Nga Artan Xh. Duka
Botuar në DITA
Qasja Trump “E para Amerika” e globalizmi sikur nuk para shkojnë bashkë e nëse ky është lajm i mirë apo i keq për bashkësinë ndërkombëtare, këtë koha do e tregojë shpejt. Proteksionizmi Trump mbase po pështjellon dhe po e bën botën çorap por edhe globalizmi, ashtu siç e njohim atë, ka marrë kot.
Bota ka nevojë për hapje e bashkëpunim real, globalizim e integrim që nuk le pas kënd dhe jo “gjobalizim” që “gjobit”, privon e varfëron njerëzit e planetin Tokë. “Gjobalizmi” i sotëm vetëm pasuron më tej të pasurit dhe i vjen për hosh “elitave” politike që i dalin atij për zot sepse kanë edhe ato interesat e tyre dhe ruajnë vazhdimësinë duke manipuluar e degraduar në dinasti.
Proteksionizmi Trump, aq sa ngërç është edhe shtytje për të ndryshuar ato që jo vetëm nuk shkonin në marrëdhëniet ndërkombëtare por edhe yshtën proteksionizmin, nacionalizmin arkaik, ekstremizmim ideologjik, racizmin etj.
Mbijetesa e njerëzimit e Tokës bashkë, kalon vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Një çati na mbulon të gjithë e një njollë jemi në hapësirën e pamatë ndaj edhe rikthimi i Trump, sesa numërim mbrapsht për agoninë e globalizmit, është shkundje për rifillim.
Bishtat e globalizmit!
Globalizmi duhet të mundësojë që të gjithë në Tokë të ndjehen më mirë. Fakti që ai sot lakohet si fjalë e “pistë” dhe proteksionizmi e nacionalizmi me retorikat e tyre për rritjen e punësimit e mirëqënies vëndase janë në revan, tregon se globalizmi nuk është ai që shitej.
Rikthimi i parimit të “mbështetjes në forcat e veta” me prodhimin e punësimin vëndas si përparësi po fiton hapësirë në mendimin e veprimin politik e publik ndonse në afatgjatë ai mund të cënojë interesat e vetë konsumatorit e prodhuesve e vetë bashkëpunimin ndërkombëtar.
Sa kohë ka ndarje të punës në planet diktuar edhe nga faktorë objektivë, natyrorë etj, bashkëpunimi mes vëndeve nuk është luks por nevojë. Kjo e bën globalizmin domosdoshmëri dhe çështja nuk është a duhet të vazhdojë por si duhet të vazhdojë.
Në interes të njerëzimit e planetit bashkë, globalizmi duhet të evoluojë që t’ia dalë proteksionizmit populist.
Hapja si premisë e tij nuk duhet të rrezikojë apo asimilojë kulturat, vlerat e arritjet lokale, thellojë polarizimin klasor e varfërinë, “gjobisi” Tokën – florën, faunën, klimën, oqeanet etj. Një frut ekzotik, një veshje e lirë etj, nuk janë mirëqënie por bashkëfajësi nëse diku në Tokë punëtorët marrin kacidhe apo trajtohen si skllevër dhe Toka rëndohet me “gjurmën” e stërmadhe të karbonit nga prodhimi, magazinimi, transporti etj i përditshëm që mban raftin plot në perëndim.
Globalizmi duhet të ndihmojë në çrrënjosjen e varfërisë e jo “legalizimin” e saj, të zbutë ndarjen mes perëndimit të zhvilluar e vëndeve të prapambetura e jo thellojë atë, të paqtojë e afrojë kombet e vëndet në bashkëadministrimin e pasurive të fundme natyrore në Tokë e jo nxisë kundërshti për ndarjen e tyre, të sheshojë “muret” mes vëndeve e jo të shndërrojë ekonomitë në han pa porta me “neokolonializimin” e kompanive, multikorporatave e shumëkombëshve aq sa edhe vëndasit nuk e kanë idenë për kë punojnë.
Globalizmi duhet të mundësojë ekonomizimin e kullandrisjen e duhur të pasurive të fundme natyrore në Tokë dhe jo t’i shterrojë ato në emër të klisheve, steriotipeve e prirjeve konsumeriste në perëndim nga fiksimi me produktet e luksit, modës, stilet për t’u dukur të jetesës, zhbërja e hapësirave natyrore për nevoja ndërtimi urban, industrial e bujqësor, masakrimi i florës e faunës për interesa biznesi, prirjet marramëndëse për automjete rrugëve, turizëm pafre ku humb vëndasi e natyra (sikurse tek ne), fluturime ajrore mizëri, abuzimi me troje shtëpish, zhbërja e pyjeve, shpërdorimi i ushqimeve me maninë e restoranteve, kuzhinat komplekse, ndotja globale e paketimit etj “bishta” të globalizmit që sot nuk njohin kufi.
Proteksionizmi gjen shesh pa bën përshesh por tok ai e globalizmi pa “frena” janë ekstreme rrënuese për të ardhmen e njerëzimit e planetit dhe kjo bën të domosdoshme rregullimin e barazpeshën mes tyre.
Globalizmi si mbijetesë!
Asnjë vënd nuk bën dot pa të tjerë por ndërkohë edhe tregu ndërkombëtar nuk duhet lënë në rrokullisjen e lirë të tij. Ekonomitë kudo kanë nevojë për barazpeshë mes prodhimit e shërbimeve vëndase dhe atij të importuar për të mundësuar ekonomi shkalle, përdorimin efikas të pasurive të Planetit, fuqinë blerëse, punësimin, ruajtjen e identitetit e vlerave lokale etj. Tarifat nuk duhet të jenë përjashtuese por grishje për garë e zgjedhje konsumatore, mjet për ruajtjen e traditave e trashëgimive lokale etj.
Tarifat duhet të diferencojnë mes produkteve të nevojshme për jetesën – ushqime, veshje bazë etj, e atyre “tertipe” me të cilat njeriu bën edhe pa to – pijet alkolike, duhani, moda pafre, shumë pajisje elektronike etj.
Përpara se të hedhë sytë tej, njeriu e shoqëria për hir të vetes e natyrës duhet të plotësojë sa më shumë nevoja me ato rrotull tyre sa kohë kjo ka edhe kuptim ekonomik.
Gjithshka fillon me stilin e jetesës me thjeshtësinë si “kod” e harmoninë me mjedisin – të ushqyerit, moda, argëtimi, trafiku, strehimi etj që sot në perëndim ka marrë kot në dëm jo vetëm të shëndetit fizik e mendor të qytetarit por dhe natyrës e burimeve të fundme të Tokës që janë pre e konsumerizmit marramëndës e që falë globalizmit, nuk kursejnë kënd.
Globalizmi duhet të bëjë botën bashkë në emër të Planetit të brishtë dhe jo nëpërkëmbë vlera e fate njerëzore duke dëmtuar edhe vetë Planetin në këtë rrugëtim. Çdo gjë me karar ndryshe po aq sa proteksionizmi historik, edhe globalizmi pa fre nëpërkëmb po njëlloj.
Jemi të gjithë në një “thes” ndaj dhe bashkëpunimi mbetet jetik. Tragjedi si lufta në Ukrainë, Gaza, gjetkë, tensionet historike mes vëndeve etj tregojnë se jemi akoma ende larg sfidës së kohës ndaj edhe çdo përpjekje për të shuar konflikte e tensione, sado pështjelluese në dukje (psh. Trump ndaj luftës në Ukrainë), duhet të mbështetet pa ngurrim.
BE, që ia doli të krijonte “globalizmin” me të fituar të gjithë brënda kufijve të saj, duhet të jetë zëdhënës i globalizmit të duhur planetar duke adresuar më së pari e pa vonesë konfliktet që minojnë premisat për të. Sikurse bëri brënda hapësirës së tij, BE duhet të zbehë rolin e kufijve më tej duke ofruar zgjerim e integrim të shpejtë e pa dallim në kontinent.
Krahasuar me luftën, paqja është badiava! Ishte hapja e integrimi që la pas sherrin historik franko-gjerman e mendohet të shpëtojë gadishullin Ilirik nga fantazmat e së shkuarës. E nëse ia vlen për to, ia vlen edhe për luftën në Ukrainë. Një Rusi në BE do të shuante pakthim çdo sherrnajë në kontinent dhe BE, jo vetëm do të ishte shtëpia e të gjithëve por, duke patur edhe një “këmbë” në Azi, do të ishte reklama më e arrirë për globalizmin mbarëplanetar që në vetvete do të ishte “vaksina” më e mirë për ruajtjen e paqes e Tokës për brezat që vijnë.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Une mendoj se gjithcka fillon tek berthama familjare, edukimi, arsi e me pas shoqeria derisa arrihet ne macro tek globalizmi. Pra nese nuk ndergjegjesohemi qe te vegjel se luksi dhe komoditeti i tepert shkojne ne dem te shendetit ton e te planetit e qe duhet te mesohemi te respektojme njeri-tjetrin, prinderit, mesuesit, shoket e jo te biem pre lehtesisht e dhunes dhe arrogances. Fatkeqesisht sot preferohen modelet autoritare, servile, harbute e te dhunshem. Mjafton te shikosh politiken, artin, kulturen. Europa nuk ka lider me temperament qe te dine ti bejne balle bullizmit te Trump ashtu sic po i ben Kina me shume sukses. Ndoshta veshtiresia qendron tek mos gjetja e nje gjuhe te perbashket te forcave ekstremiste te djathta me ato progresiste te majta por edhe tek kenaqja e ca interesave perfitimesh personale si ne rastin e Von der Leien e Metsoles. Per momentin Kina po perpiqet te ze hapesiren boshe te lene nga SHBA me politikat veteshkaterruese te Trump e te kthehet ne nje faktor te rendesishem. Te shohim si do te vazhdoje por eshte e sigurt qe per nje kohe do te vuhen vendimet idiote te Trump qe po perdor shtetin per te mbushur xhepat e tij e disa pasunareve me kosto shume te larte ne kurriz te amerikaneve e gjithe vendeve te tjera me radhe. Urojme qe kjo mos te coje ne destabilizim nderkombetar e shtim te vatrave te luftes.
Keq më vjen ta them por është një shkrim idiot. Globalizmi u krijua që të pasurit të bëheshin edhe më të pasur. Por ai e shkatërroi nivelin e jetesës në vendet e zhvilluara perëndimore dhe forcoi dragoin kinez. Sepse të gjithë kapitalistët e perëndimit i transferuan fabrikat dhe teknologjinë e tyre në Kinë, ku rroga e punëtorit ishte 30 herë më e ulët se ajo e punëtorit perëndimor. Ndaj për të ruajtur nivelin e mëparshëm të jetesës borgjezia perëndimore nuk gjeti mjet më të mirë veçse të zhyste vendet e saj në borxhe të papara. Sot qeveria franceze rrezikon të shkarkohet pikërisht për shkak të borxheve që ka vendi: 3 350 miliardë euro! Ka shumë për të shkruar rreth globalizmit dhe të këqijave të tij për vendet e zhvilluara perëndimore, por po e mbyll me kaq.
Globalizmi ne ekonomi nuk solli kurrfare impakti. Globalizmi impaktin me te drejtperdrejt e ka tek rrafshimi i kulturave dhe identiteteve kombetare ne nje koglomerat ku askush mos guxoje me te flase per to pasi etiketohesh – antiGlobalist e me qesharakja – Sovranist. Kjo sepse Sovranizem qe mbron kulturat e identitetet kombetare eshte e kunderta e Globalizimit qe lufton ti zhduk ato identitete duke rikthyer serish bashkesite primitive pa komb e pa identitete kombetare.
Trampi dhe konservatoret amerikane jane kundershtare te hapet te globalizmit dhe kjo i dha edhe fitoren Trampit vitin e kaluar. Tere fushata zgjedhore e Trampit u mbeshtet fuqishem ne luften kunder globalizmit sepse ate donte populli amerikan. Ai ende ka parimin qe si president, lufton per Ameriken: “America First”. Kush ka sy dhe veshe, e di se nacionalizmi sot eshte me i forte se kurre me pare. Shihni vetem ne Evrope se si u shperbe Jugosllavia qe ishte nje shtet artificial i krijuar nga Franca dhe Anglia per interesat e tyre hegjemoniste. Shihni luften midis Rusise dhe Ukraines; shihni luften e gjate per pavaresi te irlandezeve ne Irlanden e veriut; shihni si u shperbe perandoria ruse qe ishte, edhe ne perkufizimine e Leninit “nje burg i mbi njeqind kombesive”. Shihni perpjekjet e Serbise per te rimarre Kosoven ose shperberjen e Cekosllovakise (nje shtet artificial) qe u krijua po ashtu per interesat e fuqive te medha te Evropes ose perpjekjet e vazhdueshme te skocezeve, te baskeve, katalonjasve dhe kurdeve per pavaresi; shihni levizjet per krijimin e nje federate dykombeshe ne Belgjike, te mos flasim per idene e nje konfederate midis jugut e veriut
mburren se do bejne uzina armesh, do cojne 5% buxhetin e luftes etj dmth ti leme peshqesh femijeve nje tjeter lufte te ftohte… politikanet mbase fitojne nga lufta nga fitimet per armet, bejne patriot in etj por mileti ne te dy krahet e vuan.. pastaj bejne tryeza paqesh, marrin Nobel paqeje, u thurin kenge… miletit nje tufe lule tek vendi, prandaj me te drejte duhet hapur loja e kontinenti pa perjashtime te behet nje e te mos zene me vend retorikat pseudonacionaliste. ndaj globalizmi, por korrekt, mbetet shpresa e vetme
Qe te mos dehemi me freskune mengjezit. Nqs Teoria e Evolucionit e Darwin-it eshte e drejte, i bie qe njeriu ka erdhur nga majmuni, pra kafshet. I bie qe perpara se te jete Qenie Shoqerore (A eshte valle?) eshte Qenie Biologjike, pra aq sa mund te jene Ujqit “globaliste”, dhe nuk po flas qe te shkojne mire me delet, pra aq sa Ujqit nuk mund te rrojne pa shenuar territoret, aq edhe njerezit mund te jene GLOBALISTE. Egoizmi i njeriut eshte natyral (gjithmone sipas Darwin-it). Vetedija per te qene altruist, nuk buron nga natyra. Aktruizmi eshte nje produkt i vetedijes egoiste per te mashtruar naivet. Ujku shqyen me kollaj delen qe i beson “miresise” se tij fallco, sesa delen qe iken me vrap sapo e sheh. Sigurisht edhe kete mund ta shqyeje po e kapi dhe kjo varet nga shpejtesia me te cilen mund te vrapoje delja. SHkrime si puna e ketij duken si propagande djallezore, nqs behen me vetedijen per te mashtruar, ose propagande boshe nqs ai qe i shkruan i beson me te vertete.