Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, deputeti Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, deputeti Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO
AktualitetKronike

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, deputeti Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

Published: February 20, 2025
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca është paraqitur sot në GJKKO për seancën paraprake. Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera pasi akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ndreca dhe zyrtarët e tjerë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK rezulton të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. Sipas gazetares Klodiana Lala, nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

- Publicitet -

“Nga ky komunikim provohet se i pandehuri Plarent Ndreca ka patur dijeni paraprakisht lidhur me angazhimin dhe pjesëmarrjen e shtetasit Gjon Radovanit në hartimin e projekteve tip për objekte të policisë së shtetit për të cilat do të zhvillohej më pas dhe procedura e prokurimit”, thekson SPAK.

SPAK thekson se ai në bashkëpunim me punonjësit e tjerë, si specialistët e prokurimeve, anëtarët e KVO, anëtar KSHA, drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte BOE Derbi-E dhe APE shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi më 27 nëntor se ka dërguar për gjykim rastin e tenderit për rikonstruksionin e disa Komisariateve të policisë, ku nën akuzë janë përfshirë, deputeti socialist Plarent Ndreca, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në kohën kur drejtohej nga zoti Sandër Lleshaj, dhe 15 ish-zyrtarë të kësaj ministrie, të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Prokuroria bëri të ditur se “hetimet kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”. Bëhet fjalë për një kontratë për “Studimin dhe Projektimin e disa objekteve të Policisë së Shtetit”, katër komisariatesh në Mirditë, Vlorë, Pogradec dhe atij numër 4 në kryeqytet. Kontrata kishte një vlerë prej pak më shumë se 54 milionë lekësh (pa TVSH), por sipas Prokurorisë së Posaçme “në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion”.

Ndreca u bë pjesë e parlamentit në janar të këtij viti, duke marrë mandatin e ndërprerë të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, po ashtu nën disa akuza nga Prokuroria e Posaçme dhe i larguar nga vendi. Atij ju besua roli i nënkryetarit të Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku u dallua për përplasje të herëpashershme me drejtuesen demokrate Albana Vokshi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!

Komentet e Fundit

  1. ¿? on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Kiri on “Penxherja ime…”
  3. une on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  4. Investitori jostrategjik on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. Detari on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?