reply
  • NDRYSHE says:
    April 4, 2023 at 8:07 am

    Dhe mernin shperblim ekstra si nena me shume femije.
    Dilnin edhe ne pension te parakohshem.

    Reply
  • bosi says:
    April 4, 2023 at 10:00 am

    Foli profesori
    gjemoi per Belulin
    ky qe ti fal kockat
    per vete mban tulin

    Duket burre i shtruar
    nga larg kur se njeh
    sterre e ka shpirtin
    katran edhe pleh

    Kur qe ne karrige
    sillej si demon
    gjel i dukej vetja
    fronin e vajton

    Terror permbi vartesit
    eproreve u lepihej
    ne kohe te trazuar
    heshtte e nuk ndihej

    E quante JAGO
    kush e kundershtonte
    te ish prap ne fron
    njesoj do vazhdonte/…………….

    Reply
  • Tironci says:
    April 4, 2023 at 10:46 am

    mentealternativa1.blogspot.com
    -Edi, ckemi?
    -Mire Balena.
    -Ke pasur pune ti edi?
    -Po ti e di Balena se une tall bythen dhe qe jam thjesht nje ushtar (me thone edhe KM, ti edi) i elites.
    -Ca i thua njerezeve per zgjedhjet?
    -Te votoni o njerez, pergjigjet edi.
    -Po ti ke voton, o edi?
    -Vota ime shkon per PD, pegjigjet edi.
    -Ke simpati per PD dhe kenje fare urrejtje kunder komunistave?
    -Po, dhe ti e di kete gje Balena, i pergjigjet edi me plot goje.
    – Po ai shebetori tjeter, ai kukulla me tela, Saliu, cilin voton? PS?
    -Po, thote edi, por nga e di ti kete gje, pyet edi i habitur.
    -Saliu eshte nje komunist i vjeter. Dhe zgjedhjet nuk kane rendesi o edi ti e di kete.
    -Po, thote edi, zgjedhjet nuk kane rendesi. KQZ deklaron rezulatin si te doje elita, shton edi.
    -Sqarim shume i sakt o edi, i pergjigjet Balena.
    -Si ato sqarimet para Partise, shton edi me buzen ne gaz.
    -Por ti edi je me mision. Ti edi genjen shume.
    -Po, thote edi.
    -Shembullin e kemi me Mehmet Shehun.
    -Ca eshte me Memon, pyet edi.
    -E pushkatuan, vrau veten, apo iku nga skena pyet Balena?
    -E pushkatuan, pergjigjet edi.
    -dhe ku keshtu, pyet Balena.
    -Ne qafen e malit te Dajtit, thote edi.
    -Je budalla edi, ti edi nuk ke inteligjence, genjeve. Memo nuk u pushkatua.
    -E po mire thote edi, dhe pas nje qeshje shton, partia te na i fali gabimet.
    -Ca ndodhi me Memon, pyet Balena.
    -Memon e kane vrare, thote edi.
    -Me sa plumba, pyet Balena?
    -Me dy, thote edi.
    -Je torollak edi, nuk e pe qe eshte vetem nje ne foto?
    -E po mire, thote edi, e kane vrare me nje plumb.
    -Genjeve edi, prap fitova ndaj teje edi.
    -Vetem te rroje partia, pergjigjet edi i kapur mat.
    -Po plumbi si e kalon trupin e Memos?
    -Plumbi e shkatron komplet zemren e Memos dhe trajektorja eshte pingul si furca e bojes me te cilen punoje dhe une. Dal une garant para partise qe boshti i furces se bojes eshte pingul, shpejton te thoje edi.
    -Genjeve edi, ky gjoja plumb me ate gjoja trajektore ben ne mes te trupit nje perthyerje dhe kalon nga kurrizi. U kape mat edi. Memo nuk eshte vrare. E pe se si e kapa mat censuren?
    -Po e pash, thote edi me koke ulur.
    -Je mashtrues edi.
    -E di, por nuk di ca te them, pegjigjet edi.
    -Ti edi do besh nje autokritik.
    -Nje autokritik te shendosh para partise kam per te bere dhe ta premtoje Balena qe kam per ta bere, pergjigjet edi.
    -Dale edi, para ciles parti?
    -PPSH, pergjigjet edi dhe ston, mos ki merak Balena se nuk kam ndermend ta beje para elites illuminatit qe eshte partia e partise. Por e di qe PPSH dhe klani Hoxha jane vegla te saj.
    -Ky qenke ti edi, nje mistrec

    mentealternativa1.blogspot.com dhe whale.to

    Reply
  • Elsa says:
    April 4, 2023 at 11:14 am

    Psikopat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?