Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë stinët e historisë shqiptare, do shembet për një projekt me kazino
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë stinët e historisë shqiptare, do shembet për një projekt me kazino
AnalizaLajmi i funditopinion

Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë stinët e historisë shqiptare, do shembet për një projekt me kazino

Published: November 10, 2025
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Botuar në DITA

Në buzë të detit, aty ku zhurma e dallgëve përzihet me aromën e pishave, qëndron një ndërtesë që ka parë stinë të ndryshme të historisë shqiptare, Hotel “Adriatik”, një simbol i Durrësit dhe i turizmit shqiptar si kujtim brezash.

- Publicitet -

Kur u ngrit në mes të viteve ’50, ishte projektuar për të qenë hoteli më i bukur dhe më modern i vendit. Arkitektura shqiptare e atyre viteve, megjithëse dominohej nga fryma e ardhur nga Bashkimi Sovjetik, e kishte ende nën vetëdije trashëgiminë e racionalizmit italian të viteve ’30, veçanërisht në qytete bregdetare si Durrësi.

“Adriatiku” ruan disa tipare të këtij racionalizmi: linja të pastra, simetri horizontale, dritare të mëdha dhe fasadë të ndriçuar, që i japin elegancë pa ekzagjerim ornamental. Pozicioni buzë detit ndikoi që arkitektët të përfshinin elemente mesdhetare: ngjyra të çelëta, ballkone të hapura, verandë, dhe palmën ikonike përpara hyrjes.

Ndryshe nga stili i ftohtë sovjetik i disa ndërtesave të Tiranës, “Adriatiku” ka më shumë dritë, ajër dhe harmoni me mjedisin.

“Adriatiku” u kthye në vitrinën e socializmit shqiptar. Aty strehoheshin mysafirët e huaj, sportistët, shkrimtarët, delegacionet miqësore nga Lindja. Për shumë shqiptarë, një natë në “Adriatik” ishte një ëndërr e paarritshme, një privilegj i pak njerëzve. Në hollin e tij me dysheme mermeri, në tarracën që përplasej me dallgët, ndizeshin cigaret e para të ndonjë francezi apo çeku që sillte me vete aromën e botës tjetër.

Në vitet ’70 e ’80, hoteli u bë kartolina e Durrësit. Fasada e bardhë, palma e lartë në hyrje dhe shkallët e gjerë që zbrisnin drejt plazhit u bënë sfond i dhjetëra filmave shqiptarë, ku “Adriatiku” luante rolin e qytetërimit modern, një ishull i vogël luksi në brigjet e socializmit.

Pas viteve ’90, si shumë simbole të tjerë të epokës së vjetër, “Adriatiku” ra në heshtje. Zhurmat e turistëve u zëvendësuan nga qetësia e një godine të lodhur, e cila megjithatë ruante dinjitetin e saj. Ishte koha kur Shqipëria po kërkonte, pa e ditur çfarë e priste, rrugën e re. Edhe hoteli i famshëm duhej të rigjente vetveten.

Në fillim të viteve 2000, nisi ringjallja. “Adriatiku” u restaurua me kujdes, pa i prishur hijen e së kaluarës. Fasada e vjetër u ruajt, por brendësia u transformua në një hotel bashkëkohor me standarde ndërkombëtare. Mbeti ikona e Durrësit turistik, një monument i kujtesës dhe i shpresës.

Për banorët e qytetit, ai nuk është thjesht një hotel, është një pjesë e jetës së tyre. Një vend ku janë bërë dasma, janë bërë foto të para, janë pritur të afërm nga larg. Për të tjerët, është një simbol i përjetshëm i kohëve që ndryshojnë, por ëndrrat që mbeten.

Në fund të fundit, “Adriatiku” është më shumë se një ndërtesë: është një dëshmitar i heshtur i Shqipërisë që ka kaluar nga eleganca, në ashpërsinë e socializmit, e deri te dritat e turizmit modern.

Ende sot, çdo mëngjes, ai sheh detin me të njëjtin qetësim që e ka parë prej gati një shekulli, sikur të thotë se, pavarësisht gjithçkaje, jeta vazhdon, dhe dallgët kthehen gjithmonë në breg.

Kjo nuk do zgjasë dhe shumë.

Sot Shqipëria është vendi ku historia bëhet me “leje ndërtimi”. Sipas dokumenteve që janë publikuar dje në media, me miratimin e KKTU, godina e “Adriatikut” do të shembet për t’i lënë vendin një ndërtesë 12-katëshe moderne.

Në vend të kolonave që panë dekada, do të ngrihen beton e xham, dhe aty ku dikur dëgjohej zhurma e valëve, do të ndizen dritat e një… kazinoje. Po, një kazino. Vendit tonë nuk i mungojnë as hotelet, as historitë, por kumari rikthehet gjithmonë si prioritet kombëtar.

Do të ishte ndoshta më e ndershme t’i vinin emrin “Hotel Kujtesa”, që të mos harrojmë ironinë: një copë kujtese që fshihet nga faqja e dheut për t’u zëvendësuar me lluksin e dritave të bixhozit.

Ja kështu, “Adriatiku” që dikur ishte dritarja nga ku Shqipëria shihte botën, do të kthehet në një dritare nga ku bota sheh se si Shqipëria shkatërron edhe njëherë tjetër kujtesën e vet. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që fati i këtij vendi luhet me letra.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
35 Comments
  • prehistoriku says:
    November 10, 2025 at 8:36 am

    Ti bënte Saldhiu keto ne koh të vet behej nami
    Ky karagjozi pa atdhe po i shkaterron dhe po i shet te gjitha sikur i ka prona qe ia ka lene Kristaqi pa pjerdhur hic per asgje dhe per asnje.
    Turp i madh per zotin. Vend pa zot

    Reply
  • ILIRI says:
    November 10, 2025 at 8:45 am

    Një kat nën sipërfaqe
    për kultivimin e peshkut.

    Reply
  • demo says:
    November 10, 2025 at 9:13 am

    Eshte pa dyshim ndertesa me e bukur,me Evropiane,me aristokrate,te cilen e ka projektuar dhe ndertuar nje aristokrat Durrsak qe pat studiuar arkitekture ne Itali. Prish bucela,bej kenace.
    Ptu te dhjefsha kullat,ptuuu te dhjefsha xhamlluqet,ptuuu te dhjefsha katet,ptuuu te dhjefsha kazinote e jevgut,mor llum kazanash,mor rraca jevgjitit!!Kur ju bie parlleku ne dore,lyeni bythen me gjize.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    November 10, 2025 at 9:17 am

    Pangopësia është e pakufishme, injoranca po ashtu, po më i hidhur është roli prej shërbëtori i pushtetit e shtetit në shërbim të tyre. Qelbësirave mund t’u kënaqet oreksi diku tjetër, pse me domosdo nëpërmjet shkatërrimit të vlerave historike.

    Reply
  • Vl says:
    November 10, 2025 at 9:29 am

    Pp mire ja bejn kur gjejn nje popull qe fle.

    Reply
  • Detari says:
    November 10, 2025 at 9:36 am

    ce doni artin evropian ju byrazera, vetem kulla dhe minare per ju. Ka me keq, mund te ishte nje koke tjeter e ramazonit, nje ne teheran nje ne dyrrah. Ramazon me dy koka.

    Reply
  • Zdromsi says:
    November 10, 2025 at 9:36 am

    T’ia shpjegoje “Dita” atij qe eshte ne burg dhe i ben avokatine se pse nuk duhej prishur Teatri, hallka e rendesishme e rrafshimit te kujteses.
    Tani cdo gje eshte ne prishme. Mbani gati artikujt. Nderroni vetem emertimet.

    Reply
    • MODERATORI says:
      November 10, 2025 at 10:50 am

      Një nga arsyet pse Bordi i Ditës vendosi të heqë të drejtën e komenteve poshtë artikujve ishte se përvec lexuesve tanë të rregullt të cilët i respektojmë – futeshin lloj lloj anonimësh të cilët, – OK kanë të drejtë të shprehin mendime, – por mendimet e tyre ama, jo diversione për të zhvendosur vëmendjen nga temat ose për të fyer autorët pa lexuar fare cfarë shkruhet.

      Një person që nuk lexon përditë këtë gazetë nuk nxjerr dot përfundime të sakta mbi qëndrimet tona. Shpresoj që ti je thjesht i painformuar, jo kategoria më sipër.

      Për Teatrin kemi mbajtur qëndrime pro e kundër sipas autorëve të ftuar. Një nga shkrimet e asaj kohe mund ta lexosh këtu:

      https://gazetadita.al/pse-teatri-nuk-duhet-shembur/

      Sa për avokatinë e Veliaj, Dita ka mbrojtur të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe jo individin. Se tjetër emri dhe tjetër shteti. Nuk ka nevojë të të rendisim sa shkrime tonat mbështesin reformën në drejtësi dhe SPAK.

      Kemi qenë në vijimësi në mbrojtje të atyre që nuk kanë zë. Edhe kur ka qenë fjala për bashkinë e Tiranës, ku kemi mbështetur ndryshimin por jo teprimet. Ja një shkrim i të ndjerit Stefani.

      https://gazetadita.al/antievazioni-i-kafshates-erion-mos-harro-fiqte/

      Etj, etj. Mos prit nga Dita të hidhet në sharje e fyerje sipas humorit politik të atyre që sot shahen e nesër puthen. As sipas humorit apo preferencave të tua. E rëndësishme është që secili të jetë i qetë me ndërgjegjen e tij. Kjo nuk ka nevojë të dëshmohet.

      Ti je i lirë të mos lexosh këtu por gjetkë. Dhe të gjithë ata që nuk përmbahen dot, apo kanë arsyet e tyre të jenë të mllefosur, kanë forume plot.

      Ditë të mbarë

      Reply
  • ELI says:
    November 10, 2025 at 10:14 am

    GODINE SHUME E SHEMTUAR PER NE BREGDET. NJE PERBINDESH ME SHUME……KU TE MBLIDHEN GJITHE HORRAT E POLITIKES TE LUAJNE KUMAR…SHUME BUKUR…..MIRE NA E BEJNE IKEMI LENE VETETE BEJNE QEJF ME PRONAT E POPULLIT

    Reply
  • xyz says:
    November 10, 2025 at 11:08 am

    Unë nuk e kuptoj se përse duhet prishur ky hotel për të ndërtuar një kazino?! Apo ne shqiptarët nuk rrimë do pa prishur çfarë është ndërtuar më parë. Dhe e kemi treguar bukur fort gjatë viteve 1991 – 1997! Pse këta pasunarët nuk e ndërtojnë kazinonë e tyre 100 metra më larg, por duan të prishin të bukurën. Kush ka qënë ai ent apo komision që e ka aprovuar diçka të tillë? Po kryeministri çfarë bën?! Meqë ra fjala kë ka përshëndetur sot në sabah me ndonjë kartolinë! Kjo është me rëndësi.

    Reply
  • Detari says:
    November 10, 2025 at 11:45 am

    @xyz, toke falas per te pastruar leket e droges nga jashte, pse beni si kur nuk kuptoni?

    Reply
  • Zdromsi says:
    November 10, 2025 at 12:04 pm

    “Moderatori” eshte interesante lehtesia me te cilin ndani Individin Veliaj nga Akti, si dy gjera pa lidhje me njera-tjetren Me kete narracion Velij do te dale pa lidhje me veprimet apo mosveprimet per Teatrin, ato katet pa leje te kullave qe ngrihen neper Tirane madje edhe pa lidhje me vete PS apo Ramen.
    “Klienti” juaj mbeshteti, e mbrojti publikisht, miratoi dhe ekzekutoi nje akt barbar e per me teper te paligjshem.
    Pasi ta ndihmoni publikun me zbardhjen e paligjshmerise te asaj Prishjeje, te paraqisni fakte ne Prokuri, atehere kaloni tek ato katet pa leje poshte zyres se tij e deri kjo ceshtja e sotshme e shkeljeve Kushtetuese.
    Se shikoni, nuk ndodhin keshtu rastesisht si pa dashje keto shkeljet nese eshte ne mes interesi i publikut.
    Eshte shkelja qe pason shkeljen pararendese ku Veliaj thjesht ka kembyer pozicionin.
    Nga shkaktues ne pesues shkeljeje.

    Reply
  • Ilir says:
    November 10, 2025 at 12:35 pm

    Edi Rama është çmëndur në çdo qelizë .
    E meriton të shporret !

    Reply
  • capi says:
    November 10, 2025 at 12:55 pm

    Mire beni o gazetar, qe informoni popullin per keto masakra qe i behen historise se vendit. Duket sikur i beni nekrologjine. Nuk pritet te kete ndonje reflektim nga vendimarresi.
    Kjo ndertesa eshte relativisht e re, por nuk ka qene problem te varrosin ne themele ndertesa 2000+ vjecare. Dhe per ironi nje pjese jane aty ne Durres.
    Gje “pozitive”, duket sikur e ka firmosur vete kumandari. Nese do vij ndonjehere rasti te gjykohen, pak mundesi ka, nuk ka si te heqi bythen menjane, te thote nuk dija gje, dardha molle etj etj.

    Reply
  • demo says:
    November 10, 2025 at 1:01 pm

    Shume hotele klasike te Napolit,Sorrentos,Ischias,kane kete Arkitekture dhe ruajne Hiret e Sharmin e Zoterinjve aristokrate,Artisteve te shquar boterore,Industrialisteve,Shtetareve qe vendosen Fatet e njerezimit..
    Jo ti prishin Europianet keto Hotele mbreterore,por ja paraqisin si Vlera te Historise jevgjiterve pahistori,,Kullave dhe xhamlliqeve te Dubait e te Katarit,
    Ne keto Hotele klasike si Hotel Adriatiku afishohen fotografite e sheikeve te naftes,70 vjet me pare,kur i fusnin dollaret poshte dyshekut dhe zinin nje kat hoteli per nje bataljon kafshesh haremi te mbuluara koke e kembe.
    E di c`ke ti Edi?Nuk i fut nje te rrafshuar edhe Butrintit edhe Apollonise?Te erdhi Zogu ne dore,Futi nje xhamllek jevgy Dubai,.Vuri dhe palloshin e belindes persiper,se nuk e ndal as Perendia marrezine tende!

    Reply
  • ¿? says:
    November 10, 2025 at 1:11 pm

    Ja edhe nje GJYNAH tjeter…… Ua prefte Perendia ditet ketyre çapaçuleve qe vetem gllaberojne çdo gje….E keqja eshte qe shqiptaret, qysh kur shpallen shtetin e tyre ne vitin 1912, nuk kane qene te afte asnje here te ndertojne SHTET per se mbari, qe te mos jete prone individuale e atyre qe dalin ne krye, por e te gjithe popullit.

    Reply
  • Qytetar says:
    November 10, 2025 at 1:19 pm

    Pse nuk e bejne kazinone gjekund tjeter? Nuk ka me vende Durrsi ku te ndertohet nje kazino ? Pse duhet prishur diçka e bukur? Edi Rama erdhi ne pushtet si armiku me i madh i lojrave te fatit! Tani eshte dorzuar perfundimisht perpara bandes se kumarxhinjve, ose mos o zot, eshte bere vete padrino i kumarit.

    Reply
  • Replikuesi says:
    November 10, 2025 at 1:22 pm

    XYZ – nuk po prishet për një kazino’, por do të ndërtohet një hotel modern që do të ketë në taracë edhe një kazino, më të madhen në Shqipëri . Ky është projekti .

    Reply
  • xxx says:
    November 10, 2025 at 1:29 pm

    Jemi denuar kemi vec huliganin edvinRama dhe mortjen Berisha. Edvinrama thjesht operon me moton banale meqe trojet publike do shiten me mire ti shes une se ata qe vijne pas meje.
    Tregtia immobiliare eshte ekonomi Pasive. I pelqen Parazitit e batakxhiut qe drejton qeveritarisht, por dhe kukulles Presidenciale ne pallat, dhe Kushtetuses memece.

    Reply
  • Qytetar says:
    November 10, 2025 at 1:37 pm

    @ Replikuesi: Pse nuk e ndertojne diku tjeter, po duhet prishur Adriatiku ?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 10, 2025 at 2:08 pm

    Europianet Hotelet e tyre Historike i vleresojne me Personalitet historike te Artit,kultures,Mbreter,princer,presidente,Industrialiste etj,.Familja Rama kete prishjen e monumenteve historike e ka si huq familjar.Kristaq Rama tentoi te prishe Shatervanin historik te Durresit,sepse ishte ndertuar nga arkitektet fashiste italjane.
    Ne fakt shkaku vertete ishte se qytetaret durrsake hodhen ne shatervan per inaugurim,Vlesh Ramen kollotumba me gjithe rroba,per shkaqe mysterioze.
    Se cfare inati ka Familja Rama me Hotel Adriatikun,AI e di.

    Reply
  • ATSH says:
    November 10, 2025 at 2:57 pm

    Nuk mund te krahasohet nje “dopolavoro” e ushtarve italian i kthyer ne Teater Popullor apo nje hangar i ushtrise italiane i kthyer ne pallat sporti me nje objekt qe eshte ndertuar e ka funksionuar si hotel ! Ky eshte krim ! Askush nuk i flet atij megolomanit te gjate. Me kujtohet idioti kur erdhi e hoqi 4 topat tek sheshi i Flamurit ne Vlore ..me debil njeri , mire qe i thane shiko se nuk jane “kamoniste mii “…,nuk e kuptonte Oksidentali pse u merziten vlonjatet edhe i kthyen ato 4 topat aty ne shesh perseri.

    Reply
  • Zdromsi says:
    November 10, 2025 at 4:54 pm

    @ATSH per “dopolavoro” ta shiti ty Lali me Ramen. Ti e hëngre dhe të bëftë mirë se kjo u bë si ato qershitë e pshurrura të Nastradinit por mos u bej si Drejtor i Zyres se Prishjeve. Sikur ta kane lene ty çfare do prishet e cfare jo!
    Te gjitha do prishen dhe mos e ki hiç merak. Do t’i hash qershitë të gjitha.
    E qe ta mesosh e ta kesh per vete: Dopolavoro ishte Instituti i Arteve.
    Ta prishim edhe atë meqë sedra jote s’e mban dot?!
    E ka ne plan t’i fusë një patkua përreth e ne fund mbaje mend se cdo te ndodhe. Do prishet Instituti bashke me Muzeun Arkeologjik qe te mbeten ne kembe vetem “kryeveprat” e EdRamës.

    Reply
  • Çim.ça.ko..! says:
    November 10, 2025 at 8:04 pm

    Asnjëherë, s’duhet të harrojmë se kush jemi dhe nga kemi ardhur! Një popull pa kuletën dhe historinë e vetë, është si një pikë ujë në shkretëtirë!
    Mos i mbuloni vlerat e kulturës dhe arkitekturës së kaluarës me plehrat artificiale të së tashmes!
    Mos ç’vlerësoni ato pakë vlera që na kanë mbetur!

    Reply
    • ¿? says:
      November 10, 2025 at 9:11 pm

      Ketu eshte puna or Çim.ça.ko..!, Ne shqiptaret nuk e kemi ditur as nje here se nga kemi ardhur, pa le se ku po shkojme qe s’kemi per ta ditur ndonje here. Prandaj dhe thurrim lloj – lloj legjendash me pellazge e me ilire, e me gjuhen me te vjeter ne bote etj. etj. Prandaj dhe sa here vjen ne fuqi ndonje “trim” prish cfare ka bere ai “trimi” me pare dhe fillon te vere vulen e vet, te cilen me siguri ka per t’ia prishur ai trimi qe do te vije me pas.

      Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 10, 2025 at 8:34 pm

    Si nuk ruajten asgja kta çifutë, ky asht unik me nje arkitekturë të veçantë. Pak nga pak po humbim si popull.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 10, 2025 at 11:33 pm

    Ooooo Edi Rama.qe te mos lodhesh fare,po te kujtoj se ka mbetur pa shkatrruar Hoteli i Gjuetise i kontit Ciano ne Lezhe,Hotel Tirana dhe Hotel Butrinti.Rrafshoi edhe ato.Futi ndonje xhamlluk 50 katesh,Trualli eshte i joti.kush ta mban doren?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Luniku says:
    November 11, 2025 at 6:45 am

    Nuk ka mijëra rrangalla të shëmtuara ilegale dhe të pasigurta që vetquhen hotele për t’u prishur dhe për të ndërtuar Shqipërinë për së mbari, që vazhdohet prej 35 vjetësh ti shfaroset kultura, trashëgimia, arkitektura, legalja, bazat ushtarake, fabrikat, rafineritë, kuadrot, ishujt, integriteti territorial për hir të xhepit, shkërdhenëve, shkërdhitave, lubive, ahmetajve, monikave , sorrosit, grekut dhe mafjes ndërkombëtare të financës?!

    Reply
  • Erdogan says:
    November 11, 2025 at 7:01 am

    Perse habitesh zoti me comentin xyz per prishje e kesaj godine kur vete popola Epirote dhe Ilyre u convertua ne Arabe ne Identitet,History,Ndergjegje,Istitucione Arabe etj.
    Ironia eshte se thone jemi “Myslimane Skiptare”!
    Kur nje pushtues nuk te respekton Identitetin e te pareve te tu por qellimi i tij eshte tjetersimi kombetare atehere si mund te jete “Fe e Zotit”?
    Genitceret e turqizuar te vetequajturit skiptare kane history 500 vjecare qe kane prishur Veten per godine do llafosna nashtine?

    Reply
  • abdiaga says:
    November 11, 2025 at 9:10 am

    Do na sjellesh prape rrugen,azem hajdarin,kallashet,qe te shkojme ne pazar me helmete ne koke mor ZULLAP I PANGOPUR? Nje gur duhet per te ngritur ortekun.Ti Edi Rama do ja mbathesh i pari.
    Po pak fusha nafte,inceneratore,tunele armatimi,plantacione droge,tunele,rruge,kulla e resorte strategjike ke vjedhur ti mor lubi e BABEZITUR,? Paske mbetur te rrafshosh edhe te vetmin Xhevahir te Arkitektures klasike,Heimatin e bregdetit Turistik te Durrsit HOTEL ADRIATIK,.?Ptuuu,mos u ngopsh!Tu befshin varr gjithe ato qe ke vjedhur!

    Reply
  • Elis says:
    November 11, 2025 at 1:09 pm

    Rreth e rrotull ka plot shémtira. U bëmë si talebanët. Pse duhet fshirë kjo zonjë e hijshme e së kaluarës? Harxhojmë lek pér të rinovuar kishat dhe mirë béjmé, po pse prishim hotelet?

    Reply
  • Hysnije Jashari says:
    November 11, 2025 at 3:13 pm

    Oo SA me vjen keq … Dhe une qe Jam nga Kosova e ne kohen e luftes isha në Durrësin e bukur …nuk pash gjë më t’bukur se sa Hotel Adriatiku… dhe ishte vendi ku une kthehesha gjithmonë për ti bërë pushimet aty . Me vjen aq keq se me se do te zëvendësohet… dhe më besoni mua nga këtu më dhemb.. e merre me mend si ndjehen qytetarët durrësak !!
    Turp për ata që përfitojnë për interes Personal e shkatërrojnë interesin , bukurinë shtetërore e qytetare !!

    Reply
  • Skyipon says:
    November 11, 2025 at 3:43 pm

    Tani, sic edhe e kemi thene me pare, perhere ne raste te tilla, te vjen natyrshem pyetja: po sikur kkjo te ndoshte ne Kohen e Doktorit?!
    Eh sa here e kam bere kete pyetje, keto 12 vite…
    Po sikur Doktori ta bente gjithe Shqiperine Lazarat, sic e beri Rama?!
    Po sikur Doktori te kishte nje minister te brendshem, trafikant doroge, si Saimir Tahiri?!
    Po sikur Doktori te bente deputete dhe kryebashkiake, vrases, perdhunues, trafikante femrash dhe droge, si beri Rama?!
    Po sikur Doktori …. po e le kete here me kaq; sepse “sikuret” jane kaq shume.
    Po permend vetem nje fakt: vetem pse do te ndryshohej nje gardh tek Presidenca, e gjithe e ashtuquajtura shoqeri civile u ngrit ne kembe… i ndjeri Lame as qe permbahej… mbremjeve emisionet televizive te pafundme kushtuar trashegimise kulturore – kurse ky qe eshte Kryeminsiter sot, monstra Rama, i ka bere kakken trashegimise anembane Shqiperise dhe ku ka mundur…!
    Ja pra, se pse e them kaq shpesh, se cfare e keqe jane keta! Se c’rrace mutti jane keta!

    Reply
  • Kapterr Temja says:
    November 11, 2025 at 3:44 pm

    Tani qe na u rrit pensioni do shkojme dhe une me Pilon ne kazino.

    Reply
  • ELA says:
    November 12, 2025 at 8:39 am

    S PASKENI KUPTUAR GJE…….NE DO BEHEMI DUBAI I EVROPES…….SE SIPAS ATYRE ATJE LART KESHTU DO HYME NE EVROPE….ME LLUKS NE NDERTIME TE PISTA……PACKA SE TRECEREKU I POPULLSISE BEN JETEPER MBIJETESE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Mega-dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, kolegët i bllokojnë foltoren deputetit Bido

Komentet e Fundit

  1. demo on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. demo on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  3. Koha on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?