Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani përgjigjet ndaj kërcënimeve të Trump: Nëse zgjidhni bombardimin, do t’u drejtohemi armëve bërthamore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Irani përgjigjet ndaj kërcënimeve të Trump: Nëse zgjidhni bombardimin, do t’u drejtohemi armëve bërthamore
BoteLajmi i fundit

Irani përgjigjet ndaj kërcënimeve të Trump: Nëse zgjidhni bombardimin, do t’u drejtohemi armëve bërthamore

Published: April 1, 2025
Shpërndaje

Irani i është përgjigjur kërcënimeve të Donald Trump duke thënë se nëse sulmohen do tu drejtohet armëve bërthamore. Vendet perëndimore kanë akuzuar Teheranin për dekada të tëra se kërkon të marrë armë bërthamore. Por Irani i hedh poshtë këto akuza dhe siguron se programi i tij bërthamor ka qëllime ekskluzivisht paqësore. Në një intervistë për NBC, Donald Trump kërcënoi se do të bombardojë Iranin nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

“Nëse ata nuk nënshkruajnë një marrëveshje, do të ketë bombardime”, tha Trump. 

Ndërsa Ali Larijani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, paralajmëroi se nëse SHBA-të zgjidhni bombardimin Iranin do të detyrohet të marrë një vendim tjetër për armët bërthamore.

- Publicitet -

“Në një moment, nëse ju (SHBA) zgjidhni bombardimin (…) do ta detyroni Iranin të marrë një vendim tjetër për armët bërthamore, Nuk është diçka që ne e dëshirojmë, por nëse Irani sulmohet nuk do të ketë zgjidhje tjetër për sigurinë e tij përveçse të marrë armë bërthamore, sepse populli do ta kërkojë atë për mbrojtjen e tij,” paralajmëroi Ali Larijani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Më herët, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi se do të kishte një përgjigje të fortë nëse SHBA do të zbatonte kërcënimet e saj.

“Ata kërcënojnë të shkaktojnë dëme (…), nëse kjo ndodh, sigurisht që do të ketë një përgjigje të fortë nga Irani,” tha Ali Khamenei në një fjalim që mbajti në Teheran për fundin e Ramazanit.

Udhëheqësi suprem i Iranit, në pushtet që nga viti 1989, nuk e përmendi Trumpin me emër. Irani kishte përfunduar një marrëveshje në vitin 2015 me grupin P5+1, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Kina, Rusia, SHBA, Franca dhe Britania) dhe Gjermania, për të kontrolluar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Megjithatë, në vitin 2018, Trump në mënyrë të njëanshme tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet e vendosura nga Uashingtoni kundër Teheranit. Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai u deklarua i hapur për dialog me Teheranin dhe në fillim të marsit u shkroi një letër udhëheqësve iranianë. Irani njoftoi të enjten se i ishte përgjigjur kësaj letre përmes Sulltanatit të Omanit.

Dje, të hënën, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se ishte informuar nga Omani se letra kishte arritur në duart e qeverisë amerikane dhe ishte lexuar. Trump po forcon gjithashtu politikën e tij për të ushtruar presion maksimal ndaj Iranit, duke vendosur sanksione shtesë që synojnë të shkatërrojnë eksportet e naftës të Teheranit dhe burimet e tij të të ardhurave.

Të hënën, ai përsëri kërcënoi Iranin me veprime ushtarake, këtë herë për mbështetjen e tij për rebelët Houthi të Jemenit. Nëse Houthi-t nuk i ndalin sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, Trump paralajmëroi se do të kishte një përshkallëzim të bombardimeve amerikane. Ndërsa Presidenti iranian Masoud Peskov përsëriti të dielën se vendi i tij kundërshton negociatat e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara ndërsa vendi i tij është nën kërcënim. Megjithatë, Teherani është i gatshëm të zhvillojë bisedime indirekte me Uashingtonin, sqaroi Pezheskian.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    April 1, 2025 at 7:22 am

    Je shperndare shume Trump.Bjeri si i rane Bushet Irakut te tmerrshem dhe e nxorren nga vrima miut.Ajatollahet e kane bere hak me kohe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. gim on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Vlonjati on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. Fjala on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Dashi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?