Nga Migena Aleksi
Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri është pasqyrë e një tranzicioni të gjatë, të lodhshëm dhe shpesh cinik.
Prej dekadash, punëtorët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që elitat politike dhe ekonomike kanë ngritur për vete kulla, pasuri dhe privilegje mbi djersën dhe shpresat e tyre.
Në sektorë jetikë si minierat, nafta, fasoneria, ndërtimi apo transporti, punëtorët përballen çdo ditë me kushte të rënda pune, me mungesë sigurie, me kontrata të pasigurta ose fare pa kontrata.
Pagat janë minimaliste, shpesh më të ulëta se kostoja reale e jetesës. Orare të zgjatura, mungesë sigurimesh shëndetësore, rrezik për jetën, mungesë pushimesh të paguara – ky është realiteti i përditshëm për një pjesë të madhe të klasës punëtore shqiptare.
Sindikatat janë dobësuar, shteti është indiferent dhe media rrallë herë jep zë revoltës së tyre.
Grevat e fundit në Marinzë dhe Spaç janë vetëm maja e një ajsbergu të gjatë padrejtësish. Punëtorët që sot janë në grevë urie kërkojnë thjesht atë që i takon çdo qenieje njerëzore: dinjitet.
Klasës punëtore shqiptare nuk i është dhënë një vend në tryezë, por vetëm një vend në listën e harresës. Ndërsa politika lavdëron vetveten me investime dhe shifra, shumë punëtorë vazhdojnë të jetojnë në varfëri, pa përfaqësim, pa garanci dhe pa zgjidhje.
Ky është një realitet që nuk mund të fshihet më. Sepse kur punëtori nuk ka ç’të humbasë, zëri i tij nuk shuhet, vetëm rritet. Dhe një shoqëri që nuk respekton ata që punojnë, është e dënuar të mos ndërtojë kurrë drejtësi.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, paga mesatare në Shqipëri në vitin 2025 qëndron ende nën 80 mijë lekë në muaj, ndërkohë që paga minimale zyrtare është vetëm 40 mijë lekë. Por në sektorë si fasoneria, ndërtimi apo shërbimet, mijëra punëtorë paguhen edhe më pak, shpesh në të zezë. Rreth 32% e të punësuarve në vend janë pa kontratë pune, dhe mbi 47% e fuqisë punëtore është e pasiguruar, duke i lënë të pambrojtur ndaj aksidenteve, sëmundjeve apo pensioneve.
Zgjidhja nuk vjen vetëm me rritje pagash, por me një reformim të thellë të marrëdhënieve të punës: forcim real të sindikatave, inspektoratë që funksionojnë, penalitete serioze për shkelësit e ligjit të punës dhe mbrojtje ligjore për punonjësit denoncues.
Një sistem i drejtë ekonomik nuk ngrihet mbi heshtjen e të shtypurve, por mbi dinjitetin e tyre. Shqipëria nuk mund të ecë përpara duke lënë prapa ata që e mbajnë mbi shpatulla çdo ditë.

Ke thene shume dhe mire e ke. Por kryesorja eshte qe morem vesh qe ata jane ne greve urije.
Poshte pushteti i narcisistit edvin me kabinetin e teatrit te kukllave. Posht saliu me kriminelat e pd, poshte sistemi gjyqsor gjakpires. Posht shoqeria drogmene shqiptare dhe mediat prostituta.
Titulli i shkrimit me intrigoi ta lexoj se kujtova se me ne fund doli nje ze te flase per mizerabilitetin ekonomiko-social e varferine ne kete vend, por u gobova! Shkrimi tenton te gjuaje me pambuk duke pas hall se mos demton qeverine 9qe nuk e permend kurkund me emer)
Aty nga mesi shkrimit eshte kjo fraze e sheqerosur – Sindikatat jane dobesuar, shteti eshte indiferent, media rralle here jep ze revoltes tyre.
Ti marrim me rradhe – ne kete tonin shtet Sindikatat nuk jane dobesuar, por ato mungojne krejtesisht!
Per kete u mburr edhe vete Ram kryeministri kur ju drejtua atij investitorit italian “Ejani investoni se ketu per fat, nuk kemi as Sindikata…” (!)
Sa per ate Shtetin qe eshte indiferent (sipas autores) indiferent e i pa shpirt eshte Pushteti, ai qe ka ne dore hallet e punonjesve e qe i takon ti zgjidhe (kete autorja “ben sikur e harron”)
E sa per ato Mediat, ato jo vetem qe nuk pasqyrojne asnje greve a proteste anti-qeveri, por me keq akoma – mundohen ta mbulojne me lajle-lule maratonash e koncertesh gazmore neper sheshe, thua se ketu eshte Parajsa e asnje problem social nuk ekziston.
Per shkrime te tilla te sheqerosura nuk ka aspak nevoje askush. Aq me teper kur brenda tyre qeveria as permendet fare.
Duke treguar se jane shkrime te porositura e te paguara sa per tymnaje por pa vene gishtin kurre mbi plage.
Ka shkruar gjera te pergjithshme kot.Asgje konkrete. Edhe komenti i meduatikus eshte me real.
Shqiperia, gjendja e proletariat it, SI Ne Amerike e vite e 1850,perpara se te ndodh te maskara e cikagos e 1 Majit.. Parulla”proletare te te gjithe vendeve, bashkohuni”, gjithenje aktuale. Vetem se… PARTI KOMUNISTEVE nuk ka. Ndalohet me ligj.
Per fat te keq kur ne sektoret jetik te vendit hyn edhe fasoneria kjo tregon se ai vend la mar fund
..dhe statistikat e papunesise qe fusin moshen 15vjec si krah pune.