Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ISP: Tre probleme shqetësuese në zgjedhjet e reja lokale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ISP: Tre probleme shqetësuese në zgjedhjet e reja lokale
AktualitetPolitike

ISP: Tre probleme shqetësuese në zgjedhjet e reja lokale

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Instituti i Studimeve Politike rendit tre probleme, ndërsa na ndajnë gati 6 muaj nga zgjedhjet e reja lokale, pas caktimit të datës nga presidenti, në 14 maj të 2023.

Sipas ISP, një prej problemeve është mosrespektimi i afateve, lidhur me mandatet e drejtuesve vendorë, që shpesh herë tejkalohet me katër apo pesë muaj në rast ankimimesh. Një tjetër problem është ai që lidhet me dy reforma të rëndësishme në Kuvend, por që puna për të dyja po çalon, ajo zgjedhore dhe territoriale.

Konstatimi i ISP:

- Publicitet -

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë zgjedhjet lokale zhvillohen një herë në 4 vjet dhe mandati i drejtuesve lokalë është po ashtu 4 vjeçar. Dallim bën periudha 2000-2007, kur Kushtetuta përcaktonte mandate 3 vjeçare. Referuar të dhënave zyrtare të datës së zgjedhjeve 1992-2023 vetëm në 3-4 raste ka ndodhur që të jetë respektuare afati kushtetues 3 ose 4 vjeçar. Në rastet e tjera ka devijime në disa muaj, dhe duke marrë parasysh kohën kur merret mandati (mandati merret pasi përfundojnë ankimimet dhe del rezultati i plotë zyrtar i zgjedhjeve), mandatet kushtetuese kanë krijuar diferenca të mëdha, – aty ku mandati merret pa ankimime respektohet periudha 4 vjeçare, aty ku ka debate dhe ankimime mandati devijon deri në 4-5 muaj.

Problemi i dytë, sipas ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike (ISP), lidhet me raportin midis datës së zgjedhjeve dhe reformës zgjedhore. Vijon tradita negative, zgjedhje pa pasue ende reformë zgjedhore. Një komision parlamentar është ngritur dhe zyrtarisht vepron prej muajsh, por ende nuk ka asnjë rezultat konkret për reformën zgjedhore, ndërkohë që paralelisht po ndërmerren nisma, si ajo e fundit e mazhorancës, për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor pavarësisht punës paralele në reformën zgjedhore. Për më tepër, reforma aktuale zgjedhore po ecën me reformën administrative, dy tema që nuk kanë përputhje por kanë ndërthurje dhe mbivendosje. Për pasojë, rreth 6 muaj nga zgjedhjet e reja lokale ende nuk ka reformë zgjedhore dhe as vullnet për një gjë të tillë. Tradita e reformës “në minutat e fundit” ose e marrëveshjeve të fshehta në emër të reformës zgjedhore, pa transparencë, konsultim dhe llogaridhënie publike vijon edhe më 2022, – një tregues tjetër i devijimit të sistemit tonë politik dhe parlamentar nga praktikat e mira demokratike dhe nga standardet e një vendi kandidat për në BE.

Komisioni i reformës nuk ka trajtuar ende asnjë propozim dhe rekomandim (nga dhjetra të tillë) të adresuar nga shoqëria civile dhe as vetë rekomandimet e ODIHR/OSBE, pavarësisht se të dy burimet duhet të jenë objekt i punës së komisionit, sipas vendimit përkatës së Kuvendit të Shqipërisë. E fundit, por me rëndësi, shqetësues është fakti se edhe faktori ndërkombëtar, përfshirë OSBE dhe BE, janë “në borxh me konceptin e transparencës dhe gjithëpërfshirjes” në presionin pozitiv mbi palët politike, në punën me shoqërinë civile dhe në sensibilizimin publik shndërrimin e reformës zgjedhore në prioritet dhe detyrim institucional. Pavarësisht nga kjo, ISP do të vijojë të monitorojë zgjedhjet, reformën zgjedhore, cilësinë e kandidatëve, jetësimin e dekriminalizimit dhe integritetit, – si pjesë e kontributit periodik në funksion të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?