Prof. Emil Lafe
Botuar në DITA
Ne të brezit tim, jemi sot si ata baballarët e poemës së Dritëroit. Ky kuvend i mirëseardhur ndihet së brendshmi nga të gjithë ne si shenjë domethënëse e një premtimi solemn se sfidat e gjuhës shqipe në këtë shekull janë edhe sfida të shtetit dhe se shteti po e drejton vëmendjen në mënyrë të qëndrueshme e të vijueshme ndaj marrëdhënieve të tij me gjuhësinë dhe ndaj problemeve me të cilat përballen gjuha shqipe dhe gjuhësia shqiptare.
Kam pasur rastin të dëgjoja dikur në ish Komitetin e Shkencës një specialist të huaj, që shpjegoi se marrëdhëniet e shkencës me shtetin zhvillohen pak a shumë sipas një formule të tillë: shteti i kërkon shkencës të kryejë detyra të caktuara për zhvillimin e vendit dhe shkenca i përvishet punës; por kur shteti nuk shpreh ndonjë interesim konkret e praktik për ndonjë fushë të caktuar, është shkenca që thotë se çfarë mund të bëjë ajo për shtetin. Kuptohet vetiu se mua më takon të flas për këtë të dytën.
Thuhet se krahasimet gjithnjë çalojnë, por sidoqoftë diçka tregojnë. Në qoftë se mund të bëhet një krahasim me terma nga fusha e ndarjes së pushteteve, atëherë shkenca për gjuhën mund të quhej pushtet legjislativ. Por çdo legjislacion ka nevojë për një pushtet ekzekutiv, që të vihet në jetë. Dhe pushteti ekzekutiv natyrisht është shteti. Në fushën e gjuhës këtë pushtet shteti e ushtron, në radhë të parë, me anë të shkollës, që u mëson fëmijëve legjislacionin themelor të gjuhës dhe i aftëson të shkruajnë e të flasin sipas atij legjislacioni. Shkolla është themeli i kulturës gjuhësore, por kjo nuk mjafton.
Gjuha, ashtu si përdoret në fusha të ndryshme të veprimtarisë së shtetit e të shoqërisë, është shumë më e gjerë sesa ato njohuri që mund të përvetësohen gjatë shkollimit të përgjithshëm. Prandaj mbi ato njohuri themelore të shkollës është e nevojshme të shtohen edhe njohuri të tjera të reja të domosdoshme sipas fushës së punës. Kjo kërkon përsëri përkujdesjen e shtetit.
Kërkesa për një përkujdesje të qëndrueshme, të vijueshme dhe cilësore për gjuhën shqipe mbështetet te një premisë: “Gjuha pasqyron një kombësi a komb, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj.” Këto fjalë i ka shqiptuar prof. Eqrem Çabej përpara asamblesë së Akademisë së Shkencave në shkurt 1979, kur kërkoi që shteti ta merrte në dorë me shumë seriozitet ecurinë e zhvillimit e të pasurimit të gjuhës shqipe. Fjala e tij atëherë u dëgjua. Unë besoj se kjo kërkesë, që vjen edhe nga shumë studiues, e sidomos dashamirë të panumërt të gjuhës shqipe, do të dëgjohet përsëri nga shteti. Zbukurimi i Shqipërisë dhe i jetës në Shqipëri, që na mbush sot me gëzim, nuk mund të jetë i plotë pa përfshirë këtu kujdesin që edhe gjuha shqipe të duket e bukur, e shëndetshme, e rregullt dhe të pasqyrojë dinjitetin e popullit që e flet dhe seriozitetin e shtetit të cilit i shërben. Një gjuhë e zhvilluar dhe e përkujdesur është elementi themelor i kulturës që përfaqëson dhe bashkon një komb modern.
Çështja e parë që pret të vendoset në këtë mes, është mbrojtja ligjore e gjuhës shqipe në përdorimin publik, siç e parashikon edhe neni 59 i Kushtetutës. Në pajtim me këtë detyrë del e nevojshme të krijohet një organizëm i posaçëm, që mund të quhej Komisioni shtetëror për kujdesin ndaj gjuhës shqipe.
Ky komision, i përbërë prej zyrtarësh të lartë dhe gjuhëtarësh me përvojë, do të kujdesej, në radhë të parë, për të forcuar atë që mund të quhet disiplina gjuhësore e shtetit. Dihet se disiplina është tipar themelor i shtetit, por shteti shqiptar nuk ka arritur ende të ngulitë një disiplinë të tillë. Megjithatë, që nga vendimi i Qeverisë së Vlorës (1913) për caktimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, kemi një traditë të kujdesit të shtetit për gjuhën, të cilën duhet ta gjallërojmë e ta pasurojmë.
Nuk e kam fjalën vetëm për të mënjanuar përfundimisht të metat gjuhësore që vërehen në prodhimin shkresor të administratës, jo rrallë edhe për cungimin e alfabetit që u vendos 116 vjet më parë dhe që e përkujtojmë sot me miradije të thellë ndaj atyre që u mblodhën në Kongresin e Manastirit. Shtetit tonë, p.sh. i mungon një regjistër i kodifikuar i emërtimeve të qendrave të banuara dhe i emërtimeve gjeografike në përgjithësi. Në ligjet për ndarjen administrative-territoriale emërtimet e qendrave të banuara janë shkruar plot me gabime.
Sa për të sjellë një shembull po përmend se emri i fshatit të Kukësit në kufirin me Kosovën është Morin – Morini, por në tabelat e Rrugës së Kombit shkruhet Morinë (se kështu është shkruar te ligji i ndarjes administrative), ndërkaq Morina dhe qafa e Morinës ndodhen në rrethin e Tropojës! Në dokumentet zyrtare për monumentet e natyrës dhe monumentet historike e të kulturës emërtimet janë shkruar pa kurrfarë kujdesi gjuhësor.
Probleme gjuhësore vërehen edhe në emërtime politike shumë të rëndësishme. Shqipëria ka një Këshill të Sigurimit Kombëtar, të quajtur kështu në Kushtetutë për analogji me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por në dokumente të ndryshme zyrtare të vendit përdoret emërtimi siguri kombëtare. A mos është më drejt që të themi Këshilli i sigurisë për të gjitha rastet? Sepse është fjala për sigurinë e vendit ose të botës, jo për sigurimin. Duhet të kemi guximin për të ndrequr shtrembërime gjuhësore edhe kur jemi mësuar gjatë me to. Rrethi i çështjeve të tilla që kanë nevojë të shqyrtohen e të zgjidhen, është mjaft i gjerë, por këtu nuk është vendi për të përmendur më shumë. Ato mund të gjejnë zgjidhje të drejtë vetëm nga një organizëm me fuqi vendimmarrëse e urdhëruese, ku të ballafaqohen arsyeja gjuhësore dhe arsyeja shtetërore dhe të merret një vendim i arsyetuar.
Edhe gjuha shqipe ka nevojë për një institucion që do të shembte “ndërtimet” pa leje, por edhe të shëmtuara, të tilla si siguracion, karikoj e karikim, markatë etj. Nuk mund të lejohet që në shtypin tonë robërit e luftës të quhen të burgosur të luftës (?!) ose që aksidenti të quhet incident nga gazetarë pa kulturën e duhur gjuhësore për atë profesion. Përdorimi pa fre i fjalëve të huaja përjetohet si një brengë nga populli dashamir i gjuhës së vet, që nuk e kupton pse tani po thuhet çështje bazike ose ky problem do të adresohet, kur mund të thuhet qartë e shqip çështje themelore dhe ky problem do të shqyrtohet.
Gjuha shqipe do të mbetet e hapur dhe mikpritëse ndaj fjalëve ndërkombëtare të kulturës e të shkencës moderne, por njëkohësisht do të jetë edhe zonjë e rëndë në shtëpinë e vet. Një gjuhë si shqipja ka gjithnjë nevojë të mbarështohet e të pastrohet nga shpendrat, hithrat e ferrat që ia zënë dritën e zhvillimit harmonik. Me rastin e borës së ditëve të fundit dëgjuam njoftimin në “shqipen burokratike-mediatike” se në qarkun e Korçës të gjitha akset kanë qenë të aksesueshme në vend të shqipes për së mbari: të gjitha rrugët janë të kalueshme ose të hapura.
Republika e Shqipërisë, e quajtur edhe shteti amë për shqiptarët jashtë saj, ka pa dyshim përgjegjësinë për mbarëvajtjen e gjuhës shqipe në gjithë hapësirën ku ajo është gjuhë amtare e shqiptarëve. Në të gjitha fushat e përdorimit gjuha shqipe e këtushme duhet të jetë shembull orientues. Çështje themelore në këtë mes është terminologjia. Po të shqyrtohen ligjet dhe kodet e Shqipërisë e të Kosovës për të njëjtin objekt, do të vihen re dallime terminologjike të theksuara. Duke krahasuar praktikat në Shqipëri e në Kosovë në fushën e administratës publike, akademiku i ndjerë Esat Stavileci kishte vënë re “një shkallë relativisht të lartë të mosnjësimit…
Shkalla e mosnjësimit ndonjëherë arrin kuotën e moskuptimit dhe nevojën e sqarimit term për term për të kuptuar thelbin e problemit.” Për ta kapërcyer këtë gjendje, vetëkuptohet se është e domosdoshme dhe urdhëruese që të ndërtohet një bashkëpunim i qëndrueshëm nëpërmjet të cilit të njësohen hap pas hapi terminologjitë, emërtesat dhe çështje të tjera gjuhësore në fusha të ndryshme të veprimtarive të shtetit. Gjuha e njësuar nuk ka të bëjë vetëm me drejtshkrimin, me gramatikën dhe me abetaren e përbashkët. Gjuha shqipe sot duhet të jetë në lartësinë e gjuhëve të tjera europiane edhe si gjuhë e shkencës, e teknikës, e kulturës moderne dhe e organizimit të shtetit, – një dhe e pandarë, se ndarja gjuhësore sjell pasoja të trishtueshme. Shpreh besimin se qeveritë e të dyja vendeve do ta përfshijnë në planet e tyre edhe bashkëpunimin për të përballuar së toku sfidat e gjuhës shqipe në shekullin XXI.
Duke përmbyllur fjalën time do të përmend se kuvendet gjuhësore kanë shoqëruar ose u kanë prirë ngjarjeve shoqërore e politike. Kështu ka ndodhur me Shoqërinë e të Shtypuri Shkronja Shqip dhe Lidhjen e Prizrenit, tek e cila i ka rrënjët Shqipëria e lirë dhe e mosvarme; katër vjet pas Kongresit të Manastirit, me alfabetin e vendosur atje, u shkrua deklarata e Shpalljes së Pavarësisë. Uroj që edhe ky kuvend të jetë ogur i mirë se muri burokratik që na ndan nga Bashkimi Europian, do të bjerë brenda këtij dhjetëvjeçari. Mua dhe moshatarëve të mi për këtë rast na sillet nëpër mend urimi naimian Lum kush të rronjë …
—-
Ky shkrim i dërguar në DITA nga profesor Lafe është fjala e hapjes në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe “Sfidat e gjuhës shqipe në shekullin XXI”
Një sjkrim-referim i denjë për temën dhe vendin e kohën e veprimtarisë për Gjuhën. Aty gjen shqetësimin e mbi dy dhjetëvjeçarëve të Prof. Emilit e kolegëve të brezit të tij e jo vetëm, gjen shkencën në dobi të kombit, të shtetit e studiuesit, të domosdoshmërisë së bashkëpunimit, etj. Nisur nga kjo veprimtari, përfshi amgazhimin e shtetit, jam i një mendje me bedimet e pritshme që shpreh Profesori. Këta persona tepër të njohur të shkencrs së Gjuhësisë meritojnë vlerësim në zhvillimet e pritshme, t’i dëgjojmë për të mirën tonë të përbashkët.
Urime organizatorëve dhe Prof. Emilit.
S. Sala
Profezori na paska thirrur me ngut “kuvendin kombëtar” (!?), por i paska shpëtuar pa lexuar lajmin e hidhur, se po sot, banka botërore shprehu shqetësimin se Shqupëria rrezikohet të mbytet nga… analfabetizmi. Mjaft kontradiktore!
Kur degjoj zerin e profesor Emil Lafes sikur degjoj zerin e Cabeut te madh.Sikur degjoj nje kenge te lashte Labo-Himarjote,,Ra Kamban e Papa Ndrise,qe sot e kendojne Arvanitasit e Greqise.
Profesori eshte i fundit i Asaj Shkolle me Fame boterore ne Gjuhesi qe filloi me Kristoforidhin,vazhdoi me nxenesin e tij ne shkollen e kishes Aleksander Xhuvani,.Ky mori nen mbrojtje Cabeun e Madh mos ja groposnin terroristet e kuq,si groposen Selman Rizen,.Zeri i prof.Emil Lafes eshte si Jehona e Kambanes se Papa Ndrise
Eshte si kembane vajtimi,se nuk kane mbetur pasues nga ajo Shkolle.
Keta jane te fundit,Kane mbetur si Rinoceronti i bardhe plak ne Afriken Perendimore.S`ka me nga kjo rrace.
Shkenca Boterore dhe Akademia shkencave duhet ti kushtoje me shume vemendje nje psikopati nga Kolonja qe quhet sami Dake.Doktorret e psiqiatrise televizive,Fredi Balaj dhe Sazan Guri ta ftojne me shpesh ne PAVIONIN 17 TE TV PANORAMA,se Sami Dake ka zbuluar ne faqe 1 te gazetes SOT,qe hyomo majmuni 300 mije vjet me pare u mbyll ne shpelle te Kamnikut te Dodones te Kolonjes dhe pasi u shkerdh,.. vellezer me motra,u be Homo Sapiens,dmth Pellasg. Ky Pellasgu nga gabzherr majmuni ne Dodone te Kamnikut u be me Laring Homo Sapiensi dhe Aty ne Kolonje mesoi te artikuloe gjuhen pellasge qe prej Kamnikuit u perhap ne gjithe Boten.
Nuk ka Shkronja “Shqipe” zoterinj ae nuk ja patyr Skiotare.
E para zoterinj Shkronjat jane Greke dhe Jok (turqisht) Arnaute d.m.th “Skiptare”.
Qe nga Alfa A “shqip”,Beta B “shqip”,Gama G”shqip”,Delta D “shqip”,Epsilon E “shqip”,Ita I”shqip”,Jota J “shqip”,Thita Th “shqip”,Kapa K “shqip”,Lambdha Ll “shqip”,Mi M “shqip”,Ni N “shqip”,Ksi K “shqip”,Omikron O “shqip”,Pi P “shqip”,Ro R “shqip”,Sigma S “shqip”,Taf T “shqip”,Ypsilon Y “shqip”,Fhi F “shqip”,Xsi X “shqip”,Psi P “shqip”,Omega O “shqip”.
Vete Termi Alfabet tregon qe keto shkronja jane te Kombit Greke te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos,te Epiroteve te Pirros dhe Jeorgios Kastriotis,te Ioneve ku eshte sot Turqia,te Magna Grecias (Jugu i Italise,Maqedhonise etj,e te thera,Ecetera.
u, kurva dhiare ben gjuhesi
Ca thu mo kar
Po mire more Erdogan.Ti qe na kupton kur shkruajme mendimet tona si do ta quash kete dukuri?
Shkronjat jane simbole njelloj si simbolet e notave te muzikes ne pentagram.
Ja qe egzistokerkan edhe simbole qe kuptohen ne te gjithe boten e qyteteruar.
Pra duhet te nepergojim nje kompozitor japonez qe perdor ne pentagram te njejta simbole si Verdi?
Per mendimin tim alfabeti I dale nga kongresi eshte nje alphabet I perparuar I kohes.Nuk po te bej analize.
Fjala si shkruhet ashtu lexohet ne shqip ndryshe nga bota.
Po pse greket nga gjeten shkronjat. Alfabetin fenikas perdoren. E keqeja e shqipes eshte se nuk u kultivua e shkruajt. Dhe kjo se gjuha kulrivohet ne pallate dhe odeone . Ndoshta ilireve u ka munguar. Influenca greqishtesh dhe latinishtesh mund te kete ndikuar. Pastaj ke gjermanet qe kane shkruajrur gjuhen teper vone ska asgje per tu cuditur. Po me gjermanet nuk krruheni se nuk behet shaka me mjellin e gjermanit
Kaq i ngeshëm je o erdogan që shkruan gjithë këto broçkulla!!
Eshte e verteta Shkencore,qe e ndrin popullin shqiptar si popull Autokton ne Trojet e Veta Stergjyshore jo fallsifikiatoret injorante qofte injorante grekomane,qofte injorante pallazgjike.
Sazan Guri fitoi respektin e telespektatorit si inxhinjer mjedisi,qe eshte zanati tij,dhe i doli turiri hajvanit,duke pallur si expert i historise dhe gjuhesise shkencore.
Gjuhesia Historike eshte Shkence.Eshte nga swhkencat me te veshtira.
Se pari kerkon njohje te thelluar te gjuheve te lashta indoevropiane te dokumentuar me shkrim:Sanskrishtja,Greqishtja e lashte,Latinishtja,Gotishtja(gjermanishtja e vjeter)Prusishtja,,persishtja,Armenishtja,Sllavishtja e vjeter,etj.
Kerkon njohje te gjuheve Semite,te dokumentuar ne laswhtesi,Egjyptishtja e vjeter,Koptishtja,Aramaishtja(gjuha e kirishtit),Fenikishtja,Sumerishtja.
Kerkon njohje te gjuheve Turko-Fine:Hungarishtja,Finladishtja,Turqishtja,mongolishtja,
Kerkon njohje te gjuheve te sotme Evropiane.
Kerkon te njohesh me rigorozitet ashtu si njeh kimisti tabelen e Mendelejevit,,,Shnderrimet Historike te fonemave dhe morfemave ne gjuhet Indoevropiane.
Te njohesh si njeh alfabetin,Fonetiken dhe morfologjine Historike te Gjuhes Shqipe.E vetmja lende e detyrueshme ne nivelin Universitar te Fakultetit gjuhe-letersi ne Shqiperi. Te njohesh me rigorozitet shkencor edhe periudhat Historike.
Turbo-gjuhetaret Sazan Guri,Dalip Agronomi,Eleni koqja,Fredi Bolja,Dake Dodoni,Dulle druvari,nuk kane asnje njohuri nga keto Disiplina Shkencore.As Idolet e tyre te rrejshem.As spiritualisti Petro Zheji,qe mund te njihte Sanskrishten,por nuk njihte Fonetiken dhe morfologjine Historike.
Bashkatdhetare,tte Kosoves.Ju dua dhe ju respektoj! Tregtare,Bisnesmene,Restorantxhij,te Tuzit,Ulqinit,Plav e Guci me Pasuri e mirni ne Amerike dhe Boten Lire!Ju kam ne zemer!
Mos u genjeni nga keta Helaqer Pseudoshkencore!
Mos u qorrollisni nga keta SHAMANE te Historise dhe Gjuhesise,
Mos harxhoni pasurine qe keni vene me djerse e mund ne Perendim per te trashur bythen e Injorantit mashtrues Embriomorfemaxhiut Agron Dalipaj ne hotelet me 5 yje te poradecit. Me kete rast pershendes katedren e gjuhes dhe Rektorin e Universitetit Fan Noli ne Korce,qe e ngelen ne klase ne Sintaxe,ne Fonetike dhe Morfologji,,E lane pa Di[plome,Le te shesi gjuhesi me diplomen e Ekonomi bujqesore te kopratives Permetit.
O Fane Hysenbelliu!Mos harxho kot privatizimet Fantastike,te ardhurat nga Investimet Strategjike dhe shurren e birra Korces me sharlatanet Fredi Balaj,Sazan Guri,Eleni Kocaqi,se jane mashtrues,Ta kane bere ate tv.Panorama si xhamia imam Hafysit: Qef o qef ben Hafizi/Mish ne hell,pilaf orizi.
Po prifti grek me nick Erdogan cfar gopin e se emes kerkon ketu ne mes te shqiptareve ? ! Yyyyyy , bajge !
KELLIRAT E KISHES GREKE , QE FUTIN HUNDET E TYRER TE QYRROSURA NE PUNET TONA , DUHEN INJORUAR TERESISHT , ASHTU SI HEDHIM ME NEVERI GELBAZEN . PLEHRAT SI @ERDOGANI I PAGUAN ATHINA TE RRINE E PERGJOJNE SI QENER PARA MONITORIT 24 ORE PA NDERPRERJE !
Demi i qenies se Berishes ne politike eshte ne ate cka ai ofron; dhune,degradim,mohim e negativitet per kundershtarin politik.Kur eshte ne pushtet as mos shpresoni te degjoni nje falje per dicka te bere gabim.Kjo eshte ne thelb dhe ne teresi sjellja enveriste me pushtetin.
E mohoi kushtetuten ne 1998,tani behet i thekur pas saj,denigroi Stadiumin e ri,aty filloi organizimin e permbysjes se Bashes,mohon teatrin e ri do e shihni pas ca vitesh.
Ky eshte Berisha ,i paburre dhe i pabese,genjeshtar dhe mashtrues, hajdut dhe i koruptuar.Vazhdon infekton politiken e shoqerine me viruset e tij.
@Capi
Popujt Gjerman kane perdorur Runet shume heret 150 AD, pra gjermanet kane pater shkronjat e tyre.
Flm Detari per repliken, ndoshta kemi nje moskuptim te termit “heret” te considerosh gjuhe qe jane shkruajtur 2 mije vjete me perpara. Dhe besoj kjo qe thoni ju eshte shkruajtur me shkronja latine. Sic mund te mendoj qe Messapi eshte nje ilirishte/shqiptare shkruajtur me alfabet grek.
Nuk dua te vazhdoj debatin se nuk eshte fusha ime. Nuk dua te bie ne pozitat e atyre dallkaukeve qe dolen si gjuhetare, si kerpudhave pas shiut. Ndoshta perfitojne dhe mungesa e njohurive sidomos e brezit te ri, qe nxjerrin ne treg(media) pacavure te tilla. Brezi i vjeter i gjuhetareve sa vjen e po shuhen dhe atyre qe kane mbetur nuk vene tu marrin mendim. Te me falesh per fjalorin, se tregu mediatik kerkon mut dhe keta te medias shesin mut dhe bejne para.
Jo pa qellim e solla shembullin gjerman, se shikoj perdoret nje standart tjeter ku pas gjuhes qendron nje komb i madh e fuqishem sic eshte ai gjerman.
Te me falesh per ndonje pasaktesi.
Nje Dialekt i gjuhes gjermane u shkrua vetem ne vitin 381 pas krishtit nga peshkopi Got, Wulfila.U kopjuan disa bibla ne gotisht ne Manastirin e Ravenes ku u vendosen gotet.Pas pushtimit te Ravenes nga Justiniani,Pergamenat ne Gotisht u fshine ,sepse vetem greqishtja e vjeter dhe latinishtja konsideroheshin gjuhe te denja per te shkruar Biblen ne Perandorine Romake. Wulfili perdori shkronje romake dhe greke.Keshtu qe praktikisht edhe gjermanet filluan ta shkruanin gjuhen e tyre ne kohe te Buzukut ,pas Reformes te Martin Luterit kunder varesise te Vatikanit,
Pra,shqiptaret dhe gjermanet e kane filluar shkrimin e gjuhes se tyre njekohesisht. Ato shkronjat e kongresit te Manastirit kane vlere symbolike,sepse shqiptaret e kane shkruar shqipen me shkronja Latine edhe ne 1462(formula pagesimit)edhe ne 1635-fjalori arberisht-latiniswht i Frang Bardhit, e ca te tjere.
Slavet e moren shkrimin nga dy velleser greke te lindur ne Selanik,te cilet i dergoi perandori Bizantit ne Moravi te krishteronin slavet e Moravise,qe sot jane andej nga Cekoslovakia.Alfabeti sllav mban vitin e krijimit 862 pas eres sone.Model per alfabetin sllav sherbeu gjuha Bullgare,qe Metodi e kish mesuar ne rrethet e Selanikut.
Kete alfabet e perdoren Bullgaret,Ruset,Moravet,Serbet,bosnjaket,etj,sepse ne ate kohe Slavishtja nuk kishte shume ndryshime dhe quhej SLLAVISHTJA E VJETER.
kAQ o Detari nnga demo,qe mban mend mesimet e fakultetit gjuhe letersi shqipe dhe ka te shenuar ne Diplome-I afte per mesues gjuhe-letersie,,ashtu si e ka te shenuar ne diplome Edi Rama-I afte per mesues vizatimi.
Pra me pak fjale fiset ilire me te vjeter se ato sllave por nuk e paten gjuhen te shkruajtur (me sa kemi gjetur deri tani).
Alfabeti grek, latin, etrusk etj rrjedhojne nga finikasi me sa di une por megjithate greket e latinet te pakten lane ca shkrime…
Dhe tani ne 2024 nuk po shkruajme ndonje veper, imagjino mbas 100 vitesh (dhe jo me 2000+)
Pervec rastit te pare, ne te gjithe shembujt qe Prof. Emil Lafe sjell, ka te drejte. Rasti i pare, Morina e Kuksit mund te shkruhet dhe fonetizohet ne emerore te pashquar: Morinë. Keshtu i thote edhe cdo kuksian prej dekadash, keshtu e con gjuha shqipe ne emerore te pashquar. Qe Emil Lafe e ka hasur nga ndonje shkrim i vjeter, apo nga goja e ndonje kuksiani te vjeter: Morini, -kjo eshte normale, pasi vokali ‘i’ ka pas qene shume i perdorur ne dialekte veriore dhe jugore. Keshtu thuhet ne keto dialekte: ‘bitha’ dhe jo ‘bytha’, ‘qiron’ dhe jo ‘qëron’, ‘dinja’ dhe jo ‘dynja’, ‘birrazer’ dhe jo ‘burrazer’, etj.
Ke drejte profesor!Departamenti i programacionit perfomon live ,ne tvsh!?