Nga Brukseli për DITA
Dr. Jorgji Kote
Me rastin e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë më 15 Shkurt dëgjuam sërish të flitet për një “ngjarje historike”; ndonëse me të drejtë Kryeministri Rama e cilësoi “vizitë të shënuar”. Mirëpo bëri të kundërtën më 18 Janar në Munih, kur në një takim me Kkryeministrin e landit të Bavarisë Markus Soder, Kryeministri Rama e quajti vizitën e tij shkurtin e kaluar në Tiranë ”historike”! Veçse kur sheh programin dhe rezultatet e kësaj vizite, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të zakonshme del se asgjë nuk ishte historike; ishte thjesht vizita e parë e Soder në Tiranë.
Ah, po, historike ishin të tri vizitat e paraardhësit të tij legjendar, Franz Josef Strauss 40 vite më parë në Tiranën komuniste ku deri atëhere nuk kishte shkelur këmbë perendimori; apo e kryediplomatit legjendar gjerman Hans Dieter Genscher më 2 Tetor 1987; sepse ato çelën vërtet një epokë të re në marrëdhëniet me shtetin gjerman, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me Gjermaninë, duke shpalosur mundësi të tjera të mëdha për të ardhmen tonë demokratike.
Po ashtu, me ngut dhe pa asnjë logjikë u shpallën historike tri propozimet e Komisionit Europian më 2018 – 2020 për çeljen e negociatave, çka u bë e mundur vetëm në korrik 2022 nga Këshilli Europian. Megjithëse as çelja e negociatave nuk është “historike”, anëtarësimi po!
Problemi është se cilësimi “historik” vitet e fundit është kthyer në një hiperinflacion të vërtetë gjuhësor, politik dhe diplomatik. Deri në kufijtë e të bezdishmes, duke e çvleftësuar dhe vetë kuptimin e kësaj fjale madhore. Aq sa është bërë e vështirë, apo dhe e pamundur të dëgjosh mbi një ngjarje apo lajm që nuk është historik!
Problemi i parë nga pikëpamja gjuhësore dhe politike është mosrespektimi i hierarkisë së duhur në përdorimin e fjalës “historik” e cila qëndron në majë të piramidës etiketuese ndaj dhe nuk do shpërdoruar; ca më tepër kur gjuha shqipe është tejet e pasur me epitete dhe cilësime të tjera të goditura.
Këtu kanë patur ndikimin kryesor disa ngjarje dhe arritje madhore të diplomacisë sonë vitet e fundit. Veçanërisht kryesimi i OSBE-së më 2020, anëtarësimi i përkohshëm në KS të OKB-së ( 2022 – 2023), Samiti i BE-së /Ballkani Perendimor më 6 Dhjetor 2022, ai i Procesit të Berlinit më 16 Tetor dhe vizita e Macron më 17 Tetor 2023 në Tiranë, rizgjedhja tani së fundi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, në bordin ekzekutiv të UNESCOS, deri te Samiti Rajonal në Tiranë më 28/29 Shkurt me praninë e Presidentit Ukrainas Zelevski.
Por, megjithë rëndësinë e tyre të veçantë, prapë ato nuk janë historike; ndaj, mund t’i quash “ngjarje të mëdha, madhore dhe të shënuara” diplomatike, me efekte pozitive për imazhin e vendit, forcimin e sigurisë, zhvillimin e ekonomisë, etj.
Edhe pse ato nuk janë arritur brenda një nate, mbasi janë produkt i demarsheve shumëvjeçare dhe përvojës së mëparshme në forume dhe organizma të ndryshme si KiE, OSBE, NATO, etj, qeveria “Rama“ e 10 këtyre viteve ka meritat e saj të veçanta; jo vetëm se ” i ra bingo”, por në përgjithësi për mënyrën si i ka menazhuar, mes krizave dhe vështirëve jo të pakta, si tërmeti i vitit 2019, korona, agresioni rus ndaj Ukrainës, tensionet në veri të Kosovës, etj.
Më konkretisht dhe pa hyrë në teorizime boshe, sipas “hierarkisë“ përkatëse terminologjike, “historike“ janë ngjarjet që lenë gjurmë në histori, me vendime të cilat sjellin ndryshime epokale, u japin fund luftrave, çojnë në paqe të qëndrueshme, etj e jo se quhen të tilla nga dikush, kushdoqoftë ai.
Më konkretisht, ishin dhe mbetën historike vizita e parë e Sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranë në qershor 1991; sepse ajo i çeli rrugën integrimit tonë Perendimor mbas 45 vitesh izolimi; ndërsa vizita e tanishme e Blinken, e gjashta e një Sekretari Amerikan Shteti rikonfirmoi partneritetin e ngushtë me vendin tonë, “betonoi” udhëheqësinë e Kryeministrit Rama dhe injoroi opozitën shqiptare; gjithsesi, këto nuk mjaftojnë që ajo të etiketohet “ vizitë historike”!
Veçanërisht historike ishte vizita e Presidentit Bush më 2007; dhe jo vetëm se ajo ishte e para dhe e vetmja deri tani e një Presidenti amerikan në detyrë, por sepse aty mori rrugë pavarësimi i Kosovës dhe anëtarësimi në NATO! Historik ishte liberalizimi i vizave me BE-në në dhjetor 2010, që realizoi ëndrrën e shqiptarëve për të udhëtuar lirshëm në Europë.
Sa për samitet/vizitat e përmendura në hyrje të këtij shkrimi nuk ishin as historike dhe as forume të vërteta pune, siç bëhen në Europë, ku liderët e gdhijnë me debate e diskutime për disa ditë derisa dalin me një vendim ose komunikatë. E thënë shqip, dy samitet e lartpërmendura në Tiranë ishin “simbolike dhe festive“, bashkë me elementë folklorikë brenda tyre; synimi i tyre kryesor ishte përcjellja e mesazhit të rëndësishëm se proceset e Brukselit dhe të Berlinit po bëhen “pronë“ e vendeve në rajon dhe deri këtu është ok, por jo të quhen “historike”.
Ca më tepër se këto samite dhe vizita nuk bëhen “nga malli“ por nga halli“ që e ka gjetur Amerikën dhe Europën me rajonin. Të mos gënjejmë vehten, është realpolitika, problematika e nxehtë rajonale që detyron liderët europianë dhe amerikanë të vijnë më shpesh dhe në nivele më të larta në Tiranë, t’i bëjnë dhe lëvdata me vlerë liderëve tanë, plus trysnia nga media, opozita, shoqëria civile, etj.
Në këtë drejtim mund të mësohet nga BE-ja, e cila cilëson “historike” kryesisht krijimin e Shengenit, Euros, Traktatin e Mastrihtit dhe Zgjerimin Europian.
Më tej, në vijim të cilësimeve të lartpërmendura vazhdohet me referime dhe krahasime butaforike, të cilat ne që e kemi përjetuar na ngjajnë “si dy pika uji“ me periudhën e monizmit; kështu, vizita e Macron u përmend “si e para në 101 vite marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve“ dikush tjetër e çoi dhe më tej “qysh nga shpallja e pavarësisë më 1912!“ Mirë që nuk e çuan bazën e krahasimit deri te Skënderbeu! Mirëpo, realisht, cili kryetar shteti/qeverie do të “guxonte“ të vinte në Shqipëri deri më 1944! Ndërsa gjatë periudhës së monizmit dihet se shumë prej tyre donin që çke me të të vinin në Tiranë, natyrisht jo për turizëm por për qëllime politike, por ja që për sistemin e asaj kohe ishin “non – grata“!
Gjithashtu harrohet se nuk jemi më në vitin 1992 apo 1997, por 30 vite më vonë, kur jemi hapur tërësisht ndaj botës dhe kur liderët tanë siç i thonë fjalës “java shtatë dhe dita tetë“ ecejakin dhe bisedojnë me homologët e tyre në forume dhe samite të çdo lloji në rajon, Europë dhe në botë.
Po kështu, stërfryhet zgjedhja e vendit tonë “ për herë të parë në KS të OKB-së nga viti 1955 kur u pranuan më OKB, pra mbas 67 viteve, kur në fakt do thënë mbas 32 viteve në demokraci. Sepse dihet mirë se gjatë monizmit ne mezi e “përtypnim“ OKB-në e jo më të pranonim të zgjidheshin në organet e saj drejtuese, çka nuk ishte problem atëhere për ne, derisa kishim mbështetjen e ish BS-së dhe të Kinës.
Sa për KiE, OSBE, BE, NATO dihet se ata ishin shpallur armiqtë më të mëdhenj të socializmit, ndaj as që bëhej fjalë për lidhje me to e jo më në forumet e tyre! Ndërsa në 32 vitet e fundit dihet se jemi anëtarë në të gjitha këto forume, ndaj dhe zgjedhja në organet e tyre më të larta drejtuese nuk ka pse të na habisë e të na hedhë në eufori të tejskajshme. Ndaj, ju lutem, krahasimet bëjini me 32 vitet e fundit të demokracisë e jo më larg. Se dhe në monizëm krahasimet statistikore filluan e bëheshin jo më me vitin 1938, por me vitin 1960 dhe me periudha të mëvonshme.
Për të qenë realistë, ngjarje, vizita dhe evente të tilla diplomatike janë normale, madje të vonuara në rastin tonë. Pa mohuar rëndësinë e tyre, në fakt, kryesimi i OSBE-së, 30 vjet mbas anëtarësimit në të, Samiti i BE-së në Tiranë 15 vjet mbas kërkesës për anëtarësim, Samiti i Berlinit në Tiranë 9 vjet mbas lançimit të tij dhe 4 vjet mbas dualizmit absurd nga “Ballkani i Hapur“ apo dhe zgjedhja në KS të OKB-së, 32 vjet mbas shpalljes së pluralizmit politik janë tejet të vonuara dhe më shumë përfitime të munguara. Ca më tepër kur vendet rreth nesh, madje dhe më të vegjël kanë 20 vite që kryesojnë BE-në, janë zgjedhur e rizgjedhur kohë më parë në KS të OKB-së, ato zhvillojnë dhjetra samite të vërteta europiane dhe ndërkombëtare në vendet e tyre, pa zhurmë dhe bujë, pa etiketimet “historike“.
Në muajt e ardhshëm dhe me radhë, ashtu si si Tirana do të mikpresin Samitin e Berlinit dhe të BE-së dhe vendet e tjera të rajonit me radhë; dhe ato do të zgjidhen sërish në KS të OKB-së, do të kryesojnë dhe OSBE-në, por prapë nuk do t’i quajnë “historike“; siç nuk e quajti dhe Shkupi kryesimin e vjetëm të OSBE-së, ndonëse në rrethana tejet të ndezura gjeopolitike; se ato nuk janë historike por thjesht të parat, madhore, të shënuara, me jehonë dhe shumë të rëndësishme.
Ca më keq akoma kur zhurma dhe buja propagandistike synon më tepër të lerë në hije dhe të mbulojë dështimet dhe sfidat e brendshme demokratike, përshkallëzimin e emigracionit të paligjshëm, të devijojë dhe të zvogëlojë vëmendjen prej tyre. Ndaj dhe në fjalimet e liderëve tanë nuk përmendet pothuajse asgjë për gjendjen e brendshme, sfidat, aspektet negative, qoftë dhe me zhargonin e kujdesshëm diplomatik. Por vetëm deklarime bombastike dhe ligjërata për Europën, se te ne “all is well” ( gjithçka është mirë)! Liderët tanë duke përfituar nga mirësjellja diplomatike, nga gjuha dhe stili i saj e kanë shumë më të lehtë të bëjnë marketing iplomatik për të krijuar idenë në publik se “rëndësi ka që na do bota, që na bën Europë të Ballkanit, që e duan liderin tonë, që mahniten nga zyra, vizatimet, dhuratat dhe batutat e tij, të tjerat të paktën hë për hë nuk kanë rëndësi“! Mirëpo problemi është se ne të keqen e kemi ”nga brenda“ dhe pa e hequr atë asgjë nuk do të na ndihmojë, as sikur të jemi në Këshillin e Përhershëm dhe Kryetarë të KS të OKB-së, të BE-së apo dhe sikur të bëjnë nga një samit në muaj!
Këto tendenca dhe dukuri negative shpien në qëndrime gjigandizmi, në propagandë butaforike, në vend që të shfrytëzohen eceejaket dhe eventet diplomatike për të patur një vend më të begatë, një jetë më dinjitoze, paga më të mira për pensionistët, një shëndetësi më të mirë, një vend më të sigurt, jo me përshkallëzim të krimit dhe korrupsionit, etj.
Ndërkohë, kërkohet kujdes për ta “përkthyer“ mirë dhe pa abuzuar kulturën dhe mirësjelljen karakteristike diplomatike perendimore. Kjo e fundit shquhet për gjuhën e saj pozitive, me finese dhe elegancë, pa krijuar asjë lloj keqkuptimi, jo sulmuese dhe ofenduese. Veç komplimenteve, me stilin e saj, ajo bën ndërmjet rreshtave dhe me stof diplomatik dhe vërejtje/kërkesa përkatëse, gjithmonë në formë inkurajimi, pozitive, si fakte të kryera, ”pa e vendosur gishtin në plagë” por duke i ” rënë pragut të dëgjojë porta”. Ajo ia le të zotit të shtëpisë apo mysafirit në metroplet e saj që të kuptojë drejt mesazhet dhe t’i përkthejë ato siç duhet për popullin e vet, sidomos për sfidat dhe problemet e brendshme, ulëritëse siç janë!
Kjo u pa dhe në Samitin e Tiranës Tetorin e kaluar, kur premtimi për ndihmë dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit u kushtëzua açik me reforma dhe forcimin e shtetit ligjor. Gjithnjë me fjalë të mira, “keni bërë goxha, bravo ju qoftë, por keni ende rrugë për të bërë“. Për fat të keq, liderët tanë dëgjojnë dhe theksojnë vetëm pjesën e parë, sidomos atë që ka të bëjë me gjeopolitikën, duke e lënë mbas dorë të dytën, çka është dhe më e vështira për fatet madhore të vendit.
PIKAT MBI i.
PËRGËZIME AUTORIT!
Shkrim qe rralle e has ne gazetat tona: gjuhe profesionale, nocione te qarta, pikat mbi I, njohje e thelle. Faleminderit authorities,
Fjale te medha me nje peshe shum te vogel ne te gjitha drejtimet.
Emrat e Herojve te Turqise, perkrahes se Erdoganit tek liqeni artificial i Tiranes.
Me e pershtateshme do ishte nje bust Ata Turkut, qe modernizoj Turqin dhe
e kishte nenen Shqipetare.
Busti i Babajt te Mitsotaqit ne jug te shqiperise, por ligji i luftes me shqiperine
vazhdon njesoj edhe 80 vite pas luftes Itali _Greqi, kur shqiperia ishte e pushtuar
nga fashistet Italane.
Ne deklarojme nje liste te gjate shtetesh si partnere strategjike.
Keto shtete, disa prej tyre komshij te shqiperise kane mjaft kontradikta
dhe rivalizojne per influence ne vendin tone. Si mund te quhen ato
partnere strategjike? Po te jete e vertete kjo deklarate e qeveris tone,
del se ne nuk kemi strategji per mbrojtjen e Shqiperise, sepse ne duhet
ti bejme shume leshime atyre ne kundershtim me interesat kombetare.
Partizanet Shqiptare qe parakalua para hotel dajtit pas clirimit te Tiranes
ishin te veshur dhe armatosur me armet “Anglo-Amerikane”.
Me kane treguar njerezit e mij kur erdhen ne Tirane, disa dite pasi u clirua Tirana
gjate gjithe rruge se Krabes pane shume atomjete gjermane te shkaterruara
nga nje bombardim Anglo-Amerikan.
Atehere ku jane permendoret per gjeneralet e oficeret Angleze qe ishin ne shqiperi
gjate luftes qe ndihmonin ne operacionet ushtarake te brigadave partizane
dhe i jepnin koordinatat aroplaneve Anglo-Amerikane, te hidhnin armatime,
veshmbathje dhe ushqime me parashuta.
Dakort me ju z. Kote, por edhe ju gaboni kur shkruani fjalën « menazhuar ». Ju keni mbaruar për gjuhën angleze dhe fjalët « manager », apo « management » kanë origjinë anglo-amerikane. Por nuk e di se cili shqiptar ka pagëzuar në shqip në vënd të tyre « menaxher », « menazher », apo « menaxhim ». A-ja e parë lexohet si në anglisht dhe a-ja e dytë ashtu si shkruhet në anglisht, por jo si shqiptohet në anglisht. Po të përmbahemi shqiptimit në anglisht, duhej që në shqip të shkruhej « menixher » dhe « menixhment ». Kush ka mendim tjetër, futuni në Google dhe e keni me zë se si tingëllon.
E para zoti Jeorgo (Jorgji) Kote termi greke Istoria eshte qellimisht i falsifikuar (fals angl) nga te gjitha vendet e botes.
Sidomos Perendimit qe ne Alfa-Beten e tyre Greke por te Latinizuar e kane shume te lehte ta quanin Istori dhe jo Histori.
Po ashtu edhe Termin Iroas (Hero),Omiros (Homer),Dhimo-Kratia (Demokracy) Shtet i popullit,Odhisea (Odise,Thatro ne Teater etj.
Ndryshe populli i Evropit dhe jo vetem do kuptonte te Vertetat Istorike (History Vero).
Ashtu sic kane kopjuar (copy angl) Perendite Greke si Fuqi te Natyres me Emertime Latine.
Istorike eshte edhe ndalimi i Skoliove (Shkolle “shqip “) Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit zoti Kote.
Si.p.sembull (per esempio ital).
Vetem ne fshatin tend Mursi zoti Kote ne qender ka nje Lapidare me Emrat e te Pushkauarve,te Burgosurve qe arrin ne 1200 vjet,Te Internuarit.
Pa harruar Persekutimet e familjareve te tyre.
Popullsia e ketij fshati shumica e mbante Flamurin Greke ne Senduk (Baule).
Diktatura e turkut Enver you ndaloi Glosan (Gluhe Camce) e Nenes Tuaj qe nga koha e majmunit.
Sic e beri ne Sopik te Vurgut,Senice ne Rrezome,Bregdet,Muzine,Korce,Moskopolis (Voskopoje),Argiro-Kastros (Castell e Argjirose),Agios Sarandes etj,e te tjera (ecetera).
Istorike eshte edhe mohimi o egzistences (egzist) se Termit Vorio Epir kur Iroas i Arnautistanit Jeorgios Kastriotis ishte Prijesi i Epirit.Zoti Neritan Ceka ne nje program ka declaruar qe ISkander-beu (Lord Aleksander turqisht) ishte gjak me Megas Kostantinos (Kostandinin e Madh).
Istorike zoti Jeorgo (Jorgji “Skipetare”) eshte edhe nderimi i nje Misionare si Tereza ne krahasim me Figura Boterore si Arxilea (Akil “shqip”),Pirrua i Epirit,Megas Aleksandros,Megas Kostantinos,Jeorgios Kastriotis etj.
Per fat (fate angl) te keq ky popull i Lashte dikyr i quajture Ilyre me Y Greke,Epirote,Maqedhonas,Ionia ku eshte sot Turqia,Ishujt dhe Magna Grecia (Greqia e Madhe) sot Italia e Jugut po Abuzohet (abused angl) Mashtrohet,Ofendohet (ofend angl).
Dhe kjo me mbeshtethen e Fuqive te Medha qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.